Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 169 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Humor :: Humor me ngjyra politike
Postuar nga: Albo

Humor Humor i nxjerre nga politika shqiptare dhe i publikuar ne gazeten Tema.

Jurnalet e krizės
Nė mitingun e socialistėve nė Kombinat, bėri shumė pėrshtypje deklarata e Ilir Metės se nuk i ka dalė keq me Monikėn. Por nė kohėn qė Meta fliste, Nano pėrpiqej tė afronte nga vetja Monikėn, dhe vetėm njė dorė shumė e inatosur qė ngjante me tė Metės, e shkėputi prej saj. -Unė nuk jam dakord me deklaratėn e Metės, - tha Nano pas mitingut. - Nuk duhet pyetur vetėm ai por duhen pyetur tė gjithė!

Pas sulmeve tė njėpasnjėshme qė Nano ka ndėrmarrė ditėt e fundit kundėr Edi Ramės, njė nga nėpunėset e selisė sė PS-sė e ndali nė korridor. -Mos i pėrmend vetėm thonjtė, por edhe vėthin shoku Fatos. Ti e bėre njeri, i hoqe vėthin nga veshi! - Vėthin ia hoqa, por vrima i mbeti dhe ai aty e ka kunjin! - ja ktheu Nano.

Nė selinė e PS-sė po flitet dita-ditės pėr mbledhjen e njė Kongresi tė ri, i cili do tė ndryshojė statutin e partisė dhe do tė pėrputhė funksionet e kryeministrit me ato tė kryetarit tė partisė. Fatos Nano, i cili e kundėrshton kėtė variant, u gjend njė ditė i rrethuar nga njė tufė kundėrshtarėsh qė i bėnė sfidė duke i thėnė: -Ti nuk e pranon se ke frikė nga Iliri dhe Monika!... -Jo, - tha Nano. - Unė nuk e pranoj, se kam frikė nga Xhoana. Me kėto ndryshime i bie qė unė tė bėhem kryeminisėr dhe kryetar partie, ndėrsa ajo kryetare FRESH-i!

Pas intervistės, Fatos Nanon e pyeti njė gazetar se a ka lidhje martesa e re me ambicjen e tij tė re pėr president dhe, a ėshtė kjo njė sfidė ndaj rivalėve pėr president.-Jo! - tha Nano. - Ju lutem shumė, mos e komentoni kėshtu, pasi dhe nė kėtė moshė qė ėshtė, Sabri Godo ėshtė gati tė humbasė gjithė pronat e trashėguara nga gruaja qė ka.

Regjisori Kiēo Londo ėshtė parė kėtė javė nė kryeministri duke i parė tė gjitha femrat nė sy dhe duke i pėrshėndetur -Ē’kemi motra, ē’kemi nėna?! Pasi e bėri kėtė punė pėr rreth dy orė, i dėshpėruar trokiti tek zyra e Ndre Legisit. -Mė falni zoti Legisi, - i tha. - Pse gėnjeni publikisht! Kėtu nuk kishit asnjė nėnė dhe asnjė motėr. Kam dy orė qė u flas dhe nuk mė kthejnė pėrgjigje.-Duhet tė hysh nė paradhoma, - i tha Legisi, - se nė korridore nuk e kanė zakon qė tė flasin.

Pas akuzave tė Fatos Nanos se nė paradhomat e qeverisė pėrdhunohen nevojtaret dhe nėpunėset, Monika Kryemadhi ka shkuar nė kryeministri dhe ka mbledhur gjithė sekretaret e Ilir Metės pėr t’i marrė nė pyetje. -Ju do tė mė tregoni mua, se e di unė ēfarė bėj pastaj! Kėshtu filloi tė pyesė tė parėn. -Ty, tė kanė pėrdhunuar?… -Po! - tha ajo me gjysėm zėri… Ty, tjetra?! - i tha gruas sė njė Freshisti tė njohur… -Edhe mua! – u pėrgjigj ajo. Kėshtu pesė tė parat qė mori nė pyetje, dhanė tė njėjtėn pėrgjigje… Monika po turfullonte, kur njė grua e thyer nė moshė ngriti dorėn vetė dhe kėrkoi fjalėn. Dhe ty…! -Jo. I tha gruaja e vendosur. -Po si paske shpėtuar?! -Jo, unė nuk desha! - sqaroi ajo.

