Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I krishteri eshte nje pagan i keq, i konvertuar nga nje cifut i keq.
--- Weil

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Dom Kaēorri, prifti katolik qė festonte Pashkė e Bajram
Postuar nga: Skampa

Elita Njė vėshtrim mbi jetėn dhe veprėn e Dom Nikoll Kaēorrit, Nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės mė 1912. Dom Nikoll Kaēorri klerik e atdhetar i madh, krahu i djathtė i Ismail Qemalit, i lėnė pothuaj nė harresė.


Qė nė fėmijėri kam dėgjuar tė moshuarit nė kuvende odash nė biseda tė thjeshta... nė rapsodė duke kėnduar pėr Dom Nikoll Kaēorrin. Kureshtja kalonte nė krenari tė ligjshme, sepse isha i tė njėjtės gjenezė e fisi. Kureshtja ka bėrė qė tė lexoj literaturė nė kėtė sens, kam pyetur tė moshuar tė cilėt i kanė edhe sot tė freskėta kujtimet e 1912 (shpalljen e Pavarėsisė), pa llogaritur theniet e brezave transmetues dhe kjo mė ka shtyrė tė shkruaj kėto pak rreshta. Tė parėt tanė kanė patur lidhje tė rregullta dhe porosia e tyre vazhdimisht ka qenė e prerė: "me Kaēorrajt e Lurės katolikė dhe myslimanė jemi fis." Krenarinė pėr imzot Dom Nikoll Kaēorrin do tė ma shtonte edhe profesori i letėrsisė nė shkollė tė mesme (S.G.) mė vonė profesor nė universitetin "A.Xhuvani" nė Elbasan, i cili me shaka mė thoshte "Kaēorri, ti je fisi i flamurit". Nė fillim impresionohesha, sepse e konsideronim pedagogun si hyjnor (e tillė ishte kultivuar) e nė fund ndjehesha krenar. Vazhdimisht kam menduar se si ka mundėsi tė lihet nė heshtje, tė shkruhet shumė pak, dhe pse nuk i jepet vendi qė meriton Dom Nikoll Kaēorrit nėnkryetarit tė qeverisė sė Vlorės mė 1912! Kam ndier njė brengė, dhe kėtė e kam parė edhe tek tė tjerė.

Rrallė burra kanė kontribuar mė shumė pėr Shqipėrinė, i pajisur me kulturė perėndimore, me erudicion tė lartė. Atdhetari Nikoll Kaēorri lindi nė vitin 1865 nė Lurėn e mrekullive tė natyrės shqiptare, e 12 liqenjve malorė, e rrethuar me kunorėn e ahut, pishės e arrnenit dhe me burimet e krojet qė e bėjnė kėtė trevė shumė tė admirueshme pėr turistėt. Lura njė krahinė me tradita tė mira, me njė bashkėjetesė ndėrfetare qė rrallė nė botė ekziston, dhe prifti patriot ishte burim paqeje. Nėna me fe myslimane, i ati katolik, po nė kėtė familje axha i Nikoll Kaēorrit mysliman... nė njė shtėpi ku festoheshin Pashkėt dhe Bajrami, ku harmonia nė familje ishte njė model pėr mirė. Askund nė Shqipėri nuk gjejnė zbatim nė jetė ligjėrata e drejtė, shprehja e pėrjetshme e Vaso Pashės "Feja e shqiptarit asht shqiptaria".

