Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė.
--- I/e panjohur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Cfare u diskutua ne Bruksel?
Postuar nga: Albo

Lajme I gjithe shtypi shqiptar nuk denjoi tu servirte shqiptareve cfare u diskutua ne Bruksel por vetem u serviri reagimet e politikaneve te vecante. Gazeta RD publikon materialin me te plote mbi ate qe u diskua ne Bruksel.

Opozita, qėndrime tė njėjta me Perėndimin, socialistėt zhgėnjejnė Parlamentin Europian

Brukseli i bėn gjyqin Nanos

Nga Brukseli Gent Strazimiri

Krijimi dhe funksionimi normal i shtetit ligjor, lufta kundėr korrupsionit, krijimi i njė komisioni dypalėsh pėr zgjedhjet, tė monitoruar nga faktori ndėrkombėtar si dhe zgjedhja nėpėrmjet konsensusit tė gjerė tė Presidentit tė ardhshėm, ishin ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė diskutuara midis eurodeputetėve dhe politikanėve tė lartė shqiptarė nė seancėn e parė tė ditės sė djeshme, nė njėrėn nga sallat e Parlamentit Europian.

Takimi organizohej nga Komiteti i Punėve tė Jashtme, tė Drejtave tė Njeriut, Sigurisė sė Pėrbashkėt dhe Politikave tė Mbrojtjes me protagonistėt kryesorė tė politikės shqiptare. Tė ftuar ishin kryeparlamentari Dokle dhe krerėt e partive politike parlamentare, Berisha, Nano, Gjinushi, Mediu, Spahia, Rroqi, Laēo, Xhuveli, Imami, Melo, si dhe Besnik Mustafaj, Arben Malaj e Paskal Milo.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i Komitetit tė Jashtėm tė Parlamentit Europian, z. Elmar Brock, i cili, pasi bėri njė pėrshkrim tė qėllimit tė organizimit tė kėtij takimi, ia dha fjalėn zonjės Pack.

Nė fjalėn e saj zonja Doris Pack, kryetare e Komisionit pėr Ēėshtjet e Europės Juglindore, bėri njė pėrmbledhje tė situatės nė Shqipėri, duke komentuar disa pika kryesore tė Raportit tė pėrgatitur nga Komisioni qė ajo drejton, raport ky, i cili u ishte shpėrndarė qė mė parė tė gjithė pjesėmarrėsve nė kėtė mbledhje. Problemet kryesore tė analizuara nė raportin nė fjalė ishin ato qė kanė tė bėjnė me keqfunksionimin e sistemit gjyqėsor, korrupsionin dhe ekonominė nė prag tė falimentit pėr shkak tė krizave tė njėpasnjėshme, duke mbėrritur tek kriza mė e fundit energjitike.

"Tratativat pėr marrėveshjen me BE-nė varen sė pari, nga njė qeverisje stabėl, nė kuptimin se si qeveria plotėson impenjimet e marra pėr forcimin e institucioneve, tė demokracisė dhe tė ekonomisė nė Shqipėri", u shpreh Pack. Nė kėtė kontekst zonja Pack u ndal nė zgjedhjet e fundit parlamentare, duke u shprehur se pas raundit tė parė tė monitoruar nga parlamentarėt europianė, gjėrat ndryshuan tėrėsisht. Duke iu referuar provave tė paraqitura nga opozita dhe raporteve tė ODIHR-it, zonja Pack shtoi se nė disa zona zgjedhjet zgjatėn deri nė pesė raunde, pėr shkak se mazhoranca nėpėrmjet manipulimit kėrkoi arritjen e numrit tė nevojshėm tė votave pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Ajo theksoi se, zgjedhjet u zhvilluan sipas teorisė "qėllimi justifikon mjetet", duke shkaktuar njė deformim tė rezultateve nė favor tė mazhorancės aktuale. Duke shpjeguar rėndėsinė e njė komisioni dypalėsh pėr tė verifikuar manipulimet elektorale, zonja Pack u shpreh e ndėrgjegjshme se kėto tė fundit "bėnė qė klima politike nė Shqipėri tė dėmtohet seriozisht". Nė mbyllje tė fjalės sė saj ajo tha se, "mazhoranca duhet tė heqė dorė njėherė e mirė nga shumica e vjedhur, e cila, gjithėsesi, nuk mund tė shėrbejė pėr tė zgjedhur njė President pėr tė gjithė shqiptarėt".

Mė pas z. Brok u ka dhėnė fjalėn me rradhė tė gjithė politikanėve tė ardhur nga Shqipėria, duke parashikuar pėr secilin njė kohė prej pesė minutash.


Ndėrhyrjet e tė gjithė eurodeputetėve


Joost Langendijk

- Jam njė simpatizant i Shqipėrisė dhe njoh edhe mjaft miq tė tjerė qė e mendojnė si unė, por duhet tė dini se nga dita nė ditė simpatia ndaj vendit tuaj goditet rėndė, nga mėnyra se si problemet vazhdojnė tė mos zgjidhen, pėrkundrazi. Duhet tė gjendet konsensusi nga forcat politike shqiptare, nė mėnyrė qė tė thyhet njėherė e mirė spiralja e manipulimit tė zgjedhjeve, pėrndryshe do tė vazhdoni t’i largoheni e jo t’i afroheni Europės. Marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Europian janė tragjike. Nė Shqipėri nuk ka drejtėsi tė pavarur dhe ka njė klasė politike drejtuese tė papėrgjegjėshme. Imazhi i Shqipėrisė nė kėto momente ėshtė katastrofik.


