Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po patet frike vetmine, mos u martoni.
--- Tchehov

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Dedė Gjo Luli, pushka e shkrepur e Shqipėrisė
Postuar nga: Albo

Elita Shqipėria, ka qenė historikisht zemra e patriotėve tė vėrtetė tė djelmnisė sė Malėsisė sė Madhe, trevė e cila shpeshherė ėshtė pėrmendur, se ka nxjerrė burra kuvendi e pushke, duke i falur atdheut e maleve kreshnike edhe Dedė Gjo Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrėri, urtėsi e autoritet tė gjerė. Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malazeze, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė.

Klajd Kapinova, Manhattan New York

Dedė Gjo Luli ėshtė lindur e rritur nė bjeshkėt e larta tė maleve tona, ku atdheu e feja e tė parėve ilirė u ruajtėn mė shumė, se nė ēdo vend tjetėr tė Shqipėrisė. Ai u dallua pėr aftėsi tė madhe drejtuese, si njė ushtarak nė zemėr tė Alpeve tė larta tė bjeshkėve. Portreti i tij mbetet fisnik, saqė Avni Rustemi e ka quajtur “burrė tė pafrikė e tė panjollė tė maleve tona”. Qysh nė moshėn 21 -vjeēare Dedė Gjo Luli mori pjesė nė betejėn, qė u zhvillua nė ndihmė tė Oso Kukės nė Vraninė. Dihet epopeja e Oso Kukės i cili luftoi deri nė frymėn e fundit kundėr malazezėve, dhe pėr tė mos u dorėzuar i gjallė, i vuri zjarrin kullės. Deda, ishte jo mė shumė se 38 vjeē kur ishte i dėrguar besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit. Pjesėmarrja nė Lidhjen e Prizrenit mė 1878, ballafaqimi me patriotėt e mėdhenj tė Rilindjes, tė penės dhe pushkės, ishte mė shumė se njė shkollė pėr rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn do tė ecte trimi i maleve, nėn hijen e pandashme tė pushkės. Pas Kuvendit ai do tė gjendej gjithandej me pushkė. Veēanėrisht ai ishte nė vijėn e parė tė frontit kundėr malazezėve, qė donin tė hanin copėza nga atdheu. Kryetrimi, ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritėsve, qė me respekt e ndoqėn pas, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes, duke luftuar ballė pėr ballė bishėn osmane. Kryengritja e vitit 1911 e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli, i tregoi Europės, se kishte ardhur koha tė shkundej nga soditja indiferente, qė i bėnte ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Europės Juglindore, dhe trajtimit tė ēėshtjeve shqiptare. Kryengritja e drejtuar nga ai paralajmėroi fuqitė e ndryshme ballkanike, qė ėndėrronin njė copėtim midis tyre tė Turqisė europiane, se trojet arbėreshe nuk do tė ishin njė kafshatė e lehtė pėr t’u gėlltitur nga orekset e tyre tė pangopura. Ajo i dha njė mėsim tė mirė pushtuesit turk “duke provuar nė gjuhėn e plumbave se kishte perėnduar tashmė koha e ekspeditave ndėshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequra nga gjeneralė shumė tė zotė dhe tė sprovuar nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė”. Nė mars e prill 1911, populli mbarė i Malėsisė i lidhur me kryengritėsit, me pushkė e pa pushkė sulmoi njėherėsh tė gjitha postat qė gjendeshin brenda kufirit tė Malėsisė e me atė vrull pushtuan Tuzin, e ashtu tė forcuar me armė e me municion u drejtuan nga Shkodra e qėndruan nė Koplik. Mali i Zi, i cili mezi priste tė shihte tensione nė Turqi, dhe duke parė se malėsorėt kishin nisur sulmin e vėrtetė, vendosi t’i mbrojė duke u hapur kufirin. Pas gjithė atyre luftimeve trimat e Dedė Gjo Lulit, pa iu trembur syri mbanin me vendosmėri njėri pas tjetrit nė majė tė Deēiqit, flamurin kombėtar tė Gjergj Kastriotit. Kjo histori tregon se Dedė Gjo Luli me trimat e tij e ngritėn flamurin nė Malėsi mė parė se tė ngrihej flamuri nė Vlorė. Kryengritja e vitit 1911, e drejtuar me aq urtėsi, guxim e trimėri nga Dedė Gjo Luli, nuk del si njė lėvizje e rastit, por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malėsorėve e gjithė popullit shqiptar, pėr tė jetuar tė lirė nė trojet e veta. Deda me bashkėluftėtarėt e vet, ishin tė edukuar me ndjenja tė ngrohta atdhedashurie pėr liri, nė shkollėn e traditės popullore e familjare, nga e cila ata kishin mėsuar ndėr tė tjera, qė tė ruanin gjuhėn e zakonet e tė parėve, tė ishin tė gatshėm pėr tė flijuar jetėn pėr liri e atdhe. Heroizmin e fatosave tė lirisė tė malėsorėve kreshnikė, plaku i urtė i Vlorės Ismail Bej Qemali, gjatė vizitės qė Dedė Gjo Luli bėri nė Vlorė (pas shpalljes sė pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912), kryetrimin do ta pėrshkruante me njė mendim tė pjekur: “Dedė Gjo Luli pushk e ngrehun pėr Shqipnin”. Dedė Gjo Luli u vra nė luftime nė shtator 1915. Pas tij u masakrua e gjithė familja dhe fisi i tij qė e shtuan listėn e dėshmorėve tė vendit. Por nga shumė historianė, Deda u pa gjithnjė i shkėputur nga bashkėluftėtarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhėsit e Derės sė tij tė pėrmendur, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e persekutuan nė Shkodėr. Sikurse shkruan i ndjeri prof. dr. Simon Pepa nė lidhje me kėtė ēėshtje: “Eshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Dedė Gjo Luli pėr vite tė tėra u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa pėr tė thėnė, emri i heroit vetėm sa citohej… Dhe ajo qė ėshtė rrėqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Dedė Gjo Lulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ai sistem mosvlerėsues veprash e vlerash, e la Dedė Gjo Lulin vetėm me urdhrin “Pėr veprimtari patriotike” tė Klasit I tė dhėnė mė 1962. Vetėm me kaq dhe asgjė mė tepėr, kur mjaft figura tė tjera, natyrisht, secila me vlerėn e tyre, u pasuan me urdhra, medalje e “tituj” tė shumtė. Asnjė pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnjė rrugė a rrugicė (veē Tiranės), asnjė emėrtim tjetėr me emrin e Dedės. E megjithatė shtypi i kohės i bėri jehonė trimėrisė sė tij. Poeti Risto Siliqi shkruante: “Emni i Dedė Gjo Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra tė gjalla, qė e dėshmojnė edhe krepat e thepishme tė maleve tona, vuloset i gdhėndun nė historinė tonė kombėtare” (“Ora e Malėsisė”, nr. 20, viti 1923). Ndėrkohė poeti kombėtar At Gjergj Fishta (1870-1940) pėrmes poezisė epike, nė veēanti rroku figurat e ndritura, njė prej tė cilave ėshtė edhe Dedė Gjo Luli. Nė ato hapėsira poetike, Homeri shqiptar i kushton fatosit tė lirisė, si peng nderimi kėngėn prej 800 vargjesh, si rrallė ndonjė heroi tjetėr, tek kryevepra e njohur “Lahuta e Malėsisė”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.