Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti duhet tė tė shqetėsojė,shkenca tė tė sigurojė.
--- Gilbert K.Chesterton(1874-1936)shkrimtar anglez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Njoftime :: Arkeologji: Zbulohet nje tempull 2000 vjeēar
Postuar nga: Albo

Njoftime Relievet i ka zbuluar njė bujk, i cili po punonte tokėn e tij me njė traktor tė vogėl. Pasi i ka parė, ai i ka marrė dhe i ka ēuar nė shtėpinė e tij relievet dhe tashmė i mban me fanatizėm si njė thesar tė vyer...

Nė vendin e zbulimit duken gjurmėt e njė tempulli tė lashtė


Njė bujk zbulon nė Vlorė dy relieve 2000-vjeēare

Ilia Ēano*

Njė zbulim i rrallė nė njė fshat tė Vlorės, ku kanė dalė nė dritė krejt rastėsisht dy relieve nė gurė, 2000 vjeēare.


Ky zbulim nė fshatin Tragjas tė rrethit tė Vlorės, ka tėrhequr vėmendjen e specialistėve tė muzeut tė kėtij qyteti, si nga vlera historike e arkeologjike, ashtu edhe nga vlera artistike e tyre. Ai qė i ka zbuluar ėshtė njė bujk i cili po punonte tokėn e tij me njė traktor tė vogėl. Pasi i ka parė ai i ka marrė dhe i ka ēuar nė shtėpinė e tij relievet dhe tashmė i mban me fanatizėm si njė thesar tė vyer. Vlera e veēantė e kėtyre objekteve na nxiti pėr tė shkruar, e pėr tė gjetur kėsisoj njė mėnyrė pėr tėrheqjen e tyre pranė institucioneve tė specializuara pa anashkaluar tė drejtat qė ka poseduesi i tyre.

Njė orakull qė flijohet

Relievi i parė i ka dimensionet 50X90 dhe ėshtė gdhendur nė gur tė bardhė, tė ngjashme me formacionet gėlqerore tė territorit pėrreth. Pėrmbajtja e relievit ėshtė shumė interesante dhe shpjegon historinė e kėtij fshati, dhe ndoshta edhe origjinėn e vėrtetė tė tij.

Figura qendrore e kėtij relievi ėshtė njė orakull nė ēast flijimi, i cili mban nė dorė kokėn e njė cjapi. Ai ėshtė i ulur dhe pėrpara tij vihet re fare mirė altari nė formė cilindri, rreth tė cilit pėrdridhet njė degė hardhie. Relievi ka edhe dy figura tė tjera anėsore, tė veshur me kiton, qė marrin pjesė nė procesionin fetar.

Para disa vjetėsh kur na u kėrkua njė element pėr fshatin Tragjas, duke u nisur nga zhvillimi fonetik i toponimit Tragjas, Tragos, Tragjedi, Trageste, rekomanduam figurėn e njė cjapi. Kur pamė relievin 2000 vjet mė tė vjetėr se emblema u befasuam. Ishte njė rastėsi apo supozimet tona kishin qenė tė sakta? Pėr kėtė vajtėm nė vend. Vendgjetja kishte njė peisazh shumė tė bukur pranė njė burimi dhe vendi ishte i mbuluar me pemė. Pas njė vėzhgimi zbuluam njė mur rrethues me llaē dhe mbeturinat e njė ndėrtese ndoshta tė tempullit. Nė lashtėsi cjapit i thoshin Tragos, dhe zakonisht ai bėhej kurban nė fillim tė pranverės gjatė Dionisaleve. Siē dihet, nga kjo festė e pėrvitshme lindi tragjedia. Tragjasi, natyrisht, nuk mund tė krahasohet me qendrat pagane, si Hynfeu i pėrmendur nga autorėt e lashtė ose Dodona e famshme, por si qendėr lokale mund tė identifikohet dhe vlerėsohet. Kur thuhet se Tragjedia lindi te grekėt e lashtė, pse mos tė themi se ajo ėshtė luajtur edhe nė Tragjasin tonė tė vogėl. Pranė kėtij fshati nė Orikum ndodhet njė teatėr, jo mė shumė se 5 km larg. Studime tė mėtejshme, ndoshta do tė vėrtetojnė plotėsisht kėtė. Relievi ka edhe vlera artistike. Figurat pėrgjithėsisht kanė pamje realiste dhe zgjidhje monumentale.

Dy kalorės romakė

Relievi i dytė ka dimensione 70 me 52, gdhendur nė gur tė butė tė Karaburunit. Ajo ėshtė njė stelė e pajisur dhe me njė mbishkrim ku dallohet me vėshtirėsi teksti Dimenion. Mendojmė se ky reliev paraqet vlera tė jashtėzakonshme pėr mėnyrėn e armatimit tė ushtrisė nė periudhėn romake. Nė planin ballor janė vendosur dy kalorės, kurse nė sfond dy shigjetarė bashkė me mburojat e tyre. Edhe kėtu figurat dhe pamjet e torsteve janė tė qarta, por kokat e luftėtarėve janė krejt tė dėmtuara. Dėmtimi duhet tė ketė ndodhur nė kohėn e ardhjes sė fiseve barbare, ku ka patur mjaft shembuj tė shkatėrrimit tė relieve tė antikitetit dhe vjedhje masive tė varreve.

Tė dyja veprat e artit ngjajnė nė teknikėn e tyre dhe i pėrkasin shekullit tė parė para erės sė re, nė bazė tė krahasimit me vepra tė tjera. Njė reliev romak qė ndodhet nė Paris ka njė ngjashmėri tė madhe me tė gjithė elementėt etnografikė dhe artistikė me relievet e Tragjasit. Ndaj ne e konsiderojmė kėtė gjetje njė zbulim me rėndėsi qė duhet tė tėrheqė vėmendjen pėr studimin dhe ekspozimin e tyre. Zbulimi mund tė jetė edhe njė nisje pėr gėrmimin e tempullit qė mund tė pėrfaqėsojė njė monument tė ri pėr vendin tonė.

Njė zbulim i ngjashėm para 98 vitesh

Nė vitin 1906, kur nė fshatin Vrap tė Tiranės u zbulua nga njė bujk njė thesar me enė floriri, ngjarja kaloi nė heshtje. Bujku qė nuk ia dinte vlerėn asaj qė kishte gjetur, e shiti te njė bej pėr disa mezhite. Do tė kalonin vite dhe ky thesar do tė bėhej i pėrmendur, e ankand pas ankandi do tė pėrfundonte nė Muzeun e Nju Jorkut me vlerė miliona dollarė.

* (arkeolog)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.