Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mos e lėsho fjalėn si lopa bajgėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Reagime pas debatit Nano-Berisha
Postuar nga: Albo

Lajme Lexoni disa prej reagimeve te analisteve, njerezve te shtypit dhe politikaneve shqiptare te pozites dhe opozites pas debatit televiziv Nano-Meta.

Injorimi i shkaqeve tė interesimit tė publikut e bėri median binjake tė politikės

Shėnime pas debatit televiziv tė zhvilluar nė rubrikėn "Opinion" tė Televizionit Kombėtar "Klan"

Mirela Oktrova - Demiraj


Njė pjesė e reagimeve qė pasuan nuk kursehen ta cilėsojnė debatin si "takim legjendar", si "rikthim tė normalitetit", si hapje tė "erės sė mirėkuptimit", si "rekord" nė numrin e shikuesve. Mesazhi i pėrcjellė prej prenoncimeve fillestare tė politikanėve dhe shtrėngimi pėrmbyllės i duarve nuk ėshtė pak, po tė kesh parasysh dhjetė vjetėt e polemikės konsekuente tė protagonistėve. Por kuadri i duarve tė shtrėnguara mė nė fund nuk e superon dot vlerėsimin, se debati i djeshėm televiziv, megjithė hapin qė hodhi e risinė qė solli, nuk ia arriti tė justifikonte interesimin e 7 milion shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit. E dehur prej suksesit tė takimit tė dy antipodeve tė jetės politike tė vendit, media shqiptare ra dje nėn nivelin e saj. Ndryshe nga gjithė periudha e krizės sė fundit ajo demonstroi hutim, mungesė orientimi dhe moszotėrim tė situatės. Zgjidhja regjisoriale fatkeqe nuk arriti t“i vėrė tė ftuarit nėn kontrollin e ftuesit, por shpėrtheu komunikimin e natyrshėm tė gazetarit me polemizuesit dhe e bėri diskutimin pré tė emocioneve.
Paleta e stėrgjatė e problemeve, qė pritej tė trajtoheshin u reduktua nė evidentimin e kundėrshtive tė njohura nė trajtimin e zgjedhjeve parlamentare, vlerėsimin e skandalit apo takimeve tė politikanėve shqiptarė nė Bruksel, mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit dhe komentimin e kusureve tė qeverisjes apo mungesės sė qeverisjes. Megjithė pėrpjekjet fillestare tė politikanėve, e kaluara nuk mungoi edhe kėtė herė tė funksiononte si gjenerator emocionesh negative, duke ndikuar, sė bashku me vėrejtjet e pamatura e deri vulgare nė uljen e nivelit tė shpresuar tė komunikimit.
Opinionet e politikanėve mbetėn pėr fat tė keq jo vetėm pa konkluzione e vlerėsime, por edhe pa referenca konkrete nga Raporti i OSBE-sė dhe ODIHR-it pėr zgjedhjet, nga dokumenti i punės i Komisionit tė Parlamentit Europian pėr Politikėn e Jashtme, nga protokolli i mbledhjes sė Ministrave tė Jashtėm tė BE, apo nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, duke mos i dhėnė mundėsi auditorit tė orientohet midis realitetit dhe spekullimit.

Ndonėse tė hedhura prej politikanėve nė diskutim, nga drejtimi i bisedės u kaluan pa replika ēėshtje tė tilla jetike tė politikės shqiptare, si epėrsia e modeleve tė caktuara tė zgjedhjes sė presidentit e shkaqet e rekomandimeve ndėrkombėtare pėr to, rėndėsia e figurės dhe personalitetit tė presidentit pėr autoritetin dhe stabilitetin e vendit apo raporti midis sovranitetit dhe dėshirės pėr integrim. Po kėshtu u anashkalua rėndėsia e stabilitetit pėr asociim-stabilizimin, raporti i demokratizimit tė brendshėm tė maxhorancės me stabilitetin e qeverisjes, pėrparėsitė dhe mangėsitė e njė qeverie me bazė tė gjerė, konktradikta midis njohjes dhe kontestimit tė pjesshėm tė zgjedhjeve e kėshtu me radhė.

