Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aksioneret e shoqerive te medha pergjithesisht jane dele, nganjehere tigra, por gjithnje kafshe.
--- Aurelien Scholl

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Ahmeti: Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, reagon pėr referendumin

“Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re”

“Do bėj gjithēka pėr vendin tim, Maqedoninė”. Ali Ahmeti, lideri shqiptar qė fitoi zgjedhjet i ardhur nga “arti i pushkės”, nuk ka asnjė dyshim se ai dhe tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė duhet ta konsiderojnė kėtė vend si vendin e vet, dhe se duhet tė bėjnė gjithēka pėr tė bashkėjetuar me maqedonasit.

“Ne duhet ta kuptojmė, edhe maqedonasit etnikė dhe shqiptarėt etnikė, se nuk kemi ku ta ēojmė njėri-tjetrin dhe duhet tė pajtohemi me fatin qė ne duhet tė ndėrtojmė bashkarisht ēdo vlerė”, thotė Ahmeti, duke kėmbėngulur se e ardhmja ka tė bėjė me bashkėpunimin dhe jo me luftėn. Ndėrkohė, Ahmeti shfaq bindjen se iniciativa e njė pjese tė opozitės maqedonase do tė humbė. “Sepse njė pjesė e mirė e komunitetit maqedonas e ka kuptuar tashmė se fati ynė ėshtė i pėrbashkėt”, thotė Ahmeti, duke rreshtuar edhe disa prej arritjeve pėr integrimin e shqiptarėve nė bazė tė “Marrėveshjes sė Ohrit”. Ai e konsideron legalizimin e universitetit tė tretė nė gjuhėn shqipe si njė nga sukseset mė tė mėdha. “Sepse vetėm me tė shkolluarit tanė do tė arrijmė tė pėrballojmė sfidat e bashkėjetesės dhe tė integrimit”, thotė Ahmeti.

I pėrkisni njė historie tė re, njė historie qė nisi pėrmes njė lėvizjeje qė zgjoi njė realitet tė ri nė Maqedoni – atė tė nevojės pėr tė pranuar tė drejtat e shqiptarėve si njė etni dhe jo si minoritet. Tre vjet pas nėnshkrimit, sė bashku me faktorėt e tjerė, tė Marrėveshjes sė Ohrit, a mendoni se ajo ėshtė e suksesshme? Pra, a ėshtė implementuar?

Pėr sa i pėrket pyetjes suaj, se unė i takoj njė historie tė re, unė do tė kisha thėnė se zanafillat i kam te njė histori pak mė e vjetėr qė kėrkon tė krijojė njė histori moderne nė Maqedoni. Tashmė, nga viti 2001 e kėtej nė Maqedoni janė krijuar situata tė reja. Nė radhė tė parė, kemi njė Kushtetutė tė re, nė aprovimin e sė cilės saj kanė qenė pjesėmarrės vetė shqiptarėt. Nė tė kaluarėn ka pasur Kushtetutė, por pa i pyetur kurrė shqiptarėt. Pikėrisht nga kjo shpėrfillje e mėparshme erdhi dhe ai ashpėrsim mes shqiptarėve dhe maqedonasve, qė janė dy komunitetet mė tė madha nė Maqedoni. Kjo bėri qė shqiptarėt tė rreshtoheshin rreth UĒK-sė nė pėrplasjen me shtetin maqedonas. Si rezultat i kėsaj lufte, u arrit nė Marrėveshjen e Ohrit, ku mė nė fund u nėnshkrua njė marrėveshje ku u lejon shqiptarėve tė fitojnė tė drejtat qė u takojnė, si njė komunitet etnik qė jeton nė trojet e veta. Unė jam krenar qė kėtu nuk u kalua nė ndonjė kasaphanė, ashtu siē ndodhi me fqinjėt nė rajon, por u arrit t“i jepej fund konfliktit pėrmes njė marrėveshjeje qė do t“i hapte njė faqe tė re historisė sė kėtij vendi. E unė mendoj se janė bėrė mjaft punė, duke filluar qė nga pėrfaqėsimi i drejtė i shqiptarėve nė institucionet drejtuese tė shtetit. Konkretisht, BDI-ja, si njė parti qė pėrfaqėson shqiptarėt nė Maqedoni, sot, nga 14 ministri qė ka aparati i qeverisė, drejton nė 13 prejt tyre ose me ministėr, ose me zėvendėsministėr, ose me sekretar shteti. Ka progres edhe nė pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė polici, nė Ministrinė e Punėve tė Brenshme. Nga njė pėrqindje simbolike, 3 -4 pėr qind qė ka qenė mė parė ky pėrfaqėsim, tashmė ėshtė 15 - 16 pėr qind. Dhe ky trend ende vazhdon. Kėshtu, nga 150 apo 200 policė shqiptarė qė kanė qenė para vitit 2001, tani janė mbi 1500. Po kėshtu, edhe nė Ministrinė e Mbrojtjes kemi mbi 500 oficerė dhe nėnoficerė. Ne kemi besim se nė tė ardhmen do tė ketė akoma lėvizje, sepse, sipas parashikimeve tona, deri nė vitin 2006 - 2007, ne shpresojmė qė pėrfaqėsimi ynė nė ushtri tė jetė mbi 25 pėr qind. Po kėshtu, ėshtė arritur shumė nė drejtim tė legalizimit tė universitetit tė tretė shtetėror nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni. Unė mendoj se kjo ėshtė arritja mė e madhe, sepse shkollat janė ato qė do tė na furnizojnė me kuadrot e nevojshme, me njerėz me horizont, qė proceset qė janė tė sanksionuara nė Marrėveshjen e Ohrit dhe nė Kushtetutė tė implementohen tė gjitha. Njerėz tė tillė do tė ndihmojnė tė arrijmė edhe atė pėr tė cilėn shqiptarėt janė pėrpjekur dhe kanė luftuar. Pėr kėtė unė mendoj se ėshtė shumė me vlerė legalizimi i universitetit. Kjo s“do tė thotė tė vetėkėnaqemi, por ne as nuk mund tė heshtim pėr atė qė ėshtė bėrė deri tani. Personalisht, unė mendoj se s’kemi bėrė kurrgjė, ndaj dhe do tė vazhdoj tė kėrkoj atė pėr tė cilėn luftuan shqiptarėt.

