Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Martesa eshte forma me e genjeshtert e mardhenjeve seksuale. Kjo eshte arsyeja qe ajo gezon aprovimin e koshiencave te pastra.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Kapėrcyelli i ēėshtjes shqiptare
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Autori: Dr. Romeo Gurakuqi

(marrė nga revista Phoenix)

Ēėshtja shqiptare nė kapėrcyell drejt shekullit tė 21-tė paraqitet si njė ndėr problemet mė interesante e ndėr mė tė ndėrlikuarat nė skenen e historisė bashkėkohore europiano-lindore. Interesi ndaj saj qėndron nė faktin se shqiptaret po kalojnė aktualisht nė njė proēes rilindjeje tė dytė nė tė gjithė hapesiren etnike, njė proēes tė ripėrcaktimit plotėsues tė identitetit etno-kulturor, njė proēes nacional-demokratik me karakteristika tė veēanta ndėr shtetet ku bėjnė pjesė, ndėr proēese ēlirimtare e shtet-formuese mjaft tė ndėrlikuara dhe tė veēanta dhe momentalisht, ėshtė ndėr popujt mė tė pėrfshirė nga proēesi i migrimeve tė brendshme dhe tė jashtme.

Ēėshtja shqiptare paraqitet e ndėrlikuar, pėr arsyen e ndėrthurjes dhe pėrplasjes nė te tė mjaft faktorėve me karakter tė brendshėm dhe tė jashtėm, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim konceptimin e ndryshėm tė shqiptarizmės nga segmentet pėrbėrės tė popullsisė, shperpjesėtimet kulturore dhe arsimore midis krahinave e zonave rurale dhe urbane si rezultat zgjatjes sė periudhes mesjetare (sidomos nė zonat rurale tė Republikės sė Shqipėrisė dhe territoret etnike lindore Gostivar, Dibėr, Tetovė) deri nė fillim tė viteve 90-tė, pozitat e ndryshme gjeopolitike tė pjesėve tė Shqipėrisė etnike, ballafaqimin e shqiptareve me popuj egėrsisht tė pėrcaktuar qartė nė nacionalizmin dhe orientimin e tyre kulturor identifikues, dhe me njė politike globale tė Fuqive, e stabilizuar ngurtėsisht nė parimet dhe rregullat e saja themelore, para kėsaj rilindjeje tė dytė tė shqiptarėve.

Populli mė i vjeter i Ballkanit, etnikisht homogjen nė tėrėsinė e shtrirjes sė tij territoriale dhe origjinen historike, paraqitet gjeopolitikisht sot i ndare nė njė shtet amtar, dhe nė tre shtete tė tjera fqinje me te. Nga pikpamja organizative nacionale atij i ka munguar ekzistenca e njė qendre tė pėrhershme drejtuese pėr orientimin e saktė dhe natyral tė levizjes dhe ideologjise udhėrrėfyese patriotike. Roli drejtues qė patėn nė kėtė drejtim pėr njė periudhė relativisht tė gjatė inteligjenca shkodrane apo korēare, apo nė vijim, qarqet intelektuale qytetare tė instaluara nė Tiranė nė vitet e mbretėrisė shqiptare, u ērrenjos barbarisht nga diktatura gjakatare e Enver Hoxhės. Tė gjendur nė sferat tėrheqėse tė kulturave nga mė tė pėrkundertat, nė kushtet e niveleve elementare tė arsimimit kombėtar dhe tė njė prapambetje ekonomike-shoqerore tė konservuar kryesisht nga Perandoria Osmane, por edhe nga pushtetet komuniste, segmentet e paftilluara nacionalisht e kulturalisht tė kėtij kombi, kanė rėnė herė mbas here pré e deformimeve apo asimilimeve kulturore dhe janė bėrė nė ndonjė rast edhe rezervė shėrbyese e pavetėdijshme e kulturave krejtėsisht tė ndryshme me atė tė origjinės iliro-arbnore dhe tė bazamentit tė vet natyrore europian. Njė gjė e tillė ėshtė shprehur nė konceptimet e ndryshme tė aleatėve kulturorė dhe strategjikė, nė thelbin e vlerėsimit tė ideologjise dhe lėvizjes kombėtare, nė shtrembėrimet e realiteteve dhe tė tė vertetave historike tė hidhura, nė vetorientimin dhe vetgjykimin e pjeseve tė kėtij populli, nė mosgjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt pėr ndėrtimin e bazamenteve themelore tė ekzistencės sė njė shteti dhe tė njė kombi modern, pra nė mosparaqitje tė njėsuar kulturalisht dhe strategjikisht, para njė bote tė ftohte para fatkeqėsive tė kaluara dhe tė sė ardhmes sate si komb.

