Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E verteta eshte aq e erresuar ne keto kohe, dhe genjeshtra aq e mirevendosur,saqe, po nuk e deshe te verteten , zor se do ta njihnim.
--- Blaise Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Letersi :: Dyshimi
Postuar nga: Hydajet.Bajri

Letersi Kjo ėshtė njė pjesė e librit me ese qė po pėrgatitet pėr botim. Duke pas besim tek lexuesi i komunitetit tonė, po sjell kėtu dy prej tyre. Shpresoj se do tė meritojnė vėmendjen tuaj.



Ese


Ata u ulėn pėrballė dhe porositėn gjėrat e zakonshme, dy kafe ekspres, bashk me dy gota ujė me akull.
- Je mirė? – pyeti mė i gjati. Bjere ta ndezim njėherė. Ai mori nga paketa e saponisur cigaren, e pasi e lagu me pėshtymė, filloi ta thithte gjithė afsh.
- Mirė - tha burri mesatar, si gjithmonė me pamje tė shpėrqendruar dhe me vėshtrimin e tretur diku pėrtej gjėrave qė dukeshin.
- Tė bėjmė marrveshjen e fjalės njėherė; sepse kėshtu kuptohemi mė mirė; asnjėherė mos tė mendojmė se kemi plotėsisht tė drejtė, fundja ne kurrė nuk mund tė kuptojmė a kemi tė drejtė apo jo. Dyshimi ėshtė gjėja me e keqe, ai tė brenė si dreqi, megjithatė duke dyshuar njerėzit kanė bėrė shumė punė tė mira, edhe tė kėqija njėkohėsisht. Njerėzit dyshues janė krejt tė pavendosur, tinzarė, mosbesues, brerės. Por jo ēdo dyshues ėshtė i pavendosur. Mė thuaj emrin e njė Dyshuesi tė Madh?
- Tė njė dyshuesi shqiptarė apo tė huaj?
- Jo, tė njė tė huaji.
- Stalini.
- Po, ishte dyshues, sepse po tė mos ishte, nuk do tė bėnte aq shumė mizori.
- Tjetėr?
- Enveri.
- Edhe ai, madje ai dyshonte tek ēdo gjė dhe pėr gjithēka. Tek tė gjithė, bashkėpunėtorėt, miqtė, shokėt e armėve, tė huajt. Por ai nuk kishte vetėm dyshimin. Ai ishte edhe shumė mizor, tinzar, brutal dhe i zgjuar.
- Nejse, tė mos flasim pėr gjėra qė dihen, mos ndoshta gjėrat duhen tė ndahen pak mė ndryshe? Ja, unė mendoj se punėt duhen ndarė nė dy pjesė, ose mė mirė tė themi nė dy kapituj tė mėdhenjė. Tė mira dhe tė kėqija. Nuk do shumė mend pėr tė bėrė kėtė lloj ndarjeje. Tė mirat janė tė dukėshme, tė prekshme, njerėzore dhe shumė transparente. Tė kėqijat? Pėrsėri nuk do shumė mend pėr t’i kuptuar kush janė. Ato kanė gjithmonė hijen e dyshimit, janė gjysėm tė vėrteta, tė mbuluara me mister, asnjėherė nuk thuhen me saktėsi, por janė veshura me njė tis herė herė naiv, gati budalla. Shpesh ato merren tė mirėqena, si aksiomat. Asnjėherė pėr tė kėqijat nuk ėshtė folur siē duhet, gjithmonė ka pasur shumė dyshime. Edhe lajmet pėr ato nuk janė tė plota, gjithmonė lajmi fillon me: “Thuhet se...”. Tė nesėrmen po pėr kėtė lajm tė keq ka edhe njė shtojcė, ose njė ndryshim tė vogėl, fare tė parėndėsishėm nė dukje. Detaji gjithmonė lihet gjysmak, jo i plotė, nė mėnyrė qė tė ndryshohet nė ēastin e duhur. E kėshtu e keqja rritet e rritet, ngadalė, derisa njė ditė ajo bėhet aq e madhe, sa mund tė shembė edhe perandori. Kėshtu duket se e ka pėsuar edhe Roma.
- Pra, ti mendon se dyshimi ėshtė i keq? Ti mendon se unė jam njeri dyshues?
- Ti nuk je dyshues, ti je i pavendosur. Kjo ka njė ndryshim. Dyshuesi mund tė bėjė pėrpara, i realizon qėllimet, ndėrsa i pavendosuri gjithmonė i lė nė mes punėt, ai shpesh herė nuk i nisė fare ato. I pavendosuri beson vetėm tėk ato gjėra qė besojnė shumica e njerzėve. Ka raste kur i pavendosuri, nė kundėrshtim me ato ēfarė i thotė llogjika, vepron kundėr me bindjet e tij, thjeshtė sepse kėshtu vepron shumica, kėshtu ėshtė prirja e pėrgjithshme, kėshtu ėshtė moda.
- E drejtė, mė ka ndodhur....disa herė. Por tė vazhdojmė, sonte mendja ime mė thotė se ti po punon me tė gjitha fuqitė. Jepi!
- Thua ia vlen tė filozofojmė pėr gjėra qė ne i shohim pėrditė, i jetojmė pėrditė, por nuk bėjmė pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė ndryshuar diēka? Ne pranojmė si fakt se duhet tė na drejtojnė dy maskarenj, tre hajdutė, katėr mafioz, pesė tė shitur dhe njėqind tė korruptuar? Nuk kanė rendėesi shifrat, mund t’ua ndryshosh vendet por thelbi nuk ndryshon. E kėshtu, ditė pas dite, ne ecim si nėpėr mjegull, nė njė kaos tė vogėl e tė pisėt, rritemi nė kėtė mjedis kanceroz...
- Po?
- Por mė e keqja nuk mbaron kėtu! Madje kjo ėshtė e keqja mė e madhe. Ēfarė do lėmė pas? Unė nuk mendoj pėr mijevjeēarin e katėrt, unė nuk e vras mendjen hiē se ēdo tė ngjajė pas 1000 vjetėsh. Por, mė dhemb shumė pėr fėmijėt e mi, sepse ata rriten krejt pa siguri, e ardhmja u kalon para syve si nėpėr filma, e shohim tė dy ne se si po shkatėrrohet ajo, e shohim tė gjithė ne, e sodisim me endje; por nuk levizim as gishtin e vogėl pėr tė ndryshuar diēka. Turp, shumė turp pėr ne. Unė tė paktėn kėto fjalė do t’i shkruaj sonte. Ndėrsa ty po tė lutem, hajde edhe nesėr tė pijmė kafen bashk. Se ēfarė ke njė gjė tė veēantė ti, unė nuk mund ta them, por unė hy nė mendime sa herė e pijmė kafenė bashk. Ti mė nxitė, ti je katalazatori i mendimeve tė mia. E thash bukur?
- Bjere ta ndezim edhe njėherė! Tani nuk dyshoj mė tek kafja dhe bisedat filozofike!
- Ti tallesh, si gjithmonė.

