Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė tė jetė arti, pėrveē se njė mėnyrė e tė parit tė gjėrave?
--- Thomas Berger(1924)shkrimtar amerikan

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Emigracion :: Greqi, emigrantėt me nivel mė tė lartė arsimor, por tragjedi pėr fėmijet
Postuar nga: Skampa

Emigracion Pjesa dėrmuese e emigrantėve qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi kanė nivel tė lartė arsimor. Por mbi 502 fėmijė kryesisht nga Shqipėria janė zhdukur gjatė periudhės 1998-2001 nė Greqi.

Greqi, emigrantėt kanė nivel mė tė lartė arsimor

Shpėrndarjen e emigrantėve sipas profesioneve dhe nivelin arsior tė tyre nxjerr nė pah studimi i fundit i kryer nga Instituti i Punės i Sindikatės sė Pėrgjithshme Greke. Sipas tė dhėnave tė dala pjesa dėrmuese e emigrantėve qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi kanė nivel tė lartė arsimor. Kėshtu rreth 8.3 % janė diplomuar nė njė universitet dhe 28% kanė mabaruar shkollėn e mesme. Kėtė tregon studimi i fundit i Institutit tė Punės tė Sindikatės sė Pavarur Greke. Jo vetėm nga ky studim por edhe nga studime tė tjera tė kryera mė parė edhe nga Universitete grekė kanė treguar se emigrantėt ekonomikė kanė nivel mė tė lartė arsimor sesa vendasit.

Sipas studimit nė Greqi jetojnė aktualisht 762 191 emigrantė nga tė cilėt 54,5 % (419 1510 vetė) janė burra dhe 45,5 % (346 639 vetė) janė gra. Emigrantėt nga Shqipėria pėrbėjnė shumicėn me 57.5 %. Sipas studimit emigrantėt nė pėrgjithėsi pėrbėjnė 7 % tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė greke. Pjesa dėrmuese e emigrantėve (54.5 %) deklarojnė si shkak kryesor tė largimit nga atdheu i tyre pamundėsi pėr tė gjetur njė vend pune tė sigurtė. Megjithėse 28 % e emigrantėve kanė pėrfenduar njė shkollė tė mesme dhe 8 % kanė pėrfunduar universitetin ose disponojnė tituj shkencor, janė tė punėsuar si punėtor tė pakualifikuar. Sipas studimit 90 % e e migrantėve janė rrogėtar, 6.5 % punojnė tė pavarur, 1.7% ndihmojnė pa pagesė dhe vetėm 2.8 % e tyre kontrolljnė biznese private. Mbi 1/3 e emigrantėve janė tė punėsuar si punėtorė tė pakulifikuar, 1/4 si teknikė dhe 4.4 % si nėnpunės transporti dhe shoferė. Shitės nė dyqane apo tregun e lirė jan ėtė punėsuar 10.4 % ndėrsa 7 % janė tė punėsuar nė sektorin bujqėsor dhe 9.6 % nė profesione tė tjera.


Brenda katėr vjetėve janė zhdukur 502 fėmijė nga Shqipėria

Mbi 502 fėmijė kryesisht nga Shqipėria janė zhdukur gjatė periudhės 1998-2001 nė Greqi. Faktin rrėnqenthės e kanė botuar nė fundjavė pothuajase tė gjitha gazetat greke. Ajo ē’ka e bėn mė tragjik ngjarjen nė fjalė ėshtė fakti se ka shumė mundėsi qė ata tė jenė shitur nga personeli i njė jetimoreje tė ngritur posaēėrisht pėr njė kategori fėmijėsh tė cilėt mblidheshin kryesisht nga rruga. Disa prej tyre fėmijėve janė shitur pėr 500 euro nga kujdestarėt e jetimores bėn tė ditur gazeta britanike “Indipendent”.

