Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallėn mos e vet se t'kallxon vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: 60 vjetori Konferencės sė Bujanit
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Kumtesa e mbajtur ne Bruklin Nju Jork me 20 Dhjetor 2003 nga diplomati dhe botuesi i njohur Skender Shkupi, me rastin e 60 vjetorit te mabjatjes se Konfereces se Bujanit.


Per te kuptuar rrjedhat e nderlikuara te rezistences shqiptare kunder fashizmit gjate Luftes se Dyte Boterore ndofta do te ishte e nevojshme te benim nje skjarim paraprak per protagonistet e rendesishem te kesaj rezistence, per komunistet shqiptare. Ideologjia e formuluar prej Marksit dhe Engelsit permbante, nder te tjera, pohimin solemn se komunistet kane atdhe. Ky pohim u revizionua nga Lenini, ndonese ne fasade internacionalizmi vazhdoi te trumbetohej si paresor. Ne te vertete Bashkimi Sovjetik, per nga pasioni nacionalist, madje edhe shovinist, e kaloi shume shkalle ish perandorine e careve. Bolsheviket ruse kultivuan nje hipokrizi te institucionalizuar. Ata u bene aq hipernacionaliste sa ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore, ne kundershtim te hapur me frymen e Kartes se Atlantikut te 14 gushtit 1941, te firmosur po prej tyre, qe garantonte mosndryshimin e kufijve te paraluftes, i bashkengjiten territorit te vet 1.1 milione kilometra katrore duke zmadhuar shtetin e stermadh komunist me nje siperfaqe sa dy Franca bashke. Nderkohe, ne qe kemi studiuar ne shkollat e mesme ne Shqiperine Socialiste me shumicen e teksteve te perkthyera nga rusishtja, mbajme mend shume mire se te gjitha shpikjet e zbulimet shkencore me te rendesishme te botes i kishin bere ruset. Nje deshmi kjo e nacionalizmit te terbuar sllav.

Jugosllavet paten pershtatur te njejten taktike. Me fjale internacionaliste, me vepra hipernacionaliste. Veēse nje tipar i tille ishte karakteristik per te gjithe komunistet e Ballkanit. Greket e EAM-it qe ishin ne lufte per jete a per vdekje me forcat e djathta te ELAS-it fill pas L2B, kerkonin me te njejten kembengulje nga Konferenca e Paqes ne Paris, Vorio-Epirin. Perjashtim benin vetem komunistet shqiptare. Ata mund i ndajme ne dy grupe: (1) Komuniste qe vinin ne plan te pare internacionalizmin dhe pas tij, ne plan te dyte, interesin kombetar. (2) Komuniste qe vinin ne plan te pare interesin kombetar dhe pas tij angazhimin per te permbushur detyrat e internacionalizmit proletar aq shume te reklamuar e aq pak te respektuar nga te gjithe te tjeret. Per fat te keq, ne Shqiperine Perendimore komunistet e grupit te pare qene me te shumte dhe percaktonin vijen politike te PKSH-se. Nderkohe, ndonese nuk ka nje studim te hollesishem per sa me siper, nga shume te dhena te mbledhura ne menyre jo sistematike, del se ne Kosove komunistet e grupit te dyte ishin me te shumte.

Ne ish shtetin e pavarur shqiptar, te pushtuar nga fashizmi, levizja komuniste nisi te ndjehet me shume vonese, rreth dy vjet e ca pas pushtimit. Shkak ishte ndjenja e forte e internacionalizmit dhe e solidaritetit me komunistet ruse qe ishin bere miq me Hitlerin nepermjet traktatit te miqesise e te mossulmimit sovjeto-gjerman te gushtit 1939. Agresioni fashist kunder Rusise i 22 qershorit 1941 i shkundi edhe komunistet e Shqiperise te cilet formuan pas disa muajsh partine e tyre. Mirepo kunder fashizmit luftonin edhe te tjere. Per te shpetuar vendin duhej bashkim dhe solidaritet i fuqishem mbareshqiptar per te ēliruar Shqiperine, per te flakur tutje pushtuesit e per te zgjidhur problemin kardinal kombetar, bashkimin e trojeve shqiptare dhe dhenien fund te padrejtesise se madhe historike te vitit 1913. Kjo nevoje detyruese afroi grupet politike antagoniste, Frontin Nacionalēlirimtar me Ballin Kombetar. Si rrjedhoje kemi Mbledhjen e Mukjes dhe marreveshjen historike perkatese ndermjet dy formacioneve me te medha politike shqiptare te kohes.

