Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sikur te gjitha bamiresite te beheshin vetem nga meshira, te gjithe lypsat do kishin vdekur. Shperndarsja me e madhe bamiresive eshte frika.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Forum :: Disa mendime pėr deklaratėn hollandeze
Postuar nga: Skampa

Forum Njė deklaratė e Presidencės hollandeze tė BE me njė ton tė tillė aq negativ e tė pandershėm, pėr tė mos thėnė fyes, kundrejt njė vendi tė pavarur qė gjithsesi ka dėshira tė ligjshme e tė natyrshme pėr t’u bėrė anėtar i BE.

Si njė vend i vogėl, por qė ėshtė ndėr themeluesit e BE-sė dhe dhėnės financiar mė i rėndėsishėm pėr frymė, Hollanda mbetet shembull i veēantė pozitiv, sidomos pėr nivelin e lartė ekonomik, frymėn e pėrgjithshme progresiste e tolerante tė shoqėrisė, si dhe njohjen dhe respektin ndaj sė drejtės ndėrkombėtare, qoftė me personalitetet e shquara hollandeze, krijuese tė saj, ashtu edhe me institucionet e rangut botėror qė kanė selinė atje.

Lidhjet Hollandė–Shqipėri fillojnė herėt, qysh me themelimin e shtetit modern shqiptar mė 1912-1913, kur disa qindra oficerė trima hollandezė ndihmuan nė ngritjen e xhandarmėrisė shqiptare. Madje, disa prej tyre dhanė edhe jetėn tek luftonin krah pėr krah shqiptarėve kundėr bandave “vorioepirote” dhe ushtrisė greke, gjatė maskaradės sė tė ashtuquajturit “Epir Autonom”. Nga ana tjetėr, disa nga kėto trupa u bėnė edhe objekt kritikash pėr qėndrimin gati indiferent dhe vėzhgues ndaj masakrave greke nė Hormovė, Panarit e fshatra tė tjera tė Toskėrisė, si dhe pėr rolin negativ tė Kolonelit Thompson nė imponimin e Protokollit famėkeq tė Korfuzit. Koloneli ra mė vonė dėshmor, duke mbrojtur me armė nė dorė qeverinė e Vidit, dhe Protokolli i Korfuzit u hodh nė koshin e plehrave tė historisė, porse shija e hidhur e ndėrhyrjes, nė favor tė shovinizmit grek, ende ka mbetur e gjallė jo vetėm nė qarqet akademike dhe studimore shqiptare.

Duke pasur parasysh kėtė sfond historik dhe duke shpresuar se diplomacia hollandeze do tė kishte hequr dorė pėrfundimisht nga politika e saj e gabuar ballkanike e karakterizuar nga dritėshkurtėsia, aleancat me karakter fetar dhe impotenca, tė pėrcjella sidomos nė masakrėn dhe genocidin e Srebenicės, shpresat ishin tė mėdha pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, qė pėrpjekjet e saj bashkuese tė gjenin mirėkuptimin e duhur gjatė gjashtėmujorit hollandez. Por mjafton tė lexosh Deklaratėn e 14 Shtatorit 2004 pėr tė pėsuar zhgėnjimin e radhės; kėsaj radhe mjaft tė madhe.

Sė pari, kjo deklaratė pėrcillet si njė qėndrim zyrtar i Bashkimit Evropian. Si e tillė ajo duhet tė pėrqėndrohej vetem nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe BE-sė. Pėrse atėhere Deklarata u referohet dy herė bashkimit Euro-Atlantik tė vendit, kur dihet se ky koncept nėnkupton jo vetėm BE por edhe NATO, pra njė subjekt tjetėr tė sė drejtės ndėrkombėtare? Tė jetė kjo thjesht njė gabim a lapsus i shkruesit tė tekstit tė Deklaratės apo njė gafė diplomatike?

