Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Medioker dhe zvarrite, e mund te arrish gjithshka.
--- Beaumarchaise

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: Demokracia shqiptare, seancė dėgjimi nė kongresin amerikan
Postuar nga: Albo

Demokraci Me poshte ju percjellim te plota fjalen e disa pefaqesuesve te shoqerise civile shqiptare ne Shqiperi dhe diaspore, mbajtur ne seancen e mbajtur ne Kongresin amerikan ne Washington.

Tema: Avancimi i demokracise shqiptare


Deklarate e Zt. Eduard Islami, ish-kryetar i Partise Demokratike

Komisioni i Sigurise dhe Bashkepunimit ne Evrope

Seance degjimi: Avancimi i demokracise ne Shqiperi

20 Korrik, 2004


Zoti kryetar, stafi, zonja dhe zoterinj, ju falenderoj qe me keni dhene mundesine te ndaj me ju mendimet e mia mbi gjendjen e demokracise shqiptare. E vleresoj jashte mase faktin se ky komision i nderuar po mban kete seance degjimore, e cila megjithese nuk mbahet si pergjigje e nje ngjarje te caktuar, behet ne kohen e duhur prapeseprapi. Si fillim, Shqiperia po pergatitet te mbaje zgjedhje parlamentare vitin qe vjen, rezultati i te cilave do te kete nje ndikim te rendesishem ne te ardhmen e vendit. Se dyti, Shqiperia po pergatitet qe te antaresohet ne NATO, organizata e drejtuar nga SHBA qe siguron paqen dhe sigurine ne Evrope. Prandaj, une mendoj se eshte shume e rendesishme qe SHBA te mbeshtesi Shqiperine ne rrugen e saj drejt nje demokracie te mirefillte, duke patur parasysh se ne nje shtet si Shqiperia, ashtu si ne shtetet e tjera te Evropes Lindore, eshte shume e veshtire te gjesh njerez qe kane ndjenja anti-amerikane dhe ne te njejten kohe jane aleate te forte te SHBA ne luften kunder terrorizmit.

Dua te vleresoj punen qe ky komision ka bere per avancimin e demokracise ne Evrope, dhe ne menyre te vecante ne Shqiperi. Duke qene se jam shqiptar, nuk kam se si te harroj rolin vendimtar qe Komisioni i Helsinkit luajti ne hapat e para te Shqiperise drejt demokracise. Kjo ndihme erdhi ne nje kohe kur shume pak veta ketu ne Uashington apo ne kryeqytetet e tjera perendimore po i kushtonin vemendje Shqiperise, dhe disa as nuk e dinin fare se ku binte Shqiperia ne harte.

Zt. Kryetar, stafi, zonja dhe zoterinj, qe prej heres se fundit qe ky komision mbajti nje seance per Shqiperine, vendi ka perjetuar zhvillime pozitive dhe negative. Kolapsi total i shtetit qe pasoi nje skandal financiar me skemat piramidale ne vitin 1997, ishte nje hap i madh mbrapa per Shqiperine. Shqiperia ende po paguan nje cmim per mjerimin ekonomik dhe koasin politik qe pasoi ate skandal. Ajo ngjarrje tragjike nxorri ne drite edhe njehere rendesisine e mbrojtjes se procesit demokratik politik si te vetmen rruge zhvillimi. Demonstroi se demokracia ne Shqiperi, edhe pas disa hapash dramatike progresi, ishte shume e brishte. Qe atehere, OSBE hapi nje mision ne Tirane, qe ka bere nje pune te madhe ne kthimin e stabilitetit dhe venien perseri ne shina te zhvillimeve demokratike ne vend.

Dua qe te perqendroj deshmine time ne dy pika: ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe nevojen e nje debati politik te shendetshem. E para eshte nevoje jetike per cdo demokraci. E dyta ka nje ndikim te madh ne procesin demokratik ne vend dhe vendosjen e shtetit ligjor.

