Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Njolla e turpit
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Njė Kuvend Popullor i dalė nga populli dhe qė punon pėr popullin, ka pėr detyrė tė parė mbrojtjen e tė drejtave tė popullit. Veēanėrisht mbrojtjen e ēėshtjeve kombėtare.

Njė kuvend sado grinjar qė tė jetė, sado qė partitė e tija tė bien copė me njėra- tjetrėn, kur vjen puna pėr tė drejtat e nėpėrkėmbura tė shtetasve tė tij, lė mėnjanė pėrēarjen dhe mbron shtetasit e tij. Pėr ēėshtjet kombėtare kuvendi i njė kombi, pavarėsisht nga cilėsia e tij, fiton atributet e simbolit tė kombit. Ashtu si ajo coha qė kur mbart shenjat e kombit, pavarėsisht nga cilėsia e saj, kthehet nė flamur tė kombit dhe fiton atributet e simbolit tė kombit. Si i tillė Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, ka pėr detyrė mbrojtjen e interesave tė kombit shqiptar dhe jo interesave tė kombeve tė tjerė. Nuk ėshtė detyrė e tija qė tė pėrkrahė interesat greke nė kurriz tė interesave shqiptare. Grekėrit e kanė njė Parlament Helen, i cili nuk ėshtė as i ndrojtur dhe as frikacak, por guximtar dhe agresiv, deri nė kokėkrisje. Tė cilit tė tjerėt i druhen dhe i hapin rrugė.

"Greqisė i duhet ushtruar presion nga vendet e Kėshillit tė Evropės dhe BE-sė pėr tė ndaluar persekutimin e saj ndaj shqiptarėve etnikė ēamė dhe pėr tė shpėrblyer humbjet e tyre materiale. Ēdokush qė pėrkrah supremacinė e ligjit dhe tė vlerave humanitare bashkėkohore, duhet tė zgjerojė mbėshtetjen e tyre" kumton Ministria e Jashtme. Jo Ministria e Jashtme e Shqipėrisė Socialiste. Nė deklaratat e sė cilės gjen preokupimin pėr Gazėn, Bregun Perėndimor tė Gazės, Rripin e Gazės, por jo pėr Ēamėrinė. Ēamėria ėshtė njė fjalė "tabu". Njė lloj "Qoftė Largu". Ajo ėshtė deklarata e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme Turke e cila i del pėrkrah problemeve shqiptare. Ministria e Jashtme Shqiptare nuk ka kohė pasi merret me Gazėn, Bregun Perėndimor tė Gazės, Rripin e Gazės dhe Gazat e tjera.

Mjeranėt

"Pėr ta zgjidhur problemin ēam shqiptarėt duhet ta edukojnė perėndimin pėr kėtė problem dhe tė hartojnė njė strategji pėr ta internacionalizuar ate nė mėnyrė qė tė vihet nė vend drejtėsia qė u ėshtė mohuar pėr kaq kohė ēamėve" shkruan Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Dhe Kuvendi Popullor i Republikės Shqipėrisė, shumica socialiste e kėtij parlamenti, e internacionalizoi bukurshumė problemin ēam: Duke bashkėpregatitur njė projektrezolutė pėr pronat e tyre tė grabitura, duke e ēuar pėr votim kėtė projektrezolutė dhe duke votuar kundėr projektrezolutės qė kishte bashkėpregatitur. Sipas teorisė stomakpėshtjellėse tė Kryetarit Nano: "pėshtyrje- lėpirje pėshtyme". Nuk mė ndahet dot nga mendja ai mjerani shqiptar qė para kamerave nė Kakavijė puthi tokėn greke dhe pėshtyu tokėn shqiptare. Tashti ky mjeran ėshtė kuvendi, shumica socialiste e kėtij kuvendi, e cila u vuri shqiptarėve damkėn e hyzmeqarit qė i buzėqesh me pėrunjėsi afendikoit, kur ai ngre dorėn pėr ta qėlluar.

