Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti i tė recituarit konsiston nė ndalimin e kollitjeve nė sallė.
--- Ralph Richardson aktor anglez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Sport :: Greqia shpallet kampione e Evropės nė futboll
Postuar nga: Albo

Sport Tani Kombėtarja jonė duhet tė mundė kampionėt e rinj

Ekipi kombėtar grek ka fituar Kampionatin Evropian 2004, tė zhvilluar nė Portugali.

Lojtari i Verder Bremenit, Anxhelos Haristeas, i ka dhėnė ekipit tė trajnerit, Oto Rehagel njė fitore sensacionale tė titullit evropian. Kombėtarja greke e ka vazhduar serinė e fitoreve edhe nė finalen e madhe tė EURO 2004. Pas sukseseve surprizuese nė ēerekfinale e gjysėmfinale kundėr titullmbajtėses, Francės, dhe pretendentes kryesore pėr fitimin e titullit, Ēekinė, ekipi i trajnerit gjerman Oto Rehagel ka arritur tė fitojė edhe nė finale kundėr Portugalisė mikpritėse me rezultatin 1:0 (0:0). Para 64000 shikuesve qė mbushnin shkallėt e "Estadio da Luz" tė Lisbonės, njė gol i sulmuesit, Anxhelos Haristeas nė minutėn e 57-tė u ka dhuruar grekėve fitoren. Por pėrveē kėsaj, kjo fitore e grekėve shėnonte edhe fitoren e dytė tė tyre ndaj vendit organizator brenda finaleve tė kėtij kompeticioni. Pėr tė arritur kėtė, Rehagelit iu desh tė ndėrmerrte disa ndryshime nė pozicionimin taktik tė djemve tė tij. Meqė Jorgos Karagunis ishte i pezulluar me karton tė verdhė, fillimisht nė vendin e tij u duk Stilianos Janakopullos. Ndėrsa Skolari iu pėrmbajt tė njėjtit formacion qė kishte, kur fitoi kundėr Holandės 2:1 nė gjysėmfinale. Por portugezėt - ndryshe nga ndeshja me Holandėn - panė se deri ku shkonin kufijtė e sulmit tė tyre, ndėrsa bllokoheshin shpesh nga mbrojtja e ngjeshur greke. Madje, mbrojtja fillonte qė nė mesfushė me Angellos Basinas, Konstantinos Kacuranis dhe me Theodhoros Zagoraqis, tė cilėt pėrpiqeshin tė neutralizonin zinxhirėt e rrezikshėm sulmues tė projektuar nga Skolari me Luis Figon, Kristiano Ronaldon apo edhe me Dekon. Nė kėtė mėnyrė, Portugalia gjatė pjesės sė parė pati vetėm dy raste, vėrtet tė pastra pėr shėnim. Pas 14 minutash, provon Miguel pranė portės greke, por Antonis Nikopolidhis e dėrgon topin nė vijėn fundore. Dhjetė minuta mė vonė, ėshtė Maniche, i cili pėr pak sa nuk shėnon. Grekėt pėrkundrazi kujtohen vetėm nė gjysmėn e dytė tė pjesės sė parė tė bėjnė diēka, duke u hedhur nė gjysėmfushėn portugeze dhe mundėn tė rrezikojnė disi me anė tė Haristeasit. Edhe pas ndėrrimeve, Portugalia nuk mundi dot tė ēajė mbrojtjen e ngjeshur greke. Dhe kėshtu mbėrriti edhe goli pėr grekėt, fare i papritur. Ishte madje e para goditje nga kėndi e grekėve, dhe ishte me fat. Haristeas shėnon pas njė krosi nga kėndi i Anxhelos Basinas. Gol! 1:0, minuta e 57-tė. Nė golin e tij tė tretė nė kėtė evropian, meritė kishte edhe portieri Rikardo, i cili nuk mundi dot tė bėjė gjė, por edhe e gjithė mbrojtja portugeze. Nė fakt vetėm pas pėsimit tė golit pėrpjekjet e mikpritėsve u bėnė mė shprehėse. Nė kėtė mėnyrė, Ronaldo dėshton duke u ndodhur i lirė para portierit Nikopolidhis, e madje edhe i futuri nė lojė pas njė orė ndeshje, Rui Kosta goditi mė se njė herė nė drejtim tė portės, por pa mundur tė bėjė gjė. Figo i pafat, nuk mundi dot vetėm tri minuta para pėrfundimit qė tė shėnojė.


