Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte me e ndjeshme ndaj heroizmit se sa ndaj moralitetit.
--- Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Tensionet nderetnike shperthejne ne konflikt ne Kosove
Postuar nga: Albo

Lajme Tė paktėn 22 tė vdekur nė Kosovė

Tetėmbėdhjetė vetė kanė vdekur nga pėrleshjet mė tė fundit

Njėzet e dy tė vdekur e qindra tė plagosur. Ky ėshtė epilogu i protestave tė djeshme tė dhunshme nė Kosovė.

OKB-ja, NATO dhe ShBA-tė kanė bėrė thirrje pėr qetėsi pas pėrleshjeve midis shqiptarėve dhe serbėve.


Protestat e fundit nė Kosovė kanė pasur njė shtrirje akoma mė tė madhe nė orėt e mbrėmjės tė sė mėrkurės.

Protestat kanė qenė mė tė theksuara nė Prishtinė e rrethinat e saj. Shtabi i Krizės i formuar pas situatės sė krijuar, tė enjten nė mėngjes ka njoftuar pėr tė paktėn 16 persona tė vrarė, ndėrkohė qė burime nga forcat ndėrkombėtare thonė se kjo shifėr ėshtė mė e lartė, 18.

Skėnder Murati, shef i shtabit tė krizes i tha BBC-sė se ka pasur edhe shumė tė plagosur.

"Deri nė orėn dy pas mesnate kemi tė konfirmuar 16 tė vdekur dhe rreth 600 tė plagosur, tė cilėt po kurohen nė qendra tė ndryshme spitalore tė Kosovės," tha zoti Murati.

Situata ėshtė pėrshkallėzuar edhe gjatė natės sė kaluar. Nė Prishtinė protestat janė bėrė mė tė dhunshme e janė dėgjuar edhe shpėrthime tė fuqishme.

Protestuesit, thotė korrespondenti i BBC-sė, kanė djegur edhe disa makina tė Kombeve tė Bashkuara, ndėrsa njoftohet edhe pėr njė tė vrarė.

Janė djegur edhe disa prona tė serbėve nėpėr vendbanime tė ndryshme tė Kosovės. Nuk janė kursyer as disa kisha dhe objekte fetare ortodokse nė Prizren, Gjakovė, Pejė, nė Ferizaj dhe qytete tė tjera.

Pas njė takimi tė shefit tė UNMIK-ut, Hari Holkeri me udhėheqėsit e institucioneve e tė partive kryesore politike tė Kosovės dhe shefat e zyrave tė vendeve anėtare tė kuintit tė akredituar nė Prishtinė, ėshtė bėrė thirrje pėr dhėnien fund tė dhunės.

"48 orėt e fundit kanė qenė tė tmerrshme dhe shokuese pėr popullin e Kosovės, por dhuna duhet tė ndalet, dhe duhet tė ndalet menjėherė. Nuk ka anjė arsyetim pėr ndonjė sulm ndaj tė tjerėve ose pėr akte hakmarrėse. Kurrė nuk mund tė ekzistojė njė arsye pėr tė sulmuar ose pėr tė ngacmuar fqiun. Aktet e tilla janė tė patolerueshme. Ato janė turp pėr ne tė gjithė,"- thuhet nė deklaratė.

Ndėrkohė edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci i ka bėrė thirrje qytetarėve pėr vetėpėrmbajtje dhe gjakftohtėsi. Por njėherėsh ai thotė se pa pėrcaktimin e statusit tė Kosovės marrėdhėniet ndėretnike do tė vazhdojnė tė jenė tė tensionuara. Ai, nė njė intervistė pėr BBC-nė, riafirmoi angazhimin pėr ripėrcaktimin e statusit tė UNMIK-ut.

Shtypi kosovar pėr protestat

Analisti kosovar, Veton Surroi thotė se pėr problemin e Mitrovicės duhet tė ekzistojė njė ofertė, duhet tė ekzistojė njė zgjidhje.

Ai nė njė koment tė botuar nė tė pėrditshmen "Koha Ditore", vlerėson se ngjarjet e djeshme shėnojnė "vdekjen tragjike tė njė politike dhe njerėzve nga ajo. Kosova prej sot po hyn nė garėn vetėshkatėrruese, ku garues janė politika e dėshtuar dhe dhuna qė marrin jeta njerėzish".

Tė pėrditshmet e tjera kosovare, nė faqet e para sjellim njoftime me fotografi me pamje trishuese nga zhvillimet e djeshme. E pėrditshmja "Zėri" vlerėson se "Kosova e 18 marsit ėshtė me vite prapa Kosovės sė 16 marsit…dhe kjo do ketė pasoja tė rėnda pėr tė ardhmen e saj".

Ndėrkaq "Bota sot" pėr zhvillimet e djeshme fajėson "terrorin serb qė po vepron nė Kosovė", ndėrsa "Epoka e re" pėr tė gjitha kėto zhvillme bėn fajtor "strukturat e UNMIK-ut tė cilat kanė toleruar strukturat paralele serbe nė Kosovė."


