Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje here duke marre nje vendim, duhen mbyllur veshet ndaj argumenteve te kunderta me te mira. Kjo tregon nje karakter te forte. Me raste, pra, duhet mashtruar vullneti deri ne budallallek.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Piktori shqiptar i dhuron Papės portretin e Nėnė Terezės
Postuar nga: Albo

Feja Piktori i talentuar shqiptar i dhuron Shenjtėrisė sė tij Papa Gjon Palit tė II-tė, portretin e "Nenė Terezės”

Artan Shabani, njė ekspresionist "par exellence"

Ndryshe nga shumė dhurata tė kėsaj natyre qė i ofrohen Papės, ajo nuk do tė qendrojė nė fondin e pikturave tė arkivit tė Vatikanit, por do tė vendoset nė kishėn e ritit kristiano-ortodoks tė "Shėn-Thanasi" e cila ndodhet nė qendėr tė Romės.



Vasil Qesari

… Para ca ditėsh, pikėrisht mė 17 mars 2004, gjatė njė ceremonie tė organizuar nė Sheshin Shėn - Pjetėr me njė grup tė ftuarish nga vende tė ndryshme tė botės, piktori i talentuar dhe i suksesshėm shqiptar me banim ne Itali Artan Shabani, u takua dhe i dhuroi Shenjtėrisė sė tij Papa Gjon Palit tė i II-tė, portretin e Nėnė Terezės. Nė kėtė takim tė paharruar artisti shqiptar shoqėrohej nga Msg. Pio Laghi, kardinal nė Selinė e Shenjtė, si edhe nga ambasadori i Shqipėrisė nė Itali, prof. Pėllumb Xhufi. Portreti "Nėnė Tereza" ėshtė njė punė e realizuar nė vaj, ka dimensionet 55 x 65 cm. dhe ėshtė punuar me rastin e shenjtėrimit tė bamirėses sė shquar me orgjinė shqiptare, Goxhe Bojaxhiu. Ndryshe nga shumė dhurata tė kėsaj natyre qė i ofrohen Papės, ajo nuk do tė qėndrojė nė fondin e pikturave tė arkivit tė Vatikanit, por do tė vendoset nė kishėn e ritit kristiano-ortodoks tė "Shėn-Thanasit" e cila ndodhet nė qendėr tė Romės. Piktura nė fjalė, paraqet Nenėn e Pėrdėllyer tė Mbarė Botės e cila mban shtrėnguar nė gjoks njė fėmijė. E realizuar me mjaft mjeshtėri, tabloja pėrmban brenda saj njė mesazh e gjendje emocionale tėpėr tė fortė. Pikėrisht idenė e dashurisė sė pakufishme qė Nėna e Shenjtė kish pėr Njerėzit e Zotin ndėrkohė qė, fėmija tė cilin ajo mban shtrėnguar nė gjoks, ngjan si njė kryq e duket si imazhi i krishtėzuar i Jezusit - fėmijė. Kėsisoj, tabloja pėrmban edhe simbolikėn e vetė jetės e veprės sė shquar tė kėsaj Nėne, e cila pėrjetoi thellėsisht e nė ēdo ēast gjithė dhembjet, helmin e pėrdėllimin e mbarė botės sė vuajtur…

“Alkimisti i ngjyrave”

... Eshtė fakt i pakundėrshtueshėm e njėkohėsisht edhe tepėr i gėzueshėm qė nė shumė vende jashtė Shqipėrisė, po afirmohen gjithmonė e mė tepėr emra e krijimtari artistėsh nė gjini e fusha nga mė tė ndryshmet. Njė prej tyre ėshtė edhe piktori Artan Shabani. Ikur nga Vlora nė fillim tė viteve ’90 drejt gadishullit Apenin, ky djalosh i cili i nisi studimet e tij nė liceun artistik tė kėtij qyteti nė degėn e violinēelit, u pasionua pas pikturės e i’u pėrkushtua pastaj asaj duke marrė mėsime nga mjeshtrat e "shkollės" sė Vlorės nė pikturė si Nestor Jonuzi, Agron Dine e tė tjerė. Them "shkolla" e Vlorės, sepse ne fakt ajo e tillė ishte !...

