Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 90 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Forum :: Si zgjidhet ēėshtja e ligjit pėr tokėn
Postuar nga: Skampa

Forum Njė menyre pėr zgjidhjen e problemit tė ligjit pėr njohjen e pronės sė vjetėr tė vėnė nė ēdo kohė nga pronarė tė ligjshėm, pa angazhimin e shtetit dhe duke shmangur shqetėsimet shoqerore.



Duke mos u gjetur mirėkuptimi i nevojshėm nga personat e angazhuar qė me formulimin nė projekt-kushtetutė e deri mė sot, e ndiej tė nevojshme, pasi jam njohur edhe me ligjet pėrkatėse, tė keshilloj njė fomulė qė mendoj tė jetė bazė pėr tė pėrpiluar ligjin e pronės, domethėnė tė tokės dhe pėrkatėsisht truallit. Kjo letėr ju drejtohet juve nė pozitėn e gazetarit apo analistit pėr tė ndikuar me analizat dhe metodat tuaja pėr zbatimin e kėsaj formule nė pėrpilimin e ligjit pėr pronėn, perkatessiht pėr tokėn dhe truallin. Formulė kjo qė kėnaq tė gjitha palėt e interesuara dhe nuk krijon asnjė shqetėsim pėr tė tjerėt dhe respekton shtetin.

Kjo formulė shprehet si mė poshtė:

Toka dhe perkatesisht trualli mbi tė cilin ngrihen objekte apo ambjente pėr ushtrim veprimtarie tė dobishme ėshtė e pronarit tė ligjshėm, i cili nuk ka asnjė tė drejtė mbi objektet dhe veprimtarinė e atyre qė e pėrdorin apo e shfrytėzojnė, qoftė nė mėnyrė tė ligjshme, qoftė tė paligjshme. Pronari i objekteve apo veprimtarive tė ngritura mbi truall nuk ka asnjė tė drejtė mbi truallin e ligjshėm tė tjetrit, pavarėsisht nga origjina e objektit, pėr tė cilin detyrohet tė paguajė njė qera te vogel mujore prej 0. 1 lekė nė muaj.

Toka duke qene mundesisht truall (ēdo tokė nė ēdo ēast mund tė kthehet nė truall), sikurse trualli del ne treg si mall, prandaj i takon te perfshihet ne te njejtin ligj me truallin dhe vetem me nene tė veēanta mund te percaktohen veēorite perkatese. Njė ligj i bazuar mbi kėtė formulė, qė tė vlejė si formula e Ohmit pėr gjithė elektronikėn, do tė kishte njė ndikim tė jashtėzakonshėm per te drejten e pronarit te ligjshem, qe deri me sot neperkembet e zvarritet pas nepunesve per te gjetur shtigje per te marre pronen e vet, duke bere ortak edhe lloj lloj specialistesh, vegla te pushtetareve. Me ne fund keshtu arrihet nė qetėsimin e pronės, nė ndaljen e ndėrtimeve pa leje dhe grabitjet direkte e indirekte tė tokave shtetėrore e jo shtetėrore, nė respektin pėr ligjin nė tėrėsi, nė respektin per pronen e pronarin, nė krijimin e atmosferės sė mėtejshme tė stabilizimit politik, nė shmangien e korrupsionit, nė qetesimin e emigracionit, nė fillimin e investimeve sistematike pėr shkallezimin ekonomik, bazė e ēdo zhvillimi.

Me zbatimin e kėsaj formule tė gjithė pronarėt e ligjshėm qė kanė humbur pronėn e tyre nė ēfarėdo periudhe, qoftė nga ligjet shtetrore, qoftė nga mosrespektimi nga shteti i ligjit pėr mbrojtjen e pronės private, bėhen menjėherė pronarė dinjitozė tė truallit apo tė tokės pėrkatėse, pavarėsisht se nuk kanė tė drejtė mbi objektin dhe veprimtarinė qė ngrihet e zhvillohet mbi tė. E drejta legjitime e pronarit mbi tokėn (domethene truallin) zbatohet nga qiraja e vockėl prej 0.1 lekė nė muaj dhe nga ligji pėr paprekshmėrinė e pronės private, qė duhet tė gjejė zbatim tė menjėhershėm, duke mos lejuar asnjė pronar objektesh apo veprimtarie tė prekė mė tej tokėn apo truallin si pronė private dhe mall i tjetrit. Pėr ēdo tjetėrsim tė objekteve mbi truall njihet vetėm pronari i truallit, qė nga data qė pėrcaktohet me kėtė ligj.