"Shteti shqiptar do qė tė futet nė luftė me Greqinė... Kuvendi i Shqipėrisė do tė japė njė mėsim tė mirė duke u distancuar nga marrėzitė nacionaliste" shkruante e bindur pėr "mercenarizmin demokratik" tė kuvendarėve tė saj Llaiko Vima shqiptare, Zėri i Popullit. "Karta e fundit e batakēiut politik ėshtė nacionalizmi" vijon ajo, "mungesa e patriotizmit" i pėrket njė "fjalori jashtė mode" . Dhe kėtu zėdhėnėsja e PS-sė ka plotėsisht tė drejtė. Moda socialiste ėshtė korrupsioni dhe mercenarizmi.

Grabitja e 2-3 miliard dollarėve shqiptarė nuk ėshtė problem shqiptar. Ky ėshtė problem i "atyre" thotė ZP-ja duke iu pėshtirur emrit ēam, "ata vetė tė sensibilizojnė konferencėn e Potsdamit". Dmth., tė sensibilizojnė ate konferencėn e gushtit tė '45 dhe tė ringjallin Harry Truman-in, Clement Atlee-n dhe kryesorja Josif Stalinin, Baba Stalinin e ZP-sė. Nėse fletorja ideologjike e PS-sė do ta kishte ndalur vrapin kėtu, kjo do tė ishte gjysma e sė keqes. Por jo. Ajo vrapon edhe mė tej duke ja kaluar skajeve tė skajeve tė ekstremizmit grek. Si i tillė Gaxoyanissi para nagaēes "ZP" ka delikatesėn e manolies. "Ata tė luftojnė kudo qė tė mos trajtohen sipas parimeve komuniste biri i kolaboracionistit ėshtė kolaboracionist" mėson ideologia e PS-sė. Dmth., tė ngulin kėmbė se pavarėsisht se etėrit dhe nėnat ēame janė toptan kolaboracionistė, gjenerata e tretė nuk ėshtė e tillė. Me njė fjalė ata nuk janė kolaboracionistė pasi nuk kishin lindur dhe nuk mund tė bėheshin me nazistėt si tėrė etėrit dhe nėnat e tyre. Alibija ėshtė e hekurt.

"Konsiderimi i nje komuniteti tė tėrė si "kriminel", mjaft pjesėtarė tė tė cilit vdiqėn nė luftė pėr ēlirimin e Greqisė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ėshte njė krim politik dhe historik kundėr Ēamėve" vijon Ministria e Jashtme e Turqisė. Duke i hapur kėshtu njė vend nderi nė kategorinė e krimit politik dhe historik ideologes "ZP" tė PS-sė. "Janė maskarenj, pale i paguajnė dhe keq" thoshte Bertold Brecht-i pėr gazetarėt e Partisė sė Punės Nacional Socialiste Gjermane, NSDAP-it tė Hitlerit. Edhe Parti Pune, edhe Parti Socialiste, vetėm fjala nacionaliste prish punė.

Njollat e murme

Por kjo njollė e zezė ka edhe nuanca tė tjera tė murrme, nė shikim tė parė, por vetėm nė shikim tė parė, tė pakuptueshme. Fatos Nano e dinte bukurmirė se po hartohej projektrezoluta pėr problemin ēam, si "Shėn Pjetri mbi mangall" Ruēi - Nano tha 7 herė do ta miratojmė ate. Por jo vetė kaq: e ēoi projektrezolutėn pėr votim dhe nė momentin e votimit deklaroi "Po votuat pėr rezolutėn, dilni t'i prisni emigrantėt nė kufi". "Typisch Nano" thoshte dikur njė gazetė gjermane, tipik Nano. Pėrjashtuar vetėm 4 vetė me kuarajo civile, Nano ktheu nė robotėr, nga ata qė vihen nė funksion me celular, tėrė lukuninė socialiste. Edhe ata pa mend, edhe ata pa karakter, edhe ata pa mend dhe karakter bashkė. Si ato bagazhet e makinave qė mbyllen dhe hapen me telekomandė: Hapu kapak - mbyllu kapak, ngrihu dorė - ulu dorė. Duke i ēpersonalizuar nė kulm, duke u dhėnė statusin e tė ngratit Vidkun Quisling.