PĖRSĖRI PĖR PAKICAT NĖ BE DHE SHQIPĖRI

Sė dyti, njė ndėr pretendimet e Deklaratės, kundrejt Shqipėrisė, pėrmenden “tė drejtat e njeriut dhe tė minoriteteve”. Ėshtė e udhės tė pėrsėritet, pėr tė disatėn herė, derisa tė dėgjohet nga ana e burokratėve tė Brukselit: Nė Shqipėri nuk ka diskriminim mbi bazė race, etnije etj.; nė Shqipėri nuk ka antisemitizėm e racizėm, sikurse ka me bollėk, pėr fat tė keq, nė vendet e BE-sė; Shqipėria ka standarde pėr minoritetet, mė tė larta se vetė BE-ja, dhe vende anėtare tė saj sikurse ėshtė Greqia, pėr shembull. Pėrse atėherė, Presidenca hollandeze dhe burokratėt e Brukselit ende i mėshojnė kėsaj gozhde? Ku e kanė hallin ata? Pėrse manipulohen nga Greqia dhe nuk e lenė atė t’i ngrejė vetė pretendimet e saj tė pavlera nė rrafsh dypalėsh, po tė dėshirojė?

Po qe se Brukseli ėshtė me tė vėrtetė serioz pėr gjendjen e pakicave apo minoriteteve nė BE, nė Shqipėri dhe Evropėn Juglindore, atėherė le tė tregojė interesimin minimal pėr refugjatėt e pakicės ēame, qė jetojnė pėrkohėsisht nė Shqipėri, si dhe pėr pakicėn ēame tė besimit ortodoks, qė jeton nė Ēamėri, Greqia Veriperėndimore. Deri kur Brukseli do tė vazhdojė tė manipulohet nga propaganda e Athinės dhe e qarqeve shoviniste greke, nė qėndrimet e veta ndaj Shqipėrisė, dhe tė injorojė tė drejtat e pakicės mė tė harruar nė Evropė, asaj ēame, pjesėtarėt e sė cilės, “de facto” janė qytetarė evropianė?

Dhe mė tej. Pėrse Greqia dhe vetė BE-ja, ende refuzojnė tė ratifikojnė Konventėn-Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės dhe, njėkohėsisht, i bėjnė trysni Shqipėrisė bazuar tek e njėjta Konventė? Nuk do tė ishte e drejtė ta quanim kėtė sjellje si hipokrizi apo zbatim standardesh tė dyfishta nė marrėdhėniet dhe tė drejtėn ndėrkombėtare? Dhe sė fundi. Pėrse Presidenca hollandeze dhe Brukseli lejojnė njė vend anėtar tė mbajė ende nė legjislacionin e vet Ligjin pėr Gjendjen e Luftės me Shqipėrinė, tė vitit 1941, njė fakt ky i pranuar, madje, edhe nga gazeta prestigjioze francez “Lė Mondė Diplomatikė”? [“Adriatiku, kufiri i shumė rreziqeve”, artikull i Zhan Arnold Derren, korrik 2004, fq. 10-11].

JO KORRUPSIONIT DHE KRIMINALITETIT “ETNIK”

Sė treti, le tė ndalemi pak te korrupsioni dhe krimi i organizuar. Nuk diskutohet qė kėto dy dukuri janė bėrė tė padurueshme pėr qytetarėt shqiptarė, por qė njė krismė banale dhe, njėkohėsisht, kriminale nė njė fshat tė Gjirokastrės tė dėgjohet deri nė Bruksel, dhe tė pėrdoret, mandej, si provė se Shqipėria dhe shqiptarėt janė delja e zezė e Evropės; se Shqipėria ėshtė kthyer nė njė eksportuese tė kriminalitetit nė Evropė [“edhe vende tė tjera i vuajnė rrjedhimet e kėtij problemi tė tmerrshėm,- thuhet diku nė Deklaratė”]. Kjo ėshtė e papranueshme.

Kriminaliteti i sotėm nuk respekton kufijtė politikė tė vendeve, madje, ka prirje pėr t’i anashkaluar ato. Njėkohėsisht, korrupsioni dhe krimi i organizuar as nuk kanė pasur, as nuk kanė karakter etnik. Pėr kėto arsye, lufta kundėr kėtyre dukurive kėrkon angazhimin e plotė tė tė gjitha palėve. Sigurisht, qė kėto aksioma njihen mirė nė Bruksel. Por ndofta, atyre u duhet kujtuar e perifrazuar thėnia e famshme e Skėnderbeut, e sjellė nga Fan S. Noli, se “korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk ua sollėm ne, zotėrinj tė nderuar tė burokracisė evropiane, porse, fatkeqėsisht, ato i gjetėm midis jush!”.

