Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo fillim ka edhe mbarim
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: Anijet greke derdhin vajra dhe nafte ne bregdetin Jon
Postuar nga: Albo

Lajme Anijet me flamuj grekė, qė hyjnė e dalin nga Korfuzi, kanė derdhur prej tre ditėsh tonelata vaji e nafte nė Jon

Vaj nė sipėrfaqe tė detit nga Vlora nė Qeparo.

Kėrkohet ndihma e italianėve pėr kapjen e anijeve greke


Ardian Dauti

VLORĖ- Anijet greke ndotin me naftė, vaj dhe mazut detin Jon, nė kulmin e sezonit turistik. Gjendje alarmante ėshtė krijuar nė jug tė vendit, ku e kaltra e detit ėshtė kthyer nė ngjyrė tė zezė, pas hedhjes sė mijėra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke qė kryejnė linjėn e Korfuzit. Tė parėt qė e kanė vėnė re ndotjen e detit, duke filluar nga Gjiri i Vlorės e deri nė Qeparo, kanė qenė peshkatarėt
e zonave tė Himarės, Dhėrmiut dhe Jalės, tė cilėt kanė alarmuar mė pas policinė dhe distriktin detar tė Vlorės. Pas sinjalizimit tė ardhur nga peshkatarėt, anijet e kėtij distrikti kanė dalė nė det, pėr tė inspektuar gjendjen. Nuk bėhej fjalė pėr njė alarm tė rremė, por pėr njė katastrofė tė vėrtetė ekologjike, nė ditėt qė sezoni turistik nė vendin tonė ka arritur kulmin. Duke filluar nga gjiri i Vlorės e deri nė Qeparo, uji ėshtė tejet i ndotur e me vajra nė sipėrfaqe. Bregdeti i Jonit, i preferuar veēanėrisht pėr detin e pastėr, vazhdon tė ndodhet prej tre ditėsh nga disa anije greke, tė cilat tashmė po kėrkohen nga forcat tona detare.
Ndotja e detit
Vaji i lyrshėm nė sipėrfaqen e detit ka shqetėsuar sė tepėrmi pushuesit shqiptarė, tė cilėt kėtė vit kishin zgjedhur plazhet e Vlorės, Dhėrmiut apo Himarės, pėr tė kaluar ditėt e pushimeve. Arben Agalliu, tiranasi qė ka ardhur nė Jalė pėr tė kaluar pushimet verore shprehet pėr “Shekullin” se ndotjen e detit e ka vėnė re qė para dy ditėsh. “Kur dola nga uji, nė trup kisha njė lėng si vaj qė nuk rrėshqiste kollaj. Nuk i kushtova shumė rėndėsi, por sot gjendja ėshtė bėrė mė alarmante”,-pohon Agalliu. Ai shton se dy fėmijėt e tij kanė dalė nga uji gjithė vaj, gjatė ditės sė djeshme, gjė qė e shtyu atė tė lajmėronte policinė. “Kemi lajmėruar policinė, por edhe sot plazhi i Jalės vazhdon tė jetė gjithė vaj nė sipėrfaqe”,-shton Arben Agalliu.
Anijet greke
Shefi i shtabit tė distriktit detar tė Vlorės, Artur Meēollari pohon pėr “Shekullin” se ndotja e detit ka filluar katėr ditė mė parė. Sipas tij, deti ėshtė ndotur nga sasira tė mėdha vajrash, nafte e mazuti, tė hedhura nga anijet qė lundrojnė me flamuj grekė. “Prej tre ditėsh, ne po patrullojmė nė ujėrat tona detare dhe internacionale, pėr tė identifikuar se cilat janė kėto anije, qė i kanė sjellė ndotje tė madhe bregdetit tonė tė virgjėr”,-thotė Artur Meēollari. Sipas tij, ende nuk mund tė thuhet me saktėsi se cilat janė anijet qė ndotin prej tre ditėsh detin Jon, por sipas Meēollarit, anijet janė me flamuj grekė dhe hyjnė e dalin nga ishulli i Korfuzit. Derdhja e vajit dhe e naftės nė detin Jon ka alarmuar gjatė ditės sė djeshme edhe krerėt mė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit dhe tė Mbrojtjes. Pėr tė identifikuar dhe kapur anijet greke qė gjatė tre ditėve po “shkatėrrojnė” pushimet e mijėra njerėzve, e ē’ėshtė mė e keqja po ndotin plazhet mė tė bukura e mė tė pastra nė vendin tonė, ėshtė kėrkuar ndihma e Guardia di Financės. Gjatė ditės sė djeshme, drejtuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes u kanė kėrkuar ndihmė forcave tė Guardia di Financės, tė vendosura nė ishullin e Sazanit, qė sė bashku me anijet e Distriktit Detar tė Vlorės tė ndalojnė anijet greke qė tė vazhdojnė tė derdhin nė pjesėn shqiptare tė detit Jon tonelata me vajra dhe naftė. Ende nuk dihet nėse anijet e Guardia di Financės kanė dalė nė det, pėrkrah atyre tė forcave detare shqiptare, pėr tė ndaluar anijet greke qė shkaktuar dėme tė mėdha ekologjike nė detin dhe bregdetin e Jonit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.