Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Letersi :: Shkrimtaret i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre
Postuar nga: Sokol_Nika

Letersi Shkrimtarėt i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre

Loja me dosjet, ose letėrsia nė kurthet e politikės


nga Irhan Jubica


Spiunėt larg “ars”-it

Spiunėt dhe punėt e spiunėve jemi pėrpjekur t’i mbajmė larg “ars”-it, sepse “ars”-i, qė nė koncept e realizim, nė frymė e nė autorė, ėshtė simbol i vlerės artistike dhe i pastėrtisė morale, e shi pėr kėtė ėshtė margjinalizuar dhe do tė vazhdojė tė margjinalizohet prej kėsaj shoqėrie jo vetėm tė infektuar, por tė pashpresė nė sėmundshmėrinė e saj, si dhe nė aftėsinė e frikshme tė riciklimit tė imoralitetit. Por pėr kėtė riciklim kemi shkruar kohė mė parė, kur Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i fali Fehmi Abdiut medaljen “Naim Frashėri”, duke e ndotur kėsisoj emrin e poetit tė madh tė sė vonuarės Rilindje shqiptare. Mė e vėshtirė bėhej zgjedhja pėr t’i mbajtur larg “ars”-it spiunėt dhe krejt njerėzit e tjerė me moral tė dyshimtė publik, kur sigurimi i informacionit rreth tyre vazhdon tė jetė njėanshmėrisht i pamundur pėr shkak tė monopolit qė ata vetė, ose tė tjerė afėr dhe nė shėrbim tė tyre, kanė ndaj disa tė vėrtetave. E megjithatė, jo pėr ndofarė autokritike apo pėr larje duarsh, jo pėr denoncim e as pėr shkak tė ndonjė ndriēimi tė vonė, raste tė tilla ka pasė sidomos nė fillimet e “ars”-it, me tekste tė Nasho Jorgaqit, Tefik Ēaushit, Ali Aliut, Flori Bruqit e disa emrave tė tjerė, kryesisht nga Shqipėria, por jo mė pak edhe nga Kosova e Maqedonia. Njė bashkėpunėtor idealist i revistės kėmbėngul tė ndajė me thikė letėrsinė nga shkrimtari, veprėn nga autori, e ndoshta kjo ėshtė njė fazė qė tė gjithė e kalojnė. Kjo besojmė, ėshtė njė pėrgjigje pėr pse-tė e botimit tė tė sipėrshėnuarve, qė nė mos me dosje a me pistoleta, dėmin letėrsisė, por sidomos shqiptarisė, ia kanė bėrė gjithsesi.

