Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Lajme :: Cfare duan shqiptaret?
Postuar nga: Albo

Politike Ky eshte mendimi im per zgjidhjen e krizes totale qe ka pushtuar Shqiperine. Ftoj te gjithe anetaret e komunitetit te shprehin mendimet e tyre si ketu edhe ne forumin shqiptar, pasi po flitet per Shqiperine qe nuk eshte vetem e politikaneve, eshte e jona, e shqiptareve.

Shqiperia nga kriza ne krize

Me cudit jashte mase fakti se sa te lehte e kane disa njerez te shtypit te mbyllin syte perpara krizave shqiptare. Indiferentizmi i tyre, dhe njeanshmeria e theksuar ka bere qe keta te humbin cdo sens qytetarie dhe te vazhdojne te mashtrojne lexuesit e tyre. Qe Shqiperia eshte ne krize totale, kjo nuk kerkon shume ta kuptosh. Por kriza ne Shqiperi nuk erdhi brenda 24 oresh por ka vite qe eshte rritur si ajo gangrena qe rritet e rritet derisa pushton mbare trupin.

Cila eshte fytyra e krizes shqiptare?

Kriza ne Shqiperi e ka zanafillen ne marsin e 1997 ku shteti shqiptar humbi legjitimitetin e tij. Nga nje vend qe po perpiqej te krijonte kulturen e brishte demokratike, Shqiperia ra ne anarshi te plote dhe pushteti ndroi duart me "zgjedhje te pranueshme". Te gjitha palet, perfshi shqiptaret pranuan "zgjedhjet e pranueshme" dhe produktet e saj qe ishin mbi 5 qeveri te majta te ndruara ne 5 vjet qeverisje. Kriza politike ne Shqiperi buron pikerisht nga pushteti ilegjitim. Pushteti eshte legjitim vetem atehere kur ai delegohet nga zgjedhesit shqiptare, dhe verdikti i shqiptareve pranohet nga mbare forcat politike. Nje klase politike e papergjegjshme deri e inkriminuar ka bere qe vota e shqiptareve te mos perfillet.

24 qershor 2001 dhe shpresat e medha

Zgjedhjet e 24 qershorit ishin te shume pritura jo vetem nga shqiptaret por edhe nga komuniteti nderkombetar. Zgjedhjet ne nje demokraci te brishte tregojne edhe nivelin e suksesit te reformave demokratike ne vend. Shqiptaret te zhgenjyer me pare nga klasa e vet politike prisnin nje "politike ndryshe" nje ndryshim per mire. Perendimi priste qe Shqiperia te dilte nga cikli i banditizmit politik, dhe zgjedhjet te justifikonin ndihmen qe Perendimi i ka dhene Shqiperise pas 1997. Nese zgjdhjet do te zhvilloheshin te lira dhe pa kontestime nga palet, shanset e Shqiperise per tu anetaresuar ne BE do te ishin me te mira se kurre. Jo me kot tratativat per pranimin e Shqiperise ne mareveshjen e asocimit me BE u shtyne deri pas zgjedhjeve parlamentare. Treguesi me i mire i nivelit te demokracise ne nje vend jane pikerisht zgjedhjet parlamentare.

Por zgjedhjet i zhgenjyen te gjithe. Ne rradhe te pare zhgenjyen shqiptaret qe prisnin ndryshim. Ne rradhe te dyte zhgenjyen Perendimin qe priste qe 24 qershori ti sillte Shqiperise legjitimitetin politik. Ne rradhe te trete u zhgenjyen te gjitha palet e politikes. Opozita me te drejte i denoncoi zgjedhjet pasi u shkel me te dyja kembet vullneti i Shqiptareve. Manipulimet e zgjedhjeve ishin aq te hapura, saqe demokracia shqiptare me ne fund dha shpirt. Shpresa e madhe per te dale nga ilegjitimiteti i 1997 u varros me manipulimet e zgjedhjeve nga pushtetaret.

