Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Demokraci :: Kulture apo politike?
Postuar nga: Albo

Demokraci Dr. Stefan Ēapaliku

Politikė e Kulturė

Viti 1990 na i hoqi brakeshat. Liria u paraqit para nesh si njė shkretėtirė e pamatė nėpėr tė cilėn qemė tė detyruar tė ecim, tė rrimė nė vend, tė kthehemi nė pikėn e nisjes, derisa u nis tė kuptohet se shkretėtira duhej tė mbillej. Tė mbillej pėr tė na treguar pikat e horizontit: Lindje, Pėrėndim, Veri, Jug.

Viti 1999 i hoqi brakeshat dhe Kosovės e ky vit qė po kalojmė po ia heq edhe shqiptarėve tė Maqedonisė.

Nevoja pėr tė veshė njė kostum tė ri e pėr tė dalė nė pjacė u bė e pamohueshme.

Shqiptar nė mileniumin e tretė tė Erės sė Re.

Kah do vemi dhe si do vishemi - ky dualitet apo alternativė, mund tė thirret me fjalė tė tjera dhe: "politikė e kulturė"

Homo Ballkanicus

Ky term i formuluar prej s'di se kuj, por i trajtuar sė fundi nė veprėn e mbretėreshės sė poezisė bullgare Blaga Dimitrova paska tingėlluar gjithnjė i denjė edhe pėr shqiptarin:

"-Duke pyetur gjen Stambollin- sepse gjithmonė kėrkon rrugėn mė tė shkurtė e mė tė shpejtė. Gjithmonė sillet vėrdallė e gjithmonė e humb rrugėn. Nuk ka nevojė pėr udhėrrėfyes, as pėr hartė. Dhe vetė tallet me vetveten. I lindur nė udhėkryq ai synon atje. Udhėkryqi ėshtė kryqi i tij".

Tė gjitha kėto janė shenja kulturore tė Homo Ballkanicus. Mund tė numėrohen edhe tė tjera, por mjaftojnė pėr kėsaj radhe.

Dhe kėto specie kanė marrė pėrsipėr tė udhėhiqen prej ca specieve tė tjera, qė janė politikanėt, Homo Politicos tė Ballkanit.


Homo Politicos

Kjo rracė e zgjedhur nga Homo Ballkanicus pėr t'u vetqeverisur ka pėr detyrė tė realizojė atė qė fjala e urtė orientale ka si kryemotiv:

Haja qenit
Pija qenit
Edhe bjeri karadyzenit


S'besoj tė ketė njė shqiptar normal qė mund tė na thotė pėrmendėsh anėtarėt e kabinetit tė Mbretit Zog I, apo tė Enver Hoxhės, por sigurisht qė kushdo mund tė rreshtojė mė sė miri listėn e njėrėzve tė kulturės, tė cilėt e ēojnė menjėherė te burimet e identitetit tė vet.

Nė kėtė kontekst, kushtrimi pėr politikė duhet kthyer nė njė kushtrim pėr kulturė, veēanėrisht pėr brezin e ri. Nė dialogun Gorgias, Sokrati dhe Kalikles thonė se: "Nėse shoh njė tė ri qė i pėrkushtohet filozofisė, unė them se ai ėshtė fisnik...por kur je nė moshė tė thyer dhe ende vazhdon vetėm tė filozofosh, atėhere bėhesh qesharak".

Kulturė apo Politikė?

Fjala Kulturė, si njė nga fjalėt mė tė ndėrlikuara tė kėsaj bote, megjithėatė vjen nga "Kult", besim te tradita, dhe ruan gjithmonė njė kuptim normativ duke mbetur sinonim i humanizmit. Shpesh termi njėjtėsohet me tė drejtė me fjalėn "Qytetėrim". Shumė filozofė duke dashur t'i dallojnė kėto dy koncepte thonė se "Teknika pėrbėn trupin e njė qytetėrimi, kurse kultura shpirtin e tij".

Shkruan Ernest Koliqi nė njė ese tė veten tė botuar te "Shejzat" se: "Sot pėr sot veprimtari politike e cila nuk ndriēohet prej kulturės nuk asht tjetėr veē nji lojė kote, qi argton ndoshta ata qi e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhėn fatale tė historis."