Karakterizime tė tilla detyrohemi t'i vemė nė dukje jo se e shikojmė tė pashpresė proēesin shumė tė dėshiruar tė njėsimit nacional e kulturor tė shqiptarėve, pėrkundrazi, sepse e vlerėsojmė si urgjent, plotėsisht tė mundshėm dhe nė momentin e duhur. Dy janė sfidat kryesore qė e bėjnė urgjent kėtė proēes: sė pari proēeset destabilizuese juridiko-institucionale qė po kalon Republika e Shqipėrisė; sė dyti proēesi ēlirimtar qė po kalon Republika e Kosovės. Kėtyre dy situatave shqiptarėt mund t'ia dalin mbanė vetėm nėqoftėse i pėrgjigjen me qendrime tė njesuara dhe tė mirorientuara.


Mbi njėsimin kulturor tė shqiptarėve

Pikėsėpari duhet ta kemi pėrfundimisht tė qartė se shqiptaret do tė mund tė kenė rezultatet e dėshiruara nė pėrpjekjet e tyre pėr afirmim serioz kombėtar dhe ndėrkombėtar, vetem nėse punojnė pėr tė realizuar njėsimin kulturor, bazuar nė njė filozofi kombėtare tė pėrbashkėt, ēfarė nėnkupton kulturen iliro-arbnore si pjesė tė kulturės europiane. Fatkeqėsisht, jo tė gjitha segmentet pėrbėrėse tė shqiptarizmės e kanė tė qartė kėtė bazament kulturor europian dhe ndodhen nė pozicione tė ēorientuara ftillimi. Pėr arsye tė pamjaftueshmėrisė sė formimit nacional dhe tė pėrzjerjes sė elementeve tė popullsive migratore tė ardhura nė shekujt e kaluar nga Azia apo Bosnja me popullsinė vendase shqiptare, ende ekzistojnė edhe sot segmente popullsie nė trevat tona etnike me nostalgji otomaniste, nostalgji qė edhe nė Turqinė moderne ėshtė e reduktuar nė njė pakicė tė papėrfillshme. Qė shqiptarėt tė mund tė bėjnė hapin e parė tė madh drejt unfikimit kulturor dhe tė qėndrimeve tė tyre strategjike orientuese, duhet tė bijnė dakord pėrfundimisht nė atė qė ėshtė tashmė e sterprovuar nga historia: se, pushtuesi otoman ishte ai qė i kėrcėnoi identitetin etno-kulturor, i shkatėrroi edhe pjesė tė qytetrimit antiko-mesjetar dhe i vuri nė dyshim ekzistencen e tij fizike. Ndarja pėrfundimtare me kėtė trashėgimi tė padėshiruar e poshtėruese ėshtė kushti themelor i domosdoshėm i pėrparimit tė pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve. Shqiptarėt janė natyralisht vellėzėr vetėm nė mes tyre, pavarėsisht nga katėr besimet fetare, sepse ata i bashkon origjina racore, flamuri krenar, gjuha shqipe, kultura europiane iliro-arbnore, atdheu homogjen etnik, "feja" e tyre e pėrbashkėt-shqiptaria, pėrpjekja e pareshtur pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare, pėrpjekja pėr tė krijuar institucione tė civilizuara demokratike perėndimore, krijimi i infrastrukturave moderne tė brendshme dhe tė jashtme. Ēdo pėrpjekje pėr pėrfaqėsim tė ndryshėm tė shqiptarėve dhe ideologjisė sė tyre nacionale do tė ketė si pasojė direkte njė pėrēarje dhe dizintegrim tė pariparueshėm mes atyre grupimeve kulturore qė krijoi pėrdhunisht dhe artificialisht pushtuesi aziatik nga tėrėsia homogjene e popullsisė arbnore. Diferencat kulturore duhet t'i ngushtojmė sa mė shumė tė jetė e mundur sot, sepse neser do tė jetė vonė, mbasi ato mund tė mos jenė mė vetėm diferenca. Ekzistojnė edhe sot disa tė ashtuquajtur "intelektualė" shqiptarė qė "nuk e dinė" se Lėvizja Rilindėse Kombėtare ka qenė e ndarė nga rrymat konservatore otomaniste, pikėrisht nė veēimin kulturor qė rilindasit e mėdhenj i bėnė shqiptarėve prej otomanėve, qė i bėnė shqiptarėve nga turqit, grekėt serbėt etj. Kėtė veēim kulturor ata nuk e bėnė artificialisht por tė bazuar nė tė verteten historike, nė origjinėn kulturore tė shqiptarėve nė ftillimin e mendjes sė popullit