Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė.
--- I/e panjohur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Forum :: Lufta pėr privatizimin e ekonomisė kosovare
Postuar nga: Skampa

Forum Ne fakt, tashmė beteja e vėrtetė pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė pėrqėndruar pothuaj krejtėsisht nė ekonomi, ku procesi i privatizimit ėshtė nė thelbin e tij, njė luftė pėr "jetė a pėr vdekje".

Pas revoltave tė pėrgjakshme tė marsit, drejtuesi i UNMIK, Harri Holkeri, pranoi publikisht se institucioni qė ai pėrfaqėsonte kishte bėrė gabime strategjike nė administrimin e Kosovės. Nė fakt, shprehja e tij ishte vetėm pranimi "de jure" i njė realiteti tė rėndė, qė nuk mund tė mbulohej mė gjatė. Realitet ku e kanė bazėn edhe njė pjesė e madhe e shpėrthimit tė zemėrimit qytetar tė shqiptarėve. Si shprehje konkrete e tė falurės publike, Holker shkarkoi drejtuesen italiane tė shumėpėrfolur pėr bllokim tė qėllimshėm dhe korruptiv tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit/Privatizimit dhe njėkohėsisht u zotua pėrpara Parlamentit tė Kosovės se do ta ēonte pėrpra kėtė proces jetik pėr gjithė qytetarėt e kėtij vendi...

Ne fakt, tashmė beteja e vėrtetė pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė pėrqėndruar pothuaj krejtėsisht nė ekonomi, ku procesi i privatizimit ėshtė nė thelbin e tij, njė luftė pėr "jetė a pėr vdekje". Vetė fakti se zhbllokimi i kėtij procesi u bė vetėm pas dhjetėra viktimave tė shpėrthimit tė zemėrimit popullor tregon qartė se sa edhe politik ėshtė privatizimi i ekonomisė nė Kosovė. Kėtė e tregon mė mirė edhe nėse analizohet rėndėsia dhe kalvari i deritanishėm i kėtij procesi jetik. Pas shumė e shumė hezitimesh, pengesash tė karakterit juridik dhe sidomos politik nga ana e Serbisė dhe aleatėve tė saj nė Kombet e Bashkuara si dhe njė procesi pėrgatitor relativisht tė gjatė, UNMIK vendosi, para 2 vjetėsh, nėn drejtimin e Shtajnerit, tė fillonte privatizimin e ekonomisė publike kosovare. Deri tani ėshtė zhvilluar vetėm raundi parė i privatizimit tė njė sėrė ndėrmarrjesh kosovare dhe mė pas ai ėshtė ndėrprerė, duke lėnė pa u nėnshkruar pėrfundimisht edhe njė numėr i madh privatizimesh tė kryera nė kėtė raund.

Nė radhėn e parė tė privatizimit do tė ishin pjesė tė caktuara tė kapitalit publik nė ndėrmarrjet e ashtuquajtura shoqėrore, karakteristike tė socializmit vetadministrues kardelian tė kohės sė shkėlqimit jugosllav. Ndėrmarrjet janė kryesisht tė sektorėve tė industrisė mekanike, tė lehtė, ushqimore dhe tė shėrbimit. Janė duke u pėrgatitur pėr t“u hedhur nė privatizim edhe paketa aksionesh nė ndėrmarrjet me rėndėsi strategjike tė Telekomit, Trepēės, Energjetikės etj. Procesi i mėsipėrm ėshtė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kosovarėt dhe gjithė shqiptarėt kudo ku ndodhen. Fillimi i privatizimit ėshtė shenja e parė e dukshme juridikisht e njohjes praktike tė pavarėsisė sė Kosovės. Fakti se kapitali publik ėshtė vėnė nė shitje pa marrė miratimin e Serbisė dhe - ose konfederatės trashėguese tė ish-Jugosllavise - tė ardhurat e siguruara prej privatizimit do tė futen vetėm nė buxhetin kosovar, Qeveria vendore ėshtė i vetmi partner i UNMIK-ut nė kėtė proces, janė tregues kuptimplotė tė dhėnies nė mėnyrė tė vendosur tė atributeve tė shtetit tė ri tė Kosovės. Pikėrisht prandaj edhe kundėrshtimi i Serbisė pėr privatizimin kosovar ka qenė i jashtėzakonshėm, duke aktivizuar edhe tė gjithė potencialin e saj tė mbėshtetjes ndėrkombėtare tė aleatėve tė saj historikė nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, nė Nju Jork.