Por nga ana tjetėr "tė urresh politiken do tė thotė tė mos besosh te ardhmėria, te njeriu, do tė thotė tė pėrēmosh njerėzimin" thotė Freund te "Essence du politique"

Ēėshtja ėshtė si t'i ekuilibrosh kėto tė dyja

Punė tė vogla me dashuri tė madhe

Ky citat marrė nga shėnimet e shqiptares sė madhe Nėnė Terezės, ėshtė njė prej mėsimeve mė tė pa aplikueshme gjer mė tash nė botėn shqiptare. Tė gjithė mendojnėse kanė ardhur nė kėtė botė pėr punė tė mėdha.

Kjo shpjegon edhe pse Faik Konica thoshte dikur se, edhe diplomati mė i regjur anglez do mbeste i mahnitur duke parė sesi rrahen ēėshtjet e politkės ndėrkombėtare nė tavolinėn e fundit tė klubit tė Mamurasit.

Mjaft intelektuakė tė vertetė shqiptarė kohė mbas kohe kanė qenė tė detyruar tė pėrpiqen pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve tė tyre rreth kėsaj ēėshtjeje. Kėshtu pėr shembull ėshtė po e Ernest Koliqit vėzhgimi kuptimplotė se: "nė mes nesh ka mjerisht shumė prej asish qė ngatrojnė nė mendje tė tyne kuptimin e atdhedashunis me atė tė patriotizmit. Kujtojnė se pėr tė qenė atdhetar duhen krye vepra tė spikatuna tek s“ve: me vu kryet nė rrezik pėr ēashtje, m'u dallue nėpėr veprime tė jashtzakonshme, me shkri pasunin e m'u dėrmue nė flijime mbinjerzore"

Lajmėsi nuk vritet

Njeriu i kulturės ėshtė pėrndryshe "lajmėtar". Ai na bėn tė gjithėve (kė mė shumė e kė mė pak) tė jetojmė nė realitetin mediatik. Te tė gjithė popujt e qytetėruar tė jetuarit nė realitetin mediatik dhe tė jetuarit nė realitetin imediat ėshtė nė favorin e sė parės. Janė ato qė ndėrtojnė para nesh njė tjetėr realitet, tė bukur emocional e ndriēues.

Thuhet nė Kanunin e Lekės se "Lajmėtari do tė jetė i lir n'udhė tė vet", sido qė tė jenė rrethanat e arėsyetimet kanunore. Mėnyrat pėr t'i zėnė rrugėn lajmėtarit janė tė ndryshme. Por nė realitetin tonė duket se mė tė pėrdorshmet dhe mė tė suksesshmet janė:

Censura ekonomike.
Komprometimi me politikė.
Kėto mund tė rreshtohen edhe si sukseset e politikės shqiptare ose ndėr misionet mė tė pėrmbushura tė saj.

Nė kėtė mėnyrė fati i "lajmėtarit" paska qenė vetėm kalimi nga censura politike nė censurėn ekonomike, ndėrkaq qė pėrpjekja pėr t'i kompromentuar politikisht vazhdon me ritme edhe mė tė shfrenuara.

Intelektualė apo inteligjentė?

Shpesh i ngatėrrojmė me dije a me pavetėdije kėto dy koncepte. Nė pėrgjithėsi pėrcaktimi i sotėm gjuhėsor i kėtyre fjalėve mund tė pėrmbidhet shkurtazi: "Inteligjent: njeri me aftėsi tė dalluara pėr ta kthyer realitetin qė e rrethon nė dobi tė vetes" dhe "Intelektual: njeri meaftėsi tėdalluara pėr ta kthyer realitetin nė dobi tė tė gjithėve".

Me sa kemi arritur tė marrim vesh vendi ynė po pėrjeton njė stinė lulėzimi tė inteligjentėve. Ky lloj gjenetik ka gjetur tė gjithė klimėn e nevojshme pėr shtim masiv dhe po shėnon rendimente tė panjohura askund.

Rraca tjetėr, nė bazė tė parimit darvinist tė seleksionimit natyral, vjen e rrėgjohet dita-ditės, duke kompozuar rekuiem pėr vetveten.




www.dardania.com/phoenix/...art01.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.