Krim pa ndėshkim

Pjesa mė e madhe e emrave tė mėsipėrm janė anėtarė tė ish-lidhjeve tė shumta komuniste tė shkrimtarėve shqiptarė nė tė dy anėt e kufirit, janė anėtarė tė atyre lidhjeve qė ende sot nuk kanė kėrkuar ndjesė pėr gjyqet e zhvilluara, tė nisura, tė pėrkujdesura, apo tė ideuara ndaj shumė shkrimtarėve e artistėve, ndoshta ndaj mė tė mirėve. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr shumė gazeta shqiptare, sidomos brenda kufijve tė padenjė tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilat kanė vjellė vner kundėr ēdo njeriu tė ndershėm, ēdo artisti tė vėrtetė e ēdo shkrimtari jokonformist. E tillė ėshtė, pa dyshim, “ZP”-ja, qė pėr nga ligėsitė e kryera ia kalon edhe gazetės “Drita” tė Lidhjes sė reformuar komuniste tė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Por ndryshe nga “ZP”, qė ishte organi i partisė nė pushtet, “Drita”, pėr nga natyra e saj, duhej tė kishte justifikuar sė paku emrin. Nė faqet e kėsaj gazete janė publikuar jo vetėm gjyqet ndaj shkrimtarėve, por edhe fjalimet patetike tė politbyrosė, pseudorecensat e shkollarėve, si dhe tė ashtuquajturat studime e kritika tė kastės mė famėkeqe qė ka sunduar ndonjėherė nė atė institucion mė sė paku tė pamoralshėm e po aq tė pavlerė, kasta e Dhimitėr Shuteriqit e Dalan Shapllos. Ky i fundit madje, mbasi u rehabilitua prej miqve tė vjetėr – tash kėshilltarė tė rinj tė Presidentit tė Republikės – me urdhėrin “Mjeshtėr i Madh i Punės”, i qepet rehabilitimit tė mėtejshėm tė Koēo Bihikut, Agim Vincės, Floresha Dados, Alfred Uēit, Jorgo Bulos e krejt tė tjerėve (pa harruar tė pėrfshijė veten!) nė njė shkrim qė s’e ka pėr turp ta kualifikojė si “Histori e mendimit kritik”. Por ish-sekretari i partisė nė LSHA nuk e ka mė guximin e komunistit pėr tė pranuar ballėlart ndonjė ekspertizė, denoncim, rekomandim, kėrcėnim apo survejim qė ka bėrė ndaj miqve tė sotėm, e as ndershmėrinė minimale qė ia lyp profesioni pėr tė emėrtuar “kritikėn e kohės sė para viteve ’90” si realizėm socialist, edhe pse artikulli ėshtė vetėm njė kopje e rrjedhur e shkrimit tė tij tė mėparshėm “Rinia e pėrjetshme e artit tė realizmit socialist”.
Njė libėr me dėshmi i botuar kohėt e fundit nė Kosovė flet pėr denoncime dhe pėr dėshmi tė shumė emrave tė njohur kundėr Adem Demaēit, njė ndėr tė cilėt rezulton tė jetė edhe Anton Pashku. Trebeshina pėrmend njė listė prej 17 shkrimtarėsh, kritikėsh e studiuesish qė e kanė denoncuar apo kanė dėshmuar kundėr nė proceset ndaj tij, mes tė cilėve edhe Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kuēuku, Resul Bedo e plot tė tjerė (prej tė cilėve, vetėm njė shkrimtar i emigruar nė SHBA ka pasė kurajon t’i lypte ndjesė). Nė numrat e parė tė “ars”-it, nė njė shkrim hulumtues tė Zyhdi Moravės janė ribotuar ekspertizat e Diana Ēulit, Myzafer Xhaxhiut, Koēi Petritit e tė tjerėve qė shtruan rrugėn e vdekjes pėr atė Vilson Blloshm dhe Genc Lekė, qė Ismail Kadare, nė njė letėr tė hapur i quan tė talentuar, edhe pse nė shkrimet e mėparshme kishte nėnvizuar me njė siguri absolute, se asnjė talent i vėrtetė nuk ėshtė pėrndjekur nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha, pėr tė cilin shkrimtari famėmadh shkroi me aq dashuri, pėrkushtim e vetėdije aq e aq vepra e autografe tė shumta: “Nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmėn e jashtėzakonshme qė i ka dhėnė letėrsisė dhe posaēėrisht mua”.
E megjithatė, asgjė s’ka pėr t’u habitur: edhe antikomunisti Sali Berisha qė sulmon nė emėr tė martirit poet Havzi Nela Fehmi Abdiun e pėrlyer tė drejtėsisė shqiptare, merr mend nga recenzentja e pėrjetshme Ēuli, tash e ftuar e liderit demokrat si pėrfaqėsuese e shoqėrisė sė turpshme civile shqiptare, gjysma e sė cilės – kryesisht shkrimtarė e botues me pseudonime kafshėsh e zogjsh - ka mbipopulluar zyrat e korruptuara tė qeverisė e tė shtetit.