Hedhja poshte e kesaj marreveshjeje ishte nje tragjedi per kombin. Internacionalizmi i komunisteve dogmatike shqiptare triumfoi mbi logjiken nacionaliste te nje pjese me te perparuar te tyre qe i kuptonin situatat por, duke qene ne minorance, nuk kishin fuqi vendimmarrese. Shpesh studiues te ndryshem nga Shqiperia Perendimore e Kosova i japin perparesi, ne shpjegimin e tragjedise qe ndodhi me abrogimin e marreveshjes se Mukjes, rolit te emisareve jugosllave prane udheheqjes se PKSH-se. Me duket nje justifikim krejt i gabuar dhe teresisht fals. Miladin Popoviēi, Dushan Mugosha apo Vukmanoviē Tempo jane krejt ne rregull me kombin e tyre pasi ata u perpoqen me mish e me shpirt per interesat sllave ne Shqiperi. Eshte qesharake tė fajesohen ata per marrezite e pashoqe politike Shqiptare pasi nuk mund te akuzosh ujkun te cilit i ke varur melēite ne qafe se pse i hengri e nuk i ruajti ato. Madje mund te pohohet pa frike se Popoviēi e Mugosha e kryen ne menyre te shkelqyer detyren e tyre ndaj PKJ-se dhe Jugosllavise se Titos.

Situata ne vend ishte shume e nderlikuar. Ne Kosove, vendin e pushtuesve te vjeter sllave, tejet arrogante e gjaksore, e zune pushtuesit e rinj fashiste te cilet, per demagogji ose per interesa te tyre, i bashkuan nen nje administrate Shqiperine e 1913-es me pjesen me te madhe te Kosoves e te Maqedonise Perendimore. Zgjedha e re ne Kosove ishte shume me e lehte se e vjetra; nderprerja e persekutimit racist kunder shqiptareve, administrata e re shqipfolese, shkollat e shumta shqipe te hapura nga Ministri i Arsimit i asaj kohe, Ernest Koliqi, komunikimi i lire per here te pare ndermjet shqiptaresh dhe nje ngritje ekonomike e dukshme e bene teper te veshtire ēdo organizim antiitalian dhe antigjerman ne ate zone. Per shumicen e kosovareve, te bashkoheshe me sllavet kunder fashizmit ishte njelloj sikur te perpiqeshe i ikje purgatorit per te perfunduar ne ferr. Ndofta kjo rrethane percaktoi edhe faktin qe komunistet e Kosoves ishin me shume te grupit te dyte, pra ne radhe te pare patriote e atdhetare, e vetem ne rang te dyte internacionaliste.

Ne kushtet kur Karta e Atlantikut nuk njihte asnje ndryshim kufijsh te kryer nga fuqite e boshtit, realiteti i nje Shqiperie prej rreth 41 mije kilometrash katrore ishte kalimtar. Madje nese te gjithe shqiptaret do te qendronin ne poziten miratuese te atij realiteti, kur tashme ishte bere krejt e qarte se Gjermania po e humbiste luften, nje tragjedi e rende mund ta pllakoste Shqiperine dhe popullin e saj pasi mund te konsiderohej shtet i mundur, me te gjitha rrjedhimet e renda qe mund te vinin prej atij kategorizimi. Pese muaj pas deshtimit te Mukjes, zhvillimet ne Kosove e ne Rrafshin e Dukagjinit mund te ndiqnin vetem dy drejtime te mbetura: (1) Te mbrohesh realiteti i krijuar ne terren i nje Shqiperie gjysme-etnike por, vetem per disa muaj, pasi me largimin e gjermaneve do te shkermoqej jo vetem shteti i ri ne kristalizim e siper, me 41 mije kilometra katrore por me shume gjasė edhe i vjetri me 28 mije kilometra katrore. (2) Te luftohej brenda kornizave te ngushta te nje bashkepunimi me ballkanasit e tjere, detyrimisht ne radhe te pare me serbet e malazezet per motive gjeografike, te cilet ishin ngritur me kohe per te rifituar shtetin e tyre te humbur dhe ne aleance me fuqite e medha antifashiste, me qellim qe te sanksionoheshin te drejtat e popullit te Kosoves e te Rrafshