Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur linde ti,qave,te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe,kur te vdesesh,ti te qeshesh,te tjeret te qajne per ty
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Qeveria firmos kontrata ne miliarda leke pa tender
Postuar nga: Albo

Lajme Nė 30 korrik qeveria miraton prokurimin pa tender tė hapur tė 45 miliard lekėve, pėr rikonstruksion rrugėsh

Nano firmos fshehtas 45 miliardė

Shkelet ligji “Pėr Prokurimin Publik”. Miratohen pa tender 10 miliard. Ligji parashikon jo mė shumė se 20 milion

Klodian Rado

TIRANE - Tė 10 Vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė datės 30 korrik, ku pa tender tė hapur, mė tepėr se 40 milionė dollarė amerikanė do tė shpenzohen nga xhepat e taksapaguesve shqiptarė - janė nė kundėrshtim flagrant me ligjin. “Pėr Prokurimin Publik”. Shkelja e parė e ligjit nė fjalė ka tė bėjė me mungesėn e transparencės nga ana e qeverisė, e cila para njė muaji deklaroi se miratoi financimin e disa rrugėve, por jo mėnyrėn se si prokuroheshin mbi 40 milion $. Ligji “Pėr Prokurimin Publik…”, pėrcakton se ka si qėllim tė sigurojė ndershmėrinė, besimin publik dhe arritjen e transparencės nė prokurimin publik.
Nga 10 vendimet qė janė marrė nga Kėshilli i Ministrave, nė 7 prej tyre ėshtė vendosur qė, “punimet publike” pėr rikonstruksionin e disa rrrugėve tė bėhen me anė tė njė procedure tė veēantė tė prokurimit, “kėrkesės pėr kuotim”, kurse 3 tė tjera tė bėhen me anė tė “prokurimit tė drejtpėrdrejtė”. Procedura e “kėkesės pėr kuotim”, sipas ligjit mund tė pėrdoret vetėm kur plotėsohen disa kushte ligjore tė tjera. Nė nenin 23 tė ligjit “Pėr Prokurimet Publike”, parashikohet se: “Enti prokurues mund tė pėrdorė prokurimin nėpėrmjet "Kėrkesės pėr kuotim",… pėr blerjen e mallrave tė gatshme dhe pėr prokurimin e ndėrtimeve e shėrbimeve pėr tė cilat ka treg tė stabilizuar, por me kusht qė vlera e pėrllogaritur e kontratės tė jetė brenda njė kufiri monetar, i pėrcaktuar nė rregullat e prokurimit.” Pra ligji, nė kėtė rast, shprehet qartė se kėrkon kushtin qė vlera e kėtyre shpenzimeve qė pėrdoret pėr ndėrtimet, shėrbimet apo mallrat qė do tė prokurohen, kanė njė treg tė stabilizuar dhe vlera e kontratės ėshtė e vogel, dhe tė mos e kalojė kufirin e pėrcaktuar nė rregulloret pėr prokurimet. Kėto limite, qė nga Prill i 2003, pėr “Kėrkesėn pėr Kuotime”, kane qėnė: 2,000,000 lekė pėr Ndėrtime; 1,000,000 lekė pėr Mallra dhe 500,000 lekė pėr Shėrbime. Por kėto kėrkesa tė normave juridike nuk janė marrė aspak parasysh nga Kėshilli i Ministrave, i cili ka vendosur tė shpenzojė 1miliard lekė pėr sistemimin dhe asfaltimin e rrugės Orikum – Vlorė, jo me tender tė hapur por me “kėrkesė pėr kuotim”, dhe rreth 45 milionė dollarė amerikanė, po me tė njejtėn mėnyrė, pėr tė gjitha akset e tjera. Ndėrsa normat juridike vendosin kufinj prej 2 milionė lekė si maksimum pėr ēdo shpenzim publik, tė bėrė me anė tė procedurės sė prokurimit “kėrkesė pėr koutim”, Kėshilli i Ministrave vendos tė lejojė qė me kėtė procedurė tė shpenzohen, pėr ēdo kontratė punimesh publike, shuma tė tilla si: 1 miliard lekė, 550 milionė lekė, apo 280 milione lėke, shuma tė cilat e kalojnė disa qindra herė kufirin juridik tė lejuar.