Kastriot Islami po pinte kafe i mėrzitur nė ‘Hotel Rogner’ kur njė kėshilltar i kryeministrit Meta, iu afrua dhe gjithė lajka i tha se do tė bėnte njė shkrim nė gazetė pėr tė, dhe ta lavdėronte si shkencėtar i zoti. -Tė besoj, i tha Kastrioti, qė e bėn. Ti dhe shefi yt jeni nė fazėn e Lenkės dhe Palit, qė na thonin, «ju qė keni shkollė vazhdoni shkencėn se me politikė merremi ne tė tjerėt!»

Fatos Nano po shkonte nė Gjirokastėr dhe ndaloi pėr njė kafe nė Tepelenė. Njė socialist, i mėrzitur nga sulmet e tij kundėr qeverisė, i tha se tani po humbiste besimin e popullit tė ndershėm tė Tepelenės. -Mė vjen keq, - i kthye Nano, - por sa vota humbas nga populli i ndershėm i Tepelenės, i fitoj nga evgjitėt qė do tė mė vijnė nė dasmėn e re!

Njė ditė pas emisionit televiziv nė ‘Tv Klan’, Ilir Meta i kėrkoi zyrtarisht Fatos Nanos tė paraqiste kėrkesėn pėr president, edhe nė kryesi tė partisė. -Po ta dėrgoj njė letėr, - i tha Nano.Meta i kėnaqur nga begenisja e kryetarit filloi tė bėte humor. -Tė lutem mos ma nis me zarf se mund tė ketė antraks brenda! -Mė vjen keq zoti kryeministėr, - iu pėrgjigj Nano, - me dijenitė qė kam unė nga veterinaria, antraksi prek bagėtitė e imėta, jo viēat!

Akuzat e Fatos Nanos kėtė javė kanė qenė tė hidhura. Por mė shumė probleme kanė ngjallur sulmet e tij personale ndaj Monikės dhe vizitorėve tė saj nė shtėpi. Pas kėsaj njė kėshilltar qortoi zotin Nano se po e tepėronte dhe se sulme tė tilla mund t’i prishnin punė. -E di tha Fatosi po mė shumė punė mund t’i prishin Monikės se mund tė mos i shkojnė mė nė shtėpi.

Disa gazetarė serbė tė ardhur nė Tiranė pėr shkėmbim eksperience patėn njė takim me Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, dhe pyetja e tyre kryesore ishte kriza nė PS. Rama filloi t’u bėnte njė shpjegim gjinekologjik tė ēėshtjes duke e krahasuar debatin me menstruacionet e njė gruaje. Njėri prej gazetarėve serbė u ndie keq nga krahasimi i Edit dhe pakėnaqėsinė ia shprehu shoqėruesit shqiptar nga Instituti i Medias. -Nuk gjen dot njė krahasim mė pėr tė qenė ky, se kjo puna e menstruacioneve, ky kryetari juaj i Bashkisė se na e shpifi tani para dreke!-Ėshtė problem personal, - i tha shoqėruesi, - pasi ai ka ėndėrruar njė jetė tė tėrė, tė jetė me menstruacione.

Musa Ulqini kishte hyrė nė njė boutique nė Tiranė sė bashku me gruan pėr tė blerė njė kostum. Provoi disa dhe sė fundi i vuri syrin mė tė mirit. -Kėtė dua, - i tha shitėses. Shitėsja po hezitonte. Dhe ofroi diēka tjetėr mė tė lirė. -Jo, jo, i kemi paret. Kėtė dua, - i tha Musai. -Ėshtė i shtrenjtė, ia ktheu shitėsja... -Sa? - pyeti Musai. -Gati sa njė lavatriēe, nuk ja vlen pėr ty! - i tha ajo gjithė siguri.

Skandali mė i madh i javės lidhet me atė qė i ngjau Ministres sė Jashtme, Arta Dade, nė Fier. Njė tufė militantėsh pro Nanos iu turrėn asaj me gjithė fjalorin e keq tė mundshėm, duke i kujtuar deri qė e kishte zakon tė tradhtonte ēdo vit.Arta, e gjendur ngusht, vendos t’i telefonojė vetė zotit Nano dhe t’i kėrkojė tė ndalė militantėt e tij. Pasi e dėgjoi, Nano tha i mėrzitur: -Arta, mė duket e humbėm pushtetin. Myzeqarėt janė shenjė e keqe. -Pse, ēfarė ka ndodhur?! -Dhe Tritan Shehu, Ministėr i Jashtėm ishte, kur e kapėn peng nė Lushnjė dhe i futėn preshin. Pastaj filloi rrokullima e tyre...


Jurnalet e Skraparit

Njė hidraulik ishte thirrur kėtė javė nė zyrat e kryeministrisė pėr tė rregulluar diēka qė nuk funksiononte nė tubacionin e ujėrave tė pijshėm tė godinės. I ulur nė njė pozicion tė vėshtirė nė banjėn e kryeministrisė, ai iu lut Thoma Gėllēit qė po i rrinte nė kėmbė nga pas, t’i jepte njė ēelės “englez”. -Mė falni, -i tha Maqua,- por nuk ju kuptova. -Mė gjej pak njė englez dhe ma sill shpejt, -i tha hidrauliku, - se nuk rregullohet ndryshe. -Mė vjen keq -ia ktheu Maqua. Po do Skraparlli, kemi sa tė duash. Englez nuk ka kėtu.

Kur ėshtė vetėm njė lab, vjedh, kur janė dy rrihen, kur janė tre kėndojnė.Kur ėshtė vetėm njė mirditor, kėndon, kur janė dy pėrgjojnė njėjri tjetrin, kur janė tre, caktojnė bajraktarin. Kur ėshtė vetėm njė Skraparlli vjedh, kur janė dy vjedhin bashkė, kur janė tre quhen qeverri. Pas shpalljes nga shtypi qeveritar tė UCT dhe TMT nė Tropojė, propozimi mė origjinal ka qenė ai Shaban Memisė.-Si ka ardhur puna tha Shabani duhet tė shpallim shpejt Adminitratorin e Pėrkohėshėm se po kaloi njė javė Ilir Meta ėshtė e sigurt se gjen njė nga Skrapari dhe pėr kėtė detyrė.

Policia bashkiake kishte dalė kėtė javė tek tregu fshatar pėr tė vendosur disiplinė dhe pėr tė hequr prej andej shitėsit pa taksa. Njė kioskė e vogėl e improvizuar qė shiste bulmet, sa pa policinė bashkiake, nxorri shpejt e shpejt njė karton ku thuhej “Djathė Skrapari” dhe e vendosi tek banaku. Policia, e cila lexoi tabelėn, po ngurronte t’i fliste shitėsit. -A doni djathė, ta provoni. Ėshtė i mirė! - u tha shitėsi, i cili donte tė hynte nė muhabet. -Jo, faleminderit, - i thanė policėt se “po hamė bukėn nga “Skraparliu”. Nuk na duhet dhe djathi!”

Njė reporteri ynė i ri i sapopunėsuar nė gazetė, ka probleme tė mėdha ekzistence, pasi nuk ka as banesė dhe as tė dashur nė Tiranė. Pėr kėtė shkak shpesh nuk ėshtė i pėrpiktė nė punė, vonohet ose harron tė shkojė nė njė konferencė pėr shtyp dhe gjithmonė si arsyetim gjen faktin se nuk ka shtėpi, nuk ka ku tė lahet, drita nuk ka, etj...Kryeredaktori, qė po i soste durimi, i dha njė kėshillė shumė praktike.-Derisa sa tė gjesh njė nuse pėr sė mbari, shiko mos gjen ndonjė grua plakė nga Skrapari mbi 50 vjeēe, rregullohu me dokumente dhe shtėpi nė Tiranė, pastaj divorcohu dhe merr njė nuse prej vėrteti! Prej asaj dite, reporteri ynė kėrkoi tė ndėrronte rubrikėn, nga politika tek problemet sociale.


Jurnalet e trafikut

Prokurori i Pėrgjithshėm Arben Rakipi sapo mbėrriti dje nė Rinas, u ndesh me njė lumė pyetjesh nga gazetarėt. Mė e rėnda ishte pyetja rreth fotografisė qė familja e Rakipit kishte bėrė me tė akuzuarin pėr trafik, Bėrballa, nė njė vilė nė Athinė. Nė foto dukej qartė gruaja e Rakipit pėrballė Bėrballės.-E dija qė do tė ma pėrdorin foton e gruas,- tha Rakipi, -po nuk kisha ēfarė t’i bėja! -A ėshtė ky i vetmi rast, apo mund t’ju pėrdorin dhe foto tė tjera?- pyeti njė gazetar. -Nuk jam i sigurt,- tha Rakipi. Tė pyes gruan!

Pasi u bėnė dhjetė ditė qė gazeta “Zėri i Popullit” hapet rregullisht me sulme kundėr kongresmenit demokrat amerikan, Xhim Trafikant, njė gazetare e “TV Klan” pyeti ambasadorin amerikan pėr t’i marrė dhe atij njė deklaratė rreth kėsaj ēėshtjeje. -Unė, tha zoti Limpreht, nuk mund tė flas, pasi jam ambasadori i vendit tė Trafikantit nė Shqipėri dhe jo ambasadori i trafikantėve shqiptarė nė SHBA.

