Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hiqini friken e ferrit nje te krishteri dhe ju i keni hequr besimin e tij.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Muzika :: Saimir Pirgu - Pavaroti i ri Shqiptar
Postuar nga: Edi

Muzika Merr pjesė nė festivalin operistik tė Salzburgut, hap sezonin e shfaqjeve nė Vjenė dhe udhėton pėr nė skenėn japoneze. Tenori shqiptar 23 -vjeēar, Saimir Pirgu, cilėsohet nga media austriake si njė “Pavarot i ri”

Pavaroti i ri vjen nga Shqipėria

A.Mile

“Kush nuk e ka dėgjuar mė parė, do tė ketė mundėsi ta njohė. Ka pasur shumė nga ata qė e kanė konsideruar 23-vjeēarin “Pavaroti i ri”, tė tjerė e kanė quajtur njė “Anton Darmota”. Kėshtu do tė shkruhej nė faqet e njė prej revistave kulturore mė tė rėndėsishme austriake “Buhne” (“Skena”), pėr tenorin e ri shqiptar. Ēmimi i akorduar nga ministri i Kulturės sė Austrisė, pėrfshirja e tij nė Teatrin e Operės sė Vjenės dhe sė fundi, pjesėmarrja nė festivalin mė tė madh operistik nė botė, nė Salzburg, nuk mund tė kalonte pa u vėnė re prej mediave. Djaloshi nga Shqipėria, Saimir Pirgu, ka qenė sė fundmi njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishėm tė faqeve kulturore, jo vetėm nė shtypin austriak, por edhe atė francez e italian. “Salzburger nachrichten” (“Lajmėtari i Salzburgut”), “Kurier”, “Opera”, “Le figaro”, “Corriere della sera” kanė veēuar mes zėrave tė Salzburgut, edhe djalin nga Elbasani, i cili u prezantua nė kėtė festival me rolin e Ferrnandos, tek opera e Moxartit, “Cosi fan tutte”. “Saimir Pirgu, 23-vjeēari shqiptar, ėshtė njė prej zėrave mė tė mirė, i cili po shkon drejt majave operistike. Ai do tė interpretojė nė teatrin “Staatsoper” tė Vjenės, rolin e Fentonit nė operėn e Verdit, “Falstaf”,- shkruan gazetari austriak Derek Weber nė revistėn “Buhne”, i cili i ka marrė Pirgut edhe njė intervistė. Krahas talentit tė tė riut, “Buhne” nuk ka harruar tė pėrmendė edhe qytetin e tij industrial, prejardhjen nga njė familje pa asnjė lidhje me muzikėn, si dhe festivalet e fėmijėve nė kohėn e regjimit komunist. Ndėrkohė, “Lajmėtari i Salsburgut” e vlerėson Pirgun si njė nga zėrat e rinj mė premtues.
Pas pjesėmarrjes nė Festivalin Ndėrkombėtar Operistik, qė zhvillohet nė vendlindjen e Moxartit, nė Salzburg, Pirgu ka interpretuar nė operėn verdiane “Falstaf”. Kjo vepėr ka shėnuar dhe hapjen e sezonit operistik tė teatrit vjenez, ndėrkohė qė ai ndodhet nė njė turne nė Japoni, sė bashku me trupėn e Vjenės, pranė sė cilės do tė interpretojė gjatė sezonit operistik 2004-2005. Vetėm pak muaj mė parė, Sekretari i Shtetit i Kulturės dhe Medias nė Vjenė, Franz Morak, i ka dorėzuar tenorit shqiptar, ēmimin “Eberhard Wacher”, i cili prej vitit 1997 u jepet pėr arritje tė shkėlqyera, artistėve tė rinj mė tė mirė nė fushėn e interpretimit tė roleve operistike. Kėtė vit, kjo medalje qė mban emrin e tenorit tė njohur austriak, Eberhard Washer, iu dha tenorit Pirgu pėr rolin e Nemorinos te “Elisir d’amore”, vėnė nė skenėn e operės sė Vjenės.
Nga Elbasani nė Vjenė
Saimir Pirgu ka lindur nė qytetin e Elbasanit nė vitin 1982. Mėsimet e para tė muzikės i ka marrė nė qytetin e lindjes, nė instrumentin e violinės dhe mė pas ka vazhduar studimet pėr kanto nė Liceun Artistik “Jordan Misja”. Kryen studimet e larta nė Balzano tė Italisė, nėn drejtimin e mjeshtrit italian Vito Brunetti. Gjatė vitit 2001 ka fituar disa ēmime, si atė tė “Kėngėtarit tė ri mė tė mirė” nė Bolonja, qė i hapi rrugėn pėr ēmimet prestigjioze nė aktivitetet ndėrkombėtare “Caruzo” nė Milano dhe “Tito Skipa” nė Leēe. Gjatė vitit 2003, ka interpretuar disa role pranė Teatrit tė Operės sė Romės dhe suksesin mė tė madhe e ka korrur nė shkurt tė kėtij viti, nė operėn e Moxartit “Cosi fan tutte”. Pasi fiton njė bursė studimi nga fondacioni “Karajan” nė Vjenė, pėr herė tė parė, nė prill tė kėtij viti luan nė skenėn vjeneze, nė operėn “Elisir d’amore”. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, ai u prezantua sezonin e shkuar, me veprėn e Donizettit “Elisir d’amore”.

22/09/2004
----------

Saimir Pirgu


Faqja e tij nė internet:
www.saimirpirgu.com

Diskutimet dhe komenete pėr kėtė temė mund ti lini nė forum.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.