* * *

- Mbrėmė, pasi u ndamė, unė dyshova tek ato qė biseduam mbrėmė. Ti i sheh gjėrat shumė zi, shumė pėrmbys. Nuk mė pėlqen hiē mendimi yt negativ. Ne po rritemi. E sheh se si po shqyhen rrugėt e Tiranės? E sheh se pėrditė po ndėrtohen pallate tė reja? I ke parė lulishtet se si po rriten ēdo ditė? Pastaj, nuk e di, ne nuk folėm mbrėmė pėr mė kryesoren, ēėshtjen kombėtare. Ne, po e arrijmė ėndėrrėn tonė. Kosova doli pothuajse, shqiptarėt nė Maqedoni janė faktor real, po kėshtu bota jonė ėshtė bėrė e rėndėsishme nė Ballkan; do tė thosha edhe mė gjerė, nė Europė dhe Amerikė. Pse tė mos thuhen punėt ashtu siē janė?
- E drejtė. Ke tė drejtė pėr tė gjitha, pėr njė arsye tė thjeshtė. Sepse jemi 6 milion shqiptarė. Kėta njerėz jetojnė, gjallojnė, lėvizin, lindin dhe rriten. E meqė ndodhin tė gjitha kėto nė kėtė hapėsirė, nuk ka dyshim se ne ecim, zhvillohemi, rritemi.
- Ke dėgjuar pėr kanibalizimin tek kafshėt? Luanėt hanė kėlyshėt e vegjėl tė ēifteve tė tjera, tė familjeve tė tjera. Kjo pėr tė ēuar genin e vet pėrpara, pėr tė mbijetuar rraca e tij brenda llojit.
- Mos do tė thuash se ne jemi njė botė luanėsh?
- Jo, nė jemi njė botė njerzore nė zhvillim, ashtu siē the edhe ti pak mė parė. Ndoshta ti ke tė drejtė, ne vėrtetė po rritemi, po plotėsohemi, po pėrparojmė.
- Atėherė?
- Por unė dyshoj. Sonte jam unė dyshuesi. Unė, sė pari dyshoj edhe pėr praninė tėnde kėtu. Mbase ti mendon se unė me kėto biseda dua tė bėj pėrpara. Mbase ti dyshon se unė po i afrohem ndonjė force politike? Apo dyshon se unė rri me njėrėz tė rėndėsishėm e mbase synoj pėr ndonjė karrierė? Apo unė jam porositur tė shfaq mendime tė tilla, e ndoshta edhe mund t’i hedh ndonjė ditė nė ndonjė shkrim timin? Nė tė vėrtetė ti mė ke mėsuar tė dyshoj pėr gjithēka e nė ēdo kohė. Unė asnjėherė nuk dyshoja tek...ta zėmė dashuria. Tek dashuria familjare, vėllazėrore, njerėzore. Madje as tek njė njeri nė rrugė nuk kam dyshuar kurrė. Shpesh herė mė kanė mashtruar njerėz krejt tė panjohur, pėr gjėra shumė banale. Ua kam falur. Unė nuk e dija se tjetri edhe kur flet pėrballė, nė mendje bluan njėmijė mendime nė sekondė me qėllimin e vetėm pėr tė “zbuluar” qėllimin e fjalėve tė mia. Nė njė kohė kur unė flisja drejt pėr drejt, pa asnjė paramendim. Ka ndodhur qė tjetri ėshtė tėrhequr i fyer, sepse nė mendjen e tij, me fjalėt e mia ka thurur krejt “intrigėn” time. E kupton? E kupton?