Qe prej vitit 1994, asnje proces zgjedhor nuk eshte vleresuar si i lire dhe i ndershem nga OSBE apo partite qe kane humbur ne zgjedhje. Ky eshte nje prej faktoreve kryesore qe i mbajne votuesit shqiptare larg kutive te votimit, dhe nje nga shkaqet e klimes shume te polarizuar politike. Partite e medha kane rene dakord per te punuar se bashku ne permiresimin e kodit zgjedhor dhe infrastruktures zgjedhore. Megjithate, ngelet per te pare nese do te kene vullnetin politik per te mbajtur nje proces elektoral normal. Mendoj se ky komision, Departamenti i Shtetit, dhe prezenca e OSBE ne Tirane mund te bindin partine ne pushtet dhe opoziten qe ti qendrojne besnike marevjeshjes se tyre. Sa me shume votues marin mesazhin se cdo vote do te numerohet, aq me shume do te dalin per te votuar ne pikat e votimit diten e zgjedhjeve.

Ka disa pika ku procesi elektoral ka nevoje per permiresime, qe jane adresuar edhe nga raporti i OSBE mbi zgjedhjet ne Shqiperi. Desha te zija ne goje nje prej tyre, qe per mua eshte teper e rendesishme: numerimi i votave. Palet duhet te arrijne ne nje mareveshje per nje formule qe do ta bente procesin e numerimit te votave transparent. Pa dashur te hyj ne detaje teknike, mendoj se ky eshte nje objektiv i arritshem. Kerkon vetem nje vullnet te forte politik qe duhet ta ndajne te gjitha partite politike.

Ky vullnet do te ekzistoje vetem nese partite politike nuk e shohin Diten e Zgjedhjeve si nje dite lufte per jete a vdekje. Me fjaje te tjera, duhet te shihet si nje arritje e madhe ne procesin e vazhdueshem demokratik dhe si nje mundesi per votuesit per te zgjedhur partine me platformen me te mire per zhvillimin e vendit dhe me njerezit me te besueshem qe mund ta permbushin kete platforme.

Duke qene se kam qene ne pozita drejtimi ne Shqiperi, jam i ndergjegjshem se procesi politik nuk eshte i lehte, kur kihet parasysh se kemi te bejme me nje vend qe ka nje eksperience te vogel demokratike. Megjithate, procesi demokratik ka nje rendesi jetike per mireqenien e Shqiperise. Per fat te keq, partite e medha kane deshmuar se ato nuk e respektojne gjithmone procesin demokratik, si brenda partive te tyre edhe midis tyre. Une mendoj se pjese e shkakut te ketij problemi eshte nje tradite shqiptare ku kundershtaret politike konsiderohen armiq personale. Kjo ka krijuar nje klime te polarizuar ne ekstrem, dhe energji te vlefshme jane harxhuar ne nje lufte midis politikaneve dhe partive politike.

Ne menyre te vecante, eshte pergjegjesi direkte e partise ne pushtet qe te ndertoje dhe fuqizoje kornizat legale, shoqerore dhe ekonomike per te patur nje demokraci te qendrueshme. Ne fund te fundit, eshte zgjedhur ne pushtet per te adresuar problemet e popullit. Ne vend qe ta beje kete, lidershipi i kesaj partie i ka harxhuar energjite ne luften e brendshme per pushtet brenda partise, qe ka bere qe reformat demokratike ne vend te ngadalesohen ndjeshem.

Pervec luftes politike midis rivaleve per pushtet, nje tjeter ceshtje qe ze nje vemendje te madhe te pamerituar nga ana e disa pushtetareve eshte avancimi i interesave personale. Si rezultat, korrupsioni zyrtar, sic shihet nga shtetasit e thjeshte, eshte perhapur ndjeshem. Duket sikur keta njerez nuk e kuptojne se pushteti jo vetem qe eshte nje nder por eshte gjithashtu nje pergjegjesi karshi njerezve qe votuan per ta, dhe nje pergjegjesi karshi idealit te demokracise.

