Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne zbulojme ne vetvete ate qe te tjeret na fshehin edhe njohim tek te tjeret ate qe ne ia fshehim vetes.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Lipponen: Pa zgjedhje tė rregullta do tė ketė tensione
Postuar nga: Albo

Politike Sot ėshtė dita ime e fundit nė Shqipėri. Kėsaj here dhe, dy vjet pas kryesimit tė Prezencės sė OSBE-sė, unė do tė paraqes raportin tim pėrfundimtar para Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė, ditėn e enjte. Ky raport ėshtė njė pėrmbledhje e hollėsishme qė pėrqėndrohet kryesisht te veprimtaritė dhe projektet e Prezencės.

Osmo Lipponen

Qėllimi i kėtij raporti ėshtė tė tregojė se ndėrkohė qė Prezenca ka shprehur shqetėsimet e saj pėr njė gamė tė gjerė ēėshtjesh qė lidhen me zhvillimin demokratik dhe institucional tė Shqipėrisė, ajo, sė bashku me autoritetet shqiptare po zbaton, gjithashtu, njė sėrė projektesh tė hartuara nė mėnyrė qė t’i trajtojė kėto shqetėsime dhe tė mbėshtesė ndryshimet pozitive.

Sigurisht qė, ndėr kėto ēėshtje, parėsore ėshtė reforma zgjedhore. Pavarėsisht nga disa pėrmi-rėsime, Shqipėria ende nuk ka mundur ta kapėrcejė momentin kur zgjedhjet pėrbėjnė fokusin kryesor tė vėmendjes dhe burim pėr tensione politike, veēanėrisht, kur ka pasur njė pėrparim tė dukshėm nė zhvillimin institucional nė fusha tė tjera nė vend. Me afrimin e shpejtė tė zgjedhjeve parlamentare, kėmbana paralajmėruese ka rėnė tashmė, pikėrisht nga Bashkimi Evropian, nė deklaratėn e tij tė kohėve tė fundit, tė cilėn edhe Prezenca e ka mbėshtetur fuqimisht.

Megjithėse reforma zgjedhore ėshtė tani nė proces, ajo nė fillim ka vuajtur nga disa vonesa. Shohim se puna e komisionit tė posaēėm ėshtė bllokuar aktualisht, pa pasur ndonjė arritje pėrtej propozimeve tė marra nga Grupi i Ekspertėve Teknikė. GET-i ka punuar me tė vėrtetė nėn njė presion shumė tė madh pėr hartimin e ndryshimeve pėr pėrbėrjen e KQZ-sė, pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve, si dhe pėrbėrjen dhe punėn e komisioneve zgjedhore, tė nivelit tė mesėm e tė ulėt, pėr rishikim nga komisioni i posaēėm parlamentar pėr reformėn zgjedhore.

Por ēėshtja e reformės zgjedhore nuk qėndron nė tė vėrtetė te propozimet ligjore apo teknike qė bėhen. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė njė ēėshtje e vullnetit politik – vullnetit politik tė politikanėve tė Shqipėrisė pėr tė zhvilluar zgjedhje demokratike, sipas standarteve ndėrkombėtare.

Pėrsa i pėrket ēėshtjes tjetėr madhore tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, raporti ynė njeh arritjen e miratimit tė ligjit. Ne punuam deri nė momentin e fundit, nė mėnyrė qė tė ruhej konsensusi pėr ligjin. Megjithatė, pėr kėto arsye tė sipėrpėrmendura, si dhe pėr arsye thelbėsore, Prezenca pati rezervat e saj nė lidhje me disa ndryshime qė iu bėnė ligjit nė minutėn e fundit. Gjithsesi, miratimi i ligjit shėnon njė arritje tė rėndėsishme Tani, Prezenca do tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr hartimin e akteve nėnligjore dhe akteve tė tjera, si dhe, veēanėrisht, pėr regjistrimin e pronės dhe ndėrgjegjėsimin e pėrgjithshėm pėr ligjin.

Pėrsa i pėrket luftės kundėr trafikimit dhe krimit tė organizuar, Prezenca ka punuar pėr tė mbėshtetur strukturat shtetėrore nė fushat e mbrojtjes sė dėshmitarėve, sekuestrimit tė pasurive dhe pastrimit tė parave, si dhe ka nxitur fushatėn e ndėrgjegjėsimit pėr tė drejtat e grave dhe tė luftės kundėr trafikimit. Gjithashtu dje, Prezenca i dhuroi policisė kufitare shqiptare gjithė rrjetin e saj tė radiondėrlidhjes qė mbulon gjithė vendin.

Nė fushėn e shtetit tė sė drejtės, ne kemi studiuar sektorin juridik dhe kemi ofruar njė sėrė rekomandimesh nė Analizėn tonė tė Sistemit Ligjor dhe sapo kemi pėrfunduar sė fundi njė studim mė tė hollėsishėm mbi Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, pėr tė cilėn do tė jepen sė shpejti edhe rekomandime. Ne po punojmė, gjithashtu, pėr nxitjen e tė drejtave tė arsimimit tė pakicave, tė drejtave tė punėtorėve, drejtėsisė pėr tė miturit dhe standarteve nė qelitė e paraburgimit.

Prezenca po mbėshtet njė rrjet kombėtar tė qendrave pėr zhvillimin e shoqėrisė civile dhe ka ndėrmarrė projekte pėr nxitjen e sipėrmarrjes sė tė rinjve, ndėrgjegjėsimin pėr mbrojtjen e mjedisit, mbėshtetjen pėr njėrėzit me aftėsi tė kufizuara dhe rolin e gruas nė shoqėri.

Nė pėrgjithėsi, jam i kėnaqur qė kam qenė dėshmitar i njė zhvillimi dinamik tė Kuvendit shqiptar. Ky organ ėshtė bėrė me tė vėrtetė njė forum pėr debat politik, dhe madje, edhe pėr kompromise tė mundshme. Kuvendi po bėn njė pėrparim tė madh pėr t’u modernizuar, ku edhe ne po japim ndihmesė pėr tė pėrballuar sfidat dhe kėrkesat nė rritje ndaj tij. Si institucion, ai ka filluar tė piqet nė drejtimin pozitiv.

Nė mbyllje, kėto dy vitet e fundit kanė qenė shumė tė kėndshme pėr mua, dhe, siē mund ta shihni nga veprimtaritė e pėrshkruara shkurtimisht kėtu, ka qenė njė punė e madhe dhe e vėshtirė. Janė bėrė shumė arritje tė rėndėsishme. Unė do tė largohem me kujtime tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe jam shumė optimist pėr shanset e Shqipėrisė, pėr njė rritje dhe zhvillim nė tė ardhmen.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.