Po qe se Brukseli do tė ishte vėrtet serioz nė Deklaratėn vet, atėherė le tė ndėrmarrė njė nismė konkrete me autoritetet pėrkatėse shqiptare pėr gjurmimin, identifikimin nė bankat evropiane dhe kthimin e tė gjitha parave tė vjedhura e tė grabitura shqiptarėve, gjatė krizės sė piramidave financiare tė vitit 1997. Nuk pėrbėn sekret fakti se kėto para – gati njė miliard dollarė - ndodhen sot e gjithė ditėn nė bankat e disa vendeve anėtare tė BE-sė. Kjo do tė ishte njė ndihmė konkrete e BE-sė ndaj qytetarėve tė Shqipėrisė, si dhe nė luftėn kundėr krimit financiar dhe tė organizuar. Madje, mund tė thuhet se njė angazhim i tillė i Brukselit do tė ishte guri i provės pėr sinqeritetin, dėshirėn dhe vullnetin e mirė tė BE-sė ndaj shqiptarėve.

Mė tej. Pėrse Brukseli, si dhe Haga, nuk bashkėpunon seriozisht dhe konkretisht me qeverinė shqiptare pėr tė zbatuar programe reale nė ndihmė tė bujqėrve shqiptarė, tė cilėt sot janė pa fjalė bujqėrit mė tė braktisur, mė tė varfėr dhe mė tė pafavorizuar nė Evropė? Kurrsesi, njė bujk shqiptar nuk do tė nxitej tė mbillte bimė tė ndaluara, po qe se ai do tė favorizohej dhe ndihmohej qė tė mbarėshtonte e kultivonte vreshtarinė, ullishtarinė, agrumet, pemėtarinė, duhanin etj., qė rriten aq cilėsisht nė klimėm mesdhetare tė vendit. Pėr kėtė gjendje, pėrgjegjėsia kryesore i bie qeverive tė Tiranės, por do tė ishte e padrejtė qė tė mos pėrmendej pėrgjegjėsia e thellė e Brukselit. Janė pikėrisht politikat, tejet favorizuese tė BE-sė ndaj bujqėrve dhe eksporteve tė tyre – tė dėnuara kohėt e fundit edhe nė rrafshin e Organizatės Botėrore tė Tregtisė - si dhe indiferentizmi i qeverive shqiptare, disa nga shkaqet qė kanė sjellė edhe rrėnimin e bujqėsisė vendase, braktisjen masive tė fshatit, mbipopullimin e qyteteve, emigracionin e paligjshėm e tė tjera dukuri shqetėsuese sociale.

ZGJEDHJET DHE MITI I LISTAVE TĖ ZGJEDHĖSVE

Sė fundi. Le tė analizojmė mesazhin e Deklaratės hollandeze pėr zgjedhjet. Kėto dhjetė vjetėt e fundit ėshtė folur shumė pėr reformėn zgjedhore nė Shqipėri; miliona para janė harxhuar, dhjetėra “ekspertė tė huaj” janė angazhuar dhe, prapėseprapė, ende ndodhemi nė pikėn e nisjes. Vallė a mund tė mohohet pėrgjegjėsia e ODIHR-it dhe e OSBE-sė nė dėshtimin e reformės zgjedhore dhe Kodit Zgjedhor tė hartuar kryesisht, nė mos ekskluzivisht, nga ekspertėt e tyre? A nuk janė pikėrisht kėta aktorė, autorėt e atyre “keshillimeve” qė Deklarata mbėshtet pa kurrfarė rezerve?

Kush i garanton shqiptartėt qė, edhe “keshillimet” e radhės nuk do tė jenė sėrish po aq tė gabuara sa edhe ato tė pėrparshmet? Pėrse, bie fjala, ende i mėshohet sistemit perpjestimor apo perpjestimor-rajonal nė Shqipėri, kur tashmė ėshtė vėrtetuar se ky sistem ndryshe nga ai shumicė u ka hapur mundėsi pėrfaqėsimi njė numri politikanėsh tė pavotuar dhe jopėrfaqėsues nė vend? A ėshtė demokratike qė votat e shqiptarėve qoftė pėr krahun e majtė apo tė djathtė tė stėrhollohen dhe kėsisoj dy partitė kryesore ta ndajnė mandatin popullor dhe pushtetin me parti tė tjera tė pavotuara apo dypikėpesėpėrqindėshe? Pėrse BE ka mbyllur sytė nė mos ka shprehur miratimin e vet heshturazi, pėr njė praktikė tė tillė antidemokratike e antievropiane nė Shqipėri? Tė kuptohemi, kurrkush nuk vė nė dyshim tė drejtėn dhe angazhimin e partive tė vogla, pėr tė siguruar elektorat, sidomos te masa e gjerė e abstenueseve shqiptarė, por qė kėto parti tė kthehen si bishti qė u bė mė i rėndė se sėpata, kjo nuk shkon.

