Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Drejtesia eshte falas. Per fat te mire, ajo nuk eshte e detyrueshme.
--- Renard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Rrėzohet njė avion luftarak nė Rinas
Postuar nga: Albo

Lajme Avioni luftarak, i drejtuar nga Jani Tarifa ėshtė rrėzuar vetėm 2 minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit tė Rinasit

Shpėrthen avioni “MIG 19”, vdes piloti

Predhat nė avion shkaktojnė shpėrthime pėr rreth 40 minuta. Mbrojtja: Avioni ka pėsuar defekt teknik

Artur Qoraj

TIRANĖ- Rrėzimi i avionit ushtarak “MIG 19” vetėm pak minuta pas ngritjes nga pista e Rinasit, i ka marrė jetėn majorit 46- vjeēar Jani Tarifa, i njohur si njė ndėr pilotėt mė profesionistė tė aviacionit ushtarak. Jani Tarifa nuk ka arritur qė me avionin e tij luftarak tė pėrfundojė misionin stėrvitor nė poligonin e qitjes nė Rreth-Greth tė Kavajės. Vetėm dy minuta pas shkėputjes sė avionit nga pista, ka ndodhur tragjedia, shumė pranė fshatit Qerret, ngjitur me aeroportin “Nėnė Tereza”, zona e Detashmentit Ushtarak tė Aviacionit. Avioni gjysmėbombardues ka marrė njė lėkundje nė ajėr dhe mė pas ka shtyrė pėrgjatė 50 metrave gardhin rrethues tė pistės. Kontakti me tokėn ka qėnė fatal, pasi nė avion ndodhej dhe kompleti luftarak me mėse 210 predha. Shpėrthimi i njėpasnjėshėm i predhave ka tmerruar pėr mė shumė se 40 minuta banorėt e zonės, por edhe personelin e aeroportit tė Rinasit.

Defekti fatal

Sipas njoftimit zyrtar tė Ministrisė sė Mbrojtjes, avioni i drejtuar nga majori Tarifa ka pėsuar njė defekt teknik. Dyshohet se defekti ka filluar nė sistemin e komandimit, vetėm pak minuta pas ngritjes sė avionit nga toka. Ngjarja e rėndė ėshtė shėnuar nė orėn 08.59 tė mėngjesit, pasi kulla e drejtimit ka miratuar fluturimin e “MIG 19”. “Nė vendngjarje ka shkuar menjėherė zjarrfikėsja e aeroportit civil qė ka shuar flakėt dhe mė pas ėshtė bėrė e mundur nxjerrja e trupit tė karbonizuar nga vend-pilotimi”,- bėnė tė ditur burimet zyrtarė tė Mbrojtjes. Nė hetime janė pėrfshirė sektorėt e antiterrorit, policisė ushtarake dhe prokurorisė. Pas rėnies sė avionit luftarak, nė Rinas kanė shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, dhe ai i Transportit, Spartak Poēi. Atmosfera nė vendngjarje ka qėnė tejet e rėnduar dhe konfuze. “Shkaqet konkrete tė rėnies sė avionit do t’i njoftojmė pas ekspertizės”,- sqaruan pėr median zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes. Burimet sqarojnė se bėhet fjalė pėr njė defekt nė sistemin e komandimit, gjatė ngritjes sė avionit, qė ėshtė pasuar me prishjen e ekuilibrit dhe me mosngritjen mbi atė qė pilotėt e quajnė “pika e vdekjes”. Grupi hetimor ka marrė nė pyetje grupin e kontrollit, dėshmitarėt qė kanė ndjekur situatėn para nisjes dhe gjatė nisjes, drejtuesit e kullės qė kanė komunikuar me pilotin dhe pritet qė brenda pak ditėsh tė dalė konkluzioni pėrfundimtar pėr rrėzimin e avionit luftarak “MIG 19”.

Dėshmitarėt

Banorėt e fshatit Qerrek kanė dėgjuar shpėrthime tė njėpasnjėshme predhash pėrgjatė 40 minutash. Disa copa predhash kanė shpėrthyer deri afėr shtėpive”,-thotė njė banor i fshatit Qerrek. “Avioni ka bėrė njė xhiro nė ajėr dhe nė ato momente m’u duk sikur kėrkonte tė bėnte njė pikiatė, pėr t’u ngritur pėrsėri pas provės sė parė. Pashė njė lėkundje tė tij nga krahėt, shpėrqendrim ekuilibri. Iu drejtua shtėpive dhe mė pas devijoi, duke rėnė pas njė kodre tė vogėl”,- u shpreh pėr “Shekullin” Ardjan Kajdo, njė banor i zonės. Ai shton se zhurmat e shpėrthimeve pas rėnies, zvarritja e avionit nėpėr pjesėn fundore tė pistės dhe shpėrthimet e predhave janė pėrjetuar me tmerr nga tė gjithė. Nga ana tjetėr, miqtė e Janit qė punonin nė aeroport treguan se 46- vjeēari kishte kryer fluturime tė pėrhershme, madje i fundit javėn e kaluar. Por sipas tyre, shumė nga avionėt ose janė tė amortizuar ose nuk plotėsojnė kėrkesat e duhura tė sigurisė, duke rrezikuar jetėn e pilotėve sa herė qė ngrihen nė ajėr.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.