Shmagia e tenderit

Ndėrsa ligji “Pėr Prokurimet Publike” parashikon qartė nė nenin 17 tė tij se: Enti prokurues,… duhet tė pėrdorė "Tenderin e hapur" si procedurė tė preferuar tė prokurimit.
Sipas ligjit, enti prokurues, pra organi shtetėror, tė cilit i vihen nė dispozicion fonde publike pėr prokurim, mund tė pėrdorė procedura tė tjera pėrveē tenderit tė hapur, vetėm nė raste tė veēanta. Dhe pėr mė tepėr, pėr Kėshillin e Ministrave ligji sanksionon se: “Kėshilli i Ministrave, nė raste tė veēanta, emergjente, ose tė forcave madhore, mund tė lejojė pėrdorimin e njė procedure prokurimi, pėrveē tenderit tė hapur, nė situatat e parashikuara nė nenet 18, 19, 20, 21 dhe 22”. Pra, ligji nuk lė vend pėr interpretim, por shpreh nė mėnyrė tė prerė se Kėshilli i Ministrave mund tė lejojė njė procedurė tė jashtėzakonshme prokurimi vetėm pėr njė rast tė veēantė, pėr raste emergjente, apo pėr rastet e forcės madhore, dhe vetėm kur plotėsohen kushtet e ligjit. Qėllimi i ligjit ėshtė qė tė nxisė pėrdorimin ekonomik dhe efektiv tė fondeve publike nga entet prokuruese, dhe tė sanksionojė nė mėnyrė urdhėruese se “duhet tė pėrdoret "Tenderi i hapur" si procedurė e preferuar e prokurimit”, ndėrsa kėto Vendimet e Kėshillit tė Ministrave kanė pėrdorur nė kundėrshtim me ligjin, procedura tė jashtėzakonshme pėr shpenzimet e fondeve publike, nė njė kohė qė nuk jemi para njė rasti tė veēantė ligjor.
Prokurimi i drejtėpėrdrejtė
Per “prokurimin e drejtpėrdrejtė” ligji parashikon kėto kushte:
“Enti prokurues mund te perdore prokurimin e drejtperdrejte, …ne rast se kjo procedure nuk do te perdoret me qellim qe te shmange konkurrencen e mundshme, ose ne nje menyre e cila do te shkaktonte nje diskriminim ndermjet kandidateve; si dhe
“kur ne mungese te konkurrences per arsye teknike, mallrat ndertimet ose sherbimet sigurohen vetem nga nje kandidat ose kur nje furnizues ose kontraktues ka te drejten ekskluzive per mallrat per ndertimet ose per sherbimet dhe nuk ekziston nje mundesi tjeter zevendesuese”. Pra kėto vendime tė Keshillit tė Ministrave, duhet tė arsyetohen vetėm sipas kėtyre dispozitave urdhėruese tė ligjit, sepse si akte nėn-ligjore qė jane, duhet tė dalin nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit. Por pothuaj nė asnjėrin nga vendimet e Kėshillit tė Minsitrave, nuk arsyetohet nje gjė e tillė, apo tė justifikohet per shkak emergjence, pėrvec rastit tė asfaltimit te rrugės Jergucat-Sarande, ku parashikohet njė afat 15 ditor pėr pėrfundimin e punimeve.
__________________



6 mashtrime te qeverise shqiptare

Klodian Rado

Deklarata e djeshme pėr shtyp e Ministrit tė Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poēi, pėrbėn skandalin e radhės tė organeve qendrore tė administratės publike. Kjo deklaratė pėr ironi tė fatit fillon me detyrėn qė Ministria i vė vetes nė zbatim tė Kushtetutės dhe normave ligjore shqiptare, pėr tė sqaruar opinionin publik. Nė fakt kėtė detyrė kushtetuese ky funksionar i larte shtetror e kupton se duhet ta kryej nėpėrmjet mashtrimeve dhe fshehjes sė pjesėve tė caktuara tė ligjit, pra nė mėnyrė antikushtetuese.
Pėr mė tepėr ndonėse Kushtetuta qė nė Nenin 4 tė saj tregon parimin e madh tė funksionimit tė shtetit duke sanksionuar se “E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit.” Ministria e Transporteve “sqaron” publikun jo duke u mbėshtetur nė legjislacionin e Republikės sė Shqipėrisė, por duke fshehur pjesė tė caktuara tė ligjit dhe duke u munduar tė justifikojė veprimtarine antikushtetuese dhe antiligjore tė saj si dhe tė vetė Kėshillit tė Ministrave.

