Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shteti eshte nje turirze (museliere) qellimi i te cilit eshte te beje te parrezikshem kafshen mishngrenese, qe eshte njeriu, e ta beje ne nje menyre te atille duke i dhene pamjen e nje barngrenesi.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Gjuha :: Emėrtimi i shqiptarėve ndėr shekuj
Postuar nga: Skampa

Gjuha Prof. Shaban Demiraj: Gjithėsesi, duhet pranuar qė kjo ēėshtje ėshtė mė e ndėrlikuar nga sa mund tė duket nė njė vėshtrim tė parė dhe prandaj kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

25. Fjala e prejardhur shqip-tar ndeshet njė herė tė vetme tek Kuvendi i Arbėnit i vitit 1705; "...a dinė mirė gjuhėn e shqipėtarėvet...(f.76). Por edhe kėtu pėrdoret mė shumė fjala mė e vjetėr arbėnesh, me sa duket, nėn ndikimin e traditės sė shkrimtarėvė veriorė. Edhe Thunmanni nė veprėn e tij tė vitit 1774, f.243, e pėrmėnd emrin shiptar: "Albanėt e quajnė veten skipatar, por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė". Kėto dy burime mjaftojnė pėr tė vėrtetuar se nė shekullin XVIII emri shqiptar ishte nė pėrdorim tė gjallė si nė Shqipėrinė e Veriut ashtu edhe nė atė tė Jugut, ē’ka parakupton qė kjo fjalė tė jetė krijuar tė paktėn, njė a dy shekuj mė pare [44]. Gjithsesi, etnonimi shqip-tar ėshtė krijuar relativisht vonė (shih edhe § § 30-33).

26. Siē u vunė nė dukje tek § 24, emri i prejardhur shqip-tar ėshtė krijuar duke i shtuar prapashtesėn -tar ndajfoljes shqip. Nė pėrdorim ndajfoljor fjala e parme shqip ka zėvėndėsuar fjalėn e prejardhur arbėn-isht/arbėr-isht [45], qė ėshtė formuar rregullisht nga emri Arbėn/Arbėr me prapashtesėn -isht, ashtu si gegėni-sht, toskėri-sht, ēamėri-sht, itali-sht, frėngji-sht, spanj-isht etj. Por, ndėrsa tema ndajfoljore shqip shėrben nė disa togfjalėsha edhe si mbiemėr, ndajfolja arbėn-isht/arbėr-isht nuk shėrben edhe si mbiemėr; nė kėtė funksion shėrbente fjala e prejardhur (i) arbėnesh/arbėresh P.sh. tė krahasohet togfjalėshi i sotėm gjuha shqipe me gjuha e arbėneshe tė Budit, Bardhit e Bogdanit (shih § 14) [46]. Por pėrdorimi i fjalės shqip si mbiemėr ėshtė historikisht dytėsor dhe i kufizuar me njė numėr tė caktuar emrash si: gjuha shqipe, fjala shqipe, libėr shqip, shkolla shqipe e ndonjė tjetėr rast i kėtij lloji, si letėrsia shqipe. Pėr mė tepėr kjo fjalė me funksion mbiemror ėshtė pėrdorur mė parė nė formė tė ngurosur, siē na dėshmojnė, ndėr tė tjera, titulli i gramatikės sė Sami Frashėrit (1886): Shkronjėtore e gjuhės shqip dhe ai i alfabetares sė Stambollit (1879): Alfabetare e guhėsė shqip.

