Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Memorandumi Ēam 1947
Postuar nga: Skampa

Histori Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė....

M E M O R A N D U M
I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI

KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ U.N.O.

RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, n’emėr tė emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor tė drejtat tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė pėr tė shfarosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:

Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetėve me rradhe duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor dhe duke mos pėrfillur as pak traktet Ndėrkombėtare kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet e vėndit masakroi pa mė tė voglėn arsye 72 burra tė krahinės Paramithisė nė pruan e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt popullatės sonė.

Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaēkitjet dhe grabitjet nė pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni mė 1921 i Gjeneral Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė realitetin e mjerrimeve nė tė cilat u vu popullata e jonė nė kohėn e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi, Arpica, Grykohori, etj, janė njė pjesė e fshatrave qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror. Mė 1922-1923, qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė zbatonin shpėrnguljen e elementit mosleman tė Ēamėrisė (duke i gjykuar si turq) nė shkėmbim me grekėrit e Azisė sė vogėl (duke i gjykuar sipas fesė). Ky akt i turpshėm i qeveritarėve te Athinės u has nė rezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare tė popullatės sonė hodhi poshtė vendimin e qeverisė Grek.

Por megjithė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė angazhimeve solemne tė marra nga qeveria Greke nė Lozanė mė 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės vazhduan politikėn e tyre tė ēfarrosjes. Ata pėrdorėn ēdo mjet pėr tė vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė elementit Shqiptar, ēpronsuan qindra familje nė 6000 ha tokė pa mė tė voglin shpėrblim si nė Dushk, Gumenicė, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinės vendosi emigrantėt e Azisė sė Vogėl nė Ēamėri me qėllim qė ta popullojė me grekėr dhe tė krijojė mundėsin e emigrimit tė popullatės autoktone Shqiptare. Familje tė tėra detyroheshin tė braktisin vatanin pėr nė Turqi, Shqipėri, Amerikė e gjetkė dhe fshatra si Petrovci, Shėndėllinja u braktisėn krejt nga banorėt Shqipėtarė. Nė kėto rrethana ne nuk gėzuam asnji tė drejtė nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; nė vend tė zhvillimit tė kulturės kombetare dhe tė pėrparimit, pėrkrahet fanatizmi dhe injoranca, nė vėnd tė shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare nė gjuhėn arabe, nderkohe qe 95 % tė popullatės sonė qėndrojnė akoma analfabet. Krahina e Ēamėrisė, njė vend i pasur dhe i begatshėm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe nė duart e fajdexhinjėve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., qė varfėruan dhe skllavėrruan gjithė vendin.

Nė luftėn kundėr fashizmit dhe tamam nė pėrfundim tė saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste tė Llakės sė Sulit tė krijuara nga reaksioni dhe nė shėrbim te pushtuesit, nėn Komandėn e Gjeneral Napoleon Zervės, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorėt Shqiptarė moslemanė tė Ēamėrisė. Nė kėtė kohė kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin nė luftime kundėr Gjermanėve, komanda e EOEA nė kompromis me Gjermanėt operonte pėr tė fituar pozita pėr luftėn vllavrasėse; dhe kur forcat tonat besnike tė frymės dhe tė vendimeve tė marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė ndjekje tė Gjermanėve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave tė rezistencės ne Epir (ELAS - EOEA), urdhėronte njikohėsisht operacionet dhe masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė Ēamėrisė.

Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante e parimeve njerėzore dhe nje mospėrfillje e turpėshme e parimeve dhe e karakterit tė luftės antifashiste. Masakrat nė Ēamėri u kryen nė saje tė bashkpunimit dhe marrėveshjeve me Gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u lanė vendin forcave Zerviste. Ja njė fakt konkret i bashkėpunimit ndėrmjet forcave Zerviste dhe tė atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave tė krahinės sė Filatit, nje ditė para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht mė 22 shtator 1944 nė katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane nė tėrheqje. Mbas kėtij takimi shohim qė ende pa u larguar mirė forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynė nė Filat. Kėshtu njė bashkpunim i tillė u siguroj forcave Zerviste krahėt duke u dhėnė mundėsi pėr tė filluar terrorin dhe masakrat nė njė stil tė gjėrė nė tė gjitha krahinat e Ēamėrisė. Forcat e divizionit X te EOEA nėn komandėn e Kolonel Vasil Kamarės dhe pikėrisht ato tė regjimentit XIV tė kėtij Divizjoni tė udhėhequr nga Kranja, me ndihmėsa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelėt me damkė Pantazejt, etj., mė 27 Qershor 1944 hynė nė qytetin e Paramithisė. Nė kundėrshtim me premtimet e dhėna dhe marrėveshjes sė bėrė midis Myftiut Hasan Abdullaj nga njė anė dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisė nga ana tjetėr si agjenta tė Zervės, filluan masakrat mė tė poshtra. Burra, gra dhe fėmijė tė pa mbrojtur qenė objektivi i Monarko-Fashistėve Grekė. Numri i tė masakruarve nė Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinė nė 600 veta. Mė 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nėn Komandėn e Agores hynė nė Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fėmijė.

Forcat e EOEA nėn komandėn e Theodhor Vitos, Ilia Kaēos, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaēos, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit mė 23 Shtator 1944, ditėn e Shtunė nė mėngjes, hynė nė qytet. Po nė kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn tė gjitha familjet dhe gjithė ē’ka gjetėn. Nė mbrėmjen e natės 23 duke u gdhirė 24 Shtator 1944, hynė dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė; me arritjen e kėtyre forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe fėmijė u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit nė Spatar, ku njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet tė tjera. Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve tė Zervės. Pak ditė mė vonė monarko-fashistat grumbulluan tė gjithė burrat qė kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė tė Filiatit janė mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika dhe 45 tė tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo Metos.

Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr, fėmijė dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me qindra deklarata tė atyre qė shpėtuan pėrshkruajnė vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu prenė sisėt dhe iu nxerrėn sytė. Ymer Muratin e vranė dhe e bėnė copa-copa nė Paramithi. Nė shtėpinė e Sulo Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili Popova nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh hyri brenda, muarrėn gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe filluan t’i ēnderonin nė njė dhomė tjetėr. Ulurima e vajzave e tė grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi vazhdoi gjithė natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i kėtyre poshtėrsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosėn para familjes sė tij, e lanė dhe ikėn. Familja pėr ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė lajmėron ta marrin dhe e ēojnė tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumė familje. Andartėt informohen, e marin, mė parė i nxjerrin dhėmbėt e floririt me darė dhe mbasandej e vranė.

Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr vjetėsh vritet me sopatė para sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Nė Spatar Abdul Nurēe merret e ēohet nė Filat zbathur, zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund vritet para shtėpisė sė Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as edhe njė. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenė kokėn me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenė gishtrat, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt dhe kur kėta ulurinin nga dhėmbjet e mėdha, andartėt Zervist kėndonin kėngėt e komandantit tė tyre dhe gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre. Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve.

Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon pėr masakrat nė Paramithi: Tė martė mė 27 Qeshor 1944 n’ora 7 tė mėngjesit hyjnė nė Paramithi monarko-fashistat grekė tė komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Ēenos, etj. Porsa hyjnė nė qytet u dha urdhėri qė kėrkush tė mos lėvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do tė prekeshin n’asnjė mėnyrė. Nė mbas dreke filluan menjėherė arrestimet ndėr gra, burra dhe ēiliminj, kurse nga ana tjetėr fillon vjedhja. Tė gjithė burrat deri tė nesėrmen u vranė. Pasi mė mbajtėn 4 ditė nė burg mė lanė tė lirė pėr tė varrosur tė vrarėt. Nė vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda tė njoh 5 nga personat e vrarė, tė tjerėt ishin bėrė tė panjohur pėr shkak tė torturave tė pėsuara. Tė pesė viktimat e njohura prej meje janė: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditėsh mė shpien pas “Galatajt” nė afėrsi tė shtėpisė sė Dhimitėr Nikollės, ku ishin vrarė 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bėrė copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerėzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pėsoi tortura tė frikshme e dogjėn tė gjallė me benzinė. Kjo tragjedi pati vėnd tė mėrkurėn dhe tė premtėn nė mėngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar nė njė batanije nga e ėma e saj e dy bashkėqytetarėt tė cilėt e vendosėn nė njė qilar me urdhėr tė monarko-fashistave qė s’linin asnjė ta shikonin. Atje kjo grua e mjerė vdiq pas pesė ditėsh dhe kufoma e sajė ishte plot me krymba. Gjithēka deklaroj i kam parė me syte e mij. Nė fillim u msheha pėr pesė ditė rresht nė njė tavan kur monarko-fashistat mė arrestuan dhe mė prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve tė shkurtėra urdhėroi burgimin tim. Nė burg gjeta 380 persona ndėr tė cilėt gra dhe fėmijė. 120 nga kėta vdiqėn urije. 4 persona dhe unė qėndruam 15 ditė nė burg dhe m’andej na pėrrcuallėn pėr nė Prevezė prej kah shkuam nė Janinė ku qėndruam 40 ditė. Atje pėsuam tortura tė papėrshkruara. Pastaj me ardhjen nė kėtė qytet tė trupave t’EAM-it ne u liruam.

Dėrvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė nė Spatar: Nė mėngjezin e njė tė Shtune tė Shtatorit 1944 gjithė popullata u grumbullua pėrpara xhamisė sė fshatit Spatar. Ushtarėt filluan grabitjet dhe ēnderimet ndėr gra, vajza e deri nė plaka. Paēe Ēulani 50 vjeēare uēnderua, u grabit, iu prenė flokėt mandej veshėt dhe mė nė fund u vra nė bahēen e saj n’afėrsi tė grurit tė Miēos. Nė shtėpinė t’onė ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetė vetash, gra, burra dhe fėmijė. Pasi u ēnderuan gratė tė cilave iu shpuan gjirėt me thika, tė gjithė u masakruan. Nė shtėpi tė Damin Muhametit u vranė 5 gra dhe 3 fėmijė. Nė shtėpi tė Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u ēnderua Hane Isufi sė bashku me njė grua tjetėr. Nė shtėpinė e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeēar Sulejman Dhrimicės dhe sė shoqes sė tijė. Nė shtėpine e Mete Brahos u dogjėn tė gjallė 20 persona, gra, fėmijė dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeēare u therr me thikė. Nė vreshtin e Zulės dhe nė kopshtin e Avdyl Nurēes pashė 30 persona tė masakruar. Nė shtėpinė e Haxhi Latifit u ēnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse nė banesėn e Mejdi Metės u ēnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave tė deritanishme gjatė masakrave tė 1944 dhe 1945 nė kurriz tė Shqiptareve nė Greqi arrin numrin 2877, tė ndarė si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mėrgėlliēi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithė atyre qė nuk mundėn tė largohen nga Ēamėrija me pėrjashtim tė disa pak grave qė janė sot dėshmitare tė gjalla tė kėsaj masakre ngjethėse nė Paramithi nė Prag, Spatar dhe Filat. Pėrmes gojės sė tyre del qartė dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek nė Ēamėri. Kjo kasaphėne qė u frymėzua prej ndjenjave mė tė ulta tė urrejtjes shovene dhe fetare pėrfundoi me shpėrnguljen me forcė tė afro 28000 Ēamėve qė erdhėn dhe u strehuan nė Shqipėri me kondidat mė tė vajtueshme.

