Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Emigracion :: Viola, studentja e shkėlqyer nė Universitetin e Richmond
Postuar nga: Albo

Emigracion Skeptrin e Universitetit tė Richmondit kėtė vit e mbajti studentja nga Tirana

Viola, studentja e shkėlqyer nė SHBA

Pas nderimit mė tė lartė, sfida e radhės shkolla nė Yale

BRIKENA DEMIRAS

Kur Viola Trebicka mbante nė duar skeptrin e Universitetit tė Richmondit, si studentja mė e mirė e viti 2004, nė sallė ndodheshin edhe prindėrit e saj.

Ata kishin ardhur nga Tirana dhe ky ishte gėzimi mė i madh nė atė ditė tė shėnuar. Tė tė shėnohet emri nė skeptėr dhe tė udhėheqėsh tė gjithė tė diplomuarit e tjerė tė shkollės, ėshtė pėr tė njė nder i madh. Por, prania e prindėrve pėr Violėn nė atė ceremoni ishte njė krenari mė vete.

Ėshtė nga Tirana, kryeqyteti qė i shėrbeu pėr t’u bėrė pikė e referimit nė studimet e saj. Kur filloi tė merrej me temėn mbi efektet e luftės, ajo nuk shkoi nė bibliotekėn e universitetit; ajo erdhi nė shtėpi. Ndėrtimi i kampeve tė refugjatėve pėr shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt erdhėn nė Shqipėri pėr t’i shpėtuar persekutimit tė Sllobodan Millosheviēit, do t’i fliste asaj me gjuhėn e sė vėrtetės. Brenda natės Tirana dhe e gjithė Shqipėria pėsoi njė ndryshim tė madh: varfėri nė rritje, debat politik i flaktė dhe vėmendje publike botėrore. Ky pėrjetim i ndezi Trebickės dėshirėn pėr tė kuptuar origjinat e konflikteve ndėretnike.

Ajo shkoi nė njė shkollė verore mė ‘99-n, me njė bursė nga Fondacioni “Soros”, kur ishte vetėm nė vitin e tretė tė kolegjit turk. Atje u mundua tė aplikonte nė disa shkolla dhe mbaroi edhe vitin e katėrt tė shkollės sė mesme. Mė pas filloi kėrkimi nėpėr shkollat e larta, ku fitoi njė bursė studimi pėr shkencat politike.

Shkove nė Amerikė pėr njė shkollė verore dhe vendose tė rrije. Cila ishte arsyeja qė zgjodhe Richmondin?

Kur arrita nė Amerikė, mė pėlqeu shumė universiteti si ambient, dhe mė tepėr mė tėrhoqi pėr integritetin e lartė akademik. Ishte i mrekullueshėm. Pėr mė tepėr, mė ofruan edhe bursė tė plotė, ēka ishte njė fat pėr mua.

Njė shqiptare mes kombėsive tė tjera tė botės. Si u ndjeve?

Unė e dashuroj gjuhėn shqipe dhe nė fillim i druhesha faktit qė nuk kisha me kė tė komunikoja nė gjuhėn time. Mirėpo, ishte mė pak e frikshme nga ē’dukej; madje, vitin e fundit filloi edhe shoqja ime e dhomės, Xhoana, tė fliste shqip. Sa herė qė mė merrnin prindėrit, ajo arrinte tė komunikonte me ta.

A tė rastiti tė takosh njerėz qė nuk e dinin se ku ishte Shqipėria?

Kishte shumė; si vend i vogėl, Shqipėria ishte e panjohur. Mirėpo, vetė fakti qė ata e pranuan njė shqiptare aty dhe i paguan edhe shkollėn, do tė thotė qė amerikanėt janė tė interesuar pėr kulturat e huaja. Nė shkollė, pėr shembull, bėheshin shumė kuriozė dhe mė pyesnin pėr gjithēka dhe unė isha shumė krenare qė mė jepej rasti t’u tregoja pėr vendin tim. Mund tė them se nė mbyllje tė katėr viteve, nuk kishin ngelur shumė persona nė Richmond qė, tė paktėn, tė mos dinin ku ishte Shqipėria.