Pas hapit tė politikanėve pėr t“u takuar, debati i mbrėmshėm u fitua emocionalisht nga gjakftohtėsia. Konkluzioni se gjaknxehtėsia edhe nėse nuk i zhvleftėson argumentet, pengon shpėrfaqjen dhe perceptimin e tyre, ėshtė mbase ndėr mė tė rėndėsishmit e iniciativės sė mbrėmshme, personalizimi dhe mėnyra e konceptimit tė sė cilės nuk i la shikuesit ta ndjenin veten tė pranishėm, duke i zhgėnjyer me "shumė zhurmė pėr pakgjė".

Pamja e ofruar mbrėmė dhe shija qė la pas ajo nuk janė tė panjohura pėr publikun shqiptar. Nė kėtė kuadėr edhe shtrėngimi pėrmbyllės i duarve nuk e superoi thellimin e hendekut midis politikės dhe gjithēkaje qė i uli mbrėmė njerėzit para ekraneve. Duke injoruar shkaqet e interesimit tė njerėzve pėr tė, media shqiptare iu bė mbrėmė binjake politikės. Suksesi i saj statistikor ėshtė pėr kėtė arsye, megjithė hapin historik tė nxitjes sė dialogut, vetėm pjesėrisht thelbėsor. Kriza e vėrtetė i mbeti "errėsirės", monopoli i suksesit - elitave. Tė tjerėve u mbetėn zhgėnjimet, tė cilave iu shtua edhe njė tjetėr.







Berisha dominoi debatin

Ngjela: “Duke patur parasysh kėtė dhe mėnyra se si shkoi debati, mund tė them se pėr mua Nano u gjend nė disekuilibėr, sė pari mendor”

Sekretari i marrėdhėnieve me publikun nė PD, Spartak Ngjela, ka deklaruar se Nano u sfidua nga Berisha nė debatin publik tė zhvilluar mes dy “kundėrshtarėve tė pėrjetshėm” tė politikes shqiptare, tė cilėt kanė qeverisur pėr vite me radhė dhe aktualisht janė faktorėt mė tė rėndėsishėm tė pozitės dhe opozitės shqiptare.
Duke komentuar “pėrplasjen” televizive tė para dy ditėve mes kryetarit tė PD-sė dhe kryetarit tė PS-sė, Spartak Ngjela pohoi se Nano u sfidua nė tre plane.

Sipas tij, ky debat, i cili ėshtė i pari i kėtij lloji nė Shqipėri mes Berishės dhe Nanos, u ndoq me vėmendje tė madhe dhe rezultati i tij ishte i pritshėm, pėr shkak se vetė debati tregoi se Nano nuk e njihte shtetin, tregoi kulturė tė mangėt dhe nuk u tregua i aftė t’i pėrgjigjej nivelit tė lartė tė politikanit, nivel i cili ishte i detyrueshėm nė momente apo raste tė tilla. Kurse “Duke patur parasysh kėtė dhe mėnyra se si shkoi debati, mund tė them se pėr mua Nano u gjend nė disekuilibėr, sė pari mendor”, theksoi Spartak Ngjela duke sqaruar se pėr arsyet e kėsaj, mund tė pyetet vetė kryetari i PS-sė Nano.

Pėr sa u pėrket pikave tė pėrbashkėta mes Sali Berishės dhe Fatos Nanos, Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun nė PD dhe deputet i kėsaj partie nė legjislaturėn aktuale, Spartak Ngjela, tha se ”debati kishte njė pikė esenciale pėr tė mos thėnė dy”.

Sipas tij kjo pikė ishte propozimi i Nanos pėr tė ndryshuar kushtetuten nė funksion tė sovranitetit e pėr ta zgjedhur presidentin nga populli me referendum ose me plebishit, duke dhėnė te kuptuar qė tė dy duhet te ishin kandidatėt per president, gje qė Berisha nuk e pranoi”, u shpreh Ngjela.

“Arsyet se perse nuk e pranoi, Berisha i tha duke deklaruar se ėshtė parlamentarist. Aty u ngėrdheshėn kulturat, u pane ne planin historik, u pane ne planin e qyteterimit, u pane edhe ne planin e parlamentarizmit. Nė tė tre kėto rrafshe, Nano ishte krejtesisht i papėrgatitur, kurse Berisha u tregua si burrė shteti”, theksoi sekretari demokrat.