68 katunde me 5800 shtėpi u grabitėn, u shkatėrruan dhe u dogjėn. Nga llogaritja e dėmeve rezulton tė kenė mbetur nė Ēamėri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste tė Zervės 17000 kokė bagėti tė holla, 1200 tė trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 qė arrin nė 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatė emigracionit 110000 kokė bagėti e hollė dhe 2400 bagėti e trashė ngordhėn dhe humbėn.

Nga gjithė kjo del e qartė katastrofa e madhe ekonomike qė pėsoj popullata jonė duke mbetur nėpėr rrugėt e emigracionit vetėm me rrobat e trupit. Ēamėria nė luftėn e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Ēamėrisė u hodh pa rezerva nė njė luftė totale kundėr pushtuesit dhe formoi batalionin IV tė regjimentit XV-tė tė ELAS-it .Nga popullsia e vogėl e Ēamėrisė dolėn mė tepėr se 500 luftėtarė qė luftuan vendosmėrisht kundėr pushtuesve nazifashistė dhe tradhėtarėve zervistė. Gjaku i dėshmorėve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., qė u derdh sė bashku me atė tė partizanėve grekė nė Qafat e Qeramicės, dėshmojnė konkretisht kėtė fakt. Nė pėrfundim tė luftės dhe nė ēlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin nė krahinat dhe fshatrat tona jo si ēlirimtarė, por si xhelate dhe armiq tė betuar tė elementit Shqiptar nė Ēamėri.

Nė marrėveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencės viheshin nė fronte tė pėrbashkėta kundėr ushtrise naziste, nėn njė komandė tė pėrbashkėt dhe nė zona tė caktuara operative. Kjo marrėveshje u shkel nė Ēamėri. Trupat Zerviste ranė nė kompromis me Gjermanėt dhe duke qėlluar forcat tona penguan veprimtarinė e Batalionit IV-tė Regj. XV-tė nė zonėn e caktuar tė Filatit. Operacionet dhe masakrat nė krahinėn e Filatit lidhen direkt me kėtė situatė dha janė nė kundėrshtim tė hapėt me besimin dhe frymėn e bashkėpunimit tė vendosura nė Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Ēamėrisė, Koska, njė nga baza e organizimit tė forcave tė rezistencės sė Frontit Nacional Ēlirimtar nė Ēamėri, u shkatėrrua dhe u doq si pėrfundim i aktit pėr shkatėrrimin e Ēamėrisė. Njė komision i Kėshillit Antifashist Ēam u dėrgua mė 30-X-1944 n’Athinė pranė qeverisė greke tė z. Papandreu me njė votim proteste kundėr masakrave nė Ēamėri duke kėrkuar njėkohėsisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi tė mirrte asnjė masė dhe angazhim pėr sa iu parashtrua.

Mbas operacioneve tė Dhjetorit 1944, me ēlirimin e Ēamėrisė nga pushtuesi zervist, njė pjesė e popullatės sonė u riatdhesua pėrsėri dhe u vendos nė krahinėn e Filatit. Mė 12 Mars 19445 forcat qeveritare tė garnizonit tė Korfuzit duke e shkelur marrėveshjen e Varkizės ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shėmtuara tė Vanrės (Filatit), tė cilat nxorrėn nė shesh edhe njė herė lakuriq qėndrimin dhe politikėn e autoriteteve pėrgjegjės tė qeverisė greke nė lidhje me ēfarosjen e popullatės Shqiptare tė Ēamėrisė. Nė mbėshtetje tė kėsaj situate tė konstatuar, Misioni UNRRA-s nė Shqipėri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit pėr akordinim nė favor tė emigrantėve 1450000 dollarė si ndihmė e menjehershme ndaj gjėndjes sonė tė vėshtirė. Edhe nė kėto kondita emigrantėt Ēamėr vazhduan tė kontribuojnė gjithnjė mė tepėr pėr Frontin. Nė konferencėn e Shalėsit (Konispol) mbajtur nė fund tė Shtatorit 1944 zėri i Ēamėve n’emigrim u ngrit mė i fortė pėr bashkėpunim kundėr pushtuesit dhe padrejtėsive tė monarkofashistėve Grekė. Mė 23 Shtator 1945 nė Kongresin e Vlorės delegatėt Ēamėr qė pėrfaqėsonin tė gjitha grupet e emigrantėve Ēam nė Shqipėri u shprehėn kundėr masakrave tė monarko-fashistėve grekė tė kryera mbi ta dhe kėrkuan me anė memorandumesh drejtuar Konferencės sė Londrės shqyrtimin e problemit tė tyre dhe dėnimin e shkaktarėve tė gjakderdhjes sė kotė nė Ēamėri dhe tė vuajtjeve tė pakufi. Kongresi pėrfundoi me njė rrezolutė ku pėrmblidhen tė gjithė punimet e tij.