... Edhe pse nėn trysninė e regjimit totalitar, edhe pse tė shtrėnguar nė darė nga kornizat dhe limitet e egra tė skematizmit tė artit socialist, nė kėtė qytet lindi dhe u zhvillua njė stil e frymė e veēantė pikture e cila manifestoi njė risi dhe solli edhe njė ekspresion tė ri tė mbėshtetur kryesisht nė forcėn e ngjyrave dhe pėrdorimin e tyre me njė sensibilitet tė fortė emocional. Ishte pikėrisht kjo pėrvojė, kjo frymė, kjo ndjeshmėri, kjo poezi e pafund pėr natyrėn e ngjyrat qė djaloshi Artan Shabani mori me vete nga Vlora bregdetare e qė i nxori pastaj nė "ankand" nė Atdheun e Arteve, aty nė Italinė magjike, pėr tė treguar me anė tė pathosit tė tij artistik e ngjyrave tė forta ekspresive se, edhe vendi i tij i vogėl pėrballė Adriatikut, kish njė potencial tė madh artistik krejt tė panjohur, por plot nur e hijeshi, ashtu si bukuria e Hirushes sė pėrrallave...

... Nga koha kur djaloshi piktor 22 vjeēar zbarkoi si refugjat i rėndomtė nė brigjet e Salentos e gjer mė sot, kanė kaluar shumė vite e Artan Shabani tashmė ėshtė njė piktor i njohur profesionist, i cili jeton e punon nė Torino e qė ka hapur me dhjetra e dhjetra ekspozita nė shumė vende tė botės. ( Ai aktualisht bashkėpunon me 2 muze dhe 13 galeri europiane ). Pikturat e tij ndodhen tashmė nė koleksione tė ndryshme private nė Spanjė, Itali, Francė, Shtetet e Bashkuara, Australi, Japoni etj. Artan Shabani ka marrė pjesė nė mė shumė se 80 ekspozita nė vende tė ndryshme. Kohėt e fundit, ai fitoi ēmimin e parė nė festivalin e gjashtė tė "Contemporary Painting" nė San Remo ( Itali ) e gjithashtu njė ēmim tjetėr "International Art Exhibition" nė Roquebrune Cap Martin ( Francė ).

... Shkrova pak mė lart se e kam ndjekur pikturėn e Artan Shabanit jo vetėm si bashkėqytetar ( tė dy jemi nga Vlora ), por edhe si adhurues i pikturės e, shpesh herė e kam cilėsuar atė si njė magjistar, si njė "alkmist" tė ngjyrave. Pėrse ?... I afirmuar nė perėndim si piktor ekpresionist, Artan Shabani ėshtė njė krijues i cili e ka mjaft sensibėl e pothuajse tė lindur dhuntinė e nervin e ndjenjės sė ngjyrės. I obseduar mbas saj gjer nė “marrėzi“, kolorist i pėrkryer, herė fin e herė ekploziv, ekspresionist tronditės e fovist poetik, ai thurr me anė tė ngjyrave magjinė e asaj ēka syri i zakonshėm s’arrin t’a shohė. Tablotė e tij i pėrshkojnė vazhdimisht penelata tė dendura, tė shpejta e tė trasha, tė cilat lenė mbi pėlhurė njė materie ngjyre tė forte e me reliev. Eshtė pikėrisht kjo cilėsi e cila pėrbėn edhe instrumentin kryesor tė kėtij alkimisti ngjyrash. Ai ėshtė njė piktor i ngjyrės si mjet emocional pėr tė shprehur ndjenjat e tij. Ngjyrat e tij tė preferuara ?... Bluja e fortė, e kuqja, e verdha dhe e gjelbėrta eksperesive. Ngjyrat bazė, ndofta, tė imazheve tė Vlorės ku piktori kaloi fėmijėrinė: tė detit blu me Karabrunin pėrballė, e gjelbėrta e ullishtave dhe e makieve mesdhetare, e kuqja e perėndimit te diellit mbi Sazan, e verdha e limoneve tė Jonufrės. Pėr Artan Shabanin ngjyra ėshtė vetė Jeta e pa tė, ajo do te ish ndofta tepėr e zymtė nė mos po krejt e zezė...