Njė tjetėr refren i propagandės politike tiranase, por qė pėr fat tė keq gjeti jehonė edhe nė Bruksel, ėshtė edhe pseudoproblemi i listave tė zgjedhėsve. Dihet se lista zgjedhore tė pėrkryera nuk ka. Edhe nė zgjedhjet e periudhės komuniste, tė kohės sė pasaportizimeve, kur abstenimi gati konsiderohej akt penal, dhe jo vetėm kundėrshtim politik, nėpunėsit e sektorėve tė organizimit punonin deri tė shtunave nė mesnatė qė tė pėrditėsonin listat pėr tė dielėn e zgjedhjeve. Kjo, sepse dikush edhe mund tė ndėrronte jetė, ndokush mbushte moshėn, pikėrisht atė ditė, ndokush shtrohej nė spital, detyrohej tė largohej pėrkohėsisht nga vendbanimi pėr shkaqe tė ndryshme familjare, shėrbimi etj. Po t’i shtojmė kėsaj, rritjen natyrale tė popullsisė nė dhjetė vitet e fundit, por sidomos lėvizshmėrinė e jashtėzakonshme tė elektoratit shqiptar, brenda dhe jashtė vendit, atėherė problemi koklavitet dhe ndėrlikohet, thuajse pambarimisht.

Dy janė ēėshtjet themelore tė listave zgjedhore, nė mėnyrė qė ato tė sigurojnė zgjedhje tė lira e tė ndershme. Sė pari: a ka prova tė sakta manipulimesh apo gabimesh tė kryera me keqbesim? Dhe, sė dyti: nėse po - a kanė ndikuar kėto manipulime nė ndryshimin e rezultatit tė zgjedhjeve? Po qe se pėrgjigjja e pyetjes sė dytė ėshtė pozitive, atėherė problemi me listat ėshtė vėrtet serioz dhe duhet zgjidhur sa mė parė. Porse, po qe se defektet nė listat janė thjesht objektive dhe, gjithsesi, nuk kanė apo nuk kanė pasur kurrfarė ndikimi nė shprehjen e vullnetit popullor, pra, nė rezultatin e zgjedhjeve, atėherė “shqetėsimi i madh” i Presidencės hollandeze dhe i BE-sė ėshtė i adresuar gabim. Nė kėtė pikė, ndofta ka ardhur koha qė tė kalohet nė sistemin me regjistrim individual zgjedhėsish, ku barra e regjistrimit t’i kalojė secilit zgjedhės dhe listat tė mos hartohen automatikisht nga organet vendore. Kalimi nga sistemi i listave me regjistrim automatik universal – sikurse pėrdoret sot – nė sistem tė listave me regjistrim vullnetar individual, ndofta do t’i jepte fund, njėherė e mirė mitit tė listave zgjedhore.