Gjatė emigracionit pėr shumė herė ne i jemi drejtuar botės pėr tė drejtat t’ona tė mohuara dhe kemi kėrkuar riatdhesimin. Mė 30 Tetor 1944 Kėshilli Antifashist Ēam i dėrgonte njė votim proteste Qeverisė sė Bashkimit Kombėtar Grek, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet pėr barbarizmat e fashistėve Grek nė Ēamėri. Mė 9 Maj 1945 Kėshilli Antifashist Ēam iu dėrgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit tė Konferencės San Franciskos mbi tė drejtat e Ēamėve nė bazė tė kartės s’Atlantikut. Mė 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave nė Ēamėri jane drejtuar nga Kėshilli Antifashist Ēam Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Ēekosllovake, Legatės Jugosllave, Shqiptarėve t’Amerikės, Italisė dhe Bullgarisė. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesė Madhe ė 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise sė Pėrgjithshme tė UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Ēam (25-9-1945) ku kėrkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis sė Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm Aleat nė Londėr nga Delegatet e Kongresit Ēam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuar nė Londėr prej Komitetit Antifashist Ēam mė 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kėrkohen tė drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė New-York nga Komiteti Antifashist Ēam mė 25 Tetor 1946, etj.

Ne jemi viktimė e rregjimit monarkist qė sot sundon nė Greqi. Sė bashku me popullin vėlla grek ne vuajmė pasojat e terrorit tė zi tė shpėrthyer prej tyre nė gjith Greqinė. Pė dy vjet e gjysmė ne po vėrvitemi Shqipėris nė mizerje larg Atdheut ndėrsa vendet tona tė pasura shfrytzohen pa tė drejte nga agjentėt e Monarko-Fashistave nė Ēamėri. Vuajtjet tona gjatė emigracionit kanė qenė dhe janė pa kufi. Me mijra kanė vdekur nga kjo situatė e krijuar. Megjithatė protestat e bėra dhe tė drejta qė na pėrkasin ne vazhdojmė tė qėndrojmė akoma n’emigracion ndėrsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos nė Ēamėrinė t’onė pa asnjė tė drejtė banorė tė huaj pėr tė penguar kthimin tonė. N’emėr tė popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė kryer me qėllim ēfarosje tė popullatės sonė. Ne theksojmė nevojėn e pėrfundimit tė shpejt tė problemit Ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje kėrkesat tona qė janė:

1. Marrja e masave i imediate pėr pengimin e vendosjes sė elementeve tė hua nė vatrat tona.
2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėve.
3. Kthimin e pasurise, shpėrblimin e dėmeve tona shkaktuar nė pasuri tė lujtėshme dhe tė palujtėshme.
4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe vendosjen tonė.
5. Sigurimin dhe garancin qė rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė
drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjith pėrgjegjėsave tė krimeve tė kryera.

Duke ju shprehur konsideracjone tona mė tė shquara,
Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė
Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Ēami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti.
T i r a n ė 1947

* * *
Pėrgatitur nga Isuf Bajrami



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.