Me kalimin e kohės kompletohet me shkollė tė rregullt, kulturė tė lartė duke mbaruar nė vitin 1890 nė Zvicėr pėr teologji, politikė, filozofi e magjistraturė me nota tė shkėlqyera, kjo gjithēka me ndihmėn e kishės dhe priftėrinjve. Me emėrimin nė Dioqezėn e Durrėsit (Delbnisht, Kurbin) si prift ai i vihet me mish e me shpirt ēėshtjes kombėtare, kjo nė plan tė parė, po kėshtu edhe nė anėn fetare ai shndriste mes kolegėve tė tij. Shpejt avancon, ishte ndėr tė parėt nė organizimin e shoqėrive patriotike "Vllaznia", "Bashkimi" Durrės (1907 -1909). Atje takoheshin intelektualėt mė me zė, duke patur si problem primar dhe imediat - rilindjen e Shqipėrisė, arsimimin dhe gjuha shqipe. Me aktivitetin dhe veprimtarinė e tij luan rolin kryesor, duke u bėrė pikė "nevralgjike", kėtė e vėrtetojnė letėrkėmbimet, duke filluar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashė Elbasani, Shtjefėn Gjeēovi, Haxhi Vebi Dibra etj.. Nė mend po mė vijnė fjalėt e Plakut, kur i thoshte nė anė tė oxhakut: "Tė gjithė ju gjaqet t'i falni, luftėn turkut mos ia ndalni"... Kėto vargje e sa sa e tė tjera me autor "popullin" e frymėzojnė Dom Nikoll Kaēorrin pėr tė punuar pėr shqiptarizėm.

Ai me njė zgjuarsi tė rrallė, nė polemika me klerikė myslimanė dhe ortodoksė, - tė cilėt predikonin, tė parėt gjuhėn arabisht dhe turqisht, tė dytėt greqisht, - porosiste: "Tė predikojmė nė gjuhėn shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip!" Sundimi i turkut pėr 500 vjet e lėndon shumė priftin atdhetar, duke patur njohje tė shumta si analist i shumė fushave arrin nė pėrfundimin: "Sundimi turk ėshtė burim i gjithė tė kėqijave". Dom Nikoll Kaēorri nė aktivitetin e tij paraqitet jo vetėm si njeri i penės e ideolog, por edhe njė organizator luftarak. Pajis popullin me 500 armė, armė qė u shpėrndanė nė Kthellė tė Mirditės. Nė bashkėrendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, si askush tjetėr, i paraprin shpalljes sė pavarėsisė, duke udhėhequr me pushkė e penė kryengritjen mbarėkombėtare nga veriu nė jug, nė gjithė Shqipėrinė etnike. Po tė ishte zbatuar strategjia Kaēorri ndoshta rrjedha historike mund tė kishin marrė kahje pozitive. Nė Kongresin e Manastirit dhe nė Kongresin e Elbasanit pėrsėri ndėr mė tė nderuarit ishte me at Preng Doēin, Luigj Gurakuqin, at Gjergj Fishtėn, sinteza: gjithēka pėr gjuhėn shqipe. Momentet qė po kalonte Shqipėria ishin shumė tė vėshtira, shtetet fqinje po pregatiteshin pėr ta copėtuar, e sėmura e Bosforit ishte nė shtratin e vdekjes duke dhėnė shpirt, Shqipėria ishte nė rrezik. Ajo ishte nė udhėkryqin e historisė.

Mė 20 nėntor 1912 pas njė pune me kancelaritė e Europės, plaku i Vlorės Ismail Bej Vlora mbėrrin nė Durrės me vapor austriak, me armė e fishekė tė blerė nė shėrbim tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ishte prifti atdhetar Nikoll Kaēorri qė realizoi ardhjen nė Durrės me masa sigurie gjatė udhėtimit dhe mė vonė nė Durrės dhe Vlorė kontributi i rinisė dhe intelektualėve durrsakė ėshtė i padiskutueshėm, pa mohuar ndihmėn dhe nga krahinat e tjera dhe nga Mirdita (Kthella) kanė qenė tė shumta por mund tė veēojmė Gjok Ded Kaēorrin, Frrok Gjok Dushin, Adem Dik Cara (tė dokumentuara). Nuk ishte rastėsi qė sapo Ismail Qemali mbėrriti nė Durrės nderi i takoi Nikoll Kaēorrit ta priste siē pret burri - burrin me bukė e besė, ai i dha njė tabllo tė qartė se ngritja e flamurit nė Durrės ishte shumė e vėshtirė, deri nė pamundėsi. Kėtė e vėrtetojnė mė sė miri dhe mbledhja e 22 nėntorit 1912 qė organizoi Ismail Qemali nė Durrės, ku pati shumė kundėrshtime pasi spiunėt turq, serbė dhe grekė kishin bėrė punėn e tyre.