Rehagel: Greqia ka shkruar historinė me gėrma tė arta

Trajneri i Greqisė, Oto Rehagel, tha se fitorja 1-0 kundėr Portugalisė nė finalen e Euro 2004-ės ishte njė sensacion qė shkroi historinė e futbollit. "Ishte njė arritje e pazakontė pėr futbollin grek dhe, veēanėrisht, pėr futbollin evropian. Skuadra luajti njė futboll tė bukur", tha ai. "Ne i shfrytėzuam mė sė miri shanset tona. Kundėrshtarėt ishin teknikisht mė tė mirė se ne, por ne i pėrdporėm mė mirė rastet pėr shėnim. Mund tė kishim fituar edhe 2-0. Greqia ka shkruar historinė me gėrma tė arta sot (dje)". Ėshtė njė sensacion". Oto Rehagel mundi tė thyejė edhe njė rekord tjetėr, pasi u bė trajneri i parė i huaj qė arrin tė fitojė njė trofe tė rėndėsishėm nėn drejtimin e njė kombėtareje.


Skolari: Humbja, e rėndė, u kėrkoj falje tifozėve

Trajneri brazilian i Portugalisė, Luiz Felipe Skolari, deklaroi se disfata 1-0 qė iu shkaktua nga Greqia nė nė finalen e Euro 2004-ės tė dielėn ishte shumė e rėndė pėr tė gjithė. "U kėrkojmė falje tė gjithė portugezėve, sepse ne nuk ishim nė gjendje tė arrinim atė synim qė aq shumė e dėshironim", tha ai. "Njė humbje e rėndė. Ėshtė e vėshtirė tė humbasėsh nė kėtė mėnyrė... tė luash njė ndeshje tė tillė pa shėnuar as edhe njė gol. Ata fituan nė sajė tė strategjisė mbrojtėse. Ata fituan, sepse ata ditėn se si tė luanin nė atė mėnyrė qė edhe luajtėn", pėrfundoi kampioni i botės me Brazilin.


Heroi i grekėve, Haristeas: E merituam fitoren

Heroi i Greqisė, autori i golit, sulmuesi Anxhelos Haristeas, pas fitores sė Greqisė ndaj Portugalisė tha: "Ne jemi kampionėt e Evropės. Ne jemi skuadra mė e mirė nė Evropė. E merituam plotėsisht (fitoren). Ėshtė diēka shumė domethėnėse, jam shumė i lumtur dhe shumė i emocionuar. U bėj thirrje tė gjithė grekėve qė tė mblidhen bashkė dhe tė festojnė sot (dje). Besoj se ėshtė njė moment unik, tė cilin shumė nga ne mund tė mos e provojnė kurrė mė dhe besoj se e merituam fitoren. Erdhėm deri kėtu, pasi mposhtėm skuadra tė mėdha dhe sot (dje) luftuam ndaj njė Portugalie tė fortė. Pavarėsisht nga kjo, ne fituam trofeun".


Golashėnuesit e Euro 2004-ės

5 - Milan Barosh (Republika Ēeke)
4 - Uejn Runei (Angli), Rud van Nistelroi (Holandė)
3 - Zinedine Zidane (Francė), Henrik Larsson (Suedi), Jon Dahl Tomason (Danimarkė), Frank Lampard (Angli), Angelos Haristeas (Greqi)
2 - Zlatan Ibrahimoviē (Suedi), Thierri Henri (Francė), Antonio Kasano (Itali), Marek Hainc (Republika Ēeke), Rui Kosta (Portugali), Jan Koller (Republika Ēeke), Manike (Portugali), Kristiano Ronaldo (Portugali)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.