pėr kėtė prejardhje autoktone dhe europiane tė dhunuar barbarisht nga pushtuesi aziatik. Jo tė gjithė shqiptarėt e kanė tė qartė se besimet e lira fetare dhe respektimi i feve tė veēanta, janė ndėr kushtet themelore tė ekzistencės sė demokracive perendimore, janė ndėr parimet themelore mbi tė cilat baballarėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare orientuan veprimtarinė e tyre patriotike. Jo tė gjithė shqiptarėt e kanė tė qartė se bashkėkombasit e vet, besimtarė tė Krishtit apo tė Muhametit qofshin, janė bij tė kėtij dheu tė lashtė, bij tė nėnės Shqipėri, besnikė tė amanetit tė tė parėve. Duhet ta kemi tė qartė se shteti shqiptar ka lindur ėshtė zhvilluar (pėrjashtohet kėtu periudha diktatoriale komuniste) nė ndėrtimin e vet institucional, si shtet laik, d.m.th. jo teokratik. Ėshtė detyrė urgjente patriotike e intelektualėve shqiptarė tė marrin pėrsipėr rolin e ndėrgjegjėsuesit ndaj nukleve tė pa ftilluara nacionalisht tė kėtij kombi. Mund tė marrim shpėrblime braktisėse nga Perėndimi dhe mallkimin e brezave tė ardhshėm, nėqoftėse do tė lejojmė pėrsėritjen e daljes se turmave tė pavetėdijshme tė Shqipėrisė Lindore (Gostivar) me parulla qė tė kujtojnė fshatarėt "kryengritės" tė Haxhi Qamilit, nėqoftėse nuk do t'i varrosim me ritet shqiptare martirėt e kombit nė Kosovė, nėqoftėse do tė vazhdojmė tė klasifikojmė si tė drejta manipulimet masive tė elektorateve tė caktuara shqiptare bazuar ndėr ndasi fetare, siē ka ndodhur nė ndonjė qytet tė Shqipėrisė nė zgjedhjet lokale tė tetorit 1996. Sot, mė shumė sė kurrė ėshtė bėrė i domosdoshėm dhe urgjent izolimi dhe demaskimi i atyre grupimeve pseudointelektuale tė financuara nga burime tė dyshimta, qė po hedhin baltė mbi figuren e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit dhe gjakun e derdhur arbnor ndaj pushtuesit otoman, qė po kėrkojnė me turp tė fshijnė nga kujtesa e tronditur e kėtij populli viganėt martirė tė kulturės kombėtare, qė mundėsuan ndėr vitet e errėta tė terrorit osmanlli nė Arbėri, ruajtjen e gjuhės sė pastėr shqipe, themelimin e shkollės kombėtare, themelimin e letėrsisė shqiptare, ruajtjen e identitetit nacional e kulturor tė pastėr shqiptar, pėrvijimin e orientimit natyral strategjik tė Shqipėrisė (ndėr tė tjera, duke bėrė heronj individė tė panjohur dhe tė fshirė nga historia pėr shkak tė shėrbimeve politike dhe kulturore qė i kanė bėrė pushtuesit tė dhunshėm oriental). Nostalgjikėt e rinj otomanistė shqiptarė (njė klan individėsh tė dėshtuar, kryesisht fshatarė, tė "pėrgatitur" gjatė epokės komuniste, tė "kalitur" nėpėr labirintet e servilosjeve tė mbijetesės nepėr zyrat partiako-policeske tė diktaturės), janė tė gatshėm madje tė harrojnė dhe tė fshijnė njė epokė tė tėrė identifikuese shqiptare parasllave dhe paraturke tė Kosovės, kur kjo krahinė ishte pėr shekuj me radhė njėsi e veēantė kishtare dardano-arbėrore, dhe kur popullsia shqiptare i rezistoi mrekullisht tė gjitha pushtimeve sllave. E gjitha kjo, vetėm e vetėm qė tė pranohen tezat e tyre tė paskrupullta dhe qesharake pėr tė cilat paguhen. Dhunimeve e pėrdhosjeve tė tilla jo vetėm nuk duhet t'u krijohen hapėsira, por ato duhet tė shtypen me forcen e shoqėrisė madje edhe tė ligjit, sepse mund tė jenė njė precedent i rrezikshėm pėr ndarjen nė mes atyre shqiptarėve qė e kanė definitivisht tė pėrcaktuar dhe tė qartė rrugen kombėtare drejt sė ardhmes europiane dhe tė tjerėve qė kėtė tė ardhme nė Europė e konceptojnė nėpėrmjet kalimit ndėr shkretėtira tė pafund.