Tė dy burrat heshtėn, sepse dyshimi i tyre kishte arritur kulmin. Ata tani dyshonin pėr ēdo gjė, qė tek fjalėt, e deri tek gjestet. Por nuk kishin prova pėr dyshimet e tyre.
- Ta ndezim edhe njėherė!- thanė tė dy njėzėri. Pėr kėtė nuk kishte pikė dyshimi.

***

Pa pikė dyshimi


Pasi e ndezi si zakonisht cigaren, burri i gjatė nguli vėshtrimin drejt tjetrit sikur donte t'i thoshte: Jepi!
Tjetri, pa e zgjatur, i jep dy letra tė shtypura, me shkronjė tė vogėl. Burri i gjatė vuri syzet, e ashtu i heshtur filloi tė lexojė nėn zė:

Nėse fillon tė lexosh me vėmendje atė ēfarė ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė
nga njė mjeshtėr letėrsie, menjėherė tė bie nė sy thjeshtėsia e tij. Aty janė tė
ndėrthurua shumė thjeshtė dy cilėsi themelore.
Tė dyja kėto cilėsi nuk arrijnė tė jenė tė pavarura nga njėra tjetra, ato siē
duket nuk mund tė bėjnė pa njėra tjetrėn. Nėse je zotėrues i njėrės prej tyre,
padyshim duhet ta kėsh edhe tjetrėn, ose nė tė kundėrt nuk arrinė asnjėherė tė
bėhesh zot i asnjėrės, kėshtu qė rrjedhimisht do tė mbetėsh thjeshtė njė imitues
i ndonjėrit prej emrave qė kanė bėrė dritė nė fjalėn e shkruar.
Kjo ėshtė njė pėrpjekje e vogėl pėr tė parė nė mėnyrė diagonale zhvillimin e
letėrsisė shqipe nė pėrgjithėsi, dhe sidomos asaj lloj letėrsie tė pas viteve
90.
Po cilat janė kėto cilėsi qė u pėrmendėn mė sipėr?
1. Qartėsia dhe thjeshtėsia.
2. Fabula ka gjithmonė objekt dhe subjekt.