MĖSIMET E DEKLARATĖS DHE PĖRGJIGJJA ALLA ERDOGAN

Mėsimi mė i mirė i nxjerrė nga Deklarata ėshtė se sherret pa bukė, ndėr politikanėt shqiptarė, vetėm se e vonojnė popullin dhe vendin nė rrugėn drejt integrimit dinjitoz, dhe si tė barabartė nė BE. Ėshtė tashmė e domosdoshme qė politikanėt shqiptarė, mė sė fundi, tė respektojnė normat dhe rregullat e lojės demokratike, tė ndihmojnė nė kryerjen e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme, tė qeta dhe tė pakontestueshme, tė respektojnė vullnetin e popullit dhe tė tėrheqin vazhdimisht mendimin e tij, dhe jo vetėm njė herė nė katėr vjet etj. Mėsimi tjetėr ėshtė se rryma kundėrintegruese ėshtė shumė e fuqishme nė Bruksel. Pėrfaqėsuesit e saj janė tė gatshėm ta shfrytėzojnė edhe sinjalin mė tė vogėl negativ, pėr tė vonuar procesin integrues tė Shqipėrisė. Kėtu duhet theksuar edhe roli i Misionit Vėzhgues tė BE-sė, i cili u pranua nė vend, fillimisht pėr tė vėzhguar gjendjen nė ish-Jugosllavi gjatė viteve 1990, porse qysh nga viti 2000 vėzhgon Shqipėrinė!? Pėr tė justifikuar misionin, punėn dhe rrogat e tyre – krejtėsisht dubluese me ato tė delegazionit tė BE-sė – kėta “vėzhgues” janė tė parėt qė lexojnė gazetat e mėngjesit, me lajmet mė tė fundit negative nga Shqipėria, apo qė “hynė” nė Lazarat, pėr t’i dhėnė raportet e tyre, po aq negative, drejt Brukselit, duke garantuar kėshtu zgjatjen e afatit tė qėndrimit tė tyre nė klimėn mesdhetare shqiptare dhe vonimin e procesit integrues tė vendit.

Po qe se vėzhguesit evropianė janė tė interesuar tė shikojnė shfaqje qė vėrtet shkojnė ndesh me frymėn evropiane, dhe me detyrimet e njė vendi anėtar si p.sh. racizėm, antisemitizėm etj., atėherė ata mund tė shkojnė disa kilometra mė nė jug, nė Greqi, ku vetėm disa ditė mė pėrpara u kryen akte tė hapta “fashiste”, sipas shtypit tė Athinės. Duke pasur parasysh qėllimin subjektiv tė zgjatjes sė mandatit tė tyre, qė pėrplaset me detyrimin dhe nevojėn pėr njė vėzhgim objektiv, tė paanshėm dhe tė saktė, ndofta qeveria shqiptare duhet ta rishikojė statusin e Misionit tė Vėzhguesve Evropianė nė Shqipėri, me synim mospėrtėritjen e afatit tė tij.

Deklarata e Presidencės hollandeze rrekte tė ngrejė probleme tė shumta e tė rėndėsishme, porse, fatkeqėsisht, ajo pėrmban nė vetvete mjaft probleme qė venė nė pikėpyetje sinqeritetin dhe frymėn e vullnetit tė mirė tė saj. Pėrveē sa mė lart, njė tjetėr shqetėsim pėrbėn edhe toni negativ e arrogant, thuajse pa precedentė, nė marrėdhėniet ndėrkombėtare midis subjekteve sovrane. Miku dhe partneri i ndershėm dhe i barabartė e gjen mėnyrėn, po tė dojė, qė ta pėrcjellė kumtin me dinjitet dhe korrektesė, edhe kur ky ėshtė tejet kritik. Diplomacia e sprovuar hollandeze i kishte tė gjitha mundėsitė dhe aftėsitė qė ta bėnte kėtė. Nuk e bėri, duke vendosur kėshtu njė precedent aspak tė dėshirueshėm nė raport me njė popull si shqiptarėt, vlerat e mirėfillta humaniste dhe evropiane tė tė cilit janė demonstruar prej kohėsh. Le tė pėrmendim, sidomos, tolerancėn dhe harmoninė ndėrfetare, standardet e larta nė mbrojtjen e pakicave, shpėtimin e gjithė hebrenjve gjatė holokaustit, ndihmėn ndaj refugjatėve grekė dhe ushtarakėve italianė gjatė Luftės II Botėrore, shpėtimin e refugjatėve ēamė mė 1944-‘45 dhe kosovarė mė 1999 etj. Do tė mjaftonin kėto vlera – tashmė tė harruara nga Brukseli – pėr tė pėrmirėsuar shanset integruese tė Shqipėrisė. Por rrymat e fuqishme kundėrintegruese nė BE e dinė mirė, madje me cinizėm, se njė vend i vogėl si Shqipėria, ndryshe nga Turqia, nuk i pėrgjigjet dot Brukselit me gjuhėn e kryeministri Erdogan, sikurse ndodhi para disa ditėsh nė Ankara.

Agron Alibali
Panorama 20-09-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.