Procesi i privatizimit ka rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr zhbllokimin e situatės sė vėshtirė ekonomike tė Kosovės pas lufte. Situata e paqartė e statusit juridik tė Kosovės, bėnte pothuaj tė pamundur tė ndėrtoheshin dhe zbatoheshin politika tė mirėfillta zhvillimi. Mjafton tė pėrmendim paaftėsinė e marrjes sė kredive me garancione shtetėrore, pamundėsinė e krijimit tė borxhit publik pėr tė kuptuar mangėsinė e levave tė domosdoshme tė zhvillimit tė njė shteti. Ēdo shpresė mbahej tek investimet private dhe grantet bujare, por tė pamjaftueshme tė institucioneve ndėrkombetare donatore. Pikėrisht, privatizimi do tė jetė mėnyra e pare serioze pėr thithjen e kapitaleve private qė do t“i japin jetė ekonomisė sė asfiksuar kosovare.

Mėnyra e zgjedhur nga UNMIK pėr privatizimin e ndėrmarrjeve kosovare do tė jetė tenderi dhe ankandi i hapur pėr tė gjithė konkurrentėt e vendit dhe tė huaj private ose publike qofshin. Sa me sipėr, do tė thotė se porta ėshtė lėnė e hapur edhe pėr kapitalin e shtetasve dhe shtetit shqiptar. Pikėrisht, kėtu ėshtė edhe shansi i madh dhe i papėrsėritshėm, qė duhet bėrė ē“ėshtė e mundur pėr t“u shfrytėzuar. Kemi mundėsinė pėr tė realizuar ėndrrėn e madhe gjithėshqiptare tė bashkimit kombėtar, bazuar nė interesa reale ekonomike, tej retorikave dhe poezive ideale. Rikrijimi i tregut mbarėkombėtar shqiptar do tė thotė pėrfitime tė pallogaritshme nė afatgjatė pėr tė gjithė shqiptarėt, konsideruar edhe integrimin dhe bashkėjetesėn nė Evropėn e Bashkuar. I takon shtetit shqiptar tė ndėrtojė dhe zbatojė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur politikat pėrkatėse pėr tė shfrytėzuar procesin e privatizimit kosovar pėr realizimin e aspiratės sė mėsipėrme. Ekonomia kosovare duhet konsideruar si pjesa natyrale e ekonomisė sė shtetit shqiptar.

Tashmė, qė pohimi i Holkerit pas revoltave tė pėrgjakshme tė marsit 2004 pėr vazhdimin e privatizimit kosovar, mendohet tė jetė edhe si vazhdim pėrfundimtar i procesit duhet tė konsiderohet edhe si njė shans i madh jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr gjithė shqiptarėt. Shteti shqiptar ka rastin tė japė njė shembull tė patriotizmit modern. Duke gjykuar rėndėsinė e jashtėzakonshme tė pjesėmarrjes sė biznesit shqiptar nė Kosovė duhen konsideruar politika konkrete tė nxitjes sė ekspansionit ekonomik, qė mund tė fillojnė nga pėrjashtimet nga taksat dhe tatimet, tė vazhdojnė me mbėshtetjen financiare dhe pse jo tė marrin parasysh edhe amnistinė fiskale pėr ēdo investim tė kryer nė ekonominė kosovare. Tė jemi tė sigurtė se ēdo hapėsirė qė mund tė lihet bosh nga kapitalet shqiptare nė Kosovė, nė procesin unik tė privatizimit do tė mbushet me siguri nga kapitali i vendeve tė tjera, qė edhe nė pjesėn e mbetur tė trojeve shqiptare do tė duan tė realizojnė pushtimin "de facto" nėpėrmjet ekonomisė. Shembulli i Shqipėrisė me miliardat qė i dalin jashtė vendit flet qartė pėr sa mė sipėr! Gj. Buxhuku, Panorama, 15-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.