Gjendja ishte mjaft kritike si e tillė u la pėr nė Vlorė mė 27 nėntor 1912 nga 87 delegatė kishin mbėrritur 41, pjesėmarrja nuk ishte e plotė, ushtria turke ndodhej nė Lushnje, Berat, Leskovik e Kėlcyrė. Grekėt kishin marrė Himarėn duke dalė nė Llogara, serbėt priteshin nga ora nė orė drejt Tiranės e Durrėsit, malazezėt kishin rrethuar Shkodrėn. Kjo nuk do spjegim, gjithēka ėshtė e qartė, Shqipėria e kombi ishte nė rrezik. Nė mbledhjen e 41 delegatėve qė kishin mbėrritur nė Vlorė, atdhetari Nikoll Kaēorri ngrihet e thotė: "Nė qoftė pėr nesėr, vdesim sot, o flamur o dekė!" Kėto thirrje u bėnė himn pėr tė gjithė pjesėmarrėsit. Nė kėtė moment mund tė themi se del si figurė mė lart se bashkėpunėtorėt e tij dhe ka plotėsisht tė drejtė historiani dhe studiuesi i mirėfilltė, lurasi Sali Ajazi qė e ka pėrcaktuar si "politikan tė nxehtė", por rezultativ nė momente sfide dhe kritike. Sot, - pėrgjigjet me lot nė sy plaku i nderuar Ismail Bej Vlora, - nė mes tė njė gėzimi tė papėrshkruar shpallet pavarėsia e Shqipėrisė.... "pas vjen historia."

Dom Nikoll Kaēorri me vota 100% u zgjodh Nėnkryetar i qeverisė sė Vlorės 1912. Filmi "Nėntori i fundit" paraqet Imzot Kaēorrin kur i drejtohet pėr firmosjen e aktit historik dhe Kaēorri firmos aktin e shpalljes sė lirisė. Ky ėshtė realitet qė tė gjithė e kemi njohur, por ėshtė tjetra e keqe, kur dalin nė ballkon nė momentin e ngritjes sė flamurit vihen nė pamjen e parė nė ballkon dy persona tė tjerė. Ky ėshtė njė mashtrim, ky ėshtė njė gabim trashanik, qė duhet riparuar. Pupulli nga veriu nė jug e ka thėnė fjalėn e vet, nė vargjet e kėngės: "Dom Nikolla (Kaēorri) shqipe mali / Krahu i djathtė i Ismail Qemalit". Nė vitin 1962 me rastin e 50 vjetorit tė pavarėsisė Nikoll Kaēorrit i jepet dekorata me urdhėr "Pėr veprimtari patriotike e klasit tė dytė".

Megjithatė pothuajse nuk pėrmendet apo pėrmendet fare pak. Vetėm shkolla 8-vjeēare Lurė dhe rruga para kishės sė Durrėsit ku ka dhėnė meshė prifti atdhetar, mbajnė emrin e tij, dhe kjo sa pėr fasadė. Shteti monist i centruar brenda njė "rrjeti kuadratik" nuk e vlerėsoi. Po me kėtė "ecje" e pėrcjellje tė njėtrajtshme vazhdohet nė kėto 13 vjet demokraci. Tė ēudit fakti qė edhe presidentėt, kryeministrat, kryetarėt e partive tė mazhorancės dhe opozitės, nuk kanė pyetur pėr kėtė figure tė madhe tė kombit tonė.

Duhet tė pranojmė qė historianėt, letrarėt mirditorė e kanė thėnė fjalėn e tyre pėr Nikoll Kaēorrin. Po kėshtu edhe krahinat e tjera, por kėto thėnie tė vėrteta kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr. Ėshtė nder pėr shkrimtarėt, historianėt ta kenė nė qendėr tė krijimtarisė sė tyre qė nė kėtė mėnyrė tė plotėsohet njė boshllėk i madh nė historiografinė shqiptare, pasi vendoset nė vendin qė i takon dhe e meriton nė "kullėn e pėrtjetshme" tė Shqipėrisė njė nga figurat e mėdha tė kombit tonė, Dom Nikoll Kaēorri, Nėnkryetari i qeverisė sė parė shqiptare tė Vlorės mė 1912.

Nga Gjin Kaēorri
Gazeta Tema, 20 Dhjetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.