Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Besnik bėhu, e besė mos zin
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 77 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Arbėreshėt e Greqisė dhe Karl Reinholdi
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Sikundėr e kanė vėnė re autorė tė ndryshėm (Fallmerayer, Stadtmueller, Philippson etj.), nė Mesjetėn e vonė dhe nė fillim tė kohės sė re arbėreshėt pėrbėnin gati gjysmėn e popullsisė qė banonte sterėn e Greqisė, sidomos nė krahinat e Peloponezit, Atikės, Beotisė, Eubesė etj.

Nė ndryshim nga arbėreshėt e Italisė, arbėreshėt e Greqisė patėn nė pikėpamje kulturore si dhe nė lėvizjen e pėrgjithshme tė Rilindjes shqiptare njė peshė tė vogėl. Kjo ėshtė e ēuditshme dhe e pashpjegueshme nė vėshtrim tė parė, kur merr parasysh numrin e madh tė tyre. Natyrisht qė, njė vėshtrim mė i kujdesshėm i fenomenit e shpjegon pėrse kėta banorė shqipfolės tė Greqisė nuk patėn asnjėherė shkollat e tyre, gazetat, shoqatat dhe as nuk mundėn tė kontribuojnė nė zgjimin e kombėtarėsisė Shqiptare sikundėr bėnin De Rada, Camarda, Dara, Skiroi e tė tjerė nė anėn tjetėr tė detit Jon.

Shqiptarėt kanė filluar tė zbresin nė mėnyrė masive nė Greqi aty nė tė dalė tė Mesjetės, konkretisht prej shekullit tė 14, qė quhet nė histori edhe si koha e ekspansionit shqiptar drejt Jugut. Princi grek Manuel Kantakuzenos mori nė shėrbim tė tij ushtarė shqiptarė, tė cilėt i vendosi mė pas si bujq nė Arkadi dhe nė Lakoni, aty ku ndodheshin kufijtė e zotėrimeve tė tij nė jug tė Peloponezit. Kolonė tė tjerė i ndoqėn kėta ardhės tė parė, nė njė valė qė mund tė quhet ekonomike pas valės sė parė ushtarake. Zotėrinjtė feudalė kėrkonin bujq pėr tė punuar tokat e tyre; kjo pėrkon me njė periudhė shkretimi tė Peloponezit dhe Greqisė qendrore si rrjedhim i fushatave tė shumta ushtarake dhe epidemive tė ndryshme qė pllakosėn nė ato treva, mė e rėnda prej tė cilave qe ajo e vitit 1345. Po kėshtu erdhėn shqiptarė tė shumtė nė Peloponez me shtrirjen jugore tė mbretėrisė serbe tė Stefan Dushanit. Por edhe katalanėt prunė shqiptarė nė Atikė nė vitin 1382 pėr t’u punuar tokat qė kishin shtėnė nėn sundim. Kėta kolonė u vendosėn sidomos nė rrethinat e Athinės, gjithashtu nė Beotinė jugore dhe lindore. Diēka tė ngjashme me katalanėt bėri edhe sundimtari Nerio Acciajuoli i Korintit; kėshtu u krijuan koloni arbėreshėsh nė Korint dhe nė Argolis (shih pėr kėto tė dhėna ndėr tė tjerė Alfred Philippson “Mbi etnografinė e Peloponezit” Petermanns Mitteilungen 36, Berlin 1890 dhe Ferdinand Gregorovius “Historia e Athinės nė Mesjetė”, Shtutgart 1889). Vėrshimi mė i madh shqiptar drejt Greqisė mund tė quhet i mbyllur aty rreth mesit tė shekullit tė 15; prej kėsaj kohe e tutje shqiptarėt e kėtushėm kanė jetuar praktikisht tė shkėputur prej dheut tė origjinės.