Dosje tė hapura, dosje tė mbyllura

Tash sa herė qė ndėr shqiptarė hidhet bomba tymēe e dosjeve, gjėja mė e paqartė mbetet ende natyra e dosjeve qė u dashkan hapur ose jo, sepse ato mund tė jenė sė paku dy: krijimtarie tė vullnetshme dhe denoncimesh. Pėr herė tė parė kjo bombė u hodh nė fillim tė viteve ‘90-tė, por qė prej 12 vjetėsh, presidentėt dhe kryeministrat shqiptarė, sidomos tė sotmit, vazhdojnė tė mos duan e tė mos pranojnė se pėr tė bėrė njė pajtim kombėtar dosjet duheshin, duhen dhe do tė duhet tė hapen pėr tė qetėsuar shpirtin e trazuar tė njė shoqėrie. Pėrkundrazi, pikėrisht ata vetė, sot vazhdojnė tė kenė shefa kabinetesh e kėshilltarė – kryesisht kulturorė e socialė – familje tė tėra spiunėsh lezhjanė, po aq tė njohur e tė rrezikshėm sa edhe ata qė drejtojnė institute fantazmė mediash, lobe parlamentarėsh, lidhje qytetare, organizata joqeveritare e kėshilla tė ashtuquajtur rinorė, pa dashur tė zgjasim pafundėsisht listėn me administratėn shtetėrore, rrogėtarėt shqiptarė nė pėrfaqėsitė e institucioneve tė huaja, tė paqenėn shoqėri civile shqiptare e natyrisht, jetimoret e njerėzve me dosje: partitė politike (sepse as pėr kryeministrat e presidentėt qė kaluan nė radhė gjatė kėtyre viteve e as pėr ata qė do tė vijnė, nuk duhet pėrjashtuar mundėsia se diku do tė kenė dosje edhe ata vetė, me siguri pėr krime apo bashkėpunime me tė rėnda se ato tė shkrimtarėve, pėr krime tė ngjashme me lulėzimin e mafias mediatike pėr shembull, tė mafias sė drogės, apo tė trafikut njerėzor).
Sesi ndodh qė shkrimtarė me status tė veēantė administrimi e hulumtimi nė arkivat e Sigurimit tė Shtetit, si Neshat Thika e ndonjė tjetėr, poetė tė vetėdeklaruar spiunė, tė tjerė tė denoncuar nė shtyp prej viktimave tė veta, t’i ruajnė ende privilegjet e madje t’i zgjerojnė kufijtė e influencės, kėtė zor se ka njeri ta shpjegojė me njė arsyetim logjik. Ajo qė merr pėrsipėr ta shpjegojė edhe kėtė ėshtė veēse alogjika shqiptare, alogjika e vendeve lindore, qė pėrjetuan diktaturėn komuniste, por qė nuk janė tė zotė ta shndėrrojnė atė vetėm nė njė fakt historik. Alogjika shqiptare, po, ajo merr pėrsipėr ta shpjegojė edhe kėtė. Dhe kjo alogjikė funksionon nė kėtė mėnyrė: nė vend qė hapja e dosjeve tė kėrkohet nė rrugė ligjore, prej tė interesuarve tė drejtpėrdrejtė (qė duhet tė jenė edhe viktimat) dhe nėpėrmjet ligjvėnėsve shqiptarė (edhe pse gjysma e tyre rezultojnė tė jenė gjithashtu ish-spiunė), ky proces duket sikur kėrkohet nga shkrimtarėt, por nė tė vėrtetė, atyre vetė, kjo gjė pak u intereson, pėr tė mos thėnė se ku e ku i tremben, e ku e ku u dhimbset e kaluara, sepse nėse me tė vėrtetė do tė ishin interesuar pėr hapjen e dosjeve, sigurisht atė do ta kishin kėrkuar vite mė parė kėtė gjė dhe atje ku duhet: nė qeveri e parlament. Kjo ndodh pėr shumė shkaqe, por mė sė shumti pėr atė, qė psikologėt e quajnė dashuri e viktimės pėr kriminelin: ja pra, pse ndodh qė Pjetėr Arbnori tė marrė pjesė ose tė ftojė nė promovime librash ish-persekutorėt e tij; pse ndodh qė Visar Zhiti tė marrė pjesė mundėsisht nė tė gjithė festivalet poetike si ish i burgosur, edhe pse krah persekutorėve tė vet, ose krah persekutorėve tė miqve tė tij, tash tė tretur nėn dhč; pse ndodh qė Frederik Rreshpja tė heshtė rėndshėm pėr denoncuesin e tij; pse ndodh qė shumica e shkrimtarėve tė dėnuar si tė tillė nga mbledhjet-gjyqe nė Lidhjen e Artistėve tė Shqipėrisė, tė kthehen nė atė vend ku janė dėnuar, jo vetėm pa iu dhėnė pafajėsi nga ky institucion, por edhe pa ngritur me tė madhe ēėshtjen e ndjesės publike qė kjo Lidhje