Papergjegjshmeria politike e te majtes shqiptare

Eshte e veshtire te qeverisesh nje vend kur zgjedhesit dhe mbare bota e di qe ti ke dhunuar voten e shtetasve te tu. Ne kohen qe opozita do te ndermerte fushata denoncimesh per zgjedhjet e qershorit, pushtetaret e konsideronin kapitullin e zgjedhjeve te mbyllur. Por ditet qe do te vinin do te ngrijnin raportet shtet-individ dhe Perendim - institucion shqiptar. Shqiptaret e humben akoma me shume ne klasen e vet politike kurse Perendimi do ta shprehte hapur se jo vetem qe Shqiperia nuk eshte nje vend demokratik, por Shqiperia nuk eshte ne gjendje as te mbaje zgjedhje te lira e demokratike.

Jo vetem shqiptaret, por edhe vete socialistet jane velur tashme nga qeverite socialiste. Ne keto 5 vjet keto qeveri kane sjelle vetem kriza. Inkriminimi i ketyre njerezve ne krim dhe korrupsion nuk eshte me sekret, keto akuza kane dale nga goja e vete socialisteve. Maxhoranca ilegjitime socialiste ka bere qe kriza politike te shoqerohet paralelisht edhe me nje krize shume te thelle ekonomi. Biznesi i vogel ne vend eshte inegzistent, ekonomia shqiptare eshte monopolizuar nga njerez te veshur me pushtet dhe investimet e huaja jane rrudhur ndjeshem. Sikur keto te mos mjaftonin, nje krize energjitike ka mberthyer vendin. Pa uje, me drita qe vine e ikin, pa pune dhe pa shprese per te ardhmen shqiptaret vuajne pasojat e keq qeverisjes.

Iligjitimiteti i pushtetit solli krizen ne PS

Shume analiste mendojne se krizen ne PS e solli Nano apo Meta. E verteta eshte se kriza ne PS eshte rrjedhoje direkte e krizes politike ne vend. Vjedhja e votes, denoncimi i opozites bene qe Perendimi ne raportin e ODHIR krahas denoncimit te manipulimeve, te shtroje edhe nje seri rekomandimesh per politiken shqiptare. Rekomandimet e Perendimit nuk ishin demokratike, por ishin pikerisht ato gjera qe ka nevoje Shqiperia. Ne rradhe te pare Perendimi i zhgenjyer nga zgjedhjet e pergjitshme e beri shume te qarte faktin se zgjedhjet e 24 qershorit ishin shume larg standarteve demokratike. Jo vetem aq, por shteti shqiptar eshte kthyer ne vegel qorre qe ne vend qe te garantonte zgjedhjet e lira, strukturat e shtetit kane qene ato qe kane legjitimuar rezultatet e manipulimit. Policia, KQZ, gjykatat, dhe kreret e insititucioneve ne Shqiperia jane fajtore per degjenerimin e zgjedhjeve deri ne kete pike. Vetem ne Shqiperi zgjedhjet jane bere me 5 raunde. Zakonisht, ne raste te tilla Perendimi rekomandon perseritjen e zgjedhjeve por ata nuk e bene nje gje te tille pasi nuk ka garanci qe pushtetaret socialiste perseritin te njejtin skenar. Thjeshte, klasa politike ne Shqiperi, dhe pushtetaret ne vecanti kane zhytur vendin ne nje krize shume te thelle.

Rekomandimet e Perendimit ishin te qarta per te dyja palet. Perendimi u bente thirrje paleve qe qendrimet tuaja e largojne Shqiperine nga Europa, dhe vrasin shpresat e shqiptareve per dite me te mira. Nje seri rekomandimesh behen per opoziten, ashtu sic behen edhe per poziten. Kerkohet bashkepunimi i paleve per daljen me nje formule zgjidhjeje qe do ti falte vendit stabilitet politik.

Ne situaten e krijuar, PS heshti pas publikimit te raportit, ndersa opozita do ta perdorte raportin per te kerkuar nje konsensus te pergjithshem pozite-opozite per ta nxjerre vendin nga kriza. Heshtja e pozites u shoqerua me euforine e opozites, megjithese opozita ende nuk kish marre ndonje inisiative konkrete per te kontestuar me tej zgjedhjet. Shqiptaret te heshtur dhe te harruar vuajne pasojat e nje jete te pashprese.