Qe nje demokraci te funksionoje sic duhet, eshte shume e rendesishme qe si partia ne pushtet edhe partia ne opozite te luajne nje rol vendimtar ne fuqizimin e institucioneve demokratike. Eshte inkurajues fakti qe ne te shkuaren, ka patur disa momente ku Partia Socialiste ka lejuar partite e opozites qe te thone fjalen e tyre ne ceshtje te rendesishme: shembulli me i mire eshte zgjedhja e presidentit te Republikes me nje konsensus te gjere nga te gjitha partite ne vend.

Nga ana tjeter, partite ne opozite mund te fuqizojne procesin demokratik jo vetem duke dhene nje kriticizem me vend per qeverine por edhe duke dhene alternativa konkrete qe permiresojne jeten e shtetasve. Partia Demokratike, partia me e madhe opozitare ne Shqiperi, nuk e ka fokusuar vemendjen e saj gjithmone per te dhene alterantiva te reja. Megjithate, eshte inkurajues fakti se ne kete vitin e fundit, lidershipi i saj ka kerkuar ne menyre publike mendimin e shoqerise civile, rretheve akademike, mediave, dhe komunitetit te biznesit. Eshte gjithashtu inkurajues fakti kur degjon lider te Partise Demokratike qe kerkojne te shohin njerez te rinj ne poste drejtimi ne partine e tyre. Duket sikur ajo qe ata po kerkojne, jane njerez qe kane arsim dhe eksperience perendimore, ne menyre qe te permbushin me sukses platformat politike te partise.

Eshte shume e rendesishme qe ata ta ndjekin kete kurs. Une mendoj se opozita duhet te shpenzoje me shume kohe duke menduar per te ardhmen: cfare mund te permiresohet nese vine ne pushtet, dhe si mund ta realizojne. Opozita duhet tu japi alternativa konkrete njerezve dhe ti bindi ata se perfaqeson zgjidhjen me te mire. Duhet te perpiqet qe te afroje ne procesin politik njerez qe ndihen te lene jashte tij. Duhet ti perqendroje energjite e saj ne problemet reale qe perballen shtetasit shqiptare si furnizimi me energji elektrike dhe uje te pijshem, korrupsioni zyrtar, shkalla e larte e krimit, papunesia, arsimi i varfer publik, dhe mungesa e perkujdesjes mjekesore te duhur dhe te perballueshme.

Duke qene i ndergjegjshem per sfidat qe na presin, une ngelem optimist se e ardhmja rezervon dite me te mira per demokracine dhe popullin shqiptar. Edhe ne ditet me te zeza une asnjehere nuk kam humbur besimin dhe konfidencen qe kam per aftesine e popullit shqiptar per te tejkaluar pengesat dhe per te nxjerre ne drite miresine ne cdo situate. Ne fund te fundit, ishte ky popull qe i fali botes njeriun simbol te miresise -- Nene Terezen.

Shume faleminderit per mundesine qe me krijuat per te dale para jush sot.


Shenim: Perktheu ne shqip, Ilirjan Papa



Nikola Pano, profesor historie ne universitetin amerikan te "Eestern Illinois".