27. Ndajfolja shqip dokumentohet pėr herė tė parė tek autorėt e vjetėr tė Veriut, por edhe tek ata kjo ndeshet rrallė. Kėshtu tek Buzuku ajo ndeshet vetėm njė herė nė f.XXV: ...qė vjen me thashunė shqip.... kurse tek Budi e gjejmė tė pėrdorur katėr herė: Shqip tė mundėnj me rrėfyem/ndonjė kankė tė re...(DC 220). O pėr ma tė madhe devocione e ngushėllim tė popullit shqip tė na thotė mbė kėtė arėsye....;....ndo shqip tue ia thanė, t’i thoetė se...;... ani mbasi tė kietė dhanė tė rrėfyemtė, qė quhetė...o shqip o pėr letėrė ta die...(RR 74, 85, 96) [47]. E gjejmė tė pėrdorur njė herė tė vetme edhe nė parathėnien e veprės sė Bogdanit : ...tue pasunė bam ende aj njė gramatikė fort tė godiēime latin e shqip, si dhe nė vjershėn e Luka Bogdanit kushtuar Pjetėr Bogdanit dhe botuar nė veprėn e kėtij: Shqip, latin e taljani gėrqisht ende dalmati, jevreisht e arapi, armenisht ende siri. Por nė Fjalorin e Bardhit (1635) fjala shqip nuk ėshtė pėrdorur asnjė herė, megjithėse rasti pėr ta pėrdorur, nuk ka munguar (shih shėnimin 45). Kurse tek Kuvendi i Arbėnit (1705), ku gjejmė tė pėrdorur Arbėni, Arbėnisė (f.10, 76) nė vend tė ndajfoljes arbėnisht pėrdoret fjala shqip [48]. Fjala shqip nuk ndeshet as tek arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė, tė cilėt pėrdorin ndajfoljen arbėrisht (shih §§ 17, 23 dhe 26). Nga ana tjetėr, do shėnuar se fjalėn shqip e gjejmė nė Divanin e Nezim Frakullės (1685-1780): Kėtė divan e zura shqip (shih Myderizi 1954,64). E kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi pėr pėrdorimin relativisht tė hershėm tė kėsaj fjale edhe nė viset jugore tė truallit shqiptar.

28. Duke qenė se pėrdorimi ndajfoljor i fjalės shqip nė vend tė arbėrisht nuk ka qenė nė pėrputhje me formimin ndajfoljor tė kėtij tipi, lind vetiu pyetja se cili ka qenė kuptimi zanafillės i kėsaj fjale dhe si e ka marrė ajo kuptimin, qė ka bėrė tė mundur zėvendėsimin e ndajfoljes arbėnisht/arbėrisht. Gjithashtu edhe etimologjia e kėsaj fjale mbetet pėr t’u diskutuar. Me sa duket, fjala shqip nė zanafillė ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartė, hapur, troē dhe vetėm mė pas ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/ arbėr-isht, tė cilėn dalėngandalė edhe e ka nxjerrė jashtė pėrdorimit. Rrethanat nė tė cilat ndajfolja shqip e ka marrė kuptimin e sotėm nuk janė tė qarta. Sidoqoftė, nė kėtė rast do tė ketė ndodhur diēka e ngjashme (por jo e njėjtė) me atė qė ka ndodhur me fjalėn gjermane deutsch, tė pėrdorur si mbiemėr, si emėr dhe si ndajfolje. Kjo fjalė e vjetėr gjermanike nė gotishte del me trajtėn thiuda dhe me kuptimin "popull, fis". Kurse aty midis shekujve VIII-X nė gjermanishte ajo del me trajtėn diutisk dhe me kuptimin "popullor". E pėrdorur bashkė me emrin gjuhė ajo ka marrė mė nė fund kuptimin e gjuhės gjermane, si gjuhė popullore nė kundėrshtim mė gjuhėn latine (shih edhe § 2). Kėshtu mund tė mendohet qė nė shprehje tė tipit Ma tha shqip (=hapur troē, qartė), foli shqip (=qartė, hapur) [49] etj., fjala nė shqyrtim ka marrė dalėngadalė kuptimin e fjalės arbėn-isht/ arbėr-isht, tė cilėn mė nė fund e ka zėvendėsuar plotėsisht gjatė kėtyre shekujve tė fundit. Por ky proces zėvendėsimi, me sa duket, do tė ketė nisur qysh nė periudhėn parashkrimore, pėr ē’ka na dėshmojnė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut.