Disa kohė mė parė, publicisti dhe shkrimtari, Kim Mehmeti, duke analizuar situatėn shprehej se “Maqedonia ėshtė koncept shqiptar”!. Madje, ai i referohej pamundėsisė sė mbijetesės sė kėtij vendi pa shqiptarėt. Ju mendoni se njė logjikė e tillė ėshtė reale dhe e kuptueshme edhe nga maqedonasit?
Realiteti ėshtė ky: nė Maqedoni jetojnė 2 milionė banorė, prej tė cilėve 25 pėr qind janė shqiptarė, sipas regjistrimit tė fundit. 10 pėr qind tė tjerė janė pakica tė tjera dhe mbi 60 pėr qind janė maqedonas. Ne nuk jemi minoritet, nuk jemi popull i dyndur nga ndonjė vend tjetėr e tė ardhur kėtu, por tė lindur dhe tė rritur kėtu. Pra, ne duhet ta kuptojmė, edhe maqedonasit etnikė dhe shqiptarėt etnikė, se nuk kemi ku ta ēojmė njėri-tjetrin dhe duhet tė pajtohemi me fatin qė ne duhet tė ndėrtojmė bashkarisht ēdo vlerė, sepse ne ato vlera qė do tė ngrejmė do t“i ngrejmė pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt, pėr fėmijėt tanė. Nga njė pjesė e maqedonasve ky realitet duket se ėshtė kuptuar mjaft mirė. Mirėpo, ka edhe tė atillė qė mendojnė se ēdo avancim i tė drejtave tė shqiptarėve, siē ėshtė gjuha apo pėrfaqėsimi i drejtė, simbolet kombėtare, universiteti, u heq atyre ekskluzivitetin, sepse ata kanė menduar se Maqedoania ėshtė vetėm e maqedonasve. Kjo ka qenė njė tezė tepėr e gabuar dhe mendoj se ata qė i qėndrojnė kėtij pozicioni e kanė shumė gabim. Unė do tė kujtoj kėtu Cervenkovskin, sot president, qė kur u zgjodh nė krye tė qeverisė pas zgjedhjeve tė vitit 2002, tha nė Parlament se: “Maqedonia, i pėlqen apo nuk i pėlqen dikujt, nuk ėshtė vetėm e maqedonasve, por edhe e shqiptarėve, sepse nuk mund tė jetė minoritet njė popull qė ėshtė mbi 23 pėr qind”. Kėshtu, nėse mua si shqiptar nuk mė hiqet e drejta qė tė mendoj dhe tė veproj nė Maqedoni, nė tė gjitha drejtimet, pa kufizime, atėherė unė e ndiej Maqedoninė shumė mė tepėr si atdhe timin, e ndiej pėrgjegjėsinė shumė mė tė madhe pėr tė gjitha proceset, sepse kam pėrgjegjėsi ndaj vendit tim. Por nėse dikush nga maqedonasit mendon se Maqedonia ėshtė vetėm e tij e ka shumė gabim, sepse unė nuk mund tė jem qiraxhi nė shtėpinė time. Ne si shqiptarė, nuk them se nuk kemi komplekse. Por ne tė gjithė, sė bashku me maqedonasit, duhet t“i heqim komplekset, sepse ky vend, sa u takon maqedonasve u takon edhe shqiptarėve. E shqiptarėt do tė jenė me mė shumė pėrgjegjėsi ndaj shtetit, nėse do tė fitojnė tė drejtat qė u takojnė.

