Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ruaju 3 gjėrave nė jetė....zjarrit, ujit dhe qeverisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Ndėrron jetė bashkeshortja e Mbretit Leka Zog I
Postuar nga: Albo

Njoftime Bashkeshortja e trashegimtarit te Fronit Mbreteror, Leka Zogu i I-re, nderroi jete pasditen e djeshme. Suzana prej kohesh vuante nga nje semundje e pasherueshme, e cila i mori dhe jeten. Gruaja e pretendentit per fronin mbreteror, nderroi jete pikerisht ne qytetin e perzgjedhur nga familja mbreterore si banese e perhershme, Tirane.

Per Leka Zogun e I-re kjo vdekje perben nje tragjedi tjeter te dhimbshme, pas humbjes se nenes se tij, mbretereshes Geraldina. Pinjolli i vetem i mbretit Ahmet Zogu, Leka i I-re, ka pak kohe qe eshte stabilizuar ne Shqiperi sebashku me familjen e tij. Ai u shperngul nga kontinenti afrikan, ku jetoi per nje periudhe shumevjeCare per te jetuar perfundimisht ne Shqiperi, ku shpreson te vazhdoje rrugen e lene pergjysme nga i ati. Per arsye politike atij per shume kohe iu mohua kjo e drejte nga regjimi komunist. Ndersa para nje viti me pelqimin e autoriteteve shteterore, Leka Zogut te I-re iu mundesua rikthimi ne atdhe.

Bashkėshortja e Leka Zogut ka vdekur dje nė banesėn e tyre nė Petrelė pas njė sėmundjeje tė gjatė dhe tė pashėrueshme


Vdes Suzana, bashkėshortja e Leka Zogut


Australiania Suzanė kishte vetėm dy vjet qė jetonte nė Shqipėri sė bashku me Leka Zogun dhe djalin e tyre

Shekulli

TIRANĖ - Vdes pas njė sėmundjeje tė rėndė gruaja e pretendentit pėr fronin mbretėror Leka Zogut. Suzana ka vdekur dje pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė pashėrueshme, e cila e mundonte prej vitesh. Ajo kishte vetėm dy vjet qė ishte transferuar nė Tiranė sė bashku me Leka Zogun. Zogu dhe e shoqja mbėrritėn nė Tiranė nga Afrika nė 28 qershor tė vitit 2002. Vetėm pak kohė nga vdekja e “Mbretėrėshės” Geraldinė, dje pasdite nė orėn 19.30, ka pushuar sė jetuari edhe Suzana. Nė momentet e fundit Suzanė ėshtė ndihmuar nga u trajtua nga njė ekip i specializuar mjekėsh shqiptarė me Prof. Mentor Petrela, Prof. Agim Sollaku, Prof. Jul Bushati, Dr. Perlat Kapisyzi, Dr. Dhurata Tarifa, Dr. Petrit Leka, Dr. Llesh Rroku, Dr. Leka Hoxha, Dr. Yllson Ibrahimllari.Lajmi ėshtė pohuar dje nga Fluturak Gėrmenji, zėdhėnėsi i Leka Zogut. Dje nė mbrėmje, qindra njerėz janė grumbulluar nė shtėpinė ku banonte Suzana dhe Leka Zogu, nė Petrelė, pėr t’i dhėnė homazhet e fundit.


Suzana

“Mbretėresha” Suzanė ėshtė vajza e Alan Robert Cullen -Uard dhe e Phylis Dorothea Murray Prior. Nga ana e nėnės, tė parėt e saj janė nė lidhje gjinore me familjen mbretėrore tė Anglisė dhe tė shumė vendeve europiane. Ajo ėshtė lindur nė Sidnei tė Australisė mė 28 janar 1941. Me prindėr qė kishin nė pronėsi njė fermė tė madhe blegtorale e bujqėsore prej 10 mijė hektarėsh, ajo e kaloi fėmijėrinė nė qendėr tė Neė South Uales ku dhe mori mėsimet e para. Nė kėtė periudhė Leka ishte nė Australi ku u njoh me Suzanėn. Duke udhėtuar pėr nė Europė ajo u ndal nė Londėr, ku u takua sėrish me Leka Zogun, nėpėrmjet disa miqve tė pėrbashkėt. Nė vitin 1974 ajo u fejua me Leka Zogun. Dasma e Lekės me Suzanėn u zhvillua mė 7 tetor 1975 ndėrsa ceremonia zyrtare vetėm tre ditė mė pas. Dasma u mbyll nė orėt e para tė mėngjezit tė 11 tetorit 1975. Nė njė intervistė tė dhėnė kohė mė parė Suzana ka shpjeguar se ka qendruar me Leka Zogun pėr tetė muaj dhe mė pas janė fejuar. Nė intervistė Suzana e kujton atė ditė, pėrveē asaj tė lindjes sė djalit, si njė nga ditet mė tė paharruara tė jetės sė saj. Ajo ka hequr dorė nga gjithēka qė kishte nė Australi dhe ėshtė martuar me pretendentin pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė.

