Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Besnik bėhu, e besė mos zin
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Universi i Dashurise
Postuar nga: Albo

Letersi - poezi nga bota nė kohėn e errėsirės -

nga Visar Zhiti

Kjo ftohtėsi dhe ky terr i paparė qė po kalojmė, na bėn qė me alarm tė thėrrasim nė ndihmė dashurinė, poezinė e saj, qė te ne, edhe nėse s’kanė munguar, duket sikur shpesh kanė ardhur pėrēudnueshėm, tė varfėra, me shenjat blu tė pėrdhunimit. Prandaj nė vazhdim po kėrkojmė tė kapemi dhe te poezia e botės, si kėrkim i ndihmės sė shpejtė, pėr tė parė dhe ndjerė se si ata i kėndojnė dashurisė. Dhe nėse zgjodhėm autorėt tė ndryshėm tė vendeve dhe kontinenteve tė tjerė, tė kohėve sa tė ngjashme aq dhe tė pangjashme, shohim se gjithsesi diē i bashkon, jo pėr meritė a mėkat tė pėrkthimit, por prej zbulimit tė njė zemrė tė pėrbashkėt qė dashuron po aq hyjnisht kudo dhe gjithmonė, po ai adhurim i qėndrueshėm, diellor qė lėviz nėpėr njė qiell, i ulėt apo i bruztė, me re a i pafundėm, me shira a i tallazitshėm nėpėr tufanet e fatit apo i prajshėm si flatra pegasėsh, s’ka dhe aq rėndėsi. Rėndėsi ka qė qielli ėshtė i poezisė.

Qysh nė kohėrat e lashta, nėpėr vizatimet e shpellave, krahas asaj qė mund ta quajmė kronika e primitivitetit, janė gjetur dhe vizatime linjash tė grave shtatzėna dhe kjo ėshtė mrekullia, jeta kėrkon jetėn, shoqėria qė nė fillimet e veta, kur po niste tė krijohej, nisi tė shqetėsohet pėr jetėn, pėr domethėnien e saj, simbolin, ndėrgjegjen rishtare, pra po kėrkonte tė zbulonte dashurinė, pėr tė cilėn dhe u kalua nė njė luftė botėrore, ajo u bė shkak, duke u futur nė mitologji dhe histori me njė emėr gruaje, qė pėrdoret edhe sot, Helena e Trojės. Dhe udhėtimi tjetėr, po aq mitik, i Uliksit pėr te gruaja e tij, ende s’ka mbaruar, por vazhdon pambarimisht, edhe kur s’je mė, me jetė tė tjera dhe tė tjera dashuri. Poetėt, me mėnyra nga mė tė ndryshmet, gjithmonė e mė ēuditshėm, artistikisht duke u rafinuar, veē ribėjnė, pėr tė mos thėnė pėrsėritin, kėtė udhėtim, mė shumė brenda vetes se sa jashtė saj. E dėshmojnė dhe kėto poezi tė faqes tonė letrare, qė nga Gėtja panteonik e Tenisoni pasionant, Tagora i perėndishėm e ballkanasit e shquar Hikmet, Dagllarxha e Vretakos, e gjejmė te njerėzori i dhembshėm Elyari dhe te bashkatdhetari i tij, parizieni tjetėr spontan dhe i natyrshėm Preveri, te i gjakti Lorka, i trishtuari Quasimodo, klasiku modern Jevtushenko, te ēudia Xhojsiane qė ka shkruar dhe vjersha tradicionale, te Takuboku i largėt e misteriozi Jytes. Pėrkthimi i tyre ėshtė bėrė nė mosha tė ndryshme, edhe pėrmes rreziqesh, pėrgjimesh e deri dhe nė burg, por dhe mė pas, gjithmonė pėr hir tė dashurisė. Poezia e dashurisė pėrforcon edhe njėherė idenė se kur di tė dashurosh, do tė dish tė jetosh, tė ndėrtosh tė tashmen tėnde pėr tė realizuar vetveten. Dhe besnikėria mė e madhe ndaj vetvetes, pra ndaj jetės, ėshtė vetė dashuria. Vetėm me tė mposhten tė gjitha llojet e errėsirave e ti befas gjendesh mes universit tė dritės...

Visar Zhiti





J. V. GĖTE

ELEGJI E MARIENBADIT


Njė mundim zemre rritet brenda meje
Pėr atė qė ėshtė e shenjtė e dot nuk shprehet.
Ja e pakapashmja nė jetė tė jetėve,
Ta lėsh veten prej ēastit tė rrėmbehet.
Oh, ē’gjė hyjnore! Unė kėtė e di,
E ndjej me gjithė shpirt kur pranė saj rri.