Baronesha Sarah Ludford


- Mungesa e vullnetit politik pėr tė realizuar zgjedhje tė lira e tė ndershme, ėshtė dėmi mė i madh qė njė forcė politike mund t’i shkaktojė vendit tė saj. Nė kėtė mėnyrė nuk kemi mė tė bėjmė me parregullsi, por manipulime, tė cilat nuk kanė asnjė lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, i cili mė vjen keq, por sot nuk u prek nė diskutime. Partia nė fuqi nė Shqipėri jep vetėm premtime dhe nuk proēedon ndryshime konkrete. Manipulimet nė Shqipėri nuk ishin spontane, por tė vetėdijshme. Ligji elektoral duhet tė ndryshojė.


Arie M. Oostlander


- I ndoqa me vėmendje diskutimet e kolegėve shqiptarė dhe kam pėrshtypjen se Parlamenti atje nuk duhet tė jetė njė vend i kėndshėm pėr tė punuar. Mbi tė gjitha mė bėri pėrshtypje ndėrhyrja e zotit Nano nė lidhje me problemin e Presidentit. Tė thuash se nuk ėshtė i nevojshėm konsensusi pėr zgjedhjen e tij, mė duket destruktive. Ndėrsa dėgjoja, mendoja nėse vėrtet funksionon jeta parlamentare nė Shqipėri dhe veēanėrisht Komisionet Parlamentare. A janė ato objektive dhe tė pavarura nga qeveria?


Giorgos Katiforis


- Kjo situatė mė kujton Greqinė e rinisė time, kur pas njė situate tė ngjashme, thuajse identike, fuqinė e mori nė dorė junta ushtarake dhe jetuam diktaturėn.


Demetrio Volcic


-Analisti i njohur italian, eurodeputeti i majtė Demetrio Volēiē, nė ndėrhyrjen e tij u shpreh se shqiptarėt aspirojnė me shumė forcė Europėn dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė, por Europa nuk mund tė bėjė mrekullira dhe nuk mund t’i bėjė dhuratė Shqipėrisė Marrėveshjen e Asocim-Stabilizimit. Duke iu referuar problemeve tė persekutimit tė opozitės, manipulimit tė zgjedhjeve, etj., Volēiē u shpreh, se politika ėshtė pikėrisht arritja e rezultateve nėpėrmjet kompromisit. Me sa duket, tha ai, problemi kryesor nuk ėshtė sistemi elektoral, por kultura politike. "Kur europianėt dėgjojnė se nė Shqipėri nuk ka 16 orė drita dhe se 300 opozitarė janė torturuar gjatė procesit zgjedhor, ata tmerrohen nga kėto fakte. Dalja nga situata e krijuar kalon pėrmes zgjedhjeve tė reja", pėrfundoi Volēiē.


Nelly Maes


- Korrupsioni po dėmton reputacionin e Shqipėrisė nė Europė dhe ky nuk ėshtė i vetmi problem. Ėshtė evidente qė zgjedhjet nuk sollėn rezultatin qė deshi populli, pra Parlamentin pėr tė cilin ai votoi dhe shembull pėr kėtė ėshtė zona 60. Qeveri tė tilla nuk mund tė na bindin e justifikimet nuk mund tė na bėjnė pėrshtypje. Nė pėrfundim ajo kėrkoi kontroll ndėrkombėtar mbi mbarėvajtjen e zbatimit tė rekomandimeve dhe kushteve tė vendosura.


Johannes Swoboda


-Eurodeputeti Svoboda u shpreh, se vetė Kryeministri e ka pohuar faktin se nė zgjedhje ka pasur manipulime. "Nė kėtė takim", vazhdoi ai, "mendoja se do tė diskutonim mbi rezultatet e komisionit dypalėsh tė rekomanduar nga ODIHR". Duke pėrfunduar, ai theksoi, se marrėveshja politike ėshtė e domosdoshme dhe se natyrisht, ajo nuk mund tė bėhej kėshtu.


Roberto Felice Bigliardo


- Ėshtė evidente qė gjatė fushatės sė fundit elektorale kanė ndodhur gjėra mjaft tė shėmtuara dhe nė kėtė mėnyrė nuk mund tė hapemi ndaj Shqipėrisė. Kėtė shqiptarėt duhet ta kuptojnė. Duke iu referuar mungesės sė vazhdueshme tė shtetit ligjor, z. Bigliardo pėrfundoi me fjalėt: "Bėni shtetin e pastaj ejani".

Ndėrhyrja e fundi e seancės sė parė ka qenė ajo e kryetarit Elmar Brok, i cili nė konkluzionet e tij ka vėnė theksin kryesisht tek zgjedhjet e lira e tė ndershme, duke kėrkuar si zgjidhje konsensusin dhe vullnetin politik pėr t’i realizuar ato. Ai u shpreh, se Parlamenti Europian ndjehej pesimist lidhur me arritjen e Marrėveshjes sė Asocim- Stabilizimit me BE-nė.


Rilindja Demokratike



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.