Jeta nė Afrikė dhe Shqipėri

Gjatė tė gjithė kohės qė Suzanė ka kaluar me Leka Zogun dėshiron tė harrojė vetėm jetesėn nė Afrikėn e Jugut. Nė njė intervistė tė dhėnė ajo e ka konsideruar jetėn nė kėtė vend si tė tmerrshme dhe se ka parė vdekjen me sy. "E urreja jetėn atje", ka thėnė Suzanė. Tė mbyllur dhe me roje nė banesėn e tyre nė periferi tė Johannesburgut, ditėt e gjata mbas mureve me tela me gjemba dhe copa xhami, blerjet nė supermarket me pistoletė nė brez, netėt e gjata me pistoletė nėn jastėk. “Afrika e Jugut ėshtė njė komb nė vdekje. Atje ēdo 26 sekonda ndodh njė pėrdhunim”,- kėshtu flet gruaja e bardhė qė ka jetuar pėr vite tė tėra nė njė izolim, nė njė vend ku hakmarrja e shumicės me ngjyrė qė tani ėshtė nė pushtet, nuk ka rreshtur ende. Gjatė qendrimit nė Johannesburg ajo forcoi pėrfundimisht lidhjen e saj tė fortė me vjehrrėn Geraldinė, pėr tė cilėn ndiente dashuri tė jashtėzakonshme. Suzana nuk ka marrė pjesė nė varrimin e nėnės sė saj natyrale Phylis Dorothea Murray, sepse nuk donte tė shihte tė dorėzuar njeriun qė i kishte ushqyer imazhin e gruas sė hekurt. Por ajo kaloi shumė vite pranė njė tjetėr gruaje tė fortė, Geraldinės. Sipas zėdhėnėsit tė Leka Zogut, Fluturak Gėrmenji, natyra e saj e butė australiane, gjatė 29 viteve bashkėjetesė me Leka Zogun u shndėrrua nė natyrėn e ashpėr tė njė gruaje shqiptare tė veriut. Fėmijėt pa prindėr kanė qenė nė epiqendėr tė fushatės sė bamirėsisė sė Suzanės. Interesi i saj ka qenė i madh, ajo ka bėrė jo vetėm turin e plotė nė institucionet publike tė strehave vorfnore, por ka vizituar shpesh familje me baballarė apo nėna tė vrara, nė Bathore apo edhe fshatra e zona tė thella tė Shqipėrisė. Sipas Gėrmenjit, kėto vizita nuk janė pasqyruar nė media. Ajo nuk dėshironte publicitet pėr diēka qė e konsideronte thjesht detyrė.


E shoqja e Ahmet Zogut, ka vdekur nė Tiranė vetėm pak kohė pas ardhjes sė saj nė Shqipėri nga njė sėmundje e rėndė

Geraldina, vdekja e nėnės sė Leka Zogut

Geraldina, nėna e Leka Zogut ka vdekur rreth njė vit e gjysmė mė parė pas njė sėmundjeje tė gjatė. Nė moshė tė thyer ajo ka vdekur jo shumė kohė pas ardhjes nė Shqipėri. Ceremonia pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit Geraldinės u zhvillua nė Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė. Figura e saj u vlerėsua mjaft nga tė pranishmit. Zv/kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, i cili shoqėrohej edhe nga bashkėshortja Monika Kryemadhi tha se Geraldina ėshtė e vetmja “mbretėreshė” e shqiptarėve qė do tė kujtohet me mall nga ata. Edhe kryetari i PD-sė, Berisha, pasi u kthye nė vitet e shkuara, tha se Geraldina e meriton t'i bėhen tė gjitha nderimet si “mbretėreshė” e shqiptarėve. Tė tjerė pėrfaqėsues tė politikės shqiptare kanė qenė edhe i dėrguari i qeverisė, ministri i Shtetit Blendi Klosi, deputetėt Zela, Muēi, Legisi, etj., nėnkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, Pjetėr Arbnori, Bamir Topi, Genc Pollo. Ndėrkohė jashtė sallės sė homazheve ndodheshin mijėra njerėz qė kishin ardhur nga Kosova dhe nga trevat e tjera shqiptare. Nė ceremoninė e homazheve ku ndodhej Leka Zogu dhe e shoqja e tij Suzanė, i biri Leka si dhe kushėrinj tė tjerė tė familjes kanė ardhur ta vizitojnė edhe pėrfaqėsues tė trupave diplomatikė, tė Britanisė, SHBA-sė, Francės, Italisė, Greqisė, Turqisė etj. Pas homazheve, trupi i Geraldinės i cili u mbajt nė krah nga njerėzit e pranishėm nė ceremonitė e zhvilluara, u drejtua nė Katedralen katolike Shėn Pjetėr, ku u mbajt edhe mesha e pėrshpirtjes pėr tė. Trupi i sė ndjerės mbuluar me lule dhe kurora tė shumta, shoqėrohet nga pjesėtarė tė familjes mbretėrore, pretendenti pėr fron Leka Zogu me bashkėshortja Suzanė, nipi i saj, Leka, motra e sė ndjerės, Silvana Myselier, mbesa e Geraldinės, kontesha Julia Hendriks, dy princesha nga Franca qė kanė lidhje farefisnore me Mbretėreshėn, si edhe pjesėtarė tė familjes Zogu. Ceremonia e funeralit tė pėrcjelljes sė Geraldinės pėr nė varrezat publike ėshtė cilėsuar nga qeveria si ceremoni civile dhe jo shtetėrore, prandaj masat nė varreza i ka marrė Bashkia e Tiranės. Leka Zogu nuk ka mundur dot tė durojė deri nė fund tė varrimit tė nėnės sė tij, pasi gjendja tepėr e rėndė emocionale nuk e ka lejuar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.