29. Pėr burimin e fjalės shqip janė shprehur mendime tė ndryshme. Sipas njė mendimi mjaft tė pėrhapur ndėr disa autorė shqiptarė [50], kjo fjalė ėshtė lidhur me emrin e shpendit tė shqipes, shqiponjės, d.m.th. si gjuha e shqipes, e shqiponjės. Njė shpjegim i tillė nuk del i argumentuar. Tė kihet parasysh edhe fakti se nė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut, tek tė cilėt ndeshet ndajfolja shqip, emri i shpendit shkruhet me /-y-/: shqype. P.sh tek Buzuku: ...aty tė mbėlidhenė edhe shqypetė (f.LXXXII (=92)/bis) .....e faqenė e shqypesė (f.L XXXII(=102)/bis); te Bogdani:.... as dheu si s(h)qype nalt qėndron e ri (Pjesa I, I /IV/4). Tė kihet parasysh edhe Bardhi (f.59): miluus, nibbio =shqypeja (shih pėr kėtė edhe Ēabej: 1975,V,70). Nuk i qėndron kritikės as shpjegimi i Meyer-it (1891,411), i cili fjalėn shqip e trajton tek folja shqip-onj (=kuptoj) dhe kėtė e merr si huazim nga latinishtja excipio (=ndjej, dėgjoj). Kėtė shpjegim e kundėrshton me tė drejtė Ēabej (1975,V,70). Pėr mė tepėr, folja shqipoj "them shkoqur, shqip" ėshtė njė fjalė e prejardhur nga shqip dhe s’duhet tė jetė as e vjetėr, as e pėrhapur nė mbarė truallin shqiptar. Pra burimi i fjalės shqip mbetet i errėt e kjo rrethanė mund tė merret edhe si njė dėshmi pėr vjetėrsinė e saj. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurt dhe pikėrisht dokumentimi mė i hershėm i ndajfoljes shqip (shih § 27) nė krahasim me atė tė fjalės sė prejardhur shqip-tar. E njė fakt i tillė duhet mbajtur parasysh, kur diskutohet ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėn-esh/ (i) arbėr_esh me emrin shqiptar, qė ėshtė njė krijim relativisht i vonė (shih § 25).

30. Pėr zėvendėsimin e etnonimit mė tė vjetėr (i) arbėnesh/ (i) arbėresh me emrin shqiptar tė gjithė studiuesit e pranojnė se njė dukuri e tillė ka ndodhur gjatė shekujve tė fundit. Madje, disa prej tyre e kanė lidhur njė zėvendėsim tė tillė me pėrhapjen e islamizmit nė Shqipėri gjatė sundimit turk. Kėshtu p.sh e ka shpjeguar kėtė dukuri O. Myderrizi (1965,164), i cili e lidh zėvendėsimin e emrit tė mėparshėm arbėneshė/arbėreshė me emrin shqiptar, sepse: "Emri i vjetėr nuk tregonte vetėm kombėsinė, po edhe besimin. Me ndėrrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndėrrimit tė tij. Emri i ri shqiptar qė u pėrshtat si emėr kombėtar bazohej nė gjuhėn, nė njė nga elementėt kryesorė tė kombėsisė. Ky emėr mund tė jetė pėrdorur si emėr kombėtar nga myslimanėt e parė shqiptarė qė nė shekullin XVI, por kėta mbasi ishin tė pakėt nuk ia imponuan dot shumicės". Kurse Aleks Buda (1986, I, 149), pasi bėn fjalė pėr luftėn e gjatė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė kundėr pushtuesve osmanė dhe pėr kontradiktat klasore tė papajtueshme midis masave popullore dhe pushtuesve, pohon: "Kjo ndeshje ballore e gjatė dhe masive e masave popullore me tė huajte pjegon njė dukuri nė dukje tė habitshme etnogjenetike: ėshtė pikėrisht mbas kėsaj periudhe lufte qė ne vėrejmė tė kalojė nė radhė tė dytė emėrtimi i lashtė etnik arbėn dhe tė zėvendėsohet dora-dorės mė njė emėr gjithashtu me rrėnjė tė lashtė shqiptar, me tė cilin kjo kombėsi e veēon veten nga pushtuesit e huaj, si njė kombėsi e veēantė e vetme, e ndryshme nė radhė tė parė me gjuhėn e saj tė dalluar, tė pėrbashkėt e tė kuptueshme shqipe". Pėr E. Ēabejn (1976, 65), "Zhdukja e zėvendėsimi i tij (i emrit tė mėparshėm - SH. D.) me emrin shqiptar mbase ka lidhje me zbėrthimet etnike qė u kryen me ardhjen e osmanėve". Autori nuk e zbėrthen mė tej shjegimin e tij. Njė shpjegim tė ngjashėm gjejmė edhe tek R. Ismajli (1987,102): "Emrat shqiptar dhe Shqipėri...janė krijuar pas ndryshimeve mė tė thella shoqėrore, politike e fetare". Mė poshtė (f.103) ky autor shton: "Emri shqiptar u bė i qėndrueshėm plotėsisht si i vetmi emėr vetėm nė kushtet e krijimit tė vetėdijes pėr kombin, nė rrethanat politike tė lėvizjes sė madhe tė Rilindjes".