Faktor i rėndėsishėm i bashkėjetesės me elementin grek duke mos pėrfaqėsuar prej tij njė dallim tė prerė ka qenė feja e pėrbashkėt ortodokse. Por ndėrsa nė shekujt e sundimit osman ky faktor bashkues nuk ishte njėkohėsisht faktor asmiliues – pasi kisha ortodokse nuk kishte ndonjė peshė nė rrafshin social e politik, shqiptarėt ndiheshin nė ēdo pikėpamje tė barabartė – me mbėrritjen e pavarsisė sė Greqisė mė 1828 gjendja dalėngadalė do tė ndryshonte. Nėn flamurin e kryqit u ndez kryengritja kundėr Turqisė e po nėn flamurin e ortodoksizmit do tė bėhej helenizimi gradual i popullatave jogreqishtfolėse sipas barazimit tė njohur: ortodoksi = helenizėm = gjuhė greke, qė ka qenė edhe forca shtytėse kryesore, edhe pse jo fort logjike, e nacionalizmit te fqinjėt tanė jugorė. (Ndryshe ndodhte nė katundet arbėreshe tė Italisė qė e kishin ruajtur veēanėsinė e tyre duke i shpėtuar asimilimit pikėrisht nėpėrmjet ruajtjes sė ortodoksisė nė kishė, si contrast ndaj latinitetit tė mjedisit italian). Shqiptarėt nuk i bėnė ndonjė rezistencė kėtij helenizimi tė ngadaltė, pra nuk ngulmuan ndonjėherė pėr shkolla, gazeta tė tyre etj.; ata kishin qenė ndėr tė parėt qė luftuan prej 1821-shit nėn flamurin e kryqit dhe me sa duket nuk ndjenė mė nė vijim ndonjė tėrheqje drejt vendeve qė mbeteshin nėn sundimin e gjysmėhėnės, sadoqė kėto ishin viset e tė parėve.

Ka tė ngjarė qė nė kėtė mungesė magnetizmi tė ketė luajtur rolin e vet pjesėmarrja shqiptare nė krahun e kundėrt, atėherė kur bashkėkombas luftonin nėn pashallarė si Ismail Pashoja ose Omer Vrioni nė raprezaljet famėkėqia qė kėta kryen pėr shtypjen e kryengritjes sė Greqisė. E megjithatė shqipja jetoi edhe pėr dhjetėvjeēarė tė tjerė nė vazhdim, sikundėr jeton edhe sot nė formė tė tkurrur, nė fshatra tė tėrė arbėreshė tė Atikės, Peloponezit, Beotisė, Eubesė si dhe njė numri ishujsh grekė. Porse, sikurse e vė re Hahni qysh nė vitet 1850, kjo gjuhė po bėhej gjithmonė e mė tepėr gjuhė shtėpie dhe gjithmonė e mė pak gjuhė e takimit shoqėror. Pėr kishėn dhe shtetin shqipje ishte kthyer, ndoshta mė shumė nėnkuptuarazi sesa hapur e me dhunė, nė njė gjuhė tė padėshiruar. Gratė e ulnin zėrin te sheshi i fshatit kur afrohej ndonjė i huaj, pėr tė mos u dėgjuar qė flisnin shqip. “Po tė vazhdojė ky zhvillim me ritmet e sotme, pėrfundon Hahni, brenda tre brezash shqip do tė flitet veē nė katundet mė tė largėta dhe nė njė kohė sa dyfishi i kėsaj, ajo do tė jetė zhdukur krejt (“Studime shqiptare”, I, Jena 1855, f. 223).

Nė ato kohė arbėrisht nuk flitej vetėm nė fshatra, nė Athinė e nė qytete tė tjera, por sidomos nė detrat e Greqisė: njė pjesė e madhe e flotės sė shtetit tė ri pėrbėhej nga tė ashtuquajturit arvanitas (qė nė tė vėrtetė e kanė quajtur veten arbėresh dhe gjuhėn e tyre arbėrisht deri nga fillimi i shekullit 20). Dhe nė kėtė flotė ishte emėruar kryemjek Karl Teodor Reinholdi, bashkėkohės i Hahnit, i cili u dashurua pas kėtyre marinarėve dhe e mėsoi gjuhėn e tyre brenda njė kohe tė shkurtėr. Mė 1855 Reinholdi botoi njė libėrth me titullin „Noctes pelasgicae“ – Netėt pelazgjike, i pėrbėrė kryesisht prej kėngėsh tė mbledhura nga banorėt e ishujve Specias dhe Poros. Ky libėr bėri menjėherė pėrshtypje nė rrethet e albanologėve dhe tė apasionuarve tė gjuhės shqipe, jo aq pėr vėllimin e materialit gjuhėsor, sesa pėr bukurinė e kėngėve. U kujtojmė lexuesve vargje si:

Ah, i ndari si tė bėnj,
ndė shtėpi ēė tė tė vinj,
Afėr, pranė tė tė bie,
Krerėtė ndė nėnėkrie.
Faqia faqenė tė puthnjė
Dora dorėnė tė tundnjė,
Buzėzitė me tė tua, -
ohu, shpirto, sa tė dua!
Sa tė dua, tė mė deje,
Fjalė t’ėmbėlė tė na theje,
Tė mė theje, „ea mbrėma,
Tė mė theje: qasu, puthmė!
Puth, fėrkomė dhe ea mbrėmė!
Vashėzo, pėr ti do therem!
Dė mos u thersh, ashtu do terem!