Supriza e javės ka qenė fjalimi nė njė shqipe tė pastėr i ambasadorit Ahrens rreth pėrshtypjeve tė tij pėr zgjedhjet. Sapo mbaroi fjalimin zėdhėnėsi i kryeministrit Thoma Gėllēi qė ishte aty, u lidh nė telefon me Ilir Metėn pėr t’i raportuar ēfarė tha zoti Ahrens. -Foli shqip, tha Maqua, dhe deklaroi se ishte i zhgėnjyer nga zgjedhjet... -Po pse shqip? – e pyeti Meta. -Ku di unė i shkreti, ndoshta i ka ardhur zor nga ambasadori Limpreht t’i thoshte ato fjalė nė anglisht! -Ėėė, jo nga Limprehti nuk ka druajtje ai, por besoj se kėrkon tė na tregojė se na ka dėgjuar nė tė dy gjuhėt kur ne kemi biseduar me tė rreth halleve tona, se ti e di qė ne ndonjėherė ndryshe flasim shqip e ndryshe anglisht. -E di, e di - tha Maqua. - Ishalla s’e ke takuar mė 11 shtator thuaj.


Jurnalet e opozitės

Sekretarja e zotit Berisha e kėrkoi nė telefon, rreth orės 2 nė mesditė, administratorin Flamur, pėr ta njoftuar se i duhej njė makinė. - Alo, zoti Flamur, - tha ajo. - Telebingo!!!! - tha zėri pėrtej telefonit. Sekretarja e ēuditur pėrsėriti prap emrin e tij dhe ai pėrsėri “Telebingo!!!!” - Mė fal - i tha ajo, - flas nga zyra e zotit Berisha. - Lėri mor ato se je Agron Llaka ti, tė njoh, vazhdonte zėri nga ana tjetėr e telefonit.

Avokat Spartak Ngjela ishte shumė i shqetėsuar pasi gazeta “Koha Jonė” kishte shkruar njė koment ku keqcitonte avokatin sipas tė cilit, po tė bėhej Arben Malaj kryeministėr, Berisha e rrėzonte pėr njė javė. Ngjela, i nxehur, filloi t’i kėrkonte llogari Nikollės nė telefon pse kishte gėnjyer. Nikolla nga ana tjetėr e telefonit, filloi tė belbėzonte duke thėnė “Kisha burim tė sigurt”, “Kisha burim tė sigurt...” Ore, kujt ja thua kėtė punėn e “burimit” ti mor zotėri! Ky ėshtė njė term qė ta kemi mėsuar ne ty, se ti, deri para pak kohėsh, “burimin” e dije ēezėm!

Vizita e kongresmenit Trafikant arriti kulmin e keqkuptimit me gratė demokrate kur ato iu turrėn tė gjitha nė shpinė pėr tė marrė njė kartėvizitė tė kuqe qė shpėrndante zoti Dioguard. Keqkuptimi erdhi nga fakti se fonia e sallės ishte e prishur dhe nė momentin qė zoti Dioguard tha ejani merrni nga njė kartvizitė, u dėgjua vetėm fjala “Vizė”. Kaq mjaftoi qė gratė t’i turreshin Trafikantit sikur tė ishte “Di Caprio”.

Pasi pėrfundoi vizitėn nė varrezat e dėshmorėve kryetari i opozitės, Sali Berisha, u rrethua nga gazetarėt, tė cilėt kėrkonin tė nxirrnin lajmin e ditės. Duke folur pėr dėshmorėt Berisha kaloi me takt tek problemi i listave duke theksuar se zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, ishin njė nga amanetet e dėshmorėve. Reporterja e “TV Klanit”, e pakėnaqur nga pėrgjigjja, po i ankohej njė koleges sė saj tė “ATN 1”, se Berisha as tė vdekurit nuk po i lė rehat pėr listat. -Ē’faj ka Berisha pėr kėtė punė,- i tha kolegia, - vetė kini thėnė qė dėshmorėt janė tė gjallė, bile disa prej tyre dhe nė listat e votimit!


Jurnalet e qeverisė

Pas aksidentit ende tė pasqaruar qė i ndodhi kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano, ku humbi tre gishta dhe dėmtoi rėndė makinėn e tij, shumė figura tė jetės politike nė Shqipėri bėnė komentet e tyre rreth aksidentit. Ne u pėrpoqėm tė mbledhim batutat kryesore rreth kėsaj ngjarjeje. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i informuar pėr humbjen e tre gishtave, pyeti gjithė kureshtje. -Cilėt gishta ka humbur? -Tre tė mesit, - i tha zėdhėnėsi i tij. -Epo Zoti ja ka pre tre gishtat e ’97-ės. Po lajm i mirė qenka qė ata tė dy qė i kanė mbetur, nuk janė dy gishtat qė pėrdorim ne si simbol.