NATO dėrgon pėrforcime nė Kosovė

NATO dėrgon pėrforcime trupash nė Kosovė
NATO-ja do tė dėrgojė forca shtesė prej njė mijė ushtarėsh nė Kosovė me qėllim qė tė kontrollojė valėn e dhunės etnike qė la pas 22 tė vrarė.
Pjesa e parė e forcave shtesė e pėrbėrė nga trupa amerikane nė Bosnjė janė nė rrugė e sipėr dhe trupat e tjera do tė dėrgohen sė shpejti.

Sipas agjencive te lajmeve, Britania do tė dėrgojė deri nė 750 trupa shtesė nė Kosovė. Ende nuk dihet numri i saktė i trupave dhe koha se kur do tė mbėrrijnė kėto trupa nė Kosovė.

Zėdhėnės i zyrtar i kryeministrit britanik Toni Bler, sipas AFP-sė, i ka thėnė gazetarėve se vendimi pėr dėrgimin e pėrforcimeve ishte "konfirmim i faktit se ne i pėrmbahemi pėrgjegjėsive tona nė Kosovė seriozisht".

Zėdhėnėsi i NATOs James Apatherai tha se aleanca ka tre kompani qė janė nė pritje pėr t'u dėrguar nė Kosovė.

"Njė kompani nga SFOR po shkon nė Kosovė pėr tė qenė nė dispozicion tė komandantit tė forcave atje ... dhe dy tė tjerat janė nė pritje," tha ai.

Zėdhėnėsi i NATO-s tha pėr BBC-nė se nė Kosovė ndodhen 17 mijė trupa tė KFOR-it dhe "komandanti i forcave atje beson se forcat qė janė atje janė tė mjaftueshme pėr tė vendosur rendin."

"Forcat qė po dislokohen tani atje janė ekstra dhe do tė ndihmojnė nė njė kthim tė shpejtė tė stabilitetit dhe ato janė tregues i dukshėm i vullnetit dhe aftėsisė sė NATO-s pėr ta bėrė kėtė," tha zėdhėnėsi Apatherai.

Nuk ka panik

Zėdhėnėsi i NATO-s tha se nė radhėt e aleancės "nuk ka panik".

"Rritja e dhunės, pėrleshjet dhe dhuna nė Ballkan dhe nė Kosovė veēanėrisht ėshtė diēka qė fatkeqėsisht ndodh," tha ai.

"Kjo kėtė radhė ka qenė njė revoltė e madhe dhe KFOR po punon me autoritetet e OKB-sė dhe autoritetet nė terren pėr tė vendosur rendin," tha zoti Apatherai.

Zyrtari i NATO-s pranoi se trazirat nė Kosovė po zgjerohen, por shtoi se aleanca ka burimet e nevojshme nė terren.


Goditet ambasada shqiptare nė Beograd

Nė Beograd sulmohet ambasada shqiptare
Njoftohet se kreu i kėshillit tė qeverisė sė Beogradit pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviq, ndodhet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Burime serbe thonė se zoti Ēoviq ka biseduar me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri, dhe ka kėrkuar garantimin e sigurisė sė serbėve, tė pronave tė tyre dhe tė objekteve tė shenjta tė Kishės Ortodokse Serbe.

Nė Beograd kanė vazhduar protestat e serbėve nė mbrojtje tė bashkėpatriotėve tė tyre nė Kosovė.

Njoftimet nga Beogradi flasin se para selisė sė qeverisė serbe janė tubuar mijėra njerėz nė mbėshtetje tė serbėve nė Kosovė.

Njė kolonė njerėzish ėshtė nisur nė drejtim tė ambasadės amerikane dhe asaj shqiptare.

Njė zyrtar i ambasadės shqiptare nė Beograd, kėshilltari i ambasadės Xhevdet Osmani, tha se qindra vetė ishin mbledhur tė enjten nė mėngjes para ambasadės dhe kishin qėlluar me gurė nė drejtim tė ndėrtesės.

"Kanė qenė disa qindra protestues, ambasada ka qenė e rrethuar me forca tė shumta policore, disa kordonė, tė cilat mbrojtėn sigurinė e ambasadės," tha zoti Osmani pėr BBC nė shqip.

"Nė momentin qė protestuesit filluan tė qėllonin me gurė dhe me mjete tė tjera tė forta atėhere policia ndėrhyri dhe protetuesit janė shpėrndarė," tha ai duke shtuar se nė qendėr tė Beogradit po zhvillohej njė demonstratė e madhe.

Tė mėrkurėn nė mbrėmje protestat nė Beograd morėn pėrmasa tė dhunshme. Ėshtė djegur xhamia e vetme nė kryeqytetin serb dhe njė tjetėr nė qytetin e Nishit.

Njoftimet flasin se ka pasur tė lėnduar si midis protestuesve ashtu dhe policėve serbė, qė u pėrpoqėn tė kontrollonin dhunėn.

Sikurse dhe gjatė natės sė kaluar, edhe sot, protesta tė dhunshme ka pasur edhe nė Novisad, kryeqytet i krahinės sė Vojvodinės.