Reinholdi “botoi” edhe njė vit mė pas njė libėrth tė dytė me titullin “Pelasgica 2”, i cili nė tė vėrtetė ishte i shkruar me dorė dhe shumėfishuar nė pak kopje, prej tė cilave sot njihen vetėm tre nė biblioteka tė Gracit, Mynihut dhe Venecies. Botimet e Reinholdit ishin vetėm njė pjesė e vogėl e asaj qė ai kishte mbledhur dhe po mblidhte nė tė vėrtetė. Nė pak vite, qė shkojnė deri mė 1857, edhe pse ndonjė tekst ėshtė edhe i mėvontė, ai arriti tė regjistronte me qindra faqe tekste arbėreshe, dhe jo vetėm t’i mblidhte, por edhe t’i transkriptonte me njė alfabet kryesisht latin, fort praktik dhe tė ngjashėm me alfabetin qė pėrdorim ne sot (ndoshta edhe mė tė arsyeshėm pėrsa u takon gėrmave dyshe si nj, sh etj.), dhe t’i pajiste me shėnime gramatikore e leksikore fort tė thelluara. Me vdekjen e tij kėto fletore, gjithsej 25 nė numėr, do tė ndiqnin njė odise tė tėrė. Prej nipit tė tij ato ranė nė dorė tė albanologut tė madh Gustav Meyer, i cili botoi vetėm njė pjesė tė vogėl syresh nė librin e tij “Tekste shqipe V” nė vitin 1888. Pas vdekjes sė tij fletoret e Reinholdit ranė nė dorė tė albanologut tjetėr Gustav Weigand, i cili, pasi botoi prej tyre vetėm dy pėrralla, ia dorėzoi ato mė 1928 Bibliotekės kombėtare tė shtetit tė ri shqiptar.

Nė gjithė autorėt e mėpasėm adresa e kėtyre jepet pikėrisht ajo e kėsaj biblioteke. Pas njė kėrkimi tė pafrytshėm, para disa vjetėsh mė nė fund arrita tė gjej vendstrehimin e fletoreve reinholdiane: ato ndodheshin nė Arkivin e Shtetit, nė gjendje tė paprekur e tė plotė. Njė pjesė tjetėr e kėtyre fletoreve u mor nė formė tė mikrofilmuar nga Biblioteka Marciane e Venecies. Gjatė kėtyre viteve kam arritur ta rendis, ta dėshifroj e kompjuterizoj gjithė atė lėndė tė pasur, e cila sheh nė njė tė ardhme tė afėrt dritėn e botimit. Tekstet e Reinholdit janė tė njė rėndėsie tė tillė, saqė po tė ishin botuar e popullarizuar nė kohėn kur u mblodhėn, padyshim qė do ta kishin bėrė arbėrishten e Greqisė po aq tė njohur sa dhe atė tė Italisė. Mirėpo vetė fakti qė mbledhėsi i tyre nuk arriti dot nė njė botim, tregon pėr fatalitetin qė qėndronte mbi njė gjuhė, e cila kishte gjėlluar pėr kaq shekuj, praktikisht e pandryshuar, me fare pak greqizma, nė toka helene, por qė tashmė kishte zbritur nė rangun e gjuhės sė padėshiruar “tė dorės sė dytė”, duke u shtytur pėrherė e mė ngushtė nė vatrėn familjare.