T“i kthehemi asaj qė po ndodh sot nė Maqedoni. Njė pjesė e opozitės ka kėrkuar tė realizohet njė referendum pėr tė anuluar ndarjen territoriale qė u jep mė shumė tė drejta shqiptarėve. Pas kėtij zhvillimi ju u keni kujtuar maqedonasve mundėsinė e kthimit tė njė lufte qytetare. Sa real mund tė jetė ky kėrcėnim?

Unė kam shfaqur njė shqetėsim timin pėr tė alarmuar qytetarėt, nė veēanti ata maqedonas. Nuk ka qenė kėrcėnim, por alarm, pėr tė kujtuar se ēdo kthim pas ka pasoja, dhe pėr pasojat unė dua tė alarmohen njerėzit, qė tė mos thonė qė nuk e kemi ditur. Sepse ne, nėse kthehemi pas ne humbim shanset qė i kemi fituar pas politikės qė kemi ndjekur nė marrėdhėniet ndėretnike dhe pėr progresin qė ėshtė duke u zhvilluar nė drejtim tė integrimit nė NATO e BE. Kėshtu qė, unė kam paraqitur njė shqetėsim pėr referendumin, sepse njė referendum njėnacional sjell pasoja brenda shtetit, ngase rikthen revoltėn nė komunitetin shqiptar. Unė mendoj se ne duhet tė ndėrtojmė njė politikė e cila ėshtė dobiprurėse pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė, pavarėsisht se kujt komuniteti i takojnė.

A mendoni se nė rast tė fitores sė kėtij referendumi nga kėrkuesit, mund tė rrezikojmė njė referendum tjetėr nga pala shqiptare pėr tė kėrkuar tė kundėrtėn?

Jo! Unė mendoj se nuk ka nevojė tė kėrkojmė paralelizma. Unė mendoj se nė kėtė rast ėshtė e nevojshme tė informojmė qytetarėt, nė veēanti komunitetin maqedonas, qė ne duhet tė shohim pėrpara dhe nuk duhet tė bėjmė organizime qė na kthejnė pas. Megjithatė, ėshtė e drejtė kushtetuese qė dikush tė mbledhė firma pėr referendume. Ne do ta respektojmė kėtė tė drejtė tė qytetarėve, por jemi tė bindur qė iniciativa nuk sjell ndonjė dobi. Unė mendoj se komuniteti maqedonas nė shumicėn e vet ėshtė i vetėdijshėm se ky koalicion qė drejton sot vendin po punon me intensitet tė plotė, qė Maqedonia tė jetė e nderuar si pėrpara qytetarėve tė saj, ashtu edhe nga komuniteti ndėrkombėtar.

A mendoni se njė pjesė e politikės maqedonase, pėrmes referendumit, kėrkon tė shtyjė sa mė shumė efektet qė vijnė nga Marrėveshja e Ohrit?

Tash ne nuk mund tė ndėrpresim iniciativa tė grupeve apo organizatave, tė cilat pėrpiqen tė promovohen e tė cilat pėrpiqen tė shfrytėzojnė ndjenjat e qytetarve qė tė ngrihen vetė nė politikė. Qytetarėt ballafaqohen me njė krizė qė ka tė bėjė me mirėqenien ekonomike. Kjo i bėn ndonjėherė lehtėsisht tė manipulueshėm, pėr tė shprehur pakėnaqėsitė ndaj koalicionit qeverisės. Mirėpo, nė kėtė rast, duke pasur parasysh problemet madhore qė po kalon Maqedonia, qytetarėt e saj lipset t’u qėndrojnė larg kėtyre thirrjeve. Duke shtuar kėtu edhe punėn intensive tė koalicionit, referendumi do tė jetė i humbur. Ne jemi tė bindur se punėt qė janė bėrė nga koalicioni qeverisės janė mė tė mėdha se sa ambiciet politike tė iniciuesve tė kėtij referendumi. Mjafton tė kujtojmė se njė vend qė ka vetėm tri vite qė ka dalė nga njė luftė, ka arritur tė firmosė Marrėveshjen pėr asocim-stabilizimin me BE-nė dhe ėshtė ftuar nga NATO-ja. Gjithsesi, unė e shpreh edhe njė herė se, ne do tė respektojmė tė drejtėn qė kanė kėta qytetarė pėr referendum.

Po qėndrimin e Tiranės zyrtare ndaj asaj qė ndodh nė Maqedoni, si e konsideroni?

Mendoj qė Tirana nė vazhdimėsi ka mbajtur njė qėndrim tė drejtė ndaj problemeve brenda rajonit e, sidomos ndaj vendeve qė banohen nga shqiptarėt. Edhe nė kėtė rast mendoj se do tė vazhdojė me mbėshtetje tė tilla. Raportet Shqipėri - Maqedoni janė tė njė niveli shumė tė mirė dhe ne jemi nė dijeni pėr firmosjen e disa marrėveshjeve me leverdi tė pėrbashkėt, qė janė nė dobi tė tė dy vendeve.

Po partitė politike shqiptare nė Maqedoni, pėrballė situatės sė krijuar prej referendumit qė ka kėrkuar njė pjesė e maqedonasve, a kanė njė strategji tė pėrbashkėt?
Jo se kanė strategji tė pėrbashkėt, por partitė shqiptare nė Maqedoni, pėr sa i takon referendumit, kanė njė qėndrim qė nuk i dallon nga njėra-tjetra.



Ēfarė kėrkohet me anė tė referendumit

Protestat nė rrugė kanė shėnuar hapat e parė tė disa partive tė opozitės nė Maqedoni pėr tė kėrkuar nisjen e njė referendumi i cili tė vendoste pėr ndarjen e re territoriale. Analistėt mendojnė se rezultati i vetėm i kėtij votimi do tė ishte vonesa nė procesin e decentralizimit – njė pjesė e rėndėsishme e marrėveshjes sė paqes sė Ohrit e cila i dha fund konfliktit tė armatosur. Ligjet pėr decentralizimin janė pjesa e fundit dhe mė e rėndėsishme e marrėveshjes sė Ohrit. Ato shihen si parakusht pėr synimet e Maqedonisė pėr anėtarėsim nė BE dhe nė NATO. Ligjet pėr decentralizimin, tė miratuara nė Parlamentin maqedonas kanė tė bėjnė me caktimin e kufijve tė rinj bashkiakė, tė cilėt do tė bėjnė qė komunitetet me shumicė shqiptare tė bashkohen nė bashki, tė cilat deri mė tani, dominoheshin nga maqedonasit. Kritikėt maqedonas tė ligjit tė ri thonė se pėrpjekjet pėr t“i dhėnė mė tepėr pushtet autoriteteve lokale nė fushat e shėndetėsisė, arsimit, disa taksave dhe zhvillimit ekonomik lokal, do t’i lejojnė shqiptarėve tė “spastrojnė etnikisht” rajonet nėn kontrollin e tyre. Zemėrimi ėshtė pėrqėndruar kryesisht pėr njė sėrė qytetesh me shumicė maqedonase tė cilat do tė shkrihen nė rrethet me popullsi me shumicė shqiptare, pėr tė cilat maqedonasit tremben se do tė humbasin karakterin e tyre. Njė prej kėtyre ėshtė Struga, nė Maqedoninė jug perėndimore. Njė tjetėr shqetėsim ėshtė edhe ai pėr statusin e kryeqytetit. Shkupi do tė bėhet njė qytet dy gjuhėsh, ku shenjat e rrugėve dhe dokumentat do tė jenė nė tė dyja gjuhėt.


Ura e Gurit, pasqyra e dy komuniteteve

Ura e Gurit mbi lumin Vardar ka pėrfunduar sė rindėrtuari, por nuk ėshtė hapur ende plotėsisht. Ajo ėshtė pika e kufirit ku ndahen edhe zonat ku jetojnė shqiptarėt dhe maqedonasit nė Shkup. Pazari i Vjetėr, ose siē njihet, “Ēarshia”, qė ėshtė nė anėn qė, sipas ligjit tė ri tė ndarjes territoriale do tė drejtohet nga shqiptarėt, ka mjaft pllaka tė thyera, gropa dhe ndėrtesa tė parestauruara. Ndėrkohė, pėrballė, menjėherė sapo kalon urėn, aty ku jeton shumica e maqedonasve, sheshi i madh ėshtė krejt i ri dhe i zbukuruar. Edhe ndėrtesat kanė pasur pėrkujdesje tjetėr, ku ndihet se shteti i ka mirėmbajtur. “Kanė dashur ta bėjnė tė dallueshme harresėn ndaj nesh, mospranimin tonė”, mė thotė Ramadani, njė gazetar i cili mė shoqėron pėr tė mė treguar efektet e ligjit qė ėshtė kontestuar nga njė pjesė opozitės maqedonase. Ndėrkohė, tregtarėt shqiptarė, qė zotėrojnė shumicėn e Ēarshisė, kanė bėrė gati tabelat me mbishkrimin edhe nė maqedonisht edhe nė shqip, si dhe flamurėt pėr t“i varur nė shtėpitė dhe dyqanet e tyre.