31. Njė mendim tė ngjashėm me atė tė O. Myderrizit pėr ēėshtjen nė shqyrtim (shih § 30) ka shprehur edhe E. Sedaj (1996,108), i cili pasi pohon se nė njė nga vjershat e bejtexhiut Sheh Mala (1865-1928) pėrdoret emri turk pėr shqiptar dhe se shqiptatėt e islamizuar gėzonin tė drejta qė nuk i gėzonin shqiptarėt e krishterė, arrin nė pėrfundimin se ky ka qenė faktori kryesor pėr braktisjen e etnonimit arbėresh. Por do shėnuar se nė bazė tė njė arsyetimi tė tillė pritej qė shqiptarėt e islamizuar nė pėrgjithėsi (dhe jo vetėm disa njerėz tė ndikuar prej kulturės turke, siē ishin ndėr tė tjerė bejtexhinjtė) ta quanin veten turq. Ose, tė paktėn do tė pritej qė emri shqiptar tė ishte pėrdorur vetėm nga pjesa e islamizuar e popullsisė shqiptare, ose tė ishte pėrdorur nga turqit pėr tė emėrtuar kėtė pjesė tė shqiptarėve, ē’ka nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike. Mbrojtėsit e tezės nė shqyrtim duhej tė dokumentonin tė paktėn qė turqit i emėrtonin shqiptarėt e krishterė arnautė (=arbėneshė/arbėreshė), ndėrsa ata myslemanė i emėrtonin shqiptarė. Pėrndryshme, duhej pranuar qė kėtė dallim nė emėrtim ta kenė bėrė vetė shqiptarėt e dy feve tė ndryshme, ē’ka gjithashtu nuk ėshtė e saktė. Po t’u drejtohemi burimeve turke, del se ata kurdoherė shqiptarėt i kanė quajtur me emrin arnaut. Kėshtu p.sh. nė Fjalorin e Bardhit (1635) f.22, emri latin Epirote pėrkthehet: i arbėneshė, Turcicé Arnautlar. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke tė hershme apo tė vona nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslemanė dhe tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt tė arbėneshė/arbėreshė. Gjithashtu, nuk ka ndonjė tė dhėnė qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt. Pėrkundrazi, pėrdorimi i kėtij emri, qoftė edhe njė herė tė vetme, tek Kuvendi i Arbėnit nuk e mbėshtet hipotezėn e mėsipėrme.

32. Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i)arbėnesh/ (i) arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėn-isht/arbėr-isht. E pėrgjithėsimi i ndajfoljes shqip ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast, qė ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip (shih § 27) dhe jo arbėnisht. Po kėshtu Budi, i cili pėrdor njė gjuhė mė popullore se shkrimtarėt e tjerė katolikė, nė veprat e tij qė kapin 1014 faqe, ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip (shih § 27) dhe asnjėherė arbėnisht. Nė kėto rrethana, lind vetiu pyetja nėse ndajfolja arbėnisht/arbėrisht ka qenė me tė vėrtetė nė pėrdorim tė zakonshėm nė masat popullore tė trevave veriore dhe jugore tė banuara nga ata qė flisnin gjuhėn e arbėneshė a arbėreshė. Mospėrdorimi i ndajfoljes arbėnisht tek Buzuku e sidomos tek Budi dhe te Kuvendi i Arbėnit duket sikur dėshmojnė qė kjo ndajfolje nuk do tė ketė qenė aq e pėrdorur nė ligjėrimin e pėrditshėm. E ky fakt, me sa duket, i ka dhėnė shkas pėrdorimit gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip.

33. Me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdh e u bė gjithnjė mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit i arbėnesh/ i arbėresh, me tė cilin mė parė e quanin veten ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh tė krahasohen: grek-Greqi-greqisht, italian-Itali-italisht, turk-Turqi-turqisht, gjerman-Gjermani-gjermanisht, etj; toskė-Toskėri-toskėrisht, gegė-Gegni-gegnisht, lab-Labėri-labėrisht, ēam-Ēamėri-ēamėrisht, etj. Prandaj kundėrvėnia formale midis fjalėve shqip dhe Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip ose tė fjalėve Arbėn/Arbėr, etj. Nė rastin konkret, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė fjalėn mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė (Arbėn/Arbėr dhe i arbėnesh/ i arbėresh) nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ė-ni/Shqip-ė-ri. Gjithėsesi, duhet pranuar qė kjo ēėshtje ėshtė mė e ndėrlikuar nga sa mund tė duket nė njė vėshtrim tė parė dhe prandaj kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

