Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė premton shumė, bėn pak
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Sport :: Ermal Kuqo, basketbollisti shqiptar qe luan per kombtaren turke
Postuar nga: Albo

Sport I ati i basketbollistit tregon arsyet qė e shtynė djalin e tij tė zgjidhte Turqinė

Robert Kuqo: Im bir s’ėshtė tradhtar

"Ermalin nuk e lanė tė stėrvitej nė pallatin e sportit"

FATJON KODRA

Ermal Kuqo

Gjatėsia: 207 cm
Pozicioni: Qendėr
Datėlindja: 12 shkurt 1980
Pesha: 120 kg
Klubi: Efes Pilsen, Turqi (2003 - '05)
Shtetėsia: SHQI-TUR
Skuadrat ku ka luajtur: Lasko (SLO), Seminole JC (USA)
Mbiemri qė pėrdor nė Turqi ėshtė Kurtoglu
Karriera:

1997-1998: Fenerbahēe Stamboll
1998-1999: Fenerbahēe Stamboll
1999-2000: Fort Scott CC
2000-2001: Seminole JC
2001: Blu Summer League nė Trevizo (ITA)
2001: Big Man Camp nė La Ghirada (ITA)
2001-2002: Kroacia Osiguranje Split (KRO)
2002-2003: Pivovarna Lasko (SLO)
2003: Big Man Camp nė Treviso (ITA)
2003: Southern California Summer Pro League (The Bravos team)
2003-2004: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
2004-2005: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
Ėshtė shumė i mėrzitur dhe i indinjuar teksa flet. Pasi i biri i tij Ermal Kuqo zgjodhi kombėtaren turke para asaj shqiptare, media dhe Federata Shqiptare e Basketbollit e kanė sulmuar, duke quajtur djalin e tij tradhtar.

Por ish-basketbollisti i njohur i viteve '80, Robert Kuqo, i ati i Ermalit, nuk ka pranuar kurrsesi qė mbi djalin e tij tė hidhet baltė. Ai shprehet se Ermal Kuqo, ashtu siē kanė bėrė Pirro Dhima apo Luan Shabani, ka zgjedhur tė pėrfaqėsojė njė tjetėr vend, qė t'i hapė dyert karrierės sė tij dhe se nuk ka kėrkuar para, ashtu siē ėshtė thėnė, pasi nuk ka nevojė pėr to. Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn "Panorama", Robert Kuqo flet pėr karrierėn premtuese tė Ermalit, si edhe pėr arsyet e shumta qė e shtynė atė tė ndėrmerrte njė hap tillė, njė vit pas ofertės qė i bėnė turqit.

Kur e morėt vesh qė djali juaj, Ermali, kishte vendosur tė luante me pėrfaqėsuesen turke tė basketbollit?
Ju po mė pyesni pėr diēka qė mua mė ka rėnduar qė prej nėntė vjetėsh, qė nga koha kur Ermali ka ikur nga shtėpia, nė moshėn 15-vjeēare. Ky institucion qė e ka bėrė kaq shumė problem, kėta gazetarė qė janė senzibilizuar kaq shumė, mė vjen keq qė mė bėjnė tė vihem nė njė pozitė kaq tė vėshtirė qė tė flas, pėr tė vetmen arsye se kemi 9 vjet qė kemi heshtur. Pėr nėntė vjet me radhė mbi Ermalin ka rėnduar pesha dhe barra e madhe e sportistėve tė shumtė tė shkėlqyer shqiptarė, qė kanė mundur tė ēajnė, qė nga Pirro Dhima e Luan Shabani, qė nuk pėrfaqėsojnė Shqipėrinė dhe janė trajtuar si tradhtarė. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ermali ka nėntė vjet qė luan nė Evropė dhe gjatė kėsaj kohe asnjėri nuk ėshtė bėrė i gjallė qė tė pyesė pėr tė. Dua tė pėrgėnjeshtroj nė mėnyrė kategorike lajmin qė ėshtė transmetuar nga njė televizion, ku pretendohej se Ermal Kuqo ka ikur nga Shqipėria pėr tė luajtur nė Turqi pėr arsye ekonomike.

