Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe deshiron nje jete te lumtur me nje grua te bukur i ngjan atij qe do te shijoje veren duke e pasur gojen githnje plot.
--- G.B.Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Nėna e Marios
Postuar nga: Fiori

Letersi Tregim nga Eris Rusi.

...-E mban mend kur linda?-i thote e kafshon lotet qe lagin shtratin e saj.
Ajo qesh me dhimbje. Flet dicka te larget, kurse ai humbet ne mjegull.
-Te dua shume,-kerkon t’i thote, por eshte aq pak qe ajo te ngrihet ne kembe e t’i pergatite per te ngrene. Eshte njelloj sikur e kishte larg para se te lindte. Nuk kishte kuptim atehere, nuk ia vlente as tani.
Nisi te ledhatoje si nje foshnje fytyren e saj. Nena e tij kishte rene te flinte pa dashur. Renkonte pa ze duke e perkedhelur si i marre.
-Sa e bukur qe je,-klithi me ze te larte e kujtoi se e humbi pergjithmone. Hapi gojen te flase prape, por dhimbja e deformoi e nuk peshperiti dot nje ze.
-Akoma ketu je ?-degjoi ta zgjoje nena. –Dil te luash jashte...

Sot do vinte nje nate tjeter e veshtire. Nena e tij, qe renkonte ne shtrat do priste te flinin femijet, e me shpirtin ne dhembe do mallkonte qiellin. Mario kishte frike.
Jetonte qe dikush ta gjente ne korridoret e shkolles e ta shtrengonte per dore. Ti mbyllte veshtrimin me mallengjim e t’i peshperiste endrren e parajses. T’i tregonte per nje bote me te bukur ku gjerat shiheshin nga lart. I shkreti Mario!
Ai tani i di te gjitha. Koka e tij mbeshtetet mbi xhamin e lagesht te dritares e enderron luften. Perpara ka nje jete te poshter, nena e tij dergjet e lodhur kurse asnje nuk e njeh. Te tjeret nuk i vijne afer ta prekin, t’i shtrengojne duart mbi supe e te qajne bashke me te. Ta detyrojne te qaje. Vetem keshtu mund te klithe me shpirt tmerrin e tij. Ndryshe cdo gje i ngjan e pamundur, edhe vete struket poshte katedres duke lutur vargjet e zotit qe jeton per ate.
-Mario, trego per familjen tende!
Zeri i mesueses i ngjall ankth. Sikur te gjithe kane kuptuar dhimbjen e tij e duan ta ngushellojne. Kjo eshte padrejtesi, e atij i vjen te vdese turpit. Qendron ne heshtje si i panjohur. I kthen shpinen derrases e nis peshperit nje melodi me vete. Mund ta lene te qete,- keshtu, mendon Mario, por nje dore e lehte kerkon te perkulet mbi baluket e tij dhe ai trembet. E shtyn gjithe inat larg e vajton nje dhimbje te heshtur.
Mario po vuan, te pakte jane qe akoma nuk e marrin vesh. E prape ai do qe gjithcka te jete e panjohur, te tjeret te habiten e vetem ne fund t’i japin nje titull historise se tij.
Ajo do vdese,-klith e ndahet ne mes si i mjere. Po tregon nenen e tij. Te tjeret e pyesin e ai s’do t’iu flase per asgje. Ndoshta e ka mire kur e kujton te gjithen nje bote te varfer, mbushur rrugesh me shprese-vrare qe dergjen qosheve.
Sot qe po iu tregoj eshte nje dite tjeter. E kam para syve nenen time qe me rrefen e trembur historine e Marios. Ajo do vdese, kurse e imja me flet e une lidhem aq fort pas saj. Syte e mi akoma derdhin ujera deshperimi, marrin me vete kutiza shahu ku loja ka qene mbyllur pa levizur nje gur.
Ishte dje kur une u ula ngjitur me Marion. I trembur dhe i vogel, tmerresisht i dobet, nisi te dridhej pa mbarim ate ore.
Nuk m’u durua te leshoj nje britme. Veten e kisha gjetur pertoke, ajri qe me mungonte ngjitej afer mushkerive te mia e shthurrej ne ankth. Erdhen me ngriten duarsh, me shtyne ne tualetin e meshkujve e aty nisa te qesh. I dehur si nje i semure mendsh, qe sillte poshte vetes te pamundurat.
-Sikur te isha Marioja,-peshperisja e shtrengoja muskujt. Ne vendin e tij une do levizja tutje qiellin. Do vija njeri pas tjetrit malet dhe dheun e tyre do ia hidhja siper njerezve. Te mbuloheshin e te vdisnin.