Njoftohet se ėshtė djegur flamuri i kėsaj province dhe nė shėnjestėr tė kritikave ėshtė gjetur edhe kryetari i parlamentit tė krahinės, Nenad Ēanak, i cili ka kritikuar ashpėr politikėn e autoriteteve serbe ndaj Vojvodinės.

Gjatė protestave nė disa qytete tjera tė Serbisė ka pasur edhe sulme ndaj pronave tė pakta tė shqiptarėve.


Trazirat vazhdojnė nė Kosovė

Protestat vazhdojnė nė qytete tė Kosovės
Trazirat e dhunshme nė Kosovė kanė vazhduar tė enjten me demonstrata nė Mitrovicė dhe qytete tė tjera.
Trupat e KFOR-it kanė pėrdorur gazin lotsjellės dhe plumba plastikė kundėr njė turme prej disa qindra shqiptarėsh tek tregu nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.

Masa mė pas turma ėshtė zhvendosur afėr tė vetmės kishė ortodokse qė ndodhet nė pjesėn jugore tė Mitrovicės. Disa dhjetėra protestues kanė arritur tė hyjnė brenda nė kishė, prej nga ėshtė parė tė dalė tym i zi.

Turma e demonstruesve ėshtė zprapsur pas ndėrhyrjes sė forcave tė KFOR-it me gaz lotsjellės. Nuk ka njoftime pėr tė lėnduar.

Korrespondentėt nė vendin e trazirave thonė se kanė dėgjuar edhe tė shtėna.

Njė zėdhėnės i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gyorgy Kakuk, tha pėr BBC-nė se rreth mesditės situata dukej mė e qetė.

Ndryshe nga dita e enjte, numri i protestuesve nė Mitrovicė, ishte mė i vogėl, ndėrsa masat e sigurisė ishin mė tė mėdha.

Forca tė shumta tė njėsive speciale tė policisė kanė vendosur barrikada 400 metra larg urės qė ndan qytetin duke penguar pėrpjekjet e protestuesve qė tė depėrtojnė nė zonėn ku ndodhet administrata e UNMIK-ut dhe stacioni policor, ku nga mbrėmė ka filluar tė aplikohet ora policore.

Kuvendi Komunal i Mitrovicės ka mbajtur njė mbledhje tė jashtėzakonshme, ku ka dėnuar trazirat e ditės sė mėrkurė dhe ka ftuar qytetarėt qė tė jenė gjakftohtė dhe t'i lėnė organet komptente qė tė kryejnė punėn e tyre.

Demonstrata tė tjera

Nė kryeqytetin Prishtinė qindra nxėnės tė shkollave tė mesme e studentė u pėrleshėn me forcat e KFOR-it.

Ndėrkohė qė mijėra qytetarė kanė marshuar rrugėve te kryeqytetit duke brohoritur parulla pėr UCK-nė.

Situata nė tėrėsi ėshtė nėn kontroll.

Refki Morina, zėdhėnėsi i SHPK-sė
Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė thotė se protesta nisi e qetė nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit para se demonstruesit tė konfrontoheshin me njė barrikadė tė forcave tė KFOR-it.

Disa qindra demonstrues nė Obiliq, nė periferi tė Prishtinės, i kanė vėnė flakėn gjatė orėve tė mėngjesit disa objekteve tė UNMIK-ut dhe serbėve.

Policia ka bllokuar qendrėn e Obiliqit. Situata atje nė mesditė paraqitej mė e qetė dhe ishte nėn kontrollin e policisė.

Demonstrata ka pasur edhe nė Pejė, nė Ferizaj, nė Prizren, nė Gjilan, dhe nė qytete tė tjera.

Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Refki Morina, thotė se megjithė vėshtirėsitė e mėdha gjendja e pėrgjithshme ėshtė nėn kontroll tė organeve tė rendit.

"Situata nė tėrėsi ėshtė nėn kontroll," tha zoti Morina.

"Nė Graēanicė dhe nė Ēagllavicė, ende ka bllokadė tė rrugėve, ndėrprerje tė rrugėve kemi edhe nė disa pjesė tė Kosovės, mirėpo ato mund tė kalohen me njė kujdes mė tė shtuar," tha ai.

Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės tha se kufiri me Serbinė dhe Malin e zi, ėshtė i mbyllur.

"Me Maqedoninė janė tė hapura dy vendkalime kufitare, vetem pėr kėmbėsorė, ndėrkaq kufiri me Shqipėrinė ėshtė i hapur," tha ai.

Udhėheqja e Kosovės dhe UNMIK-ut kanė zhvilluar njė takim pėr tė diskutuar lidhur me gjendjen dhe masat pėr ndalimin e dhunės.

NATO ka njoftuar se njė kompani prej rreth 150 ushtarėsh ėshtė nisur pėr nė Kosovė nga Bosnja.

Njoftohet se dy kompani tė tjera, njė italiane dhe njė britanike, po pėrgatiten pėr t'u dėrguar menjėherė nė Kosovė pėr tė pėrforcuar kontigjentin paqeruajtės prej rreth 17 mijė trupash.

BBC


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.