Mbi proēesin e ēlirimit tė Republikės sė Kosovės.

Momenti qė po kalojmė pėrbėn mė vendimtarin pėr fatet e ardhme jo vetėm tė trungut verilindor shqiptar, pėrkatėsisht Republikės sė Kosovės, por edhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Zgjidhja e shpejtė dhe proshqiptare e kėtij konflikti do tė thotė fuqizim i faktorit shqiptar nė Ballkan, dobėsim i pozitave sllavo-ruse nė kėtė rajon, kalim pėrfundimtar tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė njė botė moderne europiane sė cilės u pėrkasim, vendosje pėrfundimtare, pėr rrjedhojė tė kėtij pozicionimi, tė strukturave dhe institucioneve politiko-juridike tė qytetėrimit perendimor demokratik, dominim pėrfundimtar nė planin e brendshėm i forcave dhe grupimeve shoqėrore me ndėrgjegje tė formuar nacionale, demokratike, qytetare dhe intelektuale, njė rėnie pėrfundimtare nga skena politike shqiptare e klanit antikombėtar komunisto-fshatar jug-perendimor dhe mikroklanit anarkisto-fshatar berishian.

Zgjidhja e drejtė dhe proshqiptare e konfliktit nė Kosovė ndėrvaret nga njė varg faktorėsh me karakter tė brendshėm dhe tė jashtėm. Pėr shqiptarėt si komb nė tėrėsi ėshtė i domosdoshėm dhe urgjent pėrfundimi i proēeseve tė unifikimit tė pėrfaqėsimeve politiko-diplomatiko-ushtarake. Kjo kėrkesė i pėrket nė radhė tė parė Republikės sė Kosovės. Ajo shtrohet si nga opinioni pėrparimtar shqiptar ashtu edhe nga aleatėt e jashtėm strategjikė tė popullit tonė. E shprehur mė qartė njė gjė e tillė do tė thotė shkrirje e pėrfaqėsimeve politiko-institucionale me ato ushtarake, kostituim i plotė organizativ i institucioneve shtetėrore dhe ushtarake, afrim i qarqeve politike ndaj qarqeve ushtarake dhe pranim pa kushte i njėri-tjetrit. Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė harrojnė eksperiencen e fitores kroate nė luftėn me serbėt nė gjetjen e udhėheqėsisė sė njėsuar politiko-ushtarake, qė u karakterizua nga vendosmėria maksimale nė pėrdorimin e mjeteve ushtarake nė radhė tė parė dhe politiko-diplomatike nė radhė tė dytė pėr mposhtjen e egėrsisė sė bishės komuniste serbe. Fatkeqėsisht shqiptarėt tanimė duhet ta venė theksin nė zgjidhjen ushtarake, jo vetėm sepse ata i kanė plotėsuar tė gjitha detyrimet e tjera tė moderuara si palė, por kryesisht se ata gjinden momentalisht pėrballė njė agresioni barbar qė ka si objektiv themelor pastrimin etnik tė shpejtė tė Kosovės nga shqiptarėt. Shqiptarėt gjinden kėshtu pėrpara njė sfide historike tė cilen duhet ta pėrballojnė me mobilizim trupor ushtarak. Nga kjo nevojė pėr mbijetese fizike, ka lindur dhe ėshtė zhvilluar "njė foshnjė", "njė fėmijė" qė po bėhet shumė shpejt sokol shqiptar i pamposhtur - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Luftėtarėt e UĒK-sė i perkasin genit dhe segmentit mė tė paster, mė burrėror dhe mė tė pamposhtur tė shqiptarizmės. Adem Jasharėt po e tregojnė ēdo ditė e mė