Sipas njė ligji tė tillė ndalen veprimet e cilitdo investues apo pronar objektesh pėr tė zėnė prona e pėr tė ndėrtuar objekte tė paligjshme. Ata pėr tė realizuar investimet e tyre mbi ēfarėdo toke apo trualli, tashmė do kenė tė bėjnė vetėm me pronarin e truallit dhe ligjet qė rregullojnė investimet.

Pėrsa u pėrket pretenduesve qė duan tė marrin gjithēka me tė ashtuquajturat kompensime nga me te ndryshmet e me lloj lloj menyrash e afatesh, si per tokat e trojet e zena apo te pa zena, si per shembull duke u paguar menjėherė apo nepermjet qirase se plote ose edhe me vonese a me kompensim nė bregdet, mund t’u themi pra atyre se koha ka treguar se s’gjendet dot zgjidhje praktike pėr tė kėnaqur palėt e interesuara dhe aq me teper pretendimet e padrejta te shtetit me pushtetaret e administratoret e tij, qe pergjojne ēdo pasaktesi ligjore per te pėrvetėsuar prona gjoja te lira nga pronaret e dhunuar po nga administratoret shtetėrorė e joshtetėrorė tė ēdo lloji.

Pronarėt e ēdo objekti tė ligjshėm apo tė paligjshėm mbi truallin, qė tashmė do t’i njihet tė zotit duhet tė jenė tė kėnaqur se pėr sipėrfaqen, qė kanė zėnė pėr banim, apo edhe pėr pėrdorime te ndryshme, ta gėzojnė kundrejt qirasė simbolike prej 0.1 lekė nė muaj. Po ashtu edhe ata qe kane perfituar token e tjetrit per ta shfrytezuar ne baze te ēdo ligji e ne ēdo kohe duhet te jene te kenaqur per ta perdorur sipas drejtimit qe e kane marre. Por ama nė ēdo rast tė kėrkesave pėr tė bėrė diēka tjetėr, mbi atė truall apo tokė tė drejtėn me investitimin pėrkatės e ka i zoti i tokės apo truallit. Pronari i objektit dhe i veprimtarisė ka tė drejtėn vetėm mbi objektin dhe veprimtarinė e vet, domethėnė me tė drejtat mbi pronėn e vet, mallin e vet.

Shteti me nje ligj te tillė nuk shpenzon asgjė pėr kthimin e tokave tė marra nga reforma agrare, nga ligji 7501 apo nga ligje e veprime tė tjera, njėkohėsisht mban edhe detyrimet per te gjitha kategorite e atyre qe kane perfituar si me veprimet apo mosveprimet e shtetit tokat e trojet e te tjereve, sepse ata do vazhdojne t'i perdorin pėr drejtimin qe kane.

Qartėsisht, qeraja e vockėl, pronari i ligjshėm i truallit apo tokės, pronari i objektit apo veprimtarisė, bėhen vetvetiu sė bashku ēelėsi i zgjidhjes. Ēdo gjė do tė eci shtruar e kurdisur prej ligjeve, pėr zbatimin e tė cilave do tė veprojė shteti me organet e veta dhe me tė interesuarit.

Mė nė fund e shoh tė arsyeshme t’iu lutem pėr ta parė edhe njė herė me vėmendje se sa funksionale ėshtė zgjidhja, si per nje banor te ngulur ne periferi ku ka zėnė 100 apo 200 metra katrore apo nje banese ēfardo ashtu edhe per nje biznesmen qe ka privatizuar njė fabrikė apo njė hotel mbi truallin e tjetrit, sikurse edhe per nje bujk qė e kultivon tokėn e tjetrit, te cilėt duhet t'i pėrgjigjen kėsaj qiraje tė vockėl pa u rėnduar fare financiarisht, por ama fitohet pėrfundimisht e drejta e pronarit tė ligjshėm.

Pronarėt - trashėgimtarė tė ligjshem tė tokes apo truallit, vėrtet nuk e pėrfitojnė ate qe u takon, por ata fitojne nje gje shume te madhe: nuk do vazhdojne te mbeten te perbuzur nga shteti i tyre dhe behen trashėgimtarė tė denjė te prones se tyre. Pra fitojne perfundimisht dinjitetin e te qenurit pronar ne atdheun e tyre. Secili trashėgimtar i prones te humbur apo te grabitur me zbatimin e kesaj formule duhet te kuptoje se nuk do te vazhdojė te trajtohet me tej nga shteti i tij me keq se sa shqiptaret e Ēamėrisė te debuar nga shteti shovinist grek.

Nga Ing. Vedat Shehu, Gazeta Tema, 16-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.