Ahmeti pohon mundėsinė e lėvizjes sė zyrave tė Bashkimit Demokratik nga Tetova nė kryeqytet

BDI-ja, drejt Shkupit me integrim
“Do shkojmė drejt kryeqytetit se atje partia ka themelet”


Zyra e tij ėshtė nė njė lagje krejt te re, disi nė tė dalė tė Tetovės, e ndėrtuar nga shqiptarėt pas luftės. Ajo duket pjesė e njė historie tjetėr.

Shqiptarėt e Maqedonisė janė mėsuar qė partitė e tyre t“i shikojnė me seli aty, nė qytetin qė ėshtė konsideruar gjithnjė si burimi i lėvizjes sė shqiptarėve por edhe i rezistencės sė asaj qė kanė dashur gjithnjė tė arrijnė. Por, kreu i BDI-sė mendon tani pėr mė tutje, pėr tė “kaluar” mendimin shqiptar atje ku ndėrtohet e gjithė politika. “Unė kam zbritur fillimisht nga Shipkovica nė Tetovė. Pra, kam rėnė nga malet nė fushė. Pak nga pak, nga fusha mendoj se do tė zhvendosem edhe nė kryeqytet, nė Shkup”. Ish- shefi i UĒK-sė, lideri i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, mendon se rruga e zhvvendosjes sė aktivitetit tė tij politik nga Tetova nė Shkup ėshtė drejt realizimit. Ai ka disa kohė qė ka lėnė shtėpinė e tij dykatėshe nė Shipkovicė dhe tashmė qėndron gjatė gjithė ditės nė zyrėn e tij nė Tetovė, aty ku gjatė kohės sė luftės qėndronte shtabi i UĒK-sė. “Kemi qėndruar kėtu pėr arsye objektive, po themelet e vėrteta tė BDI-sė janė nė Shkup. Kėtu ku jam, jam me qira”, thotė Ahemti. Ai e pranon se, Shkupi ėshtė qendra ku lėviz politika dhe diplomacia. Prandaj ai ėshtė i nevojshėm edhe pėr shqiptarėt, qė duan tė bėhen pjesė aktive e tė gjitha ndryshimeve nė “Maqedoninė e Re”, (siē i pėlqen atij ta cilėsojė atė qė ėshtė ndėrtuar pas Marrėveshjes sė Ohrit) qė tė jenė atje. “Shkupi ėshtė qendėr, metropol. Atje ėshtė instaluar diplomacia ndėrkombėtare. Edhe ne e kemi parasysh kėtė fakt, qė nė njė tė ardhme tė jemi tė pranishėm nė Shkup”, thotė Ali Ahmeti, i sigurtė se, integrimi i shqiptarėve dhe maqedonasve si dy etnitė e rėndėsishme tė Maqedonisė, do tė gjejnė rrugėt pėr tė kuptuar gjithnjė e mė tepėr njėri-tjetrin.



Ahmeti, luftėtari qė beson te politika

I veshur sportiv, 45-vjeēari Ali Ahmeti, duket ende mes betejės dhe politikės. Por, mjaftojnė vetėm disa minuta pėr tė kuptuar se ai tashmė i shikon zgjidhjet nė politikė. Madje, i shikon politikisht, edhe pse nuk ka ngurruar t“u kujtojė atyre qė kėrcėnojnė me injorimin e Marrėveshjes sė Ohrit se pasoja mund tė jetė rikthimi i luftės. “Jo, nuk dua asesi t“i kėrcėnoj. Dua vetėm t“i kujtoj, t“i paralajmėroj”, thotė Ahmeti. E, si pėr tė vėrtetuar se zgjidhja do tė jetė vetėm politike, ai vazhdon tė numėrojė me kėnaqėsi shifrat qė flasin pėr mundėsinė qė kanė sot shqiptarėt pėr t“u pėrfaqėsuar nė institucione, pėr tė folur lirisht gjuhėn e pėr tė mbajtur simbolet e tyre.

Kortezi e gazetes Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.