Gjatė kėtyre viteve tė shkollės, cilat kanė qenė vėshtirėsitė mė tė mėdha pėr ty?

Pėr gjithkėnd mendoj se vėshtirėsia mė e madhe ėshtė gjetja e vetvetes. Nė shkollė formohesh, brumosesh. Pastaj problemi tjetėr pėr mua, si e huaj, ishte pėrshtatja; nganjėherė ndihesha sikur jetoja mes dy botėve. Natyrisht, nuk doja tė isha dikush qė as nuk e kuptojnė as nuk i kupton, por edhe nuk doja tė humbisja atė ēka kisha sjellė nga vendi im. Unė mendoj se u bėra pjesė e shoqėrisė dhe kjo, pa humbur vlerat dhe kulturėn qė mora me vete nga Shqipėria. Madje, disa veti dalin mė nė pah kur je larg.

Cila do tė ishte njė nga kėto veti pėr ty?

Shqiptarizmi, atdhetarizimi. Mė duket se kur je larg, fiton njė pikė vėshtrimi mbi veten dhe vendin nga vjen, qė shpesh tė mungon kur je nė vend.

Mė shumė se katėr vjet nė Amerikė. Nga miqtė e tu ke dėgjuar edhe pėr shkollat tona. Ku mendon se ndryshojnė?

Nuk e kam provuar kėtu universitetin. Por megjithatė, mė duket sikur atje studentėt janė mė optimistė, pėr arsye se shkollės atje i jepet mė shumė rėndėsi. Kėtu mė duket sikur mungon optimizmi pėr atė qė studentėt i pret pas shkollės.

Po pas kėsaj, ku do tė shkojė Viola? Cilat janė planet e saj?

Unė do tė vazhdoj studimet pėr drejtėsi nė Yale Law School. Drejtėsia mendoj se ėshtė njė nga fushat me probleme mė aktuale pėr vendin tonė, pėr pocizionin ku gjendemi ne sot. Besoj se ka shumė pėr t’u bėrė nė drejtimin e ndėrlidhjes sė vendit tonė me rajonin, me fqinjėt, me trojet shqipfolėse.


Nė shtator, shkolla e ligjeve nė Yale

Pas zgjedhjes sė vėshtirė midis dy alternativave prestigjioze, Shkollės sė Ligjeve nė Harvard apo asaj nė Yale, Viola zgjodhi kėtė tė fundit. Pra, sfida e radhės e pret nė shtator; studimet pėr drejtėsi nė Yale. “Jam shumė e entuziasmuar”, thotė Viola. “Mė duket se juridiku ėshtė hapi mė i logjikshėm pėr ēka dua tė bėj me jetėn time”. Nė radhėt e mėsuesve dhe tė drejtuesve tė shkollės sė lartė tė Richmondit, ajo ka qenė e mirėpritur dhe tė gjithė e kanė vlerėsuar punėn e saj, pa asnjė dyshim. “Kur vjen fjala pėr punėn akademike, shumė njerėz pyesin: ‘A ja vlen me tė vėrtetė?’”, thotė Mari Lee Mifsud, profesore e retorikės dhe komunikimit. “Violės kjo pyetje nuk ka kuptim t’i bėhet. Ajo e ka injektuar punėn e saj me njė sens vėrtetėsie, kuptimi dhe qėllimi”. Hulumtimet e Trebickės janė paraqitur te Simpoziumi i Arteve dhe Shkencave nė Universitetin e Richmondit. Nė pėrfundim tė vitit shkollor puna e Trebickės u nderua me Ēmimin e David C. Evans, pėr Arritje tė Spikatura nė Kėrkime. Ndėrsa pėr ēmimin e madh tė “Studentit mė tė spikatur tė Universitetit” Juliette Landhphair, rektoresha e Westhampton College tė Universitetit tė Richmondit shprehet se “ėshtė njė nderim i pėrshtatshėm pėr dikė si Trebicka, e cila ka shkėlqyer si akademikisht ashtu edhe nė cilėsitė e karakterit. Kur erdhi puna pėr tė vendosur pėr ēmimet qė do tė jepeshin”, thotė Landphair, “s’kishte asnjė ngurim pėr kėtė. Duhej t’i jepej Violės”.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.