Lidhur me pėrfundimin e takimit, Ngjela u shpreh se nga ky debat, tė dy pjesėmarrėsit kane dale mė tė bashkuar sepse sė pari ishte hap pėrpara dhe sė dyti pėrsa i perket mirekuptimit ne bisede ajo pati diferencat e dukshme tė sipėrpėrmendura.

“Debati i mbrėmshėm tregoi se ka shume disnivele mes tyre nė kulturėn demokratike,” pėrfundoi Spartak Ngjela.


Flet presidenti i PAD-sė, Neritan Ceka

Dakord me Nanon pėr President tė zgjedhur nga populli

Presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh dje se debati i njė dite mė parė mes kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano dhe atij tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, shėnoi njė hap pėrpara nė politikėn shqiptare. "Debati i djeshėm mes kėtyre dy politikanėve tregoi se nuk ka tė humbur e tė fituar nė politikė por ka vetėm njė rrugė atė tė bashkėpunimit midis forcave politike shqiptare", tha z. Ceka. Por, ai shtoi se ky takim duhej tė ishte zhvilluar ndoshta vite mė parė, pėr tė shmangur e zgjidhur problemet qė shqetėsojnė aktualisht vendin. Z.Ceka mbėshteti edhe deklarimin e djeshėm tė kryetarit socialist Nano pėr zgjedhjen e Presidentit tė ardhshėm nėpėrmjet njė referendumi popullor, i cili kėrkon ndryshime kushtetuese. "Ndryshimet kushtetuese pėr zgjedhjen e Presidentit duhet tė arrihen me konsensusin e tė gjitha partive parlamentare", shtoi ai.

Dy drejtuesit kryesorė tė politikės shqiptare, Fatos Nano, dhe Sali Berisha, shtrėnguan duart mes njėri tjetrit pas 10 vjetėsh, tė enjten, gjatė njė debati televiziv.




Sipas kryetarit tė PBDNJ-sė, Vasil Melo

Takimi ishte pozitiv

Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vasil Melo, u shpreh dje se takimi i djeshėm mes kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano dhe kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha duhet t'i paraprijė takimeve tė tjera pozitė-opozitė pėr njė bashkėpunim konstruktiv. "Pa dyshim qė debati mes dy politikanėve ėshtė hap pėrpara nė drejtim tė bashkėpunimit konkret mes gjithė forcave politike, kėrkesė e shtruar edhe nga organizmat ndėrkombėtare", tha z. Melo. Kryetari i PBDNj-sė shtoi se kėrkesa e Nanos pėr tė zhvilluar njė referendum nga populli, nėse nuk gjendet konsensus midis partive politike pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, "ishte e drejtė".



Shprehen drejtues tė koalicionit "Bashkimi pėr Fitore"

Berisha ishte superior

Pėrfaqėsuesit e koalicionit "Bashkimi pėr Fitore", e cilėsuan takimin e mbrėmjes sė tė Enjtes mes dy protagonistėve tė politikės shqiptare, Fatos Nano dhe Sali Berisha, "tė zhvilluar nė momentin e duhur, por jo rezultativ".Nėnkryetari i Partisė Republikane, Maksim Begeja u shpreh se z.Nano e pėrqendroi debatin "nė marrjen e konsensusit pėr zgjedhjen e Presidentit, ndėrsa z.Berisha ishte mė i qetė nė analizimin e ēėshtjeve".Ekrem Spahija, kryetar i Partisė Lėvizja e Legalitetit e cilėsoi takimin "eveniment", por sipas tij argumentet e Kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, pėr zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė vendin, "kishin mė epėrsi se ato tė z.Nano". Z.Spahia u shpreh se "debati duhet tė ishte mė parimor dhe mė pak i personalizuar"."Nė takim mė shumė u diskutuan argumentet e tė shkuarės", komentoi Shpėtim Roqi, nėnkryetar i Partisė Balli Kombėtar.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.