Grekėrit thonė nuk ushtruam presion. Ta zėmė se nuk thonė tė vėrtetėn, por sa ėshtė e vėrtetė qė 500.000 emigrantė shqiptarė do tė fshiheshin me fshesė? Sa beson Nano nė kėtė fabul? Sa frikė reale ka Nano nga "fshesa"? Kur nė '94-ėn Berisha burgosi pėr spiunazh 5 minoritarė tė Omonias dhe lobi grek ngriti nė kėmbė tėrė politikėn amerikane, kundėrmasa greke, "Fshesa" e Micotaqisit, vetėm se ngriti pluhur. Ajo nuk arriti tė fshijė as 8% tė emigrantėve dhe pas 6 muajsh nė Greqi kishte hyrė dyfishi i tė "fshirėve". Sipas "Eleutheria"-s greke fitimi nga puna e nėnpaguar e emigracionit shqiptar ishte mėse 9 miliard dollarė dhe i gjithė biznesi i vogėl dhe i madh grek u ngrit kundėr Micotaqisit. Dhe kjo 10 vjet mė parė me njė Micotaq qė pėr nga karakteri afronte me Polifemin dhe jo Odisenė. Luksin e heqjes nga buxheti i shtetit tė 9 miliard dollarėve nuk ia lejon dot vetes as mė e pasura e BE-sė dhe jo mė mė e varfėra e BE-sė - Greqia! Kėte Nano e di mirė. Cila ėshtė ahere strategjia, a filozofia siē i emėrton ai sharlatanizmat e tija?

Nanofilozofia nuk ka si tė jetė tjetėr veēse njė Nanofilozofi pokeri. Nė kėtė rast pokeri politik. Meqė ia nisi flirtit me ate Piantaleoni-n Berlusconi, Nano duhet tė bėnte diēka pėr tė balancuar xhelozinė greke. Ngaqė qeveria e re greke nuk ėshte mė rozė e majtė, por blu e djathtė, Nano duhet tė bėnte diēka pėr tė treguar se PS-ja rozė voton nė dobi tė interesave greke kundėr interesave shqiptare, ndryshe nga PD-ja blu qė voton nė dobi tė interesave shqiptare, kundėr interesave greke. Ngaqė ajo Federata Panepirote Amerikane, POA-ja influente nė politikėn amerikane, ka me Ēamėrinė raportin antimaterie - materie, Nano duhet tė bėnte diēka pėr tė dėshmuar publikisht se kundėr Vorioepirit nuk ėshtė PS-ja qė votoi kundėr ēamėve, por PD-ja qė votoi pėr ēamėt.

Parakohe, paskohe, zgjedhjet po vijnė dhe Nano qė e ndien se nuk e do kush nė Shqipėri, po synon jashtėshqipėrinė, Amerikėn dhe Greqinė. Dhe ēdo gjė qė prek me dorė Nano e kthen nė mall. Qė nga buzėqeshja e fėmijės deri tek Ēėshtja Kombėtare. Nė mall tregu. Nė tė kundėrt me ate mbretin e mitologjisė, Midan, i cili ēdo gjė qė prekte me dorė e kthente nė ar, qoftė baltėn, Nano ēdo gjė qė prek me dorė e kthen nė baltė, qoftė arin, qoftė buzėqeshjen e fėmijės, qoftė Ēėshtjen Kombėtare.

Epilog

"Kur o Katilinė do tė pushosh sė luajturi me durimin tonė?" ia pati plasur nė fytyrė Katilinės Ciceroni. "Sa do vazhdosh tė na pėrqeshėsh me paturpėsinė tėnde tė pa skaj? Kur do tė marrė fund kapardisja jote e pafre? Ēfarė bėre dje? Ku ishe? Kush ishte atje? Ēfarė komplotove?" "O tempora, o mores - turp pėr kohėn, turp pėr moralin e kohės" - e pėrfundon Ciceroni fjalėn qė shkrumbosi Katilinėn.

Fjalė qė sikur e paskėsh pėrgatitur pėr Fatos Nanon dhe jo pėr Luēo Serxho Katilinėn.

Prof. Dr. Apollon Baēe
Gazeta Tema, 14-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.