Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.
--- Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Kadare: Ja pse une refuzoj
Postuar nga: Albo

Lajme Intervista e Kadarese dhene nje gazete te huaj ne lidhje me largimin e tij perfundimtar nga Parisi dhe kthimi permanent ne Atdhe. Shkrimtari i mirenjohur hedh poshte edhe disa spekulime te fundit te shtypit me nje pjesmarrje te tij ne politiken shqiptare.

Kadare: Politikanėt tanė nuk e duan vendin e tyre. Moskokėēarja nuk ėshtė njė tregues i modernitetit, ajo ėshtė njė dobėsi prej sė cilės klasa jonė politike duhet tė ēlirohet

Interviste/ Flet shkrimtari i madh: Si ėshtė Shqipėria pas dhjetė vjetėsh


Kadare: Ja pse unė refuzoj
"Por do luaj rol moral tė rėndėsishėm"



Tre ditė mė parė nė njė intervistė tė dhėnė pėr Courrier International shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare ka rikonfirmuar se nuk ka ndėrmend tė kandidoj pėr president. "Jam me tė vėrtetė i prekur nga ky apel fisnik, por nuk besoj tė jem personi i vetėm qė mund tė mishėroj kėtė dėshirė tė disa shqiptarėve". Klasės politike shqiptare, sipas Kadaresė, i mungon plo-tėsisht sensi i detyrės dhe i seriozitetit. Ai thekson nė intervistė se ai vetė ka tashmė njė rol politk aktiv dhe se beson se luan njė rol moral tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė.

Pėrse vendosėt nė 1990-n tė linit Shqipėrinė?

Nė atė kohė Shqipėria kishte hyrė nė njė periudhė shumė kritike. Pėr tė ruajtur pushtetin, komunistėt shqiptarė pohonin dė-shirėn pėr tė evropianizuar vendin. Nė tė vėrtetė ata ishin tė vendosur qė tė mos ndryshonin asgjė dhe tė zgjatnin pa fund njė diktaturė tė tipit kubane. Unė e kuptova kėtė nė dy takimet me presidentin Ramiz Alia. Mjafton tė lexosh letrat qė ne kemi shkėmbyer nė atė kohė, pėr tė kuptuar tė gjithė kėtė hipokrizi. Nė pėrgjigje tė njė letre tė majit 1990, nė tė cilėn unė denoncoja bllokazhin e demokracisė, Ramiz Alia nuk linte tė dukej asnjė dyshim mbi vullnetin e tij qė, mbi tė gjitha, tė mos ndryshonte asgjė. Ishte e turpshme dhe atėherė vendosa qė kishte ardhur momenti pėr tė lėnė Shqipėrinė. Me kėtė gjest unė doja tė demaskoja kėtė lojė me budallallėqe dhe hipokrizi. Por, gjithsesi, m'u deshėm gjashtė muaj pėr tė gjetur njė rast pėr tė ikur.


Pėrse zgjodhėt Francėn ?

Sepse Franca ishte vendi ku unė kisha miq. Unė nuk ika nga Shqipėria sepse isha nė rrezik, por pėr t'i shėrbyer vendit tim. Me tė mbėrritur nė Francė, deklarova se nuk do tė vija kėmbėn nė Shqipėri derisa demokracia dhe liria tė vendoseshin pėrfundimisht. Unė e mbajta premtimin tim.


Keni vendosur tė riktheheni nė Tiranė, tė braktisni pėrfundimisht Parisin?

Nė fakt unė tashmė jam rikthyer nė Shqipėri. Parisi mbetet vendi im i punės dhe kjo thjesht, sepse botuesi im gjendet atje dhe jeta ime si shkrimtar ėshtė e lidhur me atė qytet. Tashmė prej disa vitesh jeta ime ndahet mes Parisit dhe Tiranės.

Emri juaj pėrmendet shpesh si njė kandidat serioz pėr presidencėn e Shqipėrisė. Do t'i hyni ju kėsaj beteje?

As qė e imagjinoj njė gjė tė tillė. Unė e kuptoj qė disa shqiptarė tė lodhur nga papėrgjegjshmėria e politikanėve tanė e ushqejnė kėtė dėshirė. Sigurisht qė jam i prekur nga ky apel fisnik, por unė nuk besoj tė jem personi i vetėm qė mund tė mishėroj kėtė dėshirė.

Pra ju nuk doni tė luani rol aktiv nė politikėn shqiptare?

Po, unė e kam tashmė njė rol politik aktiv. Mendimet e mia kanė rėndėsi nė Shqipėri dhe unė besoj se luaj njė rol moral tė rėndėsishėm. Kėsaj nuk mund t'i shpėtoj dhe e bėj me dėshirė.

Si e shikoni Shqipėrinė sot nė krahasim me atė qė ju latė nė 1990-n?

Gjithēka ka ndryshuar, si nė nivelin ekonomik, ashtu dhe nė atė kulturor. Pjesa mė e madhe e kėtyre ndryshimeve janė pozitive. Shqipėria ėshtė sot njė vend i lirė. Populli shqiptar, si nė Kosovė, ashtu dhe nė Shqipėri, ka fituar lirinė. Por liria ėshtė njė nocion shumė delikat, mbi tė gjitha, pėr njė popull qė ka qenė i privuar prej saj pėr shumė vite. Pėr sa i pėrket klasės politike shqiptare asaj i mungon plotėsisht sensi i detyrės dhe i seriozitetit. Ajo vetė quhet "moderne". Nė fakt politikanėt tanė nuk e duan vendin e tyre. Mos kokė ēarja nuk ėshtė njė tregues i modernitetit, ajo ėshtė njė dobėsi prej sė cilės klasa jonė politike duhet tė ēlirohet. Korrupsioni dhe imoraliteti janė toleruar pėr shumė kohė. Populli shqiptar nuk ka mė referenca morale. Kur klasa politike, kur liderėt japin shembuj imoraliteti, epidemia nuk mund, veēse tė pėrhapet nė tė gjithė shoqėrinė.

Mund tė dimė mė shumė rreth subjektit tė romanit tuaj tė ardhshėm?

Historia zhvillohet nė ditėt tona dhe herė pas here bėhen reminishenca me epokėn komuniste. Ky roman do tė bėjė gjyqin e krimeve tė komunizmit. Edhe sot ka njė frikė tė ēuditshme pėr tė gjykuar dhe dėnuar kėto krime. Unė mendoj se jo vetėm Shqipėria, por gjithė gadishulli i Ballkanit ka nevojė pėr njė provim ndėrgjegjeje.

(Marrė nga Courrier International)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.