Ne Shqiperi ekziston nje situate shume e ngjashme si ajo e vitit 1991. Kemi po ata aktore politike. Sali Berisha eshte kryetar i Partise Demokratike, udheheqes i opozites nje pozite qe ai e kishte ne vitin '91. Fatos Nano, kryeministri i fundit komunist, i cili pastaj fitoi zgjedhjet dhe me vone u detyrua te largohet nga posti. Megjithate sot Fatos Nano eshte perseri kryeminister, pra te njejtit aktore. Nje aspekt tjeter mjaft interesant eshte se ne Shqiperi mbizoteron po ai qendrim si ne vitin '91, pasi ende shohim perpjekje per ndertimin e partive te forta, te centralizuara dhe me disipline te larte. Megjithate pati nje periudhe kur Partia Socialiste kishte shume demokraci por kjo eshte dobesuar shume me vendimet e Kongresit te 6 Socialist te dhjetorit te shkuar. Mendoj se dhe nje gje tjeter eshte me rendesi, jo thjesht sistemi apo partite por fakti se sot ne Shqiperi mbizoterojne shume nga po ato sjellje te meparshme sic eshte per shembull zakoni qe fitimtari i merr te gjitha ose qe palet nuk bejne kompromise pra te njejtet qendrime te vijes se forte qe mendohet te jene trasheguar nga komunizmi. Kjo nuk te habit sepse shume figura aktive te skenes se sotme politike shqiptare jane njerez qe e mesuan politiken ne epoken komuniste. Por megjithe politiken tejet te polarizuar dhe percarjen ne PS ne vecanti Shqiperia ka shenuar perparim. Megjithate vendi vazhdon te kete te njejtat vershtiresi si dhe gjetke ne rajon, sic jane krimi i organizuar dhe korrupsion zyrtar. Qeveria shqiptare po ben perpjekje per te luftuar trafikun njerezor megjithese vazhdon te mbetet burim dhe pike kalimi per trafikun e grave dhe vajzave qe shfrytezohen per qellime seksuale dhe pune te detyruar neper Europe. Ne nuk e dime shkallen e depertimit te krimit te organizuar ne qeveri dhe ne partite politike si dhe ndikimin qe ka ai. Por ne Shqiperi ka mjaft krim te organizuar dhe dihet qe ai ka lidhje me organizata kriminale nderkombetare. Dicka duhet bere per te frenuar pasurine ne rritje te ketyre krimineleve nderkombetare dhe mafiozeve ne Shqiperi. Ne dime se shume nga keta njerez po e perdorin kete pasuri per te investuar ne industrine legjitime duke akumuluar fuqi te madhe. Kjo mendoj se mund te kete pasoja shume negative ne te ardhmen e demokracise ne Shqiperi prandaj mendoj se masat qe ka njoftuar kohet e fundit qeveria shqiptare kunder krimit jane te rendesishme. Por tjeter gje eshte te shpallesh masa dhe tjeter te vendosesh parametra. Do te duket ne praktike a do te vazhdoje qeveria e Fatos Nanos apo qeverite qe do te vijne pas saj zbatimin deri ne fund te ketyre masave. A do te behen keto realitet, kjo eshte pikepyetja me e madhe. Megjithe keto probleme Shqiperia ka mbajtur marredhenie te mira me Shtetet e Bashkuara dhe ka bashkepunuar me komunitetin nderkombetar ne pergjigje ndaj konflikteve rajonale. Ajo eshte mbeshtetese e rendesishme kunder terrorizmit dhe vepron ne kuadrin e Kartes se Adriatikut, nje nisme e ndermarre nga SHBA-te per te pergatitur kushtet qe sebashku me Maqedonine dhe Kroacine, Shqieria te perfshihet edhe me shume ne strukturat europiane dhe ato euroatlantike. Po a po i shfrytezon qeveria shqiptare keto konjuktura per te anashkaluar problemet e mprehta brenda vendit? Historikisht populli shqiptar ka patur nje afersi te madhe me SHBA-te, nje dashuri te madhe per Ameriken. Te gjitha qeverite shqiptare te pas Luftes se Pare Boterore, ndiqnit pergjithesisht nje politike por amerikane. Gjithnje ka patur nje deshire per marredhenie te mira me SHBA-te ndaj mendoj se kjo eshte deshire e sinqerte dhe kjo eshte mjaft e rendesishme sepse me aspiratat e Shqiperise per t'u pranuar ne BE disa vende si Franca mendojne se ato duhet te afrohen me shume me njera-tjetren sesa me SHBA-te. Prandaj Shqiperise po i behet nje fare presioni per mbeshtetjen qe ajo i ka dhene SHBA-ve. Pra per kete vend kjo ka qene nje fare risku por mendoj se e rendesishme eshte se miqesia ndertohet mbi parimin e sinqeritetit. Por ketu lind pyetja a eshte shfrytezuar kjo nga politika per perfitime, do te thoja patjeter. Ajo eshte shfrytezuar nga ish Presidenti Berisha, i cili kur vizitonte SHBA-te e perdorte kete per te demonstruar flamurin dhe per te pozuar per televizonin publik shqiptar. Madje mendoj se dhe vendimi i kryeministrit aktual Fatos Nano, per te kryesuar delegacionin shqiptar ne Kombet e Bashkuara kete vit, megjithese mund te kete patur shume motive nuk ka dyshim se njeri prej tyre patjeter qe do te jete motivi politik. Ai do te shikohet atje si nje burre shteti, do te kete shume pozime para kamerave. Kjo nuk do te thote se ai nuk eshte i sinqerte dhe se nuk do marredhenie te mira me SHBA-te ne perpjekjet per te cimentuar kredibilitetin e Shqiperise prane OKB-se. Kjo eshte menyra sesi funksionon ne kete vend politika. SHBA-te historikisht kane dashur marredhenie te mira me Shqiperine.