duhet t’u kėrkojė tė gjithė shkrimtarėve. Sidomos atyre qė janė shkuar nė plumb a nė litar, qė kanė vdekur burgjeve. Nuk besojmė se ka ndonjė shkrimtar qė e pret ndjesėn prej kryetarit jetėgjatė tė lidhjes, Dritėro Agollit; ai e ka deklaruar se do tė flasė pas vdekjes, por gjithashtu asnjė nuk u kujtua t’ua kėrkonte kėtė ndjesė atyre qė mendohej se mund ta bėnin vetė jo vetėm nė emėr tė pajtimit, por mė sė shumti nė emėr tė shkėputjes sė vetvetes prej tė kaluarės, ose si dėshmi e pacėnueshmėrisė sė tyre morale: Bardhyl Londos dhe Xhevahir Spahiut. Kryetari i tanishėm i Lidhjes nuk mund ta bėjė kėtė ndjesė jo vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij politike, por edhe mė shumė sa aq… Por nėse pėr ndjesėn e Lidhjes duhet njė vendim i mirėfilltė politik i marrė nė selinė e Partisė Socialiste (gjė qė, gjithashtu nuk ka gjasa tė ndodhė pėr dymijė vjetėt e ardhshėm), ėshtė e pakuptueshme heshtja e gazetės “Drita” nė kėtė drejtim, e cila - ndonėse jemi tė prirur tė besojmė se drejtohet nga njerėz pa lidhje tė dyshimta me tė kaluarėn, pra me kushtin e parė e tė domosdoshėm pėr tė pasur tė drejtėn e ndjesės sė sinqertė ndaj shkrimtarėve – vazhdon tė pranojė diktatin ulėritės tė njėshit dhe superstrukturės sė tij shoqėruese, duke i ringjallur lexuesit neverinė e kronikave tipike tė realizmit socialist, ku glorifikohen takimet idioteske tė kryetarit me turli ambasadorėsh spiunė tė Lindjes, apo memorandumet po aq tė pakuptimta tė lidhura me aksh kryeministėr apo aksh ministėr shqiptar!
Sa herė pra, qė dikush duket sikur kujtohet pėr dosjet, nė mendjen e njerėzve ngrihen fantazi tė panumėrta mbi atė se ēka mund tė kenė ata dosje, se kush mund t’i ketė, si mund tė hapen etj., duke harruar se dosjet janė aty, tė hapura, tė shpalosura, para syve tė tė gjithėve. Mė saktė, tė atyre qė duan t’i shohin. Mjaft tė hulumtosh nė biblioteka publike a private koleksionet e shtypit shqiptar, veprat e secilit shkrimtar, pėr tė parė se dosjet janė vėrtet aty. Nė njė farė kuptimi mund tė thuhet me tė drejtė se ēdo shkrimtar e ka pėrgatitur vetė dosjen e vet. Flasim gjithmonė pėr atė dosjen publike; mė pas do t’i kthehemi dosjeve tė fshehta. “Drita”, “Nėntori”, “Zėri i Rinisė”, “Nė shėrbim tė popullit” , “Bashkimi”, “Puna”, “Shqiptarja e re” … dhe ata qė sot heshtin apo ulėrasin pėr hapjen e dosjeve janė aty, tė gjithė, me kontribute tė jashtėzakonshme dhe vendimtare nė indoktrinimin, ideologjizimin dhe shpyrfytyrimin jo vetėm tė letėrsisė shqipe, por edhe tė krejt lexuesve nė pėrgjithėsi, pra me dosjet e veta. Aty do tė lexosh se si Fatos Kongoli, nga pozita tė forta partishmėrie proletare sulmon Fadil Paēramin, apo se si njeriu me mbiemrin e pastėr shqip Lloshi (Xhevat), quan model shkencor raportin e diktatorit Hoxha nė mbledhjet e PPSH-sė, apo se si sulmohet me jatagan filmi i mrekullueshėm i Giuseppe Tornatores, “Cinema Paradiso”, nė fund tė viteve ’80. Dhe nėse ndodh t’u ribotosh sot ndonjė fragment, ku nė delir e sipėr kanė mohuar veten pėr Partinė dhe pėr Enver Hoxhėn, emra si Ndoc Papleka, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Teodor Laēo, Vath Koreshi, Agim Isaku, Pirro Misha, Ali Xhiku, Natasha Lako, Ismail Kadare e tė gjithė tė tjerėt, qė nėse s’u pėlqen kjo, le tė tregojnė ku ėshtė arti i tyre vjershat e tipit “nė stallė hyn stallieri”, me siguri tė akuzojnė pėr nxitje tė armiqėsisė, ose me metoda qė vetėm ata janė nė gjendje t’i pėrpunojnė, arrijnė tė bllokojnė tirazhin e plotė tė botimit, siē ndodhi me rastin e njė libri ballafaques tė Petraq Kolevicės.