Ishtė Shkurti i vitit 2003 kur Avokati i Popullit nė Greqi mori njė informacion nga autoritet shqiptare. Mė shumė se 500 fėmijė tė nėnshtetėsisė shqiptare janė zhdukur nga jetimorja “Ajo Varavara” gjatė periudhės kohore 1998-2001. Mbi kėt informacine autroritet greke dhe njė sėrė organizatash nė mbrojtje tė tė drejtave tė fėmijėve filluan tė hetojnė ēėshtjen. Ngjarja nė fjalė doli nė dritė pas njė shkrimi tė botiar nga gazeta britanike “Indipendet”. Nė artikullin nė fjalė shkruhej ndėrmjet tė tjerash se “tė interesuarit” paguanin deri nė 500 euro nė mėnyrė qė fėmijėt tė liheshin tė lirė pėr tu larguar nga jetimorja. Nė vazhdim fėmijėt futeshin nė kthetrat e shfrytėzimit ekonomik dhe disa prej tyre janė shrytėzuar pėr pornografi apo pėr tregtinė e organeve. Nisur informacionet nė fjalė autoritet policore greke vunė nė nėn hetim jetimoren “Ajo Varvara” si dhe janė marrė dėshmi edhe nga Ministria e Shėndetit nga ku dolėn edhe njjė sėrė shifrash dhe faktesh tė reja qė ēojnė drejt tė vėrtetės sė frikshme.

Ku shkuan fėmijėt?

Nė kuadrin e programit “Kujdesi dhe Pėrkrhja Sociale e Fėmijėve tė rrugės” nė jetimoren “Ajo Varvara” gjatė periudhės 1998-2001 u strehuan 661 fėmijė nga tė cilėt 560 nha Shqipėria, 45 nga Greqia, 40 nga Iraku 3 nga Bullgaria dhe pjesa tjetėr nga vende tė tjera. Pas hetimeve del qė nga 661 fėmijė 502 janė zhdukur, 90 u janė dorzuar prindėrve, 47 u dėrguan nė ambjente tė tjera qė merren me kujdesin e fėmijėve ndėrsa 22 iu dorėzuan policisė. Sipas tė dhėnave tė Avokatit tė Popullit ėshtė e vėshtirė nė kėto momnet tė akuzosh personelin se ka marrė shuma nė lekė, pasi godina ku strehoeshin fėmijėt nuk ruhej dhe nė hyrjen dhe daljen e tyre nga godina nuk kishte rregull. Kėshtu qė shumica e tyre e kishte shumė tė lehtė qė tė largohej kur tė donte nga godina.

Ndėrsa pėr sa i pėrket transportit tė fėmijėve kryesisht nga Shqipėria, nuk merrej asnjė lloj mase sigurie. Fėmijėt dėrgoheshin nga pala greke dhe dorzoheshin autoritetve shqiptare nė kufirin ndėrmjet dy vendeve pa i lajmėruar mė parė qė ato tė merrnin masat pėr ti pritur. Njė pakujdesi e tillė bėnte tė mundur qė disa prej fėmijėve tė binin sėrisht nė kthetrat e trafikantėve dhe tė riktheheshin prapė nė Greqi ndėrsa disa prej tyre nuk arritėn kurrė atje pėr ku ishin nisur. Nga ana e saj gazeta britanike “Indipendent” ngul kėmbė se trafikantėt paguanin 500 euro personelit pėr ēdo fėmijė qė lihej i lirė tė ikte nga streha. Gazeta citon edhe tė dhėna tė organizatės franceze “Toka e Njerėzve” sipas tė cilės shumica e fėmijėve tė zhdukur ra prapė nė duart e trafikantėve. Mė pas fati i tyre nuk dihet disa ka shumė mundėsi tė kenė rėne viktima tė pornografisė apo tė mafies sė organeve.

6000 fėmijė nga Shqipėri viktima nė Greqi

Ky ėshtė rezultati i njė kėrkimi tė bėrė nga UNICEF nė Nėntor tė 2000 nė Greqi. Shifrat u bėn tė ditura nė takimin qė u zhvillua javėn qė kaloi nė Selanik nga “Arsis”, takim nė tė cilin u diskutuan ēėshtje qė kanė tė bėjnė me trafikun njerzor. Sipas kėtyre tė dhėnave vetėm nė Nėntor tė vitit 2000 rreth 5 800 fėmijė punonin pothujase gjithė ditėn nė rrugė. Fėmijė emigrantėsh por edhe grekė tė moshės 2-15 vjeē sjellim mė shumė se 1 miliardė dhrahmi nė muja fitim pronarėve tė tyre. Ndrėsa nė 6 000 mijė llogaritet tė jetė numri i fėmijėve nga Shqipėria qė kanė rėnė viktima tė shrytėzimit seksual nė Greqi gjatė 10 vjetėve tė fundit.

A. Metaj, Shekulli, 18-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.