Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Virtyti eshte vesi me i kushtueshem.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Gjuha :: Psikologu: Trauma e Emrave
Postuar nga: Skampa

Gjuha Regjistrat e gjendjes qytetare tė Bashkisė sė Tiranės sė fundmi janė mbushur me kombinime emrash tė huaj me mbiemra shqiptarė nga mė shtangėsit.


Pėr shembull Huljeta e telenovelės “Pėr ty”, nė shqip e ka mbiemrin Jashari (Huljeta Jashari) dhe ėshtė gjithashtu njė vajzė fatkeqe, pasi ėshtė fėmija e shtatė nė njė familje tė varfėr rome nė Tiranėn e Re. Ndėrsa Orgidoja shqiptar, personazh fėmijė i sė njėjtės telenovelė, ka mbiemrin Gurra (Orgido Gurra). Ekzistojnė edhe kombinime tė tilla si Uejsi Lulja, Horgita Doku, Andreina Haxhiu, etj. Madje edhe tė shkruara sipas rregullave drejtshkrimore tė gjuhėve prej nga vijnė si Brendy, pėr shembull, nė regjistrin e njėsisė bashkiake Nr. 5. Emrat shqiptarė janė shumė tė rrallė dhe nė gjithė regjistrin e kėsaj njėsie bashkiake numėrohej vetėm njė Sibora, njė Blin dhe shumė Orgito, Huljeta, Luis, Mikele, Rashela, Paula, Andreina, Horgita, Timela, Fiona, Nensi...

“Nuk mund tė vėsh re njė prirje tė qartė. Ka nga tė gjithė emrat por kryesisht tė huaj. Ka edhe nga ata qė u vėnė fėmijėve emrat e prindėrve tė tyre. Por shumė rrallė vihen emra shqiptarė. Njė herė e pyeta njėrin: po si do ta thėrrasėsh ti djalin tėnd me gjithė kėtė emėr Massimiliano?”, - tregon Danjela Aliaj, pėrgjegjėse e gjendjes civile nė njėsinė bashkiake nr. 5. Ndėrkohė qė njė tendencė e njohur ėshtė tashmė ajo e vėnies sė emrave grekė nga prindėr qė kanė vendosur tė jetojnė nė Greqi sė bashku me fėmijėn. Por prej vitesh ka depėrtuar nė Tiranė edhe moda e emrave amerikanė, me tė cilėt prindėr qė ėndėrrojnė Amerikėn pagėzojnė fėmijėt e tyre. Ndėrkaq janė shtuar edhe kėrkesat e atyre qė kėrkojnė tė ndėrrojnė emrat, pėr arsye thjesht estetike ose pėr arsye emigrimi, etj.

Nė lidhje me kėtė tendencė qė vihet re nė regjistrat e gjendjes civile tė Tiranės, psikologu Edmond Dragoti shpjegon se “Emrat nė Shqipėri pėrfaqėsojnė kulturėn e brezit pėrkatės dhe tendencat e kohės qė kalon brezi riprodhues”. Sipas tij, kultura e brezave dallon thelbėsisht nė shijen dhe mėnyrėn e jetesės, sjelljes, qėndrimeve etj. Kėsisoj aktualisht preferohen emra perėndimorė. Sipas psikologut vėnia e emrit ėshtė edhe njė modė. Dėshirėn pėr emra tė huaj Dragoti e pėrkthen nė snobizėm, po ashtu edhe atė pėr emra ekstravagantė dhe pa kuptim. “Por nuk ekziston nė Shqipėri trauma e emrit. Emri mund tė jetė i ndėrlikuar dhe mund tė pėrbėjė paragjykim vetėm pėr njė adoleshent. Emri ėshtė simbolik dhe nuk ka lidhje kuptimore me mbartėsin e tij”, - shprehet Dragoti. Por nganjėherė pėrveēse pasqyrim i kulturės sė njė brezi, emri shpreh edhe njė pėlqim vetjak tė prindit ndaj njė personazhi filmi, libri, sporti, etj.

“Kur vogėlushja L'Oréal takon Timberlandin e ri» mund tė ishte titulli i komedisė sė afėrme romantike ą la amerikane. Sepse nė Shtetet e Bashkuara ėshtė pėrhapur njė tendencė tjetėr: pagėzimi i fėmijėve me emrin e njė produkti tregtar. Fenomeni, i shpotitur nga Cleveland Evans, njė profesor psikologjie nė universitetin “Bellevue” nė Nebraska, sigurisht i pėrket njė pakice, (prek 0,5% tė fėmijėve tė lindur nė 2000) por premton njė tė ardhme tė begatė. Duke filluar nga tre vjet mė parė 353 vajza u pagėzuan me emrin Lexus (njė markė veture luksi) dhe 269 Chanel. Armani ėshtė edhe mė i pėrhapur: 273 djem dhe 269 vajza janė pagėzuar kėshtu. Pa llogaritur pastaj, 21 bebe me emrin L'Oréal dhe 24 Porsche, 49 Canon, 6 Timberland dhe tė tjerė me emra si “Evian”, “Cartier” ose “Ikea”. Ky fenomen shpjegon disi prirjen pėr emra origjinalė, por edhe dėshirėn pėr t’i veshur fėmijės njė petk tjetėr personaliteti duke e lidhur me njė markė prestigjioze.

“Klasat popullore, tė cilat shohin kryesisht nga e ardhmja, priren mė sė shumti tė zgjedhin emra tė tillė. Ndėrsa mė tė kamurit kėrkojnė mė tepėr emra qė i lidhin me tė shkuarėn ose tė parėt e tyre si Sophia ose Isabella”, - shprehet profesori i psikologjisė. T’i vėsh pinjollit tėnd emrin e njė parfumi apo njė ore, a ėshtė kjo e rrezikshme? “Ky fenomen pėrbėn njė problem nėse prindėrit qė i quajnė fėmijėt e tyre Porsche ose Dior u mėsojnė atyre se pasuria dhe dukja janė vlera supreme”, - sipas psikologut. “Pėr mua e ēuditshme do tė ishte nėse dikush e quan fėmijėn e vet: Tragedy ose Lucifer”, - shton ai. Edhe nė Francė numėrohen rreth 500 Chanel.

“Njė emėr nuk sjell ndonjė dėm tė drejtpėrdrejtė. Por njė fėmijė mund tė traumatizohet nėse mban emrin e vėllait tė vogėl tė vdekur”, - pohon psikoanalisti Franēois Bonifaix, autor i librit “Trauma e emrit”, Dune 1995. “Nė Francė pėr shembull gjenden 300 deri nė 500 fėmijė me emrin Chanel”. Sipas psikologut gjithēka ėshtė e lidhur me motivacionet e prindėrve dhe fantazmėn qė ata projektojnė tek fėmija. “Sa mė shumė ta ngarkojnė prindėrit me fantazma njė fėmijė, aq mė e vėshtirė ėshtė pėr tė”, - shpjegon psikologu. Tashmė kushdo ėshtė i lirė t’i vendosė ēdo emėr qė do fėmijės, por qė ky tė mos e paragjykojė tė sapolindurin, njė nocion ky shumė subjektiv, qė i ėshtė lėnė pėlqimit tė gjykatės.

Belina Budini
Shekulli, 20/12/2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.