“Paē fatin e…”

Nė pjesmarrjen e tij nė kėtė debat tė “ars”-it, Leka Ndoja, i biri i njė studiuesi dhe shkrimtari tė vdekur nė burg, ndonėse ironizon lehtė me tė dy protagonistėt e shembullit tė marrė nė funksion tė dosjeve, mendojmė se gabon kur tenton tė heqė paralele mes librit tė Kolevicės dhe atij (tė pacituar) tė Shaban Sinanit, njėrit “kundėr” e tjetrit “pro” Kadaresė. E shohim tė padrejtė prirjen pėr tė vendosur shenjėn e barazimit mes kėtyre dy librave pėr nga shumė drejtime: sė pari, Kolevica si njė njeri i lirė dhe pa shfrytėzuar asnjė post, ka mbledhur me qėllim ballafaqimi tekste tė botuara, tė hapura dhe lehtėsisht tė vėrtetueshme nga publiku, pasi burimi i vetėm ka qenė media dhe vepra e shkruar, duke i respektuar dhe cituar njėkohėsisht burimet, emrat, datat, vendet. E pėr mė tepėr ai libėr u zhduk nė shtypshkronjė dhe gazetarja qė shkroi pėr kėtė akt tė pastėr tė censurės, u pushua nga puna pikėrisht me kėtė motivacion nga njė botues aksidental i shkrimtarit famėmadh. Ndėrsa libri i Sinanit - sipas fjalėve tė vetė autorit - mbėshtetet nė dokumente tė arkivave tė shtetit, pra nė tekste praktikisht tė pavėrtetueshme nga publiku, nė tekste autenticiteti dhe origjinaliteti i tė cilave ėshtė gjithashtu i pavėrtetueshėm, nuk ka karakter ballafaques, pra nuk ėshtė transparent, nuk respekton burimet, emrat, datat, vendet, duke mos cituar asnjė prej tyre dhe nga ana tjetėr, ka mbėshtetjen jo vetėm tė autorit, por dhe tė krejt medias nė shėrbim tė tij, e cila nė padurim tė daljes sė librit nga shtypi, mund t’i ketė botuar deri mė tash arkivologut Sinani sė paku katėr autointervista - tė ngjashme me autointervistat qė Kadare lėshon periodikisht te “Shekulli” apo “Korrieri” - duke i dhėnė mundėsinė tė sqarojė nga njė pozitė mjaft arrogante pozicionin e tij si studiues vetėm i atij shkrimtari dhe duke lėnė kėshtu mėnjanė vetė dukurinė.
Po flasim kėshtu, pėr dosje tė natyrės tjetėr, pėr dosje tė turpit (ose tė krenarisė), pėr dosje spiunėsh (ose disidentėsh). Nėse pėr tė gjitha angazhimet e zellshme tė shkrimtarėve shqiptarėve tė realizmit socialist me pėrfaqėsues tipik tė vijueshmit Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare e Fatos Kongoli pėr shpėlarjen e trurit tė individit shqiptar, pėr instalimin e ideologjisė pėr ēdo ēati, si dhe pėr eksperimentimin me monstrėn “Njeriu i ri”, do tė mund tė gjendet herdokur ndonjė ēerek justifikimi, pėr denoncimet, letėr-rekomandimet, ekspertizat, recensat e dėshmitė kundėr fateve a jetėve tė shkrimtarėve e njerėzve tė tjerė nuk mundet e as duhet tė ketė kurrfarė rehabilitimi, sepse asnjė ditė burg e prozatorit origjinal Trebeshina, apo e lirikut tė ndjeshėm Rreshpja, (tė cilėt nuk janė tė vetmit qė e pėsuan drejtpėrdrejt prej denoncimeve, pa dashur tė pėrmendim tė vdekurit e mėdhenj, si Bilal Xhaferri e ndonjė tjetėr), nuk ishin borxh pėr t’iu shpaguar ndokujt.