Duke analizuar emrat e shkrimtarėve shqiptarė, janė shumė tė pakėt emrat e atyre qė tė ngjisin nė kujtesė, tė mbetėn nė mendje. Kjo e parė nė planin e veprave qė duhet tė mbeten tė lexueshme edhe pas disa dhjetra vitesh, qoftė edhe pas shekujsh. E gjithė kjo qė u tha mė sipėr ėshtė e thėnė e krahasuar me emra tė tillė tė letėrsisė botėrore fjala vjen Tolstoi, Hygoi, Balzaku, Stendal, Gėte,
Pol Elyar e shumė e shumė tė tjerė. Kjo vlen sepse nuk mund tė mendosh se ke
lexuar ndonjė libėr tė vėrtėt nėse nuk ke lexuar ndonjė prej emrave tė
sipėrpėrmendur.
Tė gjithė kėta emra shkrimtarėsh janė tė thjeshtė dhe tė qartė. Vepra e tyre
ėshtė thellėsisht e thjeshtė, e shkruar me njė gjuhė krejtėsisht tė pastėr, pa
lakime dhe stėrhollime stilesh spekullative, por e drejtpėrdrejtė. Po kėshtu
gjithmonė vepra e tyre ka njė fabul, ka njė objekt dhe subjekt tė qartė. Ēdo
roman i shkruar prej emrave tė tillė ka njė histori brilante, gjithmonė vepra e
tyre tė bėn tė mendohesh thellė, ēdo njeri qe ka lexuar qoftė edhe njė libėr tė
tillė ėshtė bėrė me i mirė, mė njerzor, mė i dashur.
Po a kanė arritur shkrimtarėt shqiptarė tė shkruajnė ndonjė vepėr tė pėrmasave
tė tilla? Kėsaj pytjeje unė nuk marrė pėrsipėr t’i pėrgjigjėm, sa kohė qė nė
letėrsinė tonė ka kaq shumė zhurmė, ka shumė mjegull dhe paqartėsi, sa kohė qė
institute letersie dhe universitete shkencore nuk kanė marrė pėrsipėr tė
hartojnė asnjė antologji tė plotė tė kėsaj letėrsie. Megjithatė kėtu duhet
veēuar Letėrsia e Traditės, qė pėr mendimin tim nė kėtė letėrsi bėjnė pjesė
veprat mė tė mira tė letėrsisė tonė. Kjo letėrsi e ka provuar veten se mbetet nė
fondin mė tė mirė tė Letrave Shqipe. Ndoshta kėtu nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden emra, fundja tė gjithė e pranojnė faktin se nėse vazhdon tė lexohet ta zėmė Mjeda ose Lasgushi, kjo do tė thotė se ata e kanė shkruar pėrfundimisht emrin e tyre nė kėtė Letėrsi. Ndėrsa nga Letėrsia Bashkohore shqiptare mbeten tė
pėrmenden vetem disa emra si Ismail Kadare, Koēo Kosta, Dritėro Agolli, Sabri
Hamiti, Rexhep Qosja. Nuk besoj se do tė ketė ndonjė emėr tjetėr nė letėrsinė
tonė qė e ka kėtė pėrmasė, kėtė thjeshtėsi dhe qartėsi, cilėsi kėto qė u
pėrmendėn nė krye tė kėtij shkrimi.
Nėse pėrpiqemi tė kuptojmė njė letėrsi, kjo duhet tė ndodhė nė mėnyrėn mė tė
thjeshtė. Ashtu siē kuptohet dielli kur lind, ashtu edhe njė letėrsi e vėrtėt
kuptohet fare lehtė. Pėrse nė letėrsinė tonė duhet tė ndodhe si nė mesjetėn e
errėt? Kaq e vėrtet ėshtė kjo, sa vėshtirė tė thuhet se ky shkrimtar ose poet
shqiptar i kalon pėrmasat e qytetit tė tij nė rastin mė tė keq, ose pėrmasat e
botės shqiptare nė rastin mė tė mirė. Kėtu bėn pėrjashtim Ismail Kadare. Pjesa
tjetėr e shkrimtarėve dhe poetėve janė pothuajse anonim, vepra e tyre botohet
deri nė 1000 kopje, librat e tyre mbeten vitrinave tė librarive kioska dhe
digjen nė diell. Shumėkujt nuk do t’i tingėllojnė ėmbel kėta rrjeshta,
megjithatė sa kohė qė kritika letrare heshtė, sa kohė qė universitetet tona
heshtin, sa kohė qė Akademia e Shkencave heshtė, sa kohė qė lejohen me qindra
shtėpi botuese dhe shtypshkronja qė kanė pushtuar ēdo skutė tė kryeqytetit tė
botojnė lloj lloj fjalėsh tė renditura nė formė libri; kjo gjendje do tė
vazhdojė kėshtu dhe vėshtirė se mund tė ndryshojė diēka pėr mirė, tė paktėn edhe pėr disa vite. Ėshtė unikale tė thuhet, por nė Tiranė ka shtėpi botuese qė mund tė kenė deri nė 50 tituj librash tė botuar, por nuk kanė botuar qoftė edhe nje autor shqiptarė. Nė njė kohė qė mund tė ketė ndonjė tjetėr qė mund tė ketė
botuar deri nė 50 “poet” tė rinjė, emrat e tė cilėve vėshtirė se ua di njeri,
pėrveē tė afėrmeve tė tyre! Fjalėt e mėtejshmė janė tė tepėrta.

- Edhe sonte do tė dyshosh?
- Nuk besoj, nuk mundem tė jem dyshues me ty sonte. Kjo qė ke shkruar ėshtė e vėrtetė. Unė kėshtu mendoj, si ti. Pa pikė dyshimi!

Hydajet Bajri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.