Veliaj dhe Spahiu, shuplakė qeverisė nė Kongresin Amerikan

Kongresi i SHBA, shuplakė qeverisė

“SHBA tė ndryshojė politikėn e stabilitetit pėr Shqipėrinė”

Nevila Perndoj

TIRANE-Zgjedhjet qė do tė mbahen nė Shqipėri vitin e ardhshėm, polarizimi politik, krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafiqet e paligjshme ishin ndėr temat e njė seance dėshmish tė mbajtur dje nė Uashington nga Komisioni amerikan i Helsinkit, njė agjenci e pavarur federale qė vėzhgon dhe inkurajon hapat e bėra nė zbatimin e marrėveshjeve tė Helsinkit pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė. Komisioni pėrbėhet nga 9 senatorė, 9 anėtarė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe nga njė zyrtar nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisė. Por kanė qenė pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe forcave politike nė vend, qė i dhanė dje qeverisė shqiptare njė shuplakė tė rėndė, gjatė fjalės qė mbajtur nė seancėn dėgjimore, nė Kongresin Amerikan. Lidhjet e politikės me krimin dhe korrupsioni i shtrirė nė gjithė vendin, sipas kryetarit tė lėvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, dhe drejtorit tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu, pėrbėjnė kėrcėnimin serioz ndaj stabilitetit tė vendit. Nė veēanti Veliaj ka kėrkuar revizion tė politikės shqiptare dhe marrjen e masave konkrete pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Veliaj i bėri dje thirrje Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara qė tė lėshojė njė Rezolutė mbi Zgjedhjet nė Shqipėri duke kėrkuar kėshtu njė proces tė rregullt elektoral politik dhe teknik me etike. Ai kėrkoi gjithashtu qė anėtarėt e qeverisė tė mos pranojnė dhurata nė qindra mijėra dollarė. “Anėtarėt e qeverisė nuk duhet tė pranojnė dhurata tė cilat llogariten nė qindra mijėra dollarė maksimumi tė lejuara. Duhet tė ketė njė ndarje tė qartė mes zyrtareve publike dhe sipėrmarrjeve private. Ata qė janė nė kundėrshtim ndaj masave tė tilla, duhet tė sillen pėrpara drejtėsisė me shpejtėsinė mė tė madhe dhe kjo nuk duhet tė pėrjashtojė as zyrtarė tė rangut tė lartė”, -tha Veliaj. Ai shtoi gjithashtu se mbėshtetja e Shqipėrisė si rezultat i aleancės sė saj nė koalicionin e antiterrorizmit nuk duhet tė shėrbejė si justifikim pėr padrejtėsitė qė ndodhin nė tė. “Mbėshtetja e Shqipėrisė pa kurrfarė interesi ndaj pėrpjekjes internacionale nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė merret si mbėshtetje ndaj njė kaste politike, e cila pėrveēse ėshtė treguar e shkathėt pėr t'i rėnė borisė sė antiterrorizmit, ėshtė njė “disaster” (shkatėrrim) kur vjen fjala pėr ēėshtjet nė shtėpinė e saj. Kėta janė tė njėjtėt zyrtarė, politikat dėshtake tė cilėve po rrisin injorancėn dhe analfabetizmin nė vend, tė cilat siē e dimė shumė mirė mund tė shndėrrohen nė njė toke pjellore pėr fondamentalizmin. Shpeshherė, zyrtarėt amerikanė vėnė nė dukje stabilitetin nė Shqipėri si justifikim ndaj pranimit tė status quo-sė politike. Nėse kjo ėshtė realisht politika e qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara, atėherė ka ardhur koha e volitshme pėr tė rekomanduar njė revizion politik ndaj Shqipėrisė”, -ėshtė shprehur ai
Ndėrsa drejtori i Zyrės pėr tė Drejtat e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu tha se krimi i organizuar ka depėrtuar nė strukturat e larta tė shtetit. Ai tha se, “Shqipėria ėshtė pėrfshirė nga njė bum ndėrtimesh ku nė njė pjesė tė konsiderueshme bėhet pastrim parash prej zyrtarėve tė korruptuar apo tė trafikantėve tė drogės dhe qėnieve njerėzore”. “Ambicjet e kėtyre individėve pėr t’u pėrfshirė nė politikė dhe pėr tė zotėruar njė pjesė tė mediave e ka vėnė demokracinė shqiptare nė udhėkryq. Nėse deri dje dyshohej pėr lidhje tė krimit me politikėn sė shpejti rrezikojmė qė tė mos dallojmė njėrėn nga tjetra pėr shkak tė pėrfshirjes nė politikė tė individėve qė duhet tė pėrballen me drejtėsinė”, -tha ai. Ndėrsa kryetari i republikanėve Fatmir Mediu u pėrqėndrua tek ēėshtja e zgjedhjeve nė Shqipėri duke theksuar se problemi mė i madh qė nuk po lejon Shqipėrinė qė tė futet sėrish nė rrugėn demokratike ėshtė se shqiptarėt nuk kanė mundėsi pėr tė votuar nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