Me mullinjtė e erės

Dhe ndėrsa disa struken e kujdesen qė tė mos u dalin tė zezat, disa tė tjerė i kanė bėrė llogaritė tė atilla qė tė dalin tė fituar nga ēdo kohė. Qė dojset nuk do tė hapen as kėtė herė, kjo ėshtė njė gjė e kuptueshme, por dhe qė kurdoherė qė tė hapen do tė hapen dosje ose tė tė vdekurve, ose tė atyre qė nuk kanė mundur, nuk kanė ditur a ndoshta nuk kanė dashur tė kenė aq pushtet sa pėr t’i blerė ato, dmth, nga njė pikėpamje do tė hapen vetėm dosjet e viktimave. Viktima jo nė kuptim tė persekutimit tė atėhershėm, sesa tė llogarive tė mirėmenduara tė njerėzve tė veshur me pushtetin e tė sotmes, pushtet qė i bėn tė dalin nga persekutorė nė tė persekutuar, nga hartues dosjesh, nė vuajtės dėnimesh.
Njė rč e madhe disidentizmi dhe shqiptarie po naltohet mbi majat e letėrsisė shqipe: as Rexhep Qosja nuk vajton mė pėr vdekjen e marshallit Tito, por ka mohuar indirekt krejt veprėn e vet studimore, duke rėnė prč e romaneve tė lodhura tė Bungės, Xhungės, Dungės e Mungės; as Ali Podrimjes nuk i kujtohen mė vargjet “Metohia ėshtė gjaku im qė s’falet” e tė tjerat pėr “babėn Tito”, por ka nisur tė arnojė – siē shkruan Blendi Kraja – antologji patriotike, sa pėr atdheun e atyre qė ua shet librat me detyrim, e sa pėr Ēamėrinė, athdheun e atyre qė nuk kanė atdhe; e as Kadare nuk e pranon mė se “Enver Hoxha ishte njeri me shije tė hollė artistike e talent prej shkrimtari”, por po merret me zbulimin e talenteve tė tjera ende tė padėmēuara, si Ēufa, Tufa, Pufa e Gufa, duke i ndihmuar ata nė ēeēenizimin e letėrsisė, pėr ēka do tė shkruhet mė vonė.
Ja pse ky proces do tė jetė i njėanshėm, kurrė i plotė dhe gjithmonė i kontrolluar nga pala e vetme me interesa tė drejtpėrdrejta: shteti.
Shteti, qė ka mbetur pa kundėrshtarė nė kėtė plan pėr zgjatjen e jetės sė spiunėve e njerėzve tė tjerė me moral tė dyshimtė publik pėr tė cilėt ka nevojė, sepse pėrballė, historikisht ka pasė njerėz qė vetėm mbajnė fjalime pėr parime ndėrsa janė ata tė parėt qė i shkelin, njerėz qė flasin pėr hapje dosjesh nga tribunat e atyre qė kanė krijuar dosje tė tjera nė ndėrgjegjen e shoqėrisė, njerėz qė flasin nga gazeta apo ekrani i mafiozėve qė ia dalin ta manipulojnė opinionin pėr plehra, e me tė tillė intelektualė nuk mund tė ndėrgjegjėsohet shoqėria.

Asgjė nuk ndryshon

Pseudonime e emra si: “Dragoi”, Shuteriqi, Siliqi, Shapllo, Pashku, Sinani, Kolevica, “Skėrfylli”, Londo, Spahiu, Lloshi, Haliti, Kongoli, Dado, Agolli, Zogaj, “Milimetri”, Arapi, Kadare, Jorgaqi, Ēaushi, Aliu, Bruqi, Qosja, “Ēiftelia”, Podrimja, Hoxha, Bunga, Xhunga, Dunga, Munga, Ēufa, “Shkrimtari”, Tufa, Pufa e Gufa, me dosje e pa dosje, janė aty ku ishin pėrpara dosjeve, e aty do tė jenė edhe mė pas.
Madje edhe nėse dikush kėrkon falje pėr tė kaluarėn, asgjė nuk ndryshon. Asnjė ndėrgjegje nuk qetėsohet, sepse kėtu nuk ka mė ndėrgjegje.
Tjetėrkund janė dosjet e vėrteta.

