Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Armiku, kur mori pendėn nė dorė, si deshi shkroi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Demokraci :: Gjenerata e Re Shqiptare proteston
Postuar nga: Skampa

Demokraci Me datė 29 Mars 2004 Gjenerata e Re Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e njė proteste paqėsore e cila do tė zhvillohet para Shtėpisė sė Bardhė nė Sheshin "Lafayette”, Washington, DC me datė 29 Mars 2004 nga ora 13.00 PM - 17.00 PM. Gjenerata e Re Shqiptare fton tė gjithė shqiptarėt e diasporės dhe organizatat e tjera qė tė marrin pjesė nė kėtė protestė.

Gjenerata e Re Shqiptare konstaton me keqardhje tė thellė disa reagime kontradiktore tė kohėve tė fundit nga ana e shtypit dhe disa personave qė kanė pėr qėllim ta etiketojnė kėtė demonstratė paqėsore sikur gjoja kėrkon qė Shqipėria tė mos futet nė NATO dhe Strukturat e tjera Euroatlantike. Gjenerata e Re Shqiptare shpreh keqardhjen e thellė pėr kėtė qėndrim tė papėrgjegjshėm dhe shprehet se ka qėnė, ėshtė dhe do tė jetė pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė NATO dhe Strukturat Euroatlantike. Gjenerata e Re Shqiptare pėrmbledh nė rradhėt e saj pjesėn mė vitale tė rinisė shqiptare ne diaporė dhe ėshtė e vendosur tė punojė me tė gjithė faktorėt politikė, ekonomikė dhe shoqėrorė tė interesuar dhe tė pakorruptuar pėr tė realizuar kėto prioritete sa mė parė.

Gjenerata e Re Shqiptare fajėson Qeverinė aktuale tė drejtuar nga Z. Fatos Nano pėr gjendjen katastrofike ekonomike, politike dhe shoqėrore nė tė cilėn gjendet Shqipėria sot. Gjenerata e Re Shqiptare mendon se pėrgjegjėsia kryesore pėr kėtė fatalitet tė gjithanshėm nė Shqipėri bie mbi Qeverinė aktuale Shqiptare dhe sidomos mbi Kryeministrin e vendit duke patur parasysh qė mė shumė se 500 mijė shqiptarė jetojnė me mė pak se dy dollarė nė ditė.

Qėllimi kryesor i kėsaj proteste ėshtė qė ti bėhet thirrje Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara qė tė pėrkrahė fuqimisht pėrfshirjen e Shqipėrisė nė NATO dhe Strukturat Euroatlantike, pėrfshirje e cila ėshtė vonuar tej mase nga qeverisja e keqe dhe shpėrdorimi i njėpasnjėshėm i detyrės. Gjenerata e Re Shqiptare i kėrkon Presidentit Amerikan George W. Bush qė tė ushtrojė presion mbi Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė pėr ti dhėnė fund korrupsionit, trafikut tė qėnieve njerėzore, kthimit tė shpresės sė humbur tek shqiptarėt pėr punė, energji eletrike dhe dinjitet njerėzor. Gjenerata e Re Shqiptare i kėrkon Presidentit tė Shteteve te Bashkuara George W. Bush qė tė respektojė me rigorizitet qėndrimin e tij politik i cili konsiston nė atė qė "Anėtarėt e qeverive tė korruptuara nuk duhet tė lejohen tė shkelin nė Shtetet e Bashkuara." Gjenerata e Re Shqiptare i sheh me shqetesim disa tė dhėna tė organizmave ndėkombėtare, tė cilat nė njė mėnyrė ose tjetėr dėshmojnė se Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė e angazhuar nė praktika dhe sipėrmarrje tė dyshimta dhe korruptive.

Gjenerata e Re Shqiptare, si e vetmja organizatė e re dhe e pavarur shpreh mirėkuptimin e saj nė mbėshtetjen tuaj dhe fton tė gjithė shqiptarėt kudo ku ata jetojnė dhe punojnė qė t'na bashkohen me datė 29 Mars 2004 nė protestėn tonė paqėsore para Shtėpisė sė Bardhė duke i treguar Qeverisė Shqiptare se ne jemi kėtu pėr tė kėrkuar njė qeverisje demokratike, zhdukjen e korrupsionit politik, ndalimin e menjėhershėm te trafikut njerėzor vdekjeprurės dhe pėrmirėsimin e imazhit tė Kombit Shqiptar nė rajon dhe mė gjerė.

Gjenerata e Re Shqiptare ėshtė njė organizatė jo-fitimprurėse, e klasifikuar nėn Nenin 501 (c) 3, tė Kodit “Internal Revenue” (Departamenti pėr tė ardhurat financiare), qė e pėrjashton atė nga mbajtja e tatimeve. Ndihmesat financiare hiqen nga tatimet pėr qėllimet tatimore personale e tė biznesit; si dhe donimet e fondacioneve private dhurojnė pėr t’ju shmangur detyrimit tė tatimeve indirekte, tė cilat i takojnė fondacionit dhurues


GJENERATA E RE SHQIPTARE
P.O. Box 970, Bronx, New York 10472
United States of America
Tel: (972) 839-7919
E-mail: info@newalbaniangeneration.com
Web: http://www. info@newalbaniangeneration.com


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.