Poēi e fillon serinė e mashtrimeve duke deklaruar se mediat qė kanė zbuluar kėtė skandal, qė si gjithė skandalet e Qeverisė Shqiptare llogaritet nė miliona dollarė, kanė dizinformuar duke pretenduar se mediat kanė publikuar se tė gjitha rrugėt nė fjalė janė prokuruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Kjo ėshtė njė e pavėrtetė pasi mediat jo vetėm kanė pasqyruar drejt kėtė abuzim tė qeverisė shqiptare por kanė botuar nė mėnyrė tė plotė faksimilet e vendimeve tė qeverisė, si ato ku si procedurė pėrcaktohet “prokurimi i drejtpėdrejtė” ashtu edhe ato tė procedurės “kėrkesė pėr kuotim”

Sė dyti, nė deklaratėn pėr shtyp thuhet se: “Mbėshtetur nė Nenin 17 dhe 22 tė Ligjit “Pėr Prokurimin Publik”, Kėshilli i Ministrave ka tė drejtė tė lejojė pėrdorimin e procedurės “Kėrkesė pėr Kuotim” pėr raste kur kemi tė bėjmė me prokurime ndėrtimesh pėr tė cilat ka njė treg tė stabilizuar.” Vetėm kaq na thotė zoti Poēi pėrsa i pėrket argumentimit ligjor se pse ėshtė pėrdorur kjo procedure prokurimi. Por ligji nuk ėshtė kaq i mangėt, dhe zoti Poēi e di ose duhet ta dijė se bazuar nė Ligjin Pėr Prokurimin Publik organet admistrative duhet tė pėrmbushin nė mėnyrė rigoroze edhe njė sėrė kėrkesash dhe kushtesh, pėr tė zbatuar procedurėn “Kėrkesė pėr Kuotim”. Ja disa prej kushteve qė sanksionon neni 17 qė i ėshtė referuar si bazė ligjore Kėshilli i Ministrave gjatė vendimeve, dhe ku ėshtė bazuar Ministria e Transporteve gjatė “deklaratės pėr shtyp”:

Kėshilli i Ministrave, nė raste tė veēanta, emergjente ose te forcave madhore, mund tė lejojė pėrdorimin e nje procedure prokurimi, pėrveē tenderit te hapur, nė situatat e parashikuara nė nenet 18, 19, 20, 21 dhe 22.”
Kurse neni 22 qė parashikon pikėrisht situatėn e pėrdorimit tė procedurės “kėrkesė pėr Kuotim” sanksionon:
“Enti prokurues mund tė pėrdorė prokurimin nėpėrmjet "Kėrkesės pėr kuotim", … per blerjen e mallrave te gatshme dhe per prokurimin e ndertimeve dhe shėrbimeve pėr tė cilat ka treg tė stabilizuar, me kusht qe vlera e pėrllogaritur e kontratės tė jetė brenda njė kufiri monetar, i pėrcaktuar nė rregullat e prokurimit.” Ky kufi monetar do apo s’do zoti Poēi pėr ndėrtimet ėshtė i pėrcaktuar nė vlerėn 2 milionė lekė.

Pra Ligji parashikon njė radhe me kushte qė duhet tė plotėsohen pėr pėrdorimin e procedurės sė jashtėzakonshme tė prokurimeve, atė tė “Kėrkesės pėr Kuotim”. Kėto kushte jane: e para, vendos rregullin qė, enti prokurues duhet tė pėrdorė "Tenderin e hapur" si procedure tė preferuar tė prokurimit. E dyta, kjo procedurė mund tė pėrdoret vetėm pėr raste te veēanta, emergjente ose pėr forcė madhore. E treta, procedurat e jashtėzakonshme, pėrveē “tenderit tė hapur”, mund te pėrdoren vetem nė rastet e parashikuara shprehimisht ne ligj. Tė 3 kushtet e mėsipėrme duhet tė jenė njėkohėsisht tė pranishme, dhe vetėm me plotėsimin e tė 3 kushteve ligjore, nga organi administrativ mund tė merret vendimi pėr procedurėn “kėrkesė pėr Kuotim”.

Sė treti, veprimet nė kundėrshtim me ligjin, Ministri Poēi i justifikon nė deklaratėn e tij pėr shtyp, me “qėllimin e vetėm pėr tė realizuar nė kohė dhe me cilėsinė e duhur fondet e vena nė dispozicion pėr Ministrinė e Transporteve dhe Telekomunikacioneve per vitin 2004.” Por nė shumicėn e kėtyre vendimeve tė Keshillit tė Ministrave ishte parashikuar qė punimet tė vazhdonin edhe gjatė viti 2005 e 2006 dhe pėr mė tepėr nė asnjė rast qėllimi i nxjerrjes sė njė vendimi qeverie nuk mund tė vijė nė kundėrshtim me vetė qėllimet e ligjit, sepse mė kėtė rast akti adminitrativ do tė ishte juridikisht i pavlefshėm. Kėshilli i Ministrave, ka kompetencat e nxjerrjes sė akteve administrative individuale apo normative, por nė ēdo rast duhet qė kėtė ta bėjė nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit, nisur nga fakti qė aktet e Kėshillit tė Ministrave janė gjithmonė akte nėn-ligjore. Sipas Kodit tė Procedurave Administrative, njė akt qė del nė kundėrshtim me ligjin, apo nė shkelje tė urdhėzimeve tė tij, ėshtė absolutisht i pavlefshėm.

