Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: Xhon Belushi nė Bulevardin e Famės
Postuar nga: Skampa

Kulture I ndjeri Xhon Belushi u nderua pas vdekjes tė enjten me njė yll nė Bulevardin e Famės (nr. 2250, Ivar Avenue) nė Hollivud dhe u pėrshėndet gjithashtu nga vėllai i tij Xhim dhe ish-anėtarė tė trupės Saturday Night Live, Chevy Chase dhe Dan Aykroyd.

"Ai ishte njeri me humor", tha Jim Belushi, njė ylli i "Marrėveshjes me Jim", i cili ishte pjesėmarrės nė ceremoninė pėr nder tė vėllait. "Ai kishte njė mimikė me humor dhe kur shfaqej nuk mund t'i hiqje sytė prej tij". Fansa nga Ēikagoja e largėt ishin nė krah tė vejushės sė Belushit, Judy Belushi Pisano dhe bashkė me ta festuan edhe Ted Danon, Mary Steenburgen dhe Tom Arnold. "Ne kishin shumė momente humori", tha Chase, duke kujtuar njė moment kur dy humoristėt pozuan tė veshur vetėm me mbathje, duke u hequr si fotomodelė. "John mė mbante mua me humor gjatė gjithė kohės kur ishim bashkė". Aykroyd bashkė me mikeshėn e tij festuan duke shtuar se e kishin detyrė tė sillnin ndėrmend ngjarje nga jeta e yllit tė kinematografisė Belush. "Unė kisha dėshirė tė thosha se prezenca jonė kėtu herėn tjetėr kur tė vimė kėtu te ky yll ta grumbullojmė nė Brasso", tha Aykroyd. Belushi ishte 33 vjeē kur ai vdiq nga droga me overdozė nė Hollivod, nė vitin 1982. Jim Belushi kujtoi disa herė kur vėllai i tij vodhi njė projektor nga ai dhe komedianėt e tjerė. Ai gjithashtu iu referua trashėgimisė sė Belushit, njė komedi, mė e madhja e brezit tė tij. "Kur ju pini ujė kujtoni njė njeri qė u ka bėrė tė mira", tha ai, duke kujtuar njė thėnie tė vjetėr. "Jam mirėnjohės pėr mirėsitė qė Xhoni bėnte dhe ujin qė ne tė gjithė pinim prej tij". Belushi ishte njė anėtar orgjinal i trupės sonė dhe ne sė bashku fituam njė ēmim nė vitin 1977 dhe njė vlerė tė madhe kishte puna e tij. Mė pas ai u bė njė yll i vėrtetė nė vitin 1978 me komedinė "National Lampoon“s Animal House". Ylli i tij nė Bulevardin pranė Avenjusė Ivar nė Hollivood mban numrin 2250.

Plejada e shqģptarėve tė shquar pėrfshin Xhon Belushin, komedianin e Hollivudit, qė pak vite me pare bėri tėrė Amerikėn tė qeshė, por qė rendja e tij tragjike pas lumturisė personale e dėrgoi me 1982 nė mbidozimin fatal me drogė. Vėllai i tij, Xhejms Belushi, ėshtė sot njė aktor i njohur. John Belushi, talent gjenial, komik i madh, fenomen i pakrahasueshėm, mit i Amerikės. Ndoshta nė tridhjetetre vjetėt qė jetoi, zeniti i famės sė tij me Suterday Night Live, Radio Hour, me filmat si Animal House dhe Blues Brothers, shėnoi njė shkėlqim tė paparė, njė sukses shumėdimensional nė karrierėn e tij, gjė qė nė kohėt moderne askush nuk e kishte arritur. John Adam Belushi lindi nė Ēicago, Ilinois tė SHBA, mė 24 janar 1949, nga prindėr shqiptarė. Kurba meteorike e tij ka shėrbyer shpesh pėr tė ngritur legjenda rreth tij, ku pasqyrohen vetitė dhe talenti i madh prej komiku unikal. Dy libra u shkruan pėr tė, njėri nga Bob Woodėard dhe njė nga e veja e tij. Pėr tė ėshtė bėrė edhe njė film biografik. Vetė jeta e Johnit ishte si njė film, njė luftė me veten, gjithė etje e dėshirė pėr tė jetuar, me ngjitjet e rėniet, me suksese, hare, humor… por dhe njė fund tragjik. Xhoni ishte njė nga talentet mė tė mėdhenj komikė tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar. Ndėrsa vėllai i tij Xhejm Belushi, tashmė ėshtė njė aktor i njohur nė Amerikė. I lindur nė Nju Jork nga prindėr kolonjarė, Belushi ėshtė pėrfaqėsues i fėmijėve tė brezit tė vjetėr, shumica e tė cilėve e kanė Shqipėrinė me shumė njė amanet familjar sesa njė shqetėsim real.

Disa nga filmat e Belushit

"Triali i Henri Kissinger" (1980)
"Blues Brothers" (1980)
"Komshinjtė" (1981)
"Ndarje kontinentale" (1981)
"Tė dashurit e vjetėr" (1979)
"Duke shkuar nė jug" (1978)
"Shtėpia e kafshėve" (1978)
"Ato qė bėm verėn e shkuar" (1977)
"Mbrėmja e sė shtunės"
"Tarzani, mbreti i xhunglės" (1975)

Kanė kaluar vite qė kur ylli shqiptar i Hollivudit, James Belushi erdhi nė Shqipėri mė 1995, me tė atin, Adamin (emigruar nga Shqipėria mė 1934 nė moshėn 14-vjeēare) dhe Robertin, tė birin (14-vjeēar). Pra, tre breza Belushi. Udhėtimi i tyre nė vendlindje ishte plot ngjarje e befasi, tė qeshura e lot, qė po tė rrėfehen do t'ua kalonin disa herė filmave nė Hollivud. Qyteza, fshati i lindjes se Adamit, i ati i tė famshmve, John dhe Jim Belushi, ndodhet nė kufirin juglindor me Greqinė dhe ka njė panoramė tė mrekullueshme. Adami e kishte lėnė atė katėrmbėdhjetė vjeēar dhe si shumė shqiptarė tė tjerė kishte marrė udhėn drejt Amerikės. Thonė, pas vdekjes tragjike tė Johnit nė mars 1982, Agnesa, e ėma e tij, ka ardhur nė Shqipėri. Mbi atė urė, qė ndodhet nė fshatin e tyre, thonė, pa mbėrritur dot te pragu, Agnesa ishte lėshuar duke dėnesur me shkulme dhe kishte klithur: "John bir…" dhe kishte marrė pastaj nga shtėpia ca grushta dhé pėr t'i hedhur nė varrin e Johnit nė Amerikė. Associated Press/Panorama 03-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.