Dosjet qė ndyjnė letėrsinė

Nuk i quajti tė denja pėr njė revistė letrare temėn dhe pyetjet e kėtij debati njė pėrkthyes. Pėrkthyesi, qė u ftua nė debat bashkė me njė opinionist tė pavarur qė shėtit mediave me shumė K., e quajti tė padenjė tė merret me dosjet, duke e zbuluar kėtė si njė ēėshtje jashtėletrare, edhe pse kjo qe parathėnė nė temėn e debatit: “Hapja e dosjeve, njė proces joletrar me ndikim mbi letėrsinė”.
Qė kjo ēėshtje e dosjeve e ndyn letėrsinė, kėtė besojmė se e kupton mirė edhe lexuesi mė i rastėsishėm. Ai e kupton kėtė kur merr nė librari a bibliotekė katėr-pesė botimet e fundit tė Kadaresė, tė armatosura me kėrcėnime gazetarėsh tė huaj pėr komisionin Nobel, por edhe tė zbukuruara me histori fantastiko-shkencore tė tipit tė Qeramės, ku pėrshkruhen peripecitė e veprave tė shkruara nė kohė tė vėshtira e tė kaluara nėn hundėn e sigurimsėve syleshė tė diktarurės. Veē kėsaj, lexuesi e kupton kėtė ndotje qė i bėhet letėrsisė prej dukurisė dosje edhe kur, nė pėrforcim e si sforcim, detyrohet tė dėgjojė historitė e sajuara tė njė botuesi francez, Claude Duran, qė pėrbetohet ta besojnė se Kadare ėshtė shkrimtari i vėrtetė dhe i vetėm disident jo vetėm nė Shqipėri, por nė krejt Lindjen, duke e harruar edhe rusin Sollzhenjicin edhe shkrimtarin ēek, aq fort tė ēmuar, tė vyer e tė dashur pėr vetė Kadarenė, Milan Kundera. Lexuesi mė i rėndomtė e kupton se kjo ēėshtje e dosjeve e ndyn letėrsinė kur sheh se nė shtyp e sidomos nė atė letrar, po sajohen shkrime, pėrkthime artikujsh qė na i paskėsh pasė pas shkruar ndonjė “ujk mali” shqiptar a i huaj pėr ndonjė vjershė qė “benka” alegori pėr regjimin qė shkoi. E kupton lexuesi se dosjet e ndotin letėrsinė, kur vėren se sa aspak flasin pėr letėrsinė qė vetė shkruajnė shkrimtarėt shqiptarė, e sa gati janė tė tjerrin llogje pėr dosjet, diktaturat, politikėn, plehrat. Madje edhe tė bėjnė spektakėl, duke u zhgėrryer nė plehra pėr dy orė transmetim televiziv, pėr tė mbojtur interesat e ndonjė kryebashkiaku lustraxhi e tė miqve tė tij botues.