Botimet e pėrdorura

Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia; vol.I. Vindobonae 1913.
Blancus, Franciscus. Dictionarium Latino-Epiroticum. Romae 1635.
Bariē, Henrik. Hymje nė historinė e gjuhės shqipe. Prishtinė 1955.
Bogdani, Pjetėr. Cuneus Prophetarum, Patavii 1685.
Buda, Aleks. Rreth disa ēėshtjeve tė historisė sė popullit shqiptar, tė gjuhės e tė kulturės sė tij. Studime historike 1980/1.
Budi, Pjetėr. Dottrina Chtistiana. Roma 1918.
Budi, Pjetėr. Speculum confessionis. Roma 1621. Rituale Romanum. Roma 1621.
Ēabej, Eqrem, "Meshari" i Gjon Buzukut.I,II.Tiranė 1968.
Ēabej, Eqrem. Studime gjuhėsore. V. Prishtinė 1975.
Ēabej, Eqrem. Studime etimologjike nė fushė tė shqipes: vėllimi II. Tiranė 1976.
Dara, Gabriele. Kėnga e sprapsėme e Balės. Shqipėruar nga Shaban Demiraj: Tiranė 1994.
Demiraj, Shaban. Gramatikė historike e gjuhės shqipe. Tiranė 1986.
Demiraj, Shaban. Fonologjia historike e gjuhės shqipe. Tiranė 1996.
Domi, Mahir. Prapashtesa ilire dhe shqipe, pėrkime dhe paralelizma. "Studime filologjike" 1974/4.
Ducellier, Alain. L’Arbanon et les albanais au XI sičcle. Nė : Centre de Recherche d’Histoire et Civilisation Byzantines. 3 . Paris 1968.
Figlia, Nicolo. Il Codice Chieutino a cura di Matteo Mandalą. Comune di Mezzoiuso. 1995.
Fortino, I.C Giulio Variboba.La vita di Maria. Cosenza 1984.
Sami, Frashėri. Shkronjėtore e gjuhės shqip. Bukuresht 1886.
Phourike, P.A .Pothen to ethnikon Arvanites? Athinė 1931.
Georgiev, Vladimir. Vokalna sistema v razvoja na sllavianskite ezici. Sofia 1964.
Haebler, Claus. Grammatik der albanichen Mundart von Salamis. Wiesbaden 1965.
Hahn, Johann Georg von. Albanesische Studien.I. Jena 1854.
Hetzer, Armin. Wie ist Arnold von Harffs Wortverzeichnis (1496) zu lesen? Balkan-Archiv (Neue Folge1981/6)
Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė; vėll.I. Tiranė 1965.
Ismajli, Rexhep. Artikuj mbi gjuhėn shqipe. Prishtinė 1987.
Jireēek, Konstantin.Albanien in der Vergangenheit, Illyrisch-Albanische Forschungen.I. München-Leipzig 1916.
Kagan, D., Ozment, St., Turner. Fr. M. The Western Heritage New York 1987.
Krahe, Hans.Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Heidelberg 1925.
Concilium Provintiale sive Nationale Albanum habitum.Anno MDCCIII. Romae 1705.
Luka, Kolė. Toponimia shqiptare nė kangėn e Rolandit lidhur me disa ngjarje tė vjetėve 1081-1085. Stud. Hist. 1967/2
Mayer, Antun. Die Sprache der alten Illyrier.B.II. Wien 1959.
Meyer, Gustav. Etimologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache. Strassburg 1891.
Meyer, Gustav. Albanesische Studien V. Wien 1896.
Mirēev, Kiril, Istoriēeska gramatika na bėlgarskija ezik. Sofia 1958.
Moskalskaja, O.I. Deutsche Sprachgeschichte. Leningrad 1969.Myderrizi: 1954- Myderrizi, Osman. Nezim Frakulla. "Buletin pėr Shkencat Shoqėrore" 1954/IV.
Emri i vjetėr kombėtar i Shqipėrisė nė tekstet e vjetra shqip me alfabet latin e arab, Studime historike 1965/1.
Rix, Helmut. Historische Grammatik des Griechischen. Darmastadt 1976.
Sedaj, Engjėll. Etnonimi arbėresh-shqiptar. Prishtinė 1996.
Shuteriqi, Dhimitėr. Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850. Tiranė 1965.
Thunmann, Johann. Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker. Leipzig 1774.
Xhufi, Pėllumb. Migrimet shqiptare nė Greqi nė shek. XIV. "Studime historike" 1991/3-4. Tiranė 1994.
Xhuvani, A., Ēabej, E. Prapashtesat e gjuhės shqipe. Tiranė 1962.
Zojzi, Rrok. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. "Etnografia shqiptare". 1962/1.

Prof. Shaban Demiraj


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.