Ē’vėshtrim plot rreze sa dhe ditėn e mahnisin -
Dhe frymė e saj prej flladesh pranverore
Si akull tė zi e shkrijnė egoizmin.
Mbyllen brenda nė varre dimėrore
Sqima, kokėfortėsia e kota famė
E s’kthehen mė - atė e kam pranė.


Zėri i saj sikur mė pėshpėrit:
Jeta dhuron orėt, orėt nėpėr botė.
Pėr tė nesėrmen s’ka parashikim
E shqetėsimi pėr tė djeshmen ėshtė i kotė.
E nė i trembėsha muzgut qė vjen pas,
Ja, dielli perėndon gjithė ndjenja, buzagas.


Vėshtroje si unė ēastin drejt nė sy,
Shpejt dhe lehtė me mendje tė gėzuar.
I gjallė dhe mirėnjohės derdhu te ay
Nė punė dhe harč pėrherė i dashuruar.
Kudo qofsh, prej teje fryftė fėmijėri,
Atėhere s’tė mposht dot, jo, asnjeri.


Dhe e kuptova - kėshtu fole ti.
Ēastin si njė zog me flatra ere
Nė gjirin e jetės e futi njė Hyjni.
I zgjedhur i ēastit je veē pranė teje.


Oh, thirrje e ndarjes bėhet ankth nė eshtra
E ē’dobi pata nga ato tė lartat shkenca?!



Tani jam larg dhe larg pa asnjė punė,
Ē’tė bėj me kohėn time unė pa ty?
Ka gjėra tė bukura shumė, shumė,
Do hedhur barra qė s’mė hyn nė sy.
Njė brengė vdekje mė gllabėron, mė tund.
Rrugėdalje s’ka e lotėt s’paskan fund.





ALFRED TENISON


VAJZA E MULLISIT



Ėshtė vajza e mullisit qė po rritet
E tėra e dashur dhe e tėra pa faj.
Dhe unė do desha tė isha vėthi,
Tė dridhesha nė veshin e saj.
Ditė e natė i fshehur ndėr kaēurrela
Qafėn aq tė bardhė e tė ngrohtė do prekja.


Dhe unė do doja tė isha brezi
Rreth belit tė saj tė hollė prej ėndrre.
Dhe do tė rrihte zemra e saj
Pranė meje nė prehje dhe dhėmbje.
Dhe do e dija nė rreh pėr mirė e jo kot
Dhe unė do e shtrėngoja fort e mė fort.


Dhe do tė doja tė isha gjerdani.
Gjithė ditėn e gjatė tė ngrihesh, tė ulesh
Me qeshjet e saj, me psherėtimat
Mbi gjinjtė e mbushur erė jetė lulesh.
Dhe aty tė rrija kaq butė, kaq lehtė,
Sa t’harronte t’mė hiqte nėpėr netė.



SALVATORE QUASIMODO

* * *

Secili gjendet vetėm mbi tokė, te zemra,
I ēarė nga njė rreze dielli:
Dhe shumė shpejt vjen mbrėmja.



RABINDRANAT TAGORA


* * *

Grua, nuk je vetėm vepėr e Zotit,
por dhe e burrave, qė gjithmonė
tė bėjnė tė bukur me zemrat e tyre.
Kush e thuri pėr ty atė rrjetė? Poetėt
me fije tė argjenda fantazie
e piktorėt i japin trupit tėnd
pėrherė njė pavdekėsi tė re.
Si deti tė dhurojmė perlat,
si minierat - arin tonė,
si kopshtet e verės - lulet
qė tė lulėzosh e tė mbėshtillesh
pėr tė qėnė gjithnjė e mė e ēmuar.
Dėshira e zemrave tė burrave
ka hedhur bujėn e vet
mbi rininė tėnde.
Pėrgjysmė je grua,
gjysma tjetėr je ėndėrr.



NAZIM HIKMET

* * *

Se mos je lodhur
duke mbartur peshėn time.
Se mos je lodhur me duart e mia,
me sytė e mi, me hijen time.


Fjalėt i mia ishin tė pėrndezura,
fjalėt e mia ishin puse tė thellė.


Do tė vijė njė ditė nė njė ditė tė beftė
do tė ndjesh brenda vetes
gjurmėt e hapave tė mi
se si largohen.


Dhe kjo peshė do tė jetė mė e rėnda.



POL ELYAR


DREJTĖSI E MIRĖ


I ngrohtė ėshtė ligji i njerėzve
kur nga rrushi bėjnė verėn
nga qymyri bėjnė zjarrin
nga puthjet bėjnė njerėzit


I ashpėr ėshtė ligji i njerėzve
qė tė mbeten ashtu bashkė
kundėr luftės dhe fatkeqėsive
kundėr rrezikut tė vdekjes


I ėmbėl ėshtė ligji i njerėzve
kur ujin e kthejnė nė dritė
ėndrrat nė realitet
dhe nė vėllezėr armiqtė


Ē’ligj i hershėm dhe i ri
ashtu pėrmbushės vetėm ecėn
nga zemra-fėmijė qė s’di
deri te arsyeja supreme.