-Nuk jam i keq,-e per kete arsye s’do beja tjeter vec do i tregoja botes fuqine time. Do klithja zerin tim e kur te ngjiresha do ulesha ne gjunje te prisja. Atehere kur une te behesha perendi, e jeta qe do pikonte nga shpata ime te lagte buzet qe mund te mos merrnin me fryme.
Por asnje nuk me degjon. Sikur kjo bote e zvarret ecen kunder meje, nuk me beson qe une flas edhe per nenen e semure te Marios; njelloj me paradat e qejfit ku te gjitha qajne endrrat e humbura.
-Te shkoj t’i afrohem,-neperdhemb e kur kembet e mia rreshkasin ne rrugen e Marios, ai rrotullohet e me pershendet. Sikur do te me me thote lamtumire. Kurse une buzeqesh, i ngre doren ne ajer dhe e ftoj te bashkohet me mua. Te dy vuajme, mendoj e kujtoj se gjithcka ka marre nje drejtim.
Nuk ndodh asgje nga ato qe parashikoj. Marioja tretet ne cast, e une mbetem te jetoj akoma. Mos i ndodh dicka e keqe sot?-pyes, kurse miku im tani eshte larg, ka hipur siper nje vrapi te trembur e ndalet ku nuk e sheh njeri.
Marioja dhe nje peme jane te vetmet hije te asaj rruge. Ai perkulet e trupi i shpaloset pas dallgeve te dhimbjes.
-C’mund te bej?-mendon i shtrire ne gjunje. I vjen te kthehet ne shtepi. Mjafton te gjeje nenen e tij ne kembe e do shkrihet ne mall. I ulur afer, do zgjase krahun e dora e tij do perkedhele fytyren, aq sa te cohet e te puthe ne balle te semuren.
Nuk eshte trim te beje kete gje. Sikur Ajo te mendoje qe ai e di...
Mario ka frike te ece e te tregoje gjera qe bien ne veshin e saj. Neser nena e tij do zgjohet e do pergatite ne heshtje mengjesin. Duke trokitur lehte ne dhome, do percapet ne majerat e gishtave e do e shkunde vendit. Ai e ndjen, edhe keto momente jeton te njejtin zgjim, degjon te njejtat hapa, kurse Ajo mund te mos jete me.
Dikush vrapon pas Marios. e gjen te fshehur dhe i prek temthat me dhimbje. Rreshket buzet mbi te tijat dhe i peshperit llafe turpi. Ola e do Marion.
-Do vish te fshihemi,-e ne cast zhduket rrugeve ku u takuan. Te njejten gje ben dhe ai. Gjen vend ne nje grope te trishte e rri pret. Kalon kohe, ka harruar shume gjera e kur zgjohet eshte duke shetitur rruges, perballe mikes qe luante me te dhe ecte per dore me armikun e tij.
-Ndiej nje sembim,-ulerin Marioja e kryqezon duart afer zemres. Ai nuk mund te kthehet mbrapa, te gjeje koherat e vjetra kur s’merrte ere prej gjeje e nena e tij jetonte e kthjellet. E ka fajin edhe koha qe terbon me shiun e saj.
-Mos qofte e thene…,-e kryqezon gishtat duke peshperitur emrin e asaj qe eshte akoma gjalle. Dikush e dashuron te shkretin Mario vetem pse eshte i tille. Ai e kupton, e kembengul qe sendet te vihen ne vendin e tyre.
-Mos qofte e thene...,-peshperit por ndihet akoma i zbrazet. I humbur. Sikur prej kohesh i ka munguar casti te jete i verteti, njeriu qe presin e s’arrijne ta njohin te tjeret.
Mario qendronte afer dritares e shikonte qiellin. Brenda asaj klase behej zhurme. Dikush tregonte perrallen e nje mesimi, e kur ai permendej i vinte te tallej me ligesi. Sikur t’i dinin gjerat te tjeret. Dikur…
Ja, eshte njelloj si e mendoj une: rreth tij nje klase e mbledhur grusht qe i tregon dicka tjeter. Ai qesh, per momentin harrohet mbi nje enderr e mendon syte e nenes se tij. T’iu tregoje ngjyren e syve te tjereve? Ata presin goje hapur e tremben nga guximi i tij?
Jo,-peshperit kur e shikoj te vrapoje i trembur jashte klases. Rreshkiti si i huaj e asnje nuk e ndali ta pyese. As une, qe kam gjithe kohen qe i jam vene pas. Bera mire qe nuk jam me ate tani. E shikoj kur ndalet nje qoshe para baneses. Ulet ne parmakun e nje ballkoni e degjon lehjet e nje qeni te panjohur. Duhet ta habite nenen e tij.