Pra, ju thoni se versioni i hedhur fillimisht nė shtyp nuk ėshtė i vėrtetė…
Nuk ėshtė aspak e vėrtetė dhe ky ėshtė njė version i sajuar. Mė pas nė kėtė lajm thuhej se Ermali paska kėrkuar gjysmėn e buxhetit tė FSHB-sė, por as kjo po iu them unė nuk ka asgjė tė vėrtetė. Dėshiroj qė nėpėrmjet gazetės "Panorama", sekretari i Federatės Shqiptare tė Basketbollit, i cili e pėrfaqėson kėtė institucion, tė nxjerrė kushtet qė i paska krijuar Ermalit, si edhe kushtet qė i ka kėrkuar im bir. Tė mė thotė llojin e makinės qė i paska kėrkuar im bir, kur, nė tė vėrtetė, ka qenė ai vetė qė ia premtuar njė gjė tė tillė dhe qė nuk e ka mbajtur kurrė kėtė premtim. Tė mė thotė shumėn e paguar pėr hotelin ku ka fjetur Ermali, tė ushqimit qė ka ngrėnė Ermali, tė pasaportės qė i kanė siguruar djalit tim. FSHB-ja deklaroi se nuk i siguron dot pasaportė diplomatike, kur me urdhėr tė Kėshillit tė Ministrave tė gjithė futbollistėt kanė marrė njė tė tillė. Ndėrkohė qė Ermal Kuqo ka disa vjet qė ka bėrė emėr nė basketbollin turk, evropian apo edhe atė amerikan tė NBA-sė.

Kur e ka marrė Ermali ofertėn nga Turqia pėr t'u bėrė pjesė e kombėtares sė kėtij vendi?
Atij i ėshtė bėrė oferta pėr tė luajtur me Turqinė qė kur mbėrriti vitin e kaluar tek ekipi i Efes Pilsenit. Por Ermali e ka kthyer mbrapsht ofertėn, duke u thėnė se ėshtė shqiptar dhe do tė luajė me Shqipėrinė. Nė kampionatin turk do tė luajė me mbiemrin turk, ndėrsa nė kompeticionet ndrėkombėtare do tė luajė me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23, pasi 12-ta ishte e zėnė.

Ju i hidhni poshtė pretendimet e ngritura, qė Ermali ka zgjedhur Turqinė pėr arsye financiare?
Ermali nuk ka nevojė pėr para. Edhe kur ka udhėtuar nga Turqia pėr t'u bashkuar me kombėtaren shqiptare, qė nuk u grumbullua, im bir nuk ia ka kėrkuar Federatės paratė e biletės. Le tė mė thonė ata shumėn qė u ka kėrkuar Ermal Kuqo atyre. Askush prej drejtuesve nuk ka ardhur ta takojė atė kėtu. Ermali ka lidhur njė kontratė mjaft tė mirė me Efes Pilsenin, kėshtu qė nuk ka nevojė fare pėr paratė. Ermali ka kėrkuar seriozitet, impenjim, gatishmėri dhe stėrvitjen e duhur. Ermalin nuk e kanė lėnė tė hyjė nė pallatin e sportit "Asllan Rusi" qė tė stėrvitet. E kanė nxjerrė jashtė duke i thėnė se nuk kishte orar stėrvitjeje. Kėtu kemi tė bėjmė me njė mashtrim institucional.

Pėrse e bėri Ermali kėtė zgjedhje?
Duke parė eksperiencėn e tė gjithė sportistėve, ai e ka kuptuar se kėtu nė Shqipėri nuk mund ta sigurosh dot jetėn. A mund tė sigurohet jeta me njė kontratė 2-vjeēare nė Shqipėri? Pse nuk ngrihet ky problem nga specialistėt, qė sportistėt nė Shqipėri tė mund nėnshkruajnė njė kontratė pėr tė siguruar jetėn. Si qenka puna, tė jetojmė sa pėr tė ngrėnė njė copė bukė, shqiptari thotė se njė copė bukė ha edhe qeni. Ermali ka ikur me lot nė sy nga Shqipėria, duke thėnė se kėtu drejtojnė tė paaftėt. Ermal Kuqon e pėrzunė nga Shqipėria, i vunė drunė. Ai ka njė personalitet tė padiskutueshėm nė Evropė. Pse televizionet tona nuk kanė dhėnė as edhe njė ndeshje basketbollit tė Ermal Kuqos nė Euroligė?

Drejtuesit e Federatės kanė deklaruar se nuk i dinė arsyet e vendimit tė Ermalit. Ē'mund tė thoni ju pėr kėtė?
Tė kenė turp ata qė deklarojnė njė gjė tė tillė dhe qė nuk denjojnė tė mė hapin edhe telefonin. Ata kanė rėnė viktimė e gazetarėve turq apo e lajmeve qė janė pėrhapur nė internet, qė kanė synim vetėm tė na pėrēajnė. Unė po ju them se Ermal Kuqo ka vendosur pėrfundimisht tė luajė pėr ekipin kombėtar turk vetėm nė nė tė gdhirė tė ditės sė enjte, ndėrkohė qė gazetat shqiptare e kanė bėrė fakt tė kryer qė tė martėn. Shtetėsia ėshtė gjė tjetėr dhe kombėsia ėshtė tjetėr gjė.