Gjuha e Reinholdit ėshtė njė shqipe e moēme, e afėrt nė mjaft pika me shqipen e Buzukut e tė Budit, por sidomos, e natyrisht, me toskėrishten e Matrėngės. Ndėrsa njė krahasim me autorėt italo-arbėreshė tė po asaj kohe na tregon se ėshtė shumė mė pak e kontaminuar dhe shumė mė pranė toskėrishtes sė Shqipėrisė, sadoqė pėr tė dyja kėto koine supozohet shkėputje prej truallit mėmė. Sikurse del nga letėrkėmbimi i Reinholdit me priftin e Porosit, Vasil Saqelaridhin, shumica e teksteve i janė dėrguar mjekut-filolog nga ky prift, i cili i hidhte ato mė sė pari nė letėr me gėrma greke. Tekstet janė pėrkthime tė Biblės, tė fabulave tė Ezopit, tė pėrrallave nga 1001 net, e sidomos pjesė origjinale: rrėfime, pėrralla, gjėagjėza, poezi, kėngė popullore dhe dialogje. Dialogjet janė pjesa mė tėrheqėse dhe origjinale e gjithė materialit: Kemi tė bėjmė me njė numėr situatash tė krijuara qė krijojnė tablo mjaft tė gjalla pėr jetesėn e bujqve, zotėrinjve e marinarėve shqiptarė tė asaj kohe. Njė pjesė nga dialogu me titull:

Di vétė zihenė edhe shahenė. Konstantiu edhe Nikoloi

K. Vre, Nikolo! ce vajte e mė mbove arėnė ēe mua m'e ka dhėnė mbretėria pėr tė shėrbierė ēė kam bėrė nė Rumeli dhe nė More!
N. Ce? Ponde e ke nga it atė, Konstani, ēe ishtė e jotea? - Ce? ti vetėmė shėrbeve e tė tierėtė nėkė
shėrbienė?
K. Nikolo! vizhdo mirė, ce u vesha armėt e vura krietė tim ndė trastė...: - e tė mė marėsh arėnė mua, sikur nėk e honeps; po nxerri ka mėnt e tua! copazė sa veshi tė bėnhemi, arėnė s'ta lė, e gjegje e?
N. Edhe mė tė vogėla akom copazė tė bėhnhemi, arėnė mė prapė s'e merr ti: po hajde, flij!
K. Vré, hajdut!, ti do mė thesh mua tė vete tė flė? Nestrė t'i veshnjėsh armėtė e tė dalmė jashtė tė tė
dėftonj qysh janė trimatė.
N. I ngratė Konstanti, ēė do tė tė hanė shqipetė: mua mos mė frikėto, e gjegje?
K. Vré, maskara!, lanet, nde mua do tė dėftosh ti trimėresė? - ndė mos pifsha gjak u ka ti, Konstanti tė mos mė thenė, por tė mė thenė Ali.
N. Po desh, zihemi, edhe me armė, edhe me grosh: si tė desh, t'i nxjerr sitė.
K. Vré bafushqar, vré plėndės! i kalpėtė njeri! mua m'i thua ti ato kshillie? - Vré, mbahč ce je edhe ti njeri i vėrtetė, kasidh, mut i dosėsė?
N. Tė mbledhėsh fjalėt e mua siu s’mė ngordhė me kshiliet tėnd, shklar, gjidi gomar!: m'u mbėliodhtė ka bitha e punentit e mė erdhtė kėtu e rrėmbiet tuti vėntet e mirė e donjie edhe tė flisni akoma, kusarėt e Rumelisė? - : tė mos tė dalie frimė ka bitha... gjidi kusarėt e ethnosit...
K. T'i kėltonjėsh, vre, tuti ato sa mė thashe.
N. Nestrė pra ta fėrkonj kasidhenė, pse shoh, shumė e ngrite bishtinė lartazė, mor i ngordhurė. Ēė the me mėnt e tua, pse jeshė donjė i vdekurė? Tė zė si sardhele e tė shqierr, po mos mė qasesh afrė, gjidi kalpėsirė. Vre, po na bėnė plehė, vre, nėkė sheh?
K. I ndarė, i ndarė, ēė tė ha gjaku: e sikur do hash krietė tėnt me dhrom qė ke zėruarė. Kaqie vitėra ēė i kam u ata mulqe [pasuri] ku jeshe ti, vre, ēė na erdhe karė-friturė nani e na dėfton kurmarenė? Sa kam parė si ti, a i kuq, edhe sa kam shtrirė pėrdhe si qe e, ndė ta mba bitha, ea nestrė ce do tė vemi ndė vreshtė e atie i ndajmė hudhėratė, po s'erdhe pa hundė edhe pa kėmbė, emėri tė mos mė gjendetė.
N. Vré, Konstanti, kafsh e trash! cilit ia the ata kshilie? - mua? na! munxėtė tė kesh ti edhe trimėres e ote, vre, ka i palėpim... etj. etj.

Ardian Klosi, Shekulli, 29/02/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.