-Akoma nuk je ngritur nga shtrati?-hyn ne dhome me guxim e i perkedhel doren te semures. Ajo nuk qesh. E shikon e larget e kthen koken ne anen tjeter. Jo si dikur, kur i perplaste gishtat pas fytyres se tij dhe mbulonte koken nen jastek.
Mario nuk di c’te beje. Te pakten keshtu e perfytyroj une. Sillet rrotull dhomes si nje i burgosur, pastaj plaset plot zhurme afer saj e i tregon historira.
-Sot me puthi nje vajze ne buze. Sa e lagesht ishte. Akoma i kam shenjat e saj,- dhe mbeshtet puthjen mbi ballin e nenes. Kjo nuk luan vendit per ta evituar. E megjithate ai ka frike. Nuk eshte njelloj si heret e tjera e kjo e tremb. Eshte me mire te shkoje diku larg, ku t’i flase vetes vetem per vetem.
-O mą, me degjove?-peshperit me dashje, kurse syte e saj levizin. Duan t’i flasin e ai ndjen nje mall te brengosur. Hap krahet sa qielli dhe e fut nen vete nenen e semure. Sa e vockel qe eshte. Mario perplas duart, e endrrat e tij sjellin brenda dhjetra pellumba te bardhe, qe levizin plot naze e kercasin flatrat per t’i dhene jete dhomes.
-I pe edhe ti?-thote me mallengjim, kurse Ajo vetem rrotullohet pak, leviz me mundim gishtat deri sa i prek lehte doren. E ledhaton aq bukur sa ai kerkon te qaje.
-Akoma edhe ti me keto gjera,-i thote dhe e qorton me gisht. Me ne fund Ajo po i flet, heshtja e saj renkon nje bote me te madhe per te.
Mario qendron ulur mbi shtrat. Jehona e dhomes i ngjan nje muzike te trishte. Te pakuptueshme. Eshtrat e Saj kercasin te njejtin ritem.
-Qofte e thene,-i behet sikur degjon te flase e semura e ai bie pertoke. Syte e tij mbushen plot leng, i vjen te vdese e mos duroje gje prej gjeje. Vertet i kane thene qe ajo s’do rroje me?
-Te kujtohet?-peshperit nen ze e ndjera.
-E mban mend kur linda?-i thote e kafshon lotet qe lagin shtratin e saj.
Ajo qesh me dhimbje. Flet dicka te larget, kurse ai humbet ne mjegull.
-Te dua shume,-kerkon t’i thote, por eshte aq pak qe ajo te ngrihet ne kembe e t’i pergatite per te ngrene. Eshte njelloj sikur e kishte larg para se te lindte. Nuk kishte kuptim atehere, nuk ia vlente as tani.
Nisi te ledhatoje si nje foshnje fytyren e saj. Nena e tij kishte rene te flinte pa dashur. Renkonte pa ze duke e perkedhelur si i marre.
-Sa e bukur qe je,-klithi me ze te larte e kujtoi se e humbi pergjithmone. Hapi gojen te flase prape, por dhimbja e deformoi e nuk peshperiti dot nje ze.
-Akoma ketu je ?-degjoi ta zgjoje nena. –Dil te luash jashte...
Si dikur i vogel, kur e burgoste brenda dhomes e vetem naten vone i hapte deren te darkonte.
-Te fshihem pas dollapit,-foli pas shume kohe, e u ngrit si ere te genjente nenen e tij.
Ajo e mbajti pas vetes.
-Bej guxim,-i rreshkiti fjalet ne vesh. –Prit me mua,-dhe u ngrit plot mundim ta puthte ne buze.
Me mire te bente lojen e tij. Permbysi gjerat mos e gjente me njeri brenda asaj shtepie. Beri zhurme dhe aq i bente perderisa doli jashte per t’u fshehur me mire.
Hapat e tij ishin dashuri. Do kthehej prape mbi te njejtat hapa, per te puthur e lagur me lote gjurmet qe po e fshihnin njehere e pergjithmone nga nena. Fytyra e tij ishte e deformuar. Keshtu, po ta shihte perballe, Ajo nuk do ta dallonte e loja me syllambylla do ishte perhere e tij. Te tregonte? Te cmendej dhimbjes e te sillte poshte tokes yjet qe ajo te jetonte?
Me kot une po them keto, kur une vete tani po pres te kthehet ne shtepi nena ime. Marioja eshte fshehur. Ka kohe qe asnje nuk arrin te gjeje dot ku eshte me…


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.