shumė se janė stėrnipėr tė denjė tė martirėve kristianė dardanė Flori dhe Lauri, Gjergjit tė Kastriotėve, Pjeter Bogdanit, Hasan Prishtinės, Isa Buletinit, Bajram Currit, Azem Galicės, Shtjefen Gjeēovit, e dhjetra e dhjetra martirėve tė tjerė tė njohur e tė panjohur kosovarė. UĒK-ja pėr tė pėrfunduar me sukses misionin e saj ēlirimtar duhet tė pėrkryejė sa mė shpejt proēesin e organizimit tė mirėfilltė tė hierarkisė ushtarake, e cila tė jetė e pėrgjegjshme pėrballė njė udhėheqėsie politike. Pėrvoja ka treguar domosdoshmėrinė e gjetjes nė mėnyrė tė shpejtė tė njė udhėheqesi ushtarak kjartėsisht tė orientuar edhe politikisht, tė cilit duhet t'i binden mė pas ushtarakisht tė gjithė shqiptarėt e angazhuar pėr ēlirimin e Republikės sė Kosovės nga robėria serbe. Lufta kėrkon mobilizim disiplinė dhe bindje ushtarake kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen e shenjtė kombėtare. Koha gjithashtu shtron si domosdoshmėri njė pėrgjegjėsi mė tė madhe politiko-ushtarake tė faktorit shqiptar nė Kosovė. Kjo pėrgjegjėsi do tė arrihet kur udhėheqėsia legjitime politike e Kosovės dhe udhėheqėsia ushtarake tė kenė njė zė tė vetėm. Kjo shkrirje e domosdoshme nuk mund tė jetė artificiale, mekanike dhe formale, por njė njėsim organik, i bazuar nė njė platformė programore tė koordinuar politiko-ushtarake qė ka si objektiv themelor pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, dhe mjet pėr arritjen e kėtij qellimi tashmė, atė ushtarako-diplomatik. Ėshtė krejtėsisht e arėsyeshme dhe e ndershme qė udhėheqėsia politike kosovare tė pranojė UĒK-nė si faktor themelor nė arritjen e objektivit nacional. Ėshtė nder, detyrė dhe menēuri pėr udhėheqėsinė ushtarake tė UĒK-sė, qė pasi tė sigurohet pėr ruajtjen e qėllimit dhe tė pozitės sė saj aktuale, tė integrohet nė strukturat e shtetit shqiptar nė Kosovė. Njė afrim i tillė ėshtė krejtėsisht i mundshėm pasi UĒK-ja ka sprovuar tashmė vetvehten se ėshtė ushtri e njė populli tė qytetėruar qė njeh standardet ndėrkombėtare tė sjelljes ushtarake, se ėshtė krejtėsisht larg veprimeve terroriste apo fondamentaliste. Flamuri i vetėm i tyre ėshtė ai kombėtar shqiptar, feja e tyre e vetme ėshtė shqiptaria. Kėto pėrbėjnė garancitė mė tė mėdha jo vetėm pėr Presidentin Rugova dhe klasėn politike kosovare, por edhe pėr komunitetin ndėrkombėtar qė po e vlerėson pėrherė e mė shumė nė njė drejtim tė tillė faktorin UĒK. Nė kėtė kuadėr merr njė rėndėsi tė posaēme pėr faktorin shqiptar nė Kosovė nė tėrėsi, hedhja poshtė nė mėnyrė deklarative tė ofertės mė tė fundit pėr ndėrmjetėsim nė mes shqiptarėve dhe komunitetit ndėrkombėtar, tė bėrė nga ministri i jashtėm iranian. Pranimi, madje edhe mos demaskimi i njė oferte tė tillė djallėzore do tė mund tė ketė pasoja vetshkatėrruese brėnda kampit tė kombit shqiptar, dhe njė stimul mė shumė pėr Serbinė pėr vazhdimin e etnocidit tė pandalur nė Kosovė.

