|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Femijet fillimisht i duan prinderit e tyre; kur rriten, i gjykojne; e nganjehere i falin.
--- Wilde
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 180 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Ne vazhdim do te gjeni disa nga recetat, specialitete te kuzhinierit te Forumit Shqiptar, Visi. Kenaquni dhe keni parasysh siguria eshte gjithmone e rendesishme gjate gatimit. Asnje nuk e ka mendjen te haje ne nje shtepi te djegur ; )
Makarona me Pule dhe Karkaleca (Chicken shrimp primavera
Me poshte po ju pershkruaj nje specialitet i cili ka brenda makarona mish pule edhe karkaleca. Receta eshte e thjeshte dhe rezultati i saj i shijshem, por asnjehere aq i shijshem sa do te ishte i gatuar nga une... :)
Ne fillim duhet te kemi nje cop mish pule te pastruar mire nga lekura apo dhjamrat e teperta, 4-5 karkaleca , nje dore me kerpudha (sipas deshires), karrota bizele kungull speca te kuqe hudhra te grira imet (mund te shtoni dhe perime te tjera, sipas deshires).
Ne fillim hedhim pak gjalpe ne tigan, Me pas hedhim nje luge kafe hudhra te grira imet, mishin e pules (te cilin mund ta keni zjere me pare, duke qene se nga te gjithe perberesit I duhet me shume kohe per tu gatuar), dhe perimet e grira gjithashtu imet. Ne kete perzjerje do shtohen dhe karkalecat, po keni parasysh se ato gatuhen shpejt. Pasi i skuqim pak ju hedhim siper Galina Bianka (essence mish pule), pak uje (1/4 gote), limon nje koker ose leng limoni sipas deshires, gjalpe, vere te bardhe dhe e mbulojme perzjerjen per pak sekonda. Qe mos digjet mishi I pules dhe karkalecat duhet ti kontrollojme here pas here si dhe temperaturen e sobes duhet ta mbajme mesatare.
Makaronat mund ti zgjidhni sipas deshires. Gjithashtu dhe servirja behet sipas deshires. Mund ti perzjeni makaronat me garnituren qe pergatitem me siper neper pjata, ose mund ti lini makaronat ne ene me vete, garnituren ne ene tjeter dhe tu jepni mundesi te ftuarve te perzjejne sasine e deshiruar.
Kjo recete rekomandohet per stinen e pranveres, kur perimet jane me te fresketa, me te shumellojshme si dhe kur trupi ka me shume nevoje per to.
Spageti (makarona te gjata) Bolonjez
Po filloj nga ganutura : Se pari marrin mish te grire 200 gram ,pak kripe, piper, majdanoz ,qepe e grire imet dy luge gjelle, kerpurdha te grira po dy luge gjelle. Te gjithe perberesit i skuqim pak ne tigan sa te marrin qepet ngjyre te kuqerremte dhe pastaj e shuajme me vere te kuqe ,jo shume kuptohet nje cerek gote. Me pas, pasi i kaverdisim mire e mire i hedhim salce picash ose salce e perpunuar, edhe mbas salces e leme nje minut bejme vetem kaverdisje te shpejte.
Ne fund i hedhim mbi makaronat e zjera,ose pene. Kjo ganiture eshte zakonisht per kater veta, por masat gjithmone varen sipas deshires. Siper per zbukurim dhe pak shije, pjates i hedhim djath kackavall te grire per siper edhe per shije edhe per zbukurim.
Sallate me koran
Kjo sallate shoqerohet zakonisht me vere dhe preferohet nga femrat .
Marrim sallate jeshile te grire imet pak kripe ,piper ,rigon,copa domate te grira ne copa te vogla , kastraveca ,qepe te kuqe ,speca te pjekura ne furre te grira imet, edhe pak djath kackavall te grire.
I kaverdisim perberesit nje nje ene te madhe alumini me pak uthull edhe vaj ulliri,pastaj e hedhim ne pjate edhe ne fund veme koranin e pjekur/skuqur e te qeruar mbi sallate.
Ne fund shoqerohet me vere te bardhe.
Kaq per sot...
Nderimet e mija dhe shihemi heres tjeter!
Visi
|
|
|
|