Hapja e dosjeve nuk do t’i hyjė askujt nė punė

Ai bashkėpunėtori idealist i pėrmendur diku lart, qė besonte se duhej ndarė autori nga vepra, nuk e pranon kurrsesi ndikimin e dosjeve mbi letėrsinė, por ende nuk ka asnjė pėrgjigje se pėrse duhet t’i interesojė njė shkrimtari, e pėr mė tepėr njė shkrimtari famėmadh, verifikimi i pastėrtisė sė figurės sė vet. Kjo ėshtė punė burokratėsh, jo shkrimtarėsh. Punė zyrtarėsh. Shkon nė komisionin Bezhani, prej nga, edhe nėse ke vrarė Krishtin ėshtė e sigurtė se do tė dalėsh mė i pastėr se drita. Paskėtaj, me atė copė letėr nė dorė shkon e fillon punė si ambasador a konsull nė Greqi, apo si deputet i dy-tre partive, mjaft qė nė kėto raste tė mos jesh mė shkrimtar, edhe pse herė pas here mund tė botosh ndonjė gjė “pėr qejf”. Ndėrsa me shkrimtarėt pretendues puna ndryshon. Nėse njė lukuni pseudokritikėsh e pseudostudiuesish tė tipit Marku, Kuēuku & Co. hymnizojnė vlera tė padiskutueshme te veprat e Kadaresė, dosja e disidencės pse duhet?
Pėr tė qenė realistė duhet tė nėnvizojmė se pakkush e ka marrė penėn nė dorė pėr tė analizuar veprėn letrare, gjithnjė e mė monotone tė Kadaresė – por edhe ato raste, shkrimet kritike nuk u janė botuar nė asnjė cep gazete a reviste nė Shqipėri, ose edhe nėse janė botuar, janė gjymtyar keqazi, siē ishte rasti i artikullit tė njė kritiku tė njohur gjerman, qė u pėrgjysmua kur u ribotua nė njė gazetė tė Tiranės. Edhe ato qėndrime kundėr Kadaresė, tė hedhura nė shkrime qė qarkullojnė si hije nga njėra adresė interneti nė tjetrėn, nga njėra gazetė nė tjetrėn, nuk mund tė ngrihen mbi inatet personale, mbi zilitė e tė tjera meskinitete e sėmundje tė vocrra njerėzore e profesionale, kryesisht tė tė patalentuarve, qė rreken tė shkruajnė kritikė e degjenerojnė nė thirrje pėr gijotinė! Veē jo mė shumė talent kanė edhe ata qė marrin penėn e lavdėrojnė ēdo gogėsimė tė shkrimtarit famėmadh, duke u nisur gjithashtu nga pozita tė njėjta me kritizerėt, nė mos mė tė ulėta. Por ndoshta problemi mė i madh i mungesės sė kritikės ėshtė, se vepra e Kadaresė, meqenėse i pėrket thellėsisht realizmit socialist, u gjet zbuluar, pa kritikė, sepse njerėzit qė dikur shkruanin pėr socrealizmin, tradhėtuan dhe e varrosėn termin “realizėm socialist”, duke harruar se mund tė kenė mbyllur brenda edhe veprėn e Kadaresė. Nuk duhet harruar gjithashtu, se shumica e atyre qė i dalin nė mbrojtje shkrimtarit janė aq qesharakė e tė dėshtuar, sa jemi tė bindur se vetė Kadare mund tė ndjehet mė keq, bie fjala, kur e mbrojnė tipa si Novruz Shehu, Tefik Ēaushi, Eqrem Habibi, Mark Marku e Hasan Qenani sesa kur e sulmon ndonjė gazetar si Fatos Lubonja. Ndėrkohė qė s’mund tė hidhen pas krahėve as akuzat e Kadaresė pėr pėrfshirjen e dy deputetėve aktualė tė parlamentit shqiptar – njė i majtė dhe njė i djathtė – nė veprimtari tė shėrbimeve tė fshehta gjatė kohės sė diktaturės, edhe pse kėto akuza u bėnė nė kundėrpėrgjigje tė disa aludimeve ndaj shkrimtarit famėmadh, tė hedhura mė parė nga kėta deputetė.

Shteti i njerėzve me dosje

Nė pėrfundim duhet theksuar se nuk mund tė kishte debat mė joletrar, mė antiletrar se ky, por zgjedhja e “ars”-it, e revistės qė ka instaluar debatin e mirėfilltė letrar nė letėrsinė e sotme shqipe, ishte e detyruar pėr shkak se thuajse tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė mbi 40 vjeē (por edhe mė tė rinjtė) janė ose tė implikuar drejtpėrsėdrejti nė tė shkuarėn komuniste – ēka e reflektojnė nėpėrmjet kundėrshtimit apo hezitimit lidhur me hapjen e dosjeve, ose tė varur indirekt nga ajo kohė, nėpėrmjet shėrbimesh, privilegjesh e lidhjesh tė tjera qė kanė pėrfituar e vazhdojnė tė pėrfitojnė nga brezi i kuq. Disa shqetėsohen pėr trazirat qė mund tė sjellė hapja e dosjeve, por ne, duke mos qenė pjesė e asnjė marrėveshjeje me tė kaluarėn, do tė vazhdojmė tė kėmbėngulin nė idenė se dosjet janė njė ndėr ēėshtjet mė tė ndyra shtetėrore e aspak letrare dhe se letėrsia nuk do t’ia dalė t’i hapė kurrė dosjet e veta – ata do tė hapen vetėm kur tė dojė shteti, tė cilit i duhen njerėzit e dosjeve edhe kur janė shkrimtarė.
Pėrfund, urojmė tė mos kemi nxjerrė ndonjė sekret shtetėror nė lidhje me numrin apo identitetin e shumėfishtė tė organikės sė sektorėve tė veēantė tė ministrive tė brendshme dhe shėrbimeve tė fshehta.


Marrė nga numuri 28 i revistes letrare shqiptare “ars”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.