Pra, ju thoni se Ermali nuk e kishte marrė ende vendimin, ndėrkohė qė ishte pėrhapur lajmi se ai e kishte bėrė njė gjė tė tillė?
Nė orėn 1 tė mėngjesit tė sė enjtes Ermali mė mori nė telefon dhe mė tha: "Babi, sapo vendosa tė luaj nė kombėtaren turke. Kam bėrė gabim qė nuk tė kam dėgjuar ty". Unė vetė i pata thėnė qė nė muajin janar tė mos kthehej nė Shqipėri, sepse pėrndryshe do tė humbiste tė ardhmen e tij. Ermali ka vendosur tė luajė pėr Turqinė vetėm kur dėgjoi njė lukuni qė u vėrsul kundėr familjes sė tij, duke cėnuar dinjitetin tonė. Njė sportist shqiptar nga mė tė mirėt merr vetėm 20000 apo 30000 lekė tė reja nė muaj. Ndėrsa basketbollisti mė i rėndomtė nė Evropė merr 3000 dollarė nė muaj. Ermali kishte ėndėrr tė luante me kombėtaren shqiptare, madje kishte porositur nė SHBA njė palė atlete me ngjyrat kuqezi, tė cilat i kam nė shtėpi. I kishte telefonuar sekretarit tė FSHB-sė qė nga Turqia dhe i kishte thėnė tė mos ia jepte askujt numrin 12 tė kombėtares, pasi do tė trashėgojė fanellėn qė ka mbajtur babai i tij dhe xhaxhai tij Artan Kuqo.

Pse dhe kur e ka marrė Ermali shtetėsinė turke?
Ermali kombėsinė e ka shqiptare, kurse shtetėsi ka dy. Fillimisht e kam marrė unė nė vitin 1996, nė mėnyrė qė Ermali tė mund tė luante nė kampionatin turk dhe ka marrė njė mbiemėr turk, sepse pėrndryshe nuk luante dot. Ndėrsa nė aktivitetet ndėrkombėtare Ermali pėrfaqėsohet me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23.

Nė njė tė ardhme tė afėrt ku do tė mund ta shikojmė Ermal Kuqon?
Kėshtu siē e ka filluar, brenda njė viti apo dy vjetėsh, Ermali mund tė shkojė pranė NBA-sė. Ėshtė i regjistruar dhe mund tė shkojė atje. Nuk do tė shkojė me mbiemrin turk, por me atė shqiptar, pra me mbiemrin Kuqo. Ai ėshtė njė shqiptar i vėrtetė dhe bir shqiptari. Ermali nuk ėshtė tradhtar, ashtu siē nuk janė edhe Pirro Dhima apo Luan Shabani. Nuk dua qė Ermali nesėr tė pėrfundojė si Ymer Pampuri, kampioni ynė i vetėm olimpik, i cili sot ėshtė katandisur si mos mė keq. Ėshtė turp i madh, madje ėshtė turp i madh qė Pirro Dhima tė cilėsohet si tradhtar.

Ka pasur oferta nga skuadra apo vende tė tjera Ermali?
Oferta ka pasur nga CSKA-ja e Moskės, nga Ēeramika e Spanjės, Barcelona, nga ekipi i Bolonjės, si edhe nga Beneton Trevizo. Ai do tė ishte larguar kėtė vit, por kontrata qė kishte me Efes Pilsenin ishte 1+1 dhe kjo interpretohej si dyvjeēare nga turqit.



Odiseja e Ermalit me kombėtaren shqiptare

Babai i Ermalit tregon edhe pėr grumbullimin e kombėtares shqiptare, qė nuk u bė kurrė gjatė kohės qė Ermali ishte nė Shqipėri. "Erdhi dy herė nga dhjetė ditė dhe nuk i ofruan asgjė. Kėrkoi qė ekipi tė grumbullohej, por ekipi nuk u grumbullua fare, pėr arsye se nuk kishin fonde. Ndeshjet e eliminatoreve tė evropianit fillojnė mė 11 shtator, ndėrsa ekipi ėshtė grumbulluar vetėm para dy ditėsh”, thotė Roberti. Ndėrkohė qė kombėtarja turke pėr kėto eliminatore ėshtė grumbulluar qė mė datėn 25 korrik. I bėj thirrje qeverisė qė tė bėjė ndarjen e MKRS-sė, seksioni kulturės duhet tė jetė mė vete dhe ai i sportit mė vete. Artistėt dhe sportistėt shqiptarė janė shumė mė lart se sa politikanėt tanė, qė e kanė ēuar vendin nė kėtė gjendje", pėrfundon ish-basketbollisti i njohur.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.