Komisioni

Zgjedhjet parlamentare dhe lufta kundėr krimit tė organizuar ishin ēėshtjet qė u prekėn dje nga anėtarėt e Komisionit tė Helsinkit tė Kongresit Amerikan. Sipas radios “Zėri i Amerikės”, kryetari i Komisionit tė Helsinkit nė Kongresin Amerikan, Kristofor Smith theksoi gjatė seancės dėgjimore se, pavarėsisht marrėdhėnieve tė mira mes dy popujve, komisioni ėshtė veēanėrisht i shqetėsuar pėr trafikun njerėzor. Ndėrsa kryetari i Prezencės sė OSBE-sė, Osmo Lipponen, po sipas raportit nga radio “Zėri i Amerikės”, theksoi se megjithėse treguesit makro-ekonomikė nė Shqipėri kanė qenė pėrgjithėsisht pozitiv, i duhet kushtuar vėmendje e mėtejshme faktorit social-ekonomik qė po bėhet rrezik nė vend. Sipas tij, korrupsioni galopant nė administratėn publike dhe nė sektorin juridik dėmton rėndė vlerėsimin e publikut. Njė tjetėr faktor, sipas Lipponen, ėshtė edhe krimi i organizuar, i cili po fiton nga dobėsitė e vazhdueshme nė sistemin e policisė dhe tė drejtėsisė nė Shqipėri. Ndėrsa Nikolla Pano, profesor i Historisė nė Universitetin “Western Ilinoi” theksoi se partitė politike duhet tė japin njė pėrparėsi mė tė lartė pėrgatitjes pėr zgjedhjet, duke mėsuar nga gabimet e sė kaluarės. Gjatė seancės, anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Frank Wolf shprehu preokupim pėr gjendjen e trafikut njerėzor nga Shqipėria, e cila tha ai duket se mbetet e rėndė. Ai shprehu shqetėsim edhe pėr fenomenin e largimit tė trurit nga Shqipėria si dhe pėr varfėrinė midis shtresave tė caktuara tė popullatės.