Gezimi i fitores se heshtur ne PS nuk zgjati per shume kohe. Shume shpejt euforia u zevendesua me denoncimin e paleve. Pyetja shtrohej se kush duhet te mbante pergjegjesi para Perendimit per problemet e krijuara me zgjedhjet? Duhet te mbante kryetari i Partise ne pushtet, apo kryeministri i atij vendi? Nje situate e tille beri qe Nano te denonconte Meten sikur ky i fundit ishte shkaktari i te gjitha problemeve ne vend. Meta nga ana tjeter u perpoq te mbyllte cdo shteg politik per Nanon duke arritur deri atje sa te blinte edhe votat e kryesise se partise se vet. Lufta politike ne PS arriti kulmin e saj pikerisht me akuzat e nderakuzat e Nanos me Meten. Kjo e devijoi vemendjen nga axhenda qe Perendimi kishte vene perpara pozites dhe opozites shqiptare. Socialistet e bene mese te qarte me veprimet e tyre se ata nuk do te pranonin rekomandimet e ODHIR mbi zgjedhjet, dhe jo me te ndiqnin rekomandimet e Perendimit. Opozita nga ana e saj ishte me e gatshme te bashkepunoje me Perendimin pasi ajo e gjente veten te perjashtuar nga pjesmarrja politike ne vend.

Asocimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian

Perendimi eshte i interesuar qe ne Shqiperi te kete stabilitet dhe nje qeveri efikase qe punon per nxjerrjen e vendit nga kriza. Tashme, pas 24 qershorit Perendimi humbi cdo besim tek qeveria e Tiranes dhe e paralajmeroi klasen politike shqiptare me shume se njehere se nese ju jeni te papergjegjshem vendi do te rreshqasi ne anarki te plote si ne vitin 1997.

Prania e faktorit te huaj ne politiken shqiptare ka qene nje domosdoshmeri vecanerisht pas 1997. Palet ne Shqiperi nuk mund te komunikonin dot pa nje pale te trete. Duke e njohur nga afer kete karakteristike te politikes shqiptare, shume europarlamentare europiane e pane te arsyeshme te vinin kushte per pranimin e Shqiperise ne BE. Politika shqiptare ka luajtur gjithmone karten e asocimit ne BE dhe kjo qe nje prove e madhe per politiken shqiptare.

Papergjegjshmeria politike e shfaqur hapur nga pushtetaret ne Shqiperi kundrejt faktorit te huaj, i detyroi keta te fundit qe te luanin edhe karten e fundit qe ata kishin ne dore, thirrjen e ballafaqimin e te dy paleve ne Bruksel ne parlamentin europian. Europarlamentaret shpresonin se ky ballafaqim me klasen politike shqiptare do ti sherbente pikerisht ndergjegjesimit te tyre dhe kthimit te vendit ne rrugen e humbur demokratike. Por ashtu si ne 24 qershor, Perendimi jo vetem qe u zhgenjye por edhe u injorua plotesisht nga spektri i majte politik shqiptar.


Takimi i Brukselit dhe perjashtimi i Shqiperise nga familja Europiane

Ne kete takim opozita shqiptare shkoi me nje axhende te qarte. Ajo do te permbushte kushtin kryesor te vene nga Perendimi, hyrjen e saj ne parlamentin shqiptar edhe pse ky ishte ilegjitim. Ne te njejten kohe opozita kerkoi nje "konsensus te gjere politik" si per zgjedhjen e presidentit te vendit edhe per nxjerrjen e vendit nga kriza. Opozita ofroi si alternative krijimin e nje qeverie me baze te gjere qe do ta pergatiste vendin per zgjedhje te pergjitshme.

Pozita nga ana e saj u perfaqesua nga kryetari i PS, Z. Nano dhe kreret e partive te koalicionit qeveritar. Jo vetem qe Nano nuk pranoi te merrte parasysh rekomandimet e Perendimit, por u arrit deri atje sa te hidhej poshte raporti i ODHIR dhe injorimi i krizes qe kish pushtuar vendin. Komentet dhe ironia e Nanos karshi interesimit te europarlamentareve, beri qe Shqiperia te perjashtohet zyrtarisht nga familja europiane. Menjehere pas ketij takimi, cdo ndihme ekonomike dhe cdo projekt i perbashket i shtetit shqiptar me institucionet financiare europiane dhe boterore u ngrine. Sot Shqiperia eshte vendi me i izoluar ne Europe pasi ka dale plotesisht nga rruga e demokratizimit te vendit.