Sė katėrti, Ministri i nderuar i Transporteve, na shpjegon se nėpėrmjet kėrkesės nuk eliminohet konkurenca por duke ftuar pėr kuotim firmat mė prestigjoze konkurrenca rritet, por Poēi nuk na e argumenton se si qenka rritur kjo konkurrencė kur tė gjithė tenderat janė fituar nė vlerat e tyre limit gjė e cila nuk do tė ndothte nėse do tė kishim tė bėnim me njė tender tė hapur i cili nuk lejon kompromiset. Duket qartė se nėpėrmjet marrėveshjeve paraprake dhe nėpėrmjet mungesės sė konkurrencės qė ka garantuar qeveria shqiptare nisur nga propozimi i ministrit Poēi, shoqėritė fituese kanė siguruar fitime maksimale nė dėm tė interesave tė tatimpaguesve shqiptarė.

Sė pesti, Ministri Poēi mashtron kur thotė se nuk ekzistojnė limite pėrsa i pėrket ftesės pėr kuotim. Limitet e agjencisė sė prokurimit publik tė muajit prill 2003 (ende nė fuqi) janė si nė vijim, 2 000 000 lekė pėr Ndėrtime; 1 000 000 lekė pėr Mallra dhe 500 000 lekė pėr Shėrbime. Kėto limite janė vėnė pėr tė penguar abuzimet e mėdha tė njerėzve tė papėrgjegjshėm por me sa duket nuk kanė efekt pėr njė qeveri qė si qėllim kryesor ka nxjerrjen e pėrfitimeve duke shkelur ligjet e miratuara nga vetė ajo.
Qė ka limit e thotė dhe ligji i cili na ofrohet pjesė- pjesė nga ky mashtrues pa klas. Ligji thotė se procedura “Kėrkesė pėr Kuotim” mund tė pėrdoret pasi tė jenė plotėsuar tė gjitha kėrkesat e mesiperme ligjore, dhe me kusht qe vlera e pėrllogaritur e kontrates tė jetė brenda nje kufiri monetar, i pėrcaktuar ne rregullat e prokurimit.”…Tė ketė dalė vallė njė vendim i fshehtė i cili ta ketė rritur limitin nga 2 milionė lekė nė njė miliard lekė tė reja..??? ndoshta na e thotė kryeministria e cila ka eksperienca tė mira nė mosbotimet apo botimet e pjesshme tė vendimeve nė fletoren zyrtare.

Sė gjashti, gjatė justifikimit tė procedurave tė prokurimit tė drejtpėrdrejtė, ministri i nderuar na sjell pėrsėri njė pjesėzė nga ligji duke na thėnė se 3 rrugė inkuadrohen nė nenin 17 pika 3 tė ligjit pėr prokurimin publik pasi janė rrugė qė duhen riparuar menjėherė dhe nė gjendje teknike tė rėnduar. Sė pari, ministėr i nderuar ngrijini pak sytė dhe lexojeni pikėn 2 nenin 17, do tė shikoni se duhet tė pėrmbushni detyrimisht tė paktėn njė prej rasteve tė pėrcaktuar nė nenin 19 sipas tė cilit: Enti prokurues mund te pėrdore prokurimin e drejtpėrdrejtė, ne perputhje me Nenin 37, nė rast se kjo procedurė nuk do tė pėrdoret me qellim qė tė shmangė konkurrencėn e mundshme, ose ne nje menyre e cila do te shkaktonte njė diskriminim ndermjet kandidatėve. Dhe vijon me 7 raste ku fatkeqėsisht prokurimet tuaja antiligjore nuk mund tė inkuadrohen nė asnjė prej kėtyre pikave. Por ka edhe mė. Duke qenė se si bazė ligjore pėr prokurimin e drejtpėrdrejtė prej Min. Poēi ėshtė marrė fakti (jo ligji) se kėto objekte janė rrugė qė duhen riparuar menjėherė dhe nė gjendje teknike tė rėnduar dhe duke e ditur se kjo gjendje ekziston nė shumicėn e gjithė rrugėve shqiptare na rezulton se nė tė ardhmen me propozimin e Ministrisė sė transportit nėn aprovimin e qeverisė Shqiptare drejtoria e pėrgjithshme e rrugėve do tė prokurojė vetėm nėpėrmjet prokurimit tė drejtpėrdrejtė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.