Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur jemi te lumtur, ne jemi gjithnje te mire; por kur jemi te mire,s`eshte se ne jemi gjithnje te lumtur.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 138 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Shendeti :: SIDA godet edhe familjet shqiptare
Postuar nga: Albo

Shendeti “Vėllai e mori virusin nė Shqipėri, pėrmes shiringave, gjatė kohės qė kurohej pėr tė ftohtin”

I vdiqėn dy prindėrit me SIDA, mbetet jetime 10-vjeēarja

Jeta e vajzės 10-vjeēare, dy vjet pas vdekjes sė prindėrve nga sėmundja e shekullit

V. Muēaj

FIER- Ėshtė vetėm 10 vjeē, por prej dy vjetėsh ka mbetur jetime pasi prindėrit e saj dhe njė motėr 11 muajshe kanė vdekur nga SIDA. S. Avdulaj tashmė jeton me gjyshėrit e saj tė moshuar (prindėrit e babait), nė fshatin Cakran, e paprekur nga virusi vdekjeprurės. Por ajo nuk mund tė harrojė pėr asnjė moment vuajtjet e prindėrve tė saj qė humbėn jetėn si pasojė e sėmundjes sė shekullit edhe pse nuk di tė thotė asgjė pėr virusin vdekjeprurės. E para qė gjeti vdekjen nga sėmundja ishte motra e saj 11 muajshe, Lediona, mė pas babai, Sabahudini 37 vjeē, dhe nėna Liljana.
Nė shtėpinė ku jeton 10-vjeēarja
10-vjeēarja e mbetur jetime prej dy javėsh, nė bazė tė vendimit tė gjykatės, ėshtė marrė nė pėrkujdesje nga prindėrit e babait tė saj. Pėrgjatė kėsaj periudhe, qė nga vdekja e prindėrve, vogėlushja ka jetuar nė fshatin Metoh tė Mallakastrės tek njerėzit e nėnės sė saj. Gjyshėrit e saj, Agush dhe Vuladija Avdulaj, thonė pėr gazetėn se ardhja e mbesės i ka dhėnė jetė shtėpisė. Jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike, aq mė tepėr qė xha Agushi ndodhet i paralizuar. Paraliza, siē tregon Agushi, ėshtė pasojė e dhimbjes qė pėrjetoi pas humbjes sė djalit, nuses dhe mbesės. Ai mezi lėviz dhe akoma mė tepėr nuk mund tė flasė pasi lotėt nuk e lėnė qė tė shprehė atė qė ka pėrbrenda. Ndėrsa Vuladija, njė grua e moshuar, e veshur krejt me tė zeza sapo tė shikon nxiton hapat pėr tė tė pritur. Tė ndodhur mes fatkeqėsisė dhe pamundėsisė financiare ata shpresojnė se diēka mund tė bėhet, pėr kėtė familje tė braktisur nga shteti. Vuladija tregon tė gjitha lėvizjet e saj qė ka bėrė pėr tė pėrfituar ndonjė ndihmė pėr mbesėn e saj tė vogėl e cila nuk ka mė familje.
Shkaku i sėmundjes
“Vėllai im e ka marrė virusin kėtu nė Shqipėri, gjatė kohės qė ai bėnte gjilpėra pėr tė ftohtin. Shiringat kanė qėnė ato qė kanė pėrcjellė nė trupin e vėllait tim virusin vdekjeprurės”, thotė pėr gazetėn Alket Avdulaj, vėllai i Sabahudinit. Ai sė bashku me Sabahun ka qėnė nė Greqi, dhe e mban mend shumė mirė momentin kur 4 vjet mė parė vėllait tė tij i ra tė fikėt, teksa ishte duke ngritur njė arkė me perime. “Punonin sė bashku nė Greqi, nė Trikala qė prej vitit ‘99. Sabahu, qė kishte mbaruar shkollėn e lartė pėr zooteknik nė Tiranė punonte nė bujqėsi sė bashku me mua. Ai ishte duke ngritur njė arkė me prodhimet e tokės, kur i ra tė fikėt. Me urgjencė e ēova nė njė spital aty pranė dhe pas njė procedure tė gjatė analizash rezultoi se ai ishte i infektuar nga SIDA”,- tregon Alketi qė nė moment nuk e ka besuar kurrsesi kėtė fakt, pasi siē shprehet ai “vėllai im nuk abuzonte”. Mjekėt grekė e kanė marrė gjatė nė pyetje Alketin, pėr tė zbuluar faktin se nga e kishte marrė virusin Sabahu. “Ishte njė periudhė e vėshtirė dhe sė bashku me ta (mjekėt) dolėm nė konkluzionin se kanė qenė shiringat qė Sabahu ka pėrdorur gjatė mjekimeve pėr tė ftohtin ato qė e kanė infektuar me kėtė sėmundje”,- rrėfen mė tej vėllai i viktimės. Sipas tij, mjekėt grekė konkluduan se Sabahu e kishte marrė virusin 7 vjet mė parė, dhe kjo pėrkon me kohėn qė ai ka qenė nė Shqipėri.
Si u shua njė familje e tėrė
Ka qenė vitit ’99 kur Sabahu sė bashku me gruan e tij Liljanėn, qė priste fėmijėn e dytė (nė muajt e parė tė shtatzanisė) dhe vajzėn e vogėl, tashmė 10-vjeēare, kanė vendosur tė emigrojnė nė Greqi, pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin. Megjithėse zooteknik i lartė, Sabahu nuk mund tė siguronte shumė tė ardhura pėr familjen, aq mė tepėr qė nuk kishin as shtėpi, tregon Alketi. Nuk kishte kaluar shumė kohė qė familja ishte vendosur nė tokėn e premtuar, kur u njoh me faktin se kryefamiljari ishte prekur nga Sida. Aty lindi dhe Lediana, e cila qė tremuajshe u pėrball me problemet shėndetėsore. “Mė shumė qėndronte nė spital sesa nė shtėpi”, rrėfen Alketi duke kujtuar se Lediana ishte e para qė ndėrroi jetė kur ishte vetėm 11 muajshe. Vajza vdiq nga temperatura e lartė, pak muaj mė parė se babai i saj tė ndėrronte jetė. Sipas mjekėve grekė, ajo ishte infektuar me virusin qė nė bark tė nėnės e cila pati tė njėjtin fat me tė. Vladimir Muēaj
Vajza, ende pa pensionin e tė atit
Megjithėse kanė kaluar dy vjet nga vdekja e prindėrve, vajza 10-vjeēare nuk pėrfiton pension. Nėna e Sabahut me lotė nė sy thotė se shteti i ka braktisur. “Komuna u mjaftua me rreth 6 000 lekė tė reja qė akordoi ditėn qė vdiq Sabahu dhe mė pas asgjė tjetėr”,- thotė Vuladija, e cila i ėshtė drejtuar shumė herė komunės pėr tė pėrfituar ndonjė ndihmė, pėr vajzėn e mitur, por gjithmonė e kanė pėrcjellė me fjalėt “nuk tė takon. Po kush do tė kujdeset pėr kėtė jetime?”, pyet ajo. Nga ana tjetėr, administratorja e ndihmės sociale nė komunėn Cakran, Margarita Avdulaj, njėkohėsisht e afėrme e kėsaj familjeje, thotė pėr gazetėn se sapo ėshtė plotėsuar dokumentacioni i nevojshėm, qė vajza 10-vjeēare tė pėrfitojė pensionin e tė atit.

Kortezi e "Shekulli"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.