Kortezi e gazetes "Shekulli"



NANO KRYQEZOHET NE KONGRESIN AMERIKAN

Perfaqesues te shoqerise civile kane paraqitur panoramen e realitetit shqiptar

Shoqeria civile nuk e shperdoroi aspak besimin dhe mbeshtetjen e publikut. Interesat e qytetarit kane qene dje ne qender te diskutimeve qe drejtuesit e levizjes "Mjaft!" dhe Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, mbajten para Kongresit Amerikan. Te thirrur ne seancen degjimore per te deshmuar rreth situates ne Shqiperi, Erion Veliaj dhe Kreshnik Spahiu u shnderruan ne ambasadoret e shpreses per shqiptaret. Tashme faktor per zhvillimin e vendit, perfaqesuesit e shoqerise civile i treguan faktorit nderkombetar pergjegjesit qe mbajne peng integrimin e vendit. Ne ekspozene gri te paraqitur para kongresmeneve amerikane, dyshja Veliaj-Spahiu ngriti dhe njehere gishtin akuzues drejt klases politike shqiptare dhe konkretisht dy krereve kryesore, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Pamundesia per te permbushur standardet euroatlantike, perben per keta te fundit jo mungese vullneti dhe deshire nga ana e popullit shqiptar, por nje produkt te kulisave politike ku luhet e ardhmja e shqiptareve. Drejtori i "Mjaft!", Veliaj, ne vazhden e qendrimeve te tij te meparshme tha se per fat te keq, politikanet shqiptare ende nuk kane arritur te marrin rolin e udheheqesit ne kete proces. Gjate deshmise se tij, nder te tjera ai theksoi se ndryshimet e bera ne Shqiperi gjate dekades se fundit nuk sigurojne hapesirat e nevojshme per te perhapur idete demokratike. "Te rinjte shqiptare veshtire se e shikojne si model ndonjerin prej figurave politike kryesore te Shqiperise, si Nanon ashtu dhe Berishen. Politikat e deshtuara kane bere qe te shuhen shpresat tek te rinjte", vuri ne dukje Veliaj. Por folesi tjeter ne kete seance, Kreshnik Spahiu, drejtor i ZMQ-se, shkoi dhe me larg me akuzat e tij. Duke kritikuar ashper qeverine lidhur me depertimin e krimit te organizuar ne strukturat e larta shteterore, ai do te etiketonte kreun e saj si te paafte per te mbajtur flamurin ne luften ndaj ketyre fenomeneve. Madje brenda kornizes se ketij diskutimi ai nuk ngurroi as te parashtronte shembujt perkates qe e justifikonin kete konstatim. "Industria e ndertimit qe aktualisht po njeh nje "boom" ne Shqiperi, thuhet se lulezon pergjithesisht me ane te parave te zyrtareve te korruptuar qe jane te lidhur me strukturat e pastrimit te parave", argumentoi ai. Ne listen e gjate te problemeve qe trajtuan gjate fjales se tyre, si Veliaj ashtu edhe Spahiu, u munduan te arsyetonin drejt rreth hapave perpara qe ka hedhur aktualisht Shqiperia. Komentet e tyre objektive kishin si synim final pasqyrimin e proceseve transformuese nen syrin e ftohte te realistit. Nepermjet fjales se tyre, ata argumentuan drejt rolin negativ qe ka luajtuar gjate ketyre 13 vjeteve tranzicion politika shqiptare. Sipas dyshes Veliaj-Spahiu stanjacioni i reformave ne vend, korrupsioni ne administrate, trafiqet e qenieve njerezore etj, ishin produkt i politikave te deshtuara. Ndaj per kete qellim ata akuzuan klasen politike shqiptare ne teresi jo veem per prishjen e imazhit ne bote, por dhe per nje mungese te qarte vullneti per ta ndryshuar kete realitet. Per keto arsye, ata vune ne dukje angazhimin e rinise shqiptare per ta transformuar kete gjendje te pashprese, produktet e se ciles i parashikuan te aferta. Nepermjet ketij qendrimi te mbajtur para Komisionit amerikan te Helsinkit, "Mjaft!" dhe ZMQ-ja treguan se per momentin jane nder te vetmit aktore ne Shqiperi qe luajne fort per te ardhmen e vendit.