Kostituimi i parlamentit tė zgjedhur demokratikisht me voten e popullit me 22 mars nuk pėrbėn njė hap bosh, pėrkundrazi ėshtė njė veprim i vonuar qė duhet ndėrmarrė menjėherė. Nė kėtė drejtim janė tė pamotivuara politikisht dhe historikisht qėndrimet kundėrshtuese tė disa njėrėzve kokėfortė nė Kosovė, qė ose pėr miopi politike, ose pėr karrierizėm synojnė tė shfrytėzojnė momentin delikat pėr tė ridalė nė skenė. Duhet tė kihet pėrfundimisht parasysh se komuniteti ndėrkombėtar njeh si udhėheqės legjitim tė shqiptarėve nė Kosovė Presidentin Ibrahim Rugova. Ky faktor ka filluar tė llogarisė si faktor tė rėndėsishėm jo terrorist nė skenėn kosovare UĒK-nė. Madje, diplomacia amerikane ėshtė duke punuar dhe kėrkuar njė shkrirje tė kėtyre dy faktorėve shqiptarė nė njė zė tė vetėm. Pėr t'u bėrė i pranueshėm nė kėtė botė tė ftohėt pėr shqiptarėt, Rugovės dhe stafit tė tij u ėshtė dashur vite tė tėra provimesh pėrgjegjshmėrie para mjeshtėrve mė tė mėdhenj tė politikės ndėrkombėtare. A do tė ishte e arsyeshme qė kjo njohje e njeriut tė parė tė shtetit shqiptar nė Kosovė tė pasohej nga njohja e organit legjitim tė popullit shqiptar, pra Parlamentit? A ėshtė e arsyeshme qė Kosova tė presė derisa tė bėhen tė pranueshėm pėr Perėndimin si udhėheqės edhe Demaēi, Qosja, Hyseni e tė tjerė? Jo, shqiptarėt nuk kanė kohė dhe arsye tė presin mė tej derisa tė zgjidhin hasmėritė personale politikanėt e tyre meskinė. Foshnjet e nėnat e Kosovės presin kthimin nė trojet e tyre, djemte nga malet presin tė kthehen fitimtarė ndėr qytete. Vuajtjet e tyre mund tė shkurtohen nėqoftėse politikanėt shqiptarė paraqiten tė njesuar nė kostituimin e organeve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės dhe nė llogaritjen e saktė dhe tė thjeshtė tė hapave qė duhen ndėrmarrė:

1-Duhet tė kostituohet sa mė shpejt Parlamenti i Republikės sė Kosovės; Ky Parlament mund tė funksionojė dhe tė kryejė misionin e vet vetėm nėn mbrojtjen e UĒK-sė dhe nė zonat e kontrolluara nga ajo.

2-Brėnda 20 ditėsh duhet krijohet dhe aprovohet qeveria e Republikės sė Kosovės qė nuk mund tė jetė gjė tjetėr veēse qeveri e shpėtimit kosovar me pėrbėrje tė gjėrė nga tė gjithė personalitetet e jetės politike e intelektuale kosovare, pozitė opozitė;

3-Menjėherė tė pranohet UĒK-ja si ushtri e Republikės sė Kosovės dhe udhėheqėsia e ministrisė sė mbrojtjes t'u jepet komandes se UĒK-sė;

4-Fondi "Vendlindja thėrret" tė mbahet i paprekur dhe tė administrohet vetėm si fond i Ministrisė sė Mbrojtjes. Kjo do tė kėrkojė njė organizim pėrfekt tė administrimit financiar, bazuar nė pėrgjegjshmėri ligjore lufte;

5-Vendosja nė krye tė ministrisė sė jashtme tė njė personi tė aftė, qė njeh mirė jo vetėm diplomacinė por edhe historinė e popullit tė tij.

Ora e madhe pėr shqiptarėt ka arritur. Serbia nė Kosovė ėshtė tashmė njė shtet i vdekur. Dėrrmimi i saj atje varet kryesisht nga ne, forca e menēuria dhe mobilizimi jonė.

Situata dhe zhvillimet e fundit nė Republiken e Kosoves janė njė thirrje mendjeje pėr popullin shqiptar dhe sidomos pėr klasen politike shqiptare nė shtetin amė, pėr tė lėnė prapa politiken klanore bizantino-komuniste dhe ndėrtimin e strategjisė dhe taktikės sė administrimit tė problemit kombėtar shqiptar.