NIKIFOROS VRETAKOSA

JETA IME DO TĖ MBETET NĖ MIJĖRA VJET



Jeta ime, miku im, do tė mbetet nė mijėra vjet,
do tė mbetet nė mijėra jetė, nė mijėra skifterė do tė mbetet.

Tri vera ndriēuan nė shpirtin tim,
tri pranvera lulėzuan dhe tre dimra derdhėn shiun e tyre
dhe unė habitem kur koha mė thotė: ti do tė vdesėsh.
Domethėnė tė gjitha kėto do tė vdesin? Ky mal
dhe nata me sy yjesh dhe pylli?
Dhe dashuria qė ėshtė kaq e madhe,
tė cilėn as gjithė bota s’mund ta nxėrė dot?


FAZIL HJUGU DAGLARXHA

SHUMĖZIM


Dy herė dy - Katėr.
Unė shumėzuar me ty
jap pafundėsinė.


ISIKAVA TAKUBOKU

* * *

Mė varej nė supet e mi
Ajo -
prej nate dhe bore...
Ē’yje pėrvėlues
kishin duart e saj!

* * *

Nėse mė pyesin nė heshtje:
"Ē’do tė thotė brengė?"
"Di qė ka shijen e dashurisė..."
Herėt, shumė herėt e mėsova.


EVGENI JEVTUSHENKO

MOS U ZHDUK

Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e ēmishėruar vetvetes ju zhduke.

Vetja jote kėshtu u tradhėtua
me pandershmėri prostitute.

Mos u zhduk... Tė zhdukesh ėshtė lehtė,
tė ringjallesh pėr tjetrin s’ka se si.

Vdekja tė tėrheq shumė thellė,
tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretė.
S’ka tė tretė. Dy janė dashurive.

Bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė,
kur gjaku t’na thėrrasė pėr pėrgjigje.

Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin,
fajtorė s’jemi ne, as damkosur.

Tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur
nė-mos-dashje ē’kemi plagosur.

Mos u zhduk. Tė zhdukesh ėshtė ēast,
por si do takohemi nėpėr shekuj?

Ē’sozi kemi nė botė, ti fantazmė
dhe unė? - Fėmijėt tanė tė qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorėn tėnde,
nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit.

Dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme,
S’ėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit.


JAMES JOYCE

IX


Erėra tė majit qė vallėzoni mbi det
me hove rrotulluese gėzimesh
nga hullia nė hulli ndėrsa nė krifė
shkuma fluturuese shndėrrohet nė kurorė
dhe harqet e argjendė ēajnė ajrin.
E keni parė gjėkundi Dashurinė time?
Ajme! Ajme!

Erėra tė majit.
Dashuria ėshtė e palumtur kur dashuria ėshtė larg.


ZHAK PREVER

NĖ KOPĖSHT

Mijėra vjet dhe pastaj mijėra tė tjerė
Nuk mjaftojnė
Pėr tė treguar
Pėrjetėsinė e vogėl
Qė ti mė puthe
Qė unė tė putha
Njė mėngjes nė dritėn e dimrit
Nė Parkun Monsori tė Parisit
Nė Parisin
Mbi tokė
Nė tokėn qė ėshtė njė yll.




F. G. LORKA

VENUS

Me tė vėrtetė
ke dy sisė tė mėdha
e njė gjeran perlash
mbi qafė.


Njė amur mjegulle
tė mban pasqyrėn.

Dhe pse je aq larg,
tė shoh,
dorėn e ylbertė vė
mbi seks
dhe e mefshtė ndreq
jastėkun e qiellit.

Tė adhurojmė me thjerrėz
unė dhe Rilindja.



WILLIAM JYTES


* * *

Atdheu im ėshtė nata, kudoqoftė ajo,
natė me hėnat e gjinjėve tė tu, me gjethnajėn
e leshrave tė tua, natė pylli
me ujqėr dhe borė qė ulėrin,
natė qytetesh qė ndrin
mes qerpikėve tė prostitutave.
Nata ėshtė atdheu im i mbetur
i varur nė hapėsirė,
se toka mė rrėshqet nėn kėmbė.
Nata jote zgjat duart drejt meje e dashuruar,
por vjen dita dhe unė mbetem vetėm,
i paatdhe. Lotėt nuk mė duken
prej rrėkeve tė shiut
qė mė rrėshqasin nė fytyrė.
Nėpėr trupin e shqyer kam plagė
tė pashėruara yjesh
si ata qė s’i pranojnė spitaleve
se s’kanė mė atdhe.

E rėndėsishme ėshtė qė mė ka atdheu,
ti mė ke mua,
fantazmė dite.


I zgjodhi dhe i pėrktheu Visar Zhiti



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.