Kryeministri Ilir Meta u informua dhjetė minuta pas ngjarjes nė telefon nga Ilir Gjoni. -Shef, i preu gishtat ai! -Kush? - e pyeti Meta. -Fatos Nano, i ka humbur tre gishta! -Cilėt gishta ka humbur? -Atė tė mesit qė na tregoi nė mbledhje tė Kryesisė, kur na tha “juve do t’ju fus gishtin tė gjithėve!” -saktėsoi Gjoni.

Arben Malaj ishte nė mbledhje me grupin e tij tė punės kur mėsoi pėr aksidentin. Edhe ai pyeti se cilėt gishta ka humbur Nano. -Tre tė mesit tė dorės sė djathtė, - i tha Guro Zeneli qė i rri gjithmonė nė kėmbė pranė vetes. - Ashtu!? - tha Malaj i menduar. -S’ka gjė, se ka mundėsi tė votojė edhe me ata tė dy qė i kanė mbetur.

Reagimin mė simpatik e pati Spartak Poēi. Ai e lidhi fatkeqėsinė e gishtave me benzin e Nanos. -Po pate njė gjė tė vjedhur, do humbasėsh diēka, - tha Poēi. -Unė dhe Nano i kemi pasur benzat njėsoj. Unė tė vjedhur, Nano tė blerė me lekė tė vjedhura. Unė humba benzin ai humbi gishtat qė ka numėruar parat e vjedhura pėr benzin.

Kryetarja e eurosocialistėve, Monika Kryemadhi, dėshtoi kėtė javė nė njė aksion origjinal tė saj, pėr t’i dhuruar Qendrės sė grumbullimit tė gjakut, gjak falas nga 100 eurosocialistė. Pas ekzaminimit tė 100 vullnetarėve, gjaku u refuzua nė mėnyrė kategorike, pa dhėnė asnjė shpjegim. Monika e inatosur shkon tek Qendra, kap nga jaka e bluzės drejtorin dhe i ulėret: Demokrat, berishist, tė tė vijė turp, ke frikė se shpėrndahet gjaku i eurosocialistėve nė venat e shqiptarėve… dhe njė tufė tė sharash tė tjera. -Qetėsohuni zonjė, - ia ktheu drejtori. -Po tė ishte puna pėr 100 vota socialistėsh mė shumė, unė e di qė ju e rregulloni me qendrėn e votimit, por nėse shikon analizat e gjakut tė atyre qė na solle ti, do tė thotė 100 qytetarė mė pak…

Pas zhurmės qė u bė nė Shqipėri rreth rrezikut nga terrorizmi i lidhur me fanatikėt myslyman, Genc Pollo propozoi si kriter pėr Kongresin e Parė tė partisė sė tij qė kryetari tė jetė deomos jomyslyman, me qėllim qė tė shikohen me sy tė mirė nga jashtė. Dashamir Shehi qė digjej i pari nga kjo skemė bėri propozimin e tij. -Unė mendoj tha Dashi se partia jonė nuk ėshtė parti mbi baza fetare, por mbi njė orientim politik antikomunist, prandaj mendoj se sė pari kryetari nuk duhet tė jetė i kuq, as nga flokėt as nga fytyra dhe as nga idetė. Mbledhja u mbyll si gjithmonė pa rezolutė.

Pasi doli nga rezidenca e Shenjtėrisė sė tij Papa Gjon Pali i dytė, kryeministri Ilir Meta i dha njė deklaratė reporteres sė Shijak Tv qė ishte me tė nė avion. -Ēfarė biseduat me Shenjtėrinė e tij e pyeti gazetarja. -Ėėė. Me “zotin Papė” biseduam... Nė kėtė kohė gazetarja nuk e mbajti dot tė qeshurėn dhe kryeministri e kuptoi gafėn. Ndre Legisi qė e kishte nė krah nuk po kuptonte asgjė dhe iu drejtua gazetares. -Po pse, ēfarė do ti qė t’i drejtohet “shoku Papė”?!

Njė nga fėmijėt e Petro Koēit e pyet mėsuesja nė klasė. -A e di ti se nga prodhohet drita? -E di mėsuese, tha djali. Nga zogjtė. -Si nga zogjtė?! pyeti mėsuesja. -Unė kam dėgjuar babin, tha ai sa herė qė vijnė dritat thotė, “I lėshuan nga frika zogjtė e kurvės”!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.