Doreheqja e Metes dhe ambicia e Nanos

Menjehere pas takimit te Brukselit, duke e gjetur veten me te izoluar se kurre ndonjehere nga Perendimi, Ilir Meta dha doreheqjen e tij te parivokueshme. Vendi eshte ne ditet me te keqija te tij dhe pa nje qeveri. Levizja e Metes kerkon te hedhi te gjithe fajin e gjendjes se krijuar ne vend mbi supet Nanos qe tani eshte ne shenjestren e te gjitha paleve. Papergjegjshmeria e Nanos eshte tej imagjinates se nje njeriu normal dhe ambicia e tij per tu bere president po mban peng nje vend te tere. I gjendur pa mbeshtetje ne partine e vet, pa mbeshtetjen e Perendimit, nen shigjetat e opozites dhe nen vezhgimin e shqiptareve, Nanos nuk i ngelet vecse te zgjate krizen deri ne qershor. Ne kete menyre Nano do te mund ta mbaje vendin pezull ne gjendjen qe eshte per te mundur te siguroje karrigen e presidentit te vendit. Jo vetem aq, por Nano ne pamundesi per te fituar aprovimin e kandidatures se vet per president ne parlament, eshte gati qe ne menyre te njeanshme te zgjedhi veten president duke ndryshuar edhe kushtetuten e Shqiperise dhe duke shkelur cdo rregull apo norme demokratike. Ideja e nje referendumi ne PS apo zgjedhje e presidentit me referenduam eshte qesharake pasi Shqiperia nuk mund te mbaje zgjedhje te besueshme parlamentare e jo me te mbaje nje referendum?!

Cila eshte zgjidhja e krizes

Shqiperia vuan me shume se kurre sot nga mos pasia e nje presidenti. Shqiperia ka si president nje kukull qe nuk flet dhe nuk ofron zgjidhje edhe pse uniteti dhe stabiliteti i vendit po rreshqet ne anarki. Presidenti Mejdani ne keto momente qe Shqiperia eshte pa qeveri duhet te kish marre mbi shpatulla pergjegjesite qe atij i takojne. Socialistet nuk mund te qeverisin me Shqiperine pasi ata nuk jane me nje shumice as ne rradhet e tyre. PS eshte e ndare ne grupe dhe zgjedhja e nje kryeministri te ri nga rradhet e tyre eshte pamundur. Egziston vetem nje zgjidhje per te shmangur thellimin dhe radikalizimin me te metejshme te krizes dhe kjo zgjidhje mund te ofrohet vetem nga konsensusi i te gjitha forcave politike ne vend. Presidenti Mejdani duhet te therrasi menjehere te gjitha partite parlamnetare ne nje tavoline dhe te diskutojne se bashku krijimin e nje qeverie te re me pjesemarrjen e te gjitha partive te pozites dhe opozites. Vetem me anen e nje konsensusi politik te pozites dhe opozites Shqiperia mund te fitoje stabilitetin e humbur ne qeverisje dhe te mund te rihapi negociatat me Perendimin. Perendimi nuk do te financoje asnje projekt ne Shqiperi per aq kohe sa kriza politike nuk gjen nje zgjidhje.

Qeveria e re me baze te gjere duhet te kete si mision te saj korrigjimin e te gjitha problemeve ligjore dhe organizative te verejtura ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne vend. Ajo duhet te kete nje jetegjatesi te mjaftueshme qe te mund te siguroje nje proces te ri elektoral qe ndryshe nga ai i 24 qershorit duhet te jete i pakontestueshem nga palet. Ndihma e Perendimit ne kete pike nuk ka per te munguar. Ato forca politike qe i tremben zgjedhjeve parlamentare jane ato forca qe mbajne peng ate vend. Politika dhe partitet politike jane ne sherbim te interesave te shqiptareve dhe jo anasjelltas. Nese pushtetaret aktuale do te kembengulin ne mosnjehjen e krizes dhe mospranimin e konsensusit te ofruar nga opozita, vendi do te shkoje i sigurt drejt zhvillimve dramatike. Shqiptaret nuk do te durojne ne perjetesi papergjeshmerine politike te klases se tyre politike dhe reagimi i tyre do te jete i dhunshem dhe i pandalshem. Ky skenar duhet te evitohet prandaj Shqiperise me shume se kurre i duhet nje konsensus politik afatgjate. Kjo eshte pikerisht edhe ajo qe duan shqiptaret.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.