Kanė shkruar pėr Artan Shabanin

Gian Giorgio Massara ( profesor dhe kritik arti nė Torino )

"Tek piktura e Artan Shabanit ka njė dėshirė tė madhe e tė dukshme pėr tė venė nė dukje, pėr t’u transmetuar tė tjerėve ndjenja, zėra, kujtime tė tokės sė tij tė largėt – Shqipėrisė – e cila ėshtė pėr tė vendlindja e tij e largėt qė ndahet nga Italia nga njė det i pikturuar me ngjyrė tė kuqe nė vend tė ngjyrės sė kaltėr; me njė det tė mbushur plot varka me vela qė humbasin nė tisin e muzgut…".

Paolo Levi ( kritik i njohur arti, gazetar nė "La Reppublica" )

" Vepra e Shabanit s’ėshtė pasqyrė e njė artizani ngjyrash i cili vepron vetėm ne saje tė zotėsisė sė tij teknike. Ajo, pėrkundrazi - pėr fatin e mire tė syve tanė - ka tė dhėnat e njė piktori apo mė mirė tė themi tė njė kompozitori muzikor i cili di tė shprehet me siguri profesionale, me kontraste kromatike, me timbre tonesh tė larta e tė ulta, jo sipas gjendjes sė vet shpirtėrore, por sipas nevojės ekspresive e cila e bėn tė ekzaltojė dritė-hije tė brendshme e tė jashtme e ku poezia ėshtė nenėshkrimi i punėve tė tij ".

Carla Bretone ( kritike arti - Piemonte )

"Arti s’duhet tė pasqyrojė por duhet tė jetė klithma e lumturisė sė dorės sė artistit mbi pėlhurė" pohonte Ejler Bille mė 1948. Dhe ajo e Artan Shabanit duket sikur pasqyron sė ploti kėtė pėrkufizim. Punėt e tij pėrbėhen nga hedhje tė forta ngjyrash tė lexueshme, me njė efekt thjeshtėsie dhe ekspresion tė padiskutueshem. Dhe, ėshtė pikėrisht nė ngjyrė qė ky artist ka zbuluar instrumentin kryesor tė imagjinatės se vet e tė paraqitjes sė realitetit. E krahasuar nga shumė si dora e Van Gogut dhe e vlerės sė artit sė tij, teknika e pikturės sė Shabanit dallohet efektivisht pėr penelatat e saj tė dendura e tė trasha, tė cilat lėshojnė mbi pėlhurė kokėriza pigmenti qe s’tė ndahen nga sytė" .

Haider Bucar ( kritik arti )

"Artan Shabani ėshtė njė ekspresionist "par exellence" e, kjo shprehet me aftėsine e tij tė transmetimit tė emocioneve kromatike, nėpėrmjet penelatave tė shpejta e tė pakta. Ai ėshtė njė artist "puro", skllav i dashurisė sė tij pėr tė pikturuar. Ai e sheh botėn pėrreth si muzėn e tij frymėzuese e pastaj shpirtin e saj e hedh nė telajo. Deti ėshtė pothuajse gjithmonė i pranishėm nė punėt e tij, por jo si diēka e largėt, si njė hapesirė uji qė shtrihet mes nesh e horizontit. Ai ėshtė njė det qė jeton brenda shpirtit tė tij e qė here pas here i mbush tablotė e tij me njė forcė tė hatashme tipike pėr shpirtin njerėzor…Njė piktor qė jeton me ndjenja e emocione tė tilla duhet tė cilėsohet pa tjetėr si njė artist i vėrtetė e, Artan Shabani, ka tė ngjeshura nė punėn e tij gjithė ndijimet qė bota pėrreth na transmeton…".

Ekspozita tė Artan Shabanit sė afėrmi:

Nga 30 mars gjer nė 25 prill. Ekspozitė vetiake nė Kėshillin e Europės nė Strasburg. Nga 3 gjer nė 25 prill. Ekspozitė vetiake "Sguardi del’Est" nė Palazzo Salmatoris (Piemonte). 9 prill - Ekspozitė vetiake "Homo Balcanicus" nė Villa Strozzi ( Firence).


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.