Liponen

Osmo Liponen, kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi deshmoi gjithashtu ne kete seance. Ai tha se megjithe treguesit makroekonomike qe pergjithesisht kane qene pozitive, ne Shqiperi u duhet kushtuar vemendje e metejshme faktoreve social-ekonomike qe perbejne rrezik. "Konsolidimi i shtetit e ka vene situaten e rendit nen kontroll, por korrupsioni galopant ne administraten publike dhe ne sektoret juridike demton besimin e publikut. Nje faktor tjeter rreziku eshte krimi i organizuar, i cili perfiton nga dobesite e vazhdueshme ne sistemin e policise e te drejtesise ne Shqiperi", nenvizoi Liponen duke sqaruar dhe shkaqet qe kane cuar drejt ketyre rezultateve regresive. Nder faktoret e ndryshem qe trajtoi gjate analizes se tij, kreu i OSBE-se si me te rendesishmen per permiresimin e kesaj situate do te veconte normalizimin e atmosferes politike. "Pa nje atmosfere te tille, ku forcat politike dhe institucionet te balancojne njera-tjetren, zhvillimi demokratik i vendit nuk do te jete i plote", argumentoi Liponen. Ai i beri gjithashtu thirrje komunitetit nderkombetar qe te angazhohet kolektivisht, per te ndihmuar me energjikisht Shqiperine ne procesin e zgjedhjeve. Lidhur me kete sugjerim ai nuk harroi te theksoje dhe nje nderveprim me te madh midis pozites dhe opozites. Pasi vetem keshtu sipas Liponen do te mund te menjanoheshin ndasite dhe percarjet politike ne interes te qeverisjes se vendit. Nje ceshtje tjeter qe shtruan anetaret e Komisionit te Helsinkit ishte nese shqiptareve u dergohet apo jo i njejti mesazh nga aktoret e ndryshem nderkombetare persa u perket zgjedhjeve te ardhshme parlamentare qe do te zhvillohen ne vitin 2005. Kreu i Prezences lidhur me kete pyetje pohoi ekzistencen e nje bashkepunimi mjaft te Ndersa nga ana e tij ambasadori i Shqiperise ne Uashington, Fatos Tarifa preferoi ta mos ta konfiguronte kaq gri realitetin ne vend. Sipas tij Shqiperia eshte zhvilluar mjaft vitet e fundit si dhe jane realizuar nje numer arritjesh qe pjesa me e madhe e te huajve nuk i dine. "Keto arritje mund te shihen ne ekonomi, ne ligjin e pronesise si dhe persa i perket tolerances fetare, te drejtave te pakicave dhe ne legjislacionin e zgjedhjeve. Ndersa korrupsioni si fenomen nuk u shpik tani madje ju kujtoj dhe nje sere masash qe qeveria shqiptare po ndermerr ne lufte kunder tij, nenvizoi Tarifa. Si pjese te ketij dekori roze ai nuk do te neglizhonte as rezultatet ne rritje te ekzekutivit shqiptar ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore. "Dua t'iu permend nje deklarate te Departamentit Amerikan te Shtetit ku thuhes se sipas eksperteve rajonale dhe nderkombetare roli i Shqiperise si vend tranzit per trafikun drejt Europes Perendimore ka rene ndjeshem, vuri ne dukje ambasadori. Nje foles tjeter Fatmir Mediu, kryetar i Partise Republikane u perqendrua tek ceshtja e zgjedhjeve ne Shqiperi duke thene se problemi me i madh qe nuk po e lejon Shqiperine te hyjne ne rrugen demokratike esht-_ shqiptaret nuk kane mundesine per te votuar ne zgjedhje te lira e te ndershme. Nje nga deshmimtaret e tjere ishte dhe Eduart Selami, ish drejtues i larte i PD-se ne Shqiperi gjate vitet '90.

Kortezi e gazetes Koha Jone



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.