Ėshtė i njė rėndėsie themelore stabiliteti afatgjatė i shtetit amė, Republikės sė Shqipėrisė. Ky stabilitet kėrkon forcimin e veprimtarisė sė shtetit ligjor, depolitizimin e menjėhershėm tė institucioneve qė pėrfaqėsojnė ligjin dhe shtetin, forcimin pėrfundimtar tė rendit publik dhe pėrfundimin e shpejtė dhe prioritar tė proēesit tė riorganizimit tė strukturave mbrojtėse ushtarake nė Veriun e Shqipėrisė. Asnjė ndihmė nuk mund t'i jepet trungut verilindor shqiptar nėqoftėse Shkodra dhe Shqipėria veriore do tė mbeten pré e krimit tė jashtėm dhe tė brendshėm, njė hapėsire pa asnjė strukturė mbrojtėse ushtarake dhe siguruese, njė zonė tejet e varfėr dhe e harruar, domen i injorancės dhe i politikanėve meskinė.

Pėrfaqėsimi diplomatik i ēėshtjes shqiptare duhet tė ketė njė pėrmbajtje unike. Shqipėria dhe Kosova dhe diplomacitė e tyre pėrkatėse, duhet tė kapin momentin dramatik nė Kosovė dhe t'u kujtojnė demokracive perendimore se kur njė fuqi shtetėrore asgjėson fizikisht nėnshtetasit e vet civilė tė njė etnie tjetėr atėherė kemi tė bėjmė me etnocid tė njė shteti pushtues. Mė shumė se kurrė sot diplomacia shqiptare ka arsye tė kėrkojė ndėrhyrje ushtarake ndėrkombėtare dhe njė "Dayton 2" pėr Republiken e Kosovės. Kosova nuk ėshtė dhe nuk ka qenė kurrė njė ēėshtje e brėndshme e Serbisė. Perėndimi nuk duhet tė pranojė sot regrese tė dhunshme kushtetuese. Shqipėria duhet tė parandalojė pėrfundimisht njohjen e Serbisė dhe tė Republikės sė mbetur Jugosllave sepse nė rast tė kundėrt do tė kemi edhe njohjen pėrfundimtare tė integritetit tė Serbisė mbi Kosoven dhe varrosje tė ēėshtjes sė trungut verilindor shqiptar. Nėqoftėse nė tryezat diplomatike do tė pranohet tė diskutohet pėr shqiptarėt e Kosoves duke reduktuar problemin nė njė ēėshtje pakice etnike, kemi pranuar indirekt sovranitetin e Serbisė mbi Kosoven. Por kur tė sqarojmė mbi fakte shkencore e historike se Kosova ėshtė djepi i krishtėrimit shqiptar, pėrbėn 45% tė trungut etnik shqiptar dhe ndodhet nė vijimėsi etno gjeografike me trungun amė, atėhere kemi bėrė hapin e parė tė vogėl drejt trajtimit tė orientuar tė ēėshtjes. Trajtimi ndėrkombėtar i problemit tė Kosovės nuk duhet tė bėhet jashtė historisė sė krijimit dhe tė dezintegritmit tė shtetit shumėkombėsh Serbo Kroato Slloven, pėrkatėsisht mė vonė ish- RSF tė Jugosllavisė. Kjo do tė thotė ndėr tė tjera qė tė njihet ish-statusi kushtetues i Kosovės si pjese pėrbėrėse e barabartė e ish Federatės jugosllave, dhe e drejta e barabartė e kėsaj ish njėsie federative pėr vetvendosje deri nė shkėputje. Nė kėtė mėnyrė Kosova ka po aq tė drejtė konstitucionalisht dhe nė bazė tė sė drejtes ndėrkombėtare sa edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia pėr vetvendosje e shkėputje nga shteti artificial jugosllav.

Kurrė mė shqiptarėt nuk duhet tė druhen tė kėrkojnė dhe tė mbrojnė tė drejtat e tyre. Pėrfundimisht shteti i tyre amė duhet tė dalė nga pėrvujtėsia dhe inferioriteti ndėrkombėtar. Pėrfundimisht shqiptarėt fatkeqė dhe klasa e tyre politike postkomuniste duhet tė kuptojnė se pėrfundimi i ndėrtimit tė shtetit tė tyre ligjor, demokratik, laik dhe europian ėshtė e vetmja rrugė pėr njė tė ardhme tė sigurtė tė Shqipėrisė europiane dhe Kosovės sė lirė. Autoriteti ndėrkombėtar i njė shteti varet jo nga madhėsia e tij por nga serioziteti i demokracisė, institucioneve dhe i kauzės ndėrkombėtare qė mbron.

Shkodėr 14.07.1998
Dr. Romeo Gurakuqi



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.