Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Anglia s`eshte me nje vend i industrializuar, por eshte dicka midis nje salloni caji qe ka falimentuar, edhe nje terreni golfi.
--- J.B.Priestley

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Njoftime :: Kushtrimi: tė huajt po marrin tokat Shqiptare
Postuar nga: Skampa

Njoftime Megjithese ligji shqiptar e ndalon shitjen e tokes bujqesore ndaj te huajve, shenohen raste te tilla nga ish-pronaret. Keta te fundit ligji nuk i ndalon te bejne shit-blerje toke, qofte edhe ndaj te huajve.

Nese nje shqiptar me veshtiresi mund te siguroje nje truall apo toke ne vend te huaj, duket se ne Shqiperi per greket investitoret e tjere, kjo nuk eshte e veshtire kundrejt shumave me te larta te tregut. Bazuar ne te dhenat statistikore te Bashkimit Evropian, vendi yne rezulton me normen me te ulet te tokes bujqesore per banore, ne krahasim me te gjitha shtetet e tjera ne Evrope. Por ende na mungon nje ligj i mirefillte per mbrojtjen e tokes dhe dispozita qe e rregullojne kete hapesire e cila perben nje pasuri kombetare, themelore me vlera te pakrahasueshme.

Te huajt kane filluar te tregojne interes per tokat shqiptare. Nje fakt te tille e tregon numri i konsiderueshem i blerjeve te trojeve qe jane bere prej tyre ne zyrat e regjistrimit te pasurive. Ne to, ekzistojne akte blerjesh qe ish-pronare shqiptare u kane bere individeve apo shoqerive te huaja kundrejt cmimeve te tregut qe ekzistojne aktualisht per token dhe trojet. Nje gje e tille eshte bere kryesisht nga investitore greke, por edhe italiane. Nga ana tjeter, shtrihet hija e dyshimit se ne kete vale shit-blerjesh te pakontrrolluara, nje revansh te madh mund te marrin edhe aktet e realizuara nga minoritaret, kryesisht ata greke. Kjo ka qene edhe nje nga porosite qe kreu i lobingut grek ne Amerike Nikolas Geixh, ka lene per komunitetin grek te pranishem ne Shqiperi. Duke zaptuar sa me shume troje te tilla, ata do te dominojne me pas ne tregun e tokes duke u bere ndoshta edhe zoterues te saj. Ne fakt, te gjitha keto akte blerje mbrohen nen faktin e mungeses se nje klauzole ligjore qe i ndalon te huajt te blejne troje ne Shqiperi. Sipas legjislacionit ekzistues, asnje pronar nuk mund te ndalohet se po i shet truallin e tij nje te huaji.

Por ligji aktual mbi token, pohon se asnje i huaj nuk ka te drejte te bleje toke bujqesore ne Shqiperi. Sipas keshilltareve te ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, ajo mbrohet nga shteti dhe te huajt nuk mund te behen pronare te saj. Deri ketu, duket se ligji ka te drejte dhe funksionon. Por specialiste te bujqesise nga ana tjeter, ngrejne shqetesimin e tyre se ne fushen e legjislacionit deri tani vendit tone i mungon nje ligj i mirefillte per mbrojtjen e tokes. Por edhe dispozita qe e rregullojne kete hapesire e cila perben nje pasuri kombetare, themelore me vlera te pakrahasueshme.

Deri ne fund te viteve 80 ka qene ndikimi nga ligji 5686 "Per mbrojtjen e tokes" parimi i se ciles ka qene "Toka bujqesore eshte prone e shtetit dhe mbrohet nga shteti". Por kuadri ligjir u ndryshua duke miratuar ne fillim ligjin 7501 te dates 19.7.1991 "Per token" i cili kishte si qellim ndarjen e tokes bujqesore per familjet dhe individet, duke ndryshuar edhe te drejten e pronesise mbi token e cila vetem ne pak dispozita te tij e ka trajtuar mbrojtjen e tokes. Disa ligje si "Per dhenien me qera te tokes bujqesore, dhe te tjerave te cilat jane pasuri shteterore", "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore", ndonese prekin aspekte te mbrojtjes se tokes bujqesore nuk kane bere te mundur mbrojtjen e saj dhe nje trajtim juridik me kompleks. Ne keto kushte eshte arritur ne perfundimin se dis[ozitat e legjislacionit ekzistues jane te pamjaftueshme dhe eshte krijuar nje boshllek ligjor ne kete fushe me pasoja negative te gjithanshme.

Si rezultat i zbatimit te ligjeve 7501 "Per token" dhe ai 8053 te dates 21.12.1995 "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore" mbi 80 perqind e fondit te tokes bujqesore ka kaluar ne pronesi private. Sipas kritereve te ketij legjislacioni, jane krijuar rreth 430 mije pronare private te tokes. Jane pikerisht keta pronare te cilet kane realizuar shitje te tokes ndaj shtetasve te huaj, duke e konsideruar ate si prone te tyren, pa menduar per pasojat qe i shkaktojne vendit. Nese do te vepronin te gjithe ne kete menyre, duke u nxitur nga perfitimet e larta te akteve te shit-blerjes se tokes ndaj te huajve, do rrezikonim qe ata te zoteronin nje pjese te mire te pasurise tone kombetare lidhur me tokat bujqesore.

Legjislacioni ekzistues nga njera ane u siguron te gjitha te drejtat e pronesiose mbi token bujqesore gjithe pronareve qe kane perfituar me ligj dhe nga ana tjeter percakton shume pak detyrime per mbrojtjen e tokes si prone private dhe njeheresh edhe si pasuri kombetare. Ne rrethanat e mesiperme, te mungeses se kuadrit te nevojshem ligjor qe do te bente te mundur mbrojtjen e tokes nga viti 1991 e ne vijim vihet re nje demtim ne siperfaqe te gjera te tokes bujqesore. Bazuar ne te dhenat statistikore te Bashkimit Evropian, vendi yne rezulton me normen me te ulet te tokes bujqesore per banore, ne krahasim me te gjitha shtetet e tjera ne Evrope. Kjo dukuri pritet te behet edhe me e dukshme pas ndryshimeve te medha demografike ne vendin tone. Per te siguruar mbrojtjen qe deri tani u ka munguar tokave bujqesore, ministria e Bujqesise dhe Ushqimit i ka prezantuar Kuvendit nje ligj te ri qe ka te beje drejtperdrejte me nje fakt te tille. Ne ligjin e ri "Per mbrojtjen e tokes bujqesore" parashikohen rregullime te nevojshme per t'u dhene fund praktikave te deritanishme qe kane sjelle deme mbi fondin e tokes bujqesore. Brenda tij zene vend shit-blerjet e pavend dhe demtimet e atyre te cilat konsiderohen si toka me rendesi te madhe shteterore.

Qeveria shqiptare mund t'i ape ne te ardhmen nje sasi trojesh apo tokash te lira grupit te sipermarresve te huaj te cilet kane humbur investimet e tyre gjate vitit 1997 ne vendin tone. Nje lajm i tille behet i ditur nga burime konfidenciale prane qeverise, te cilat pohojne se ky fakt qendron ende ne nivele bisedimesh mes pales shqiptare dhe grupeve te investitoreve te huaj. Jo pak nga keta te fundit, pesuan gjate periudhes se viteve 1997-1998 humbje te medha te investimeve te tyre qe i kishin realizuar ne Shqiperi qe nga viti 1991. Natyrisht, qe prej tyre do te perfitojne vetem ata te cilet i kane deklaruar me pare keto investime dhe qe kane qene pagues te rregullt te detyrimeve fiskale. Sipas rregullit, nje gje e tille duhet te merret persiper nga shteti prej te cilit ata vijne. Por meqe buxheti i shtetit nuk premton per shume te ardhura qe te mbulojne edhe keto shpenzime, behet e ditur se ekziston ideja e demshperblimit te ketyre investitoreve me ane te tokave te lira nga ana e qeverise shqiptare. Gjithsesi, kjo gje ka mbetur ende ne nivel bisedimesh dhe pritet te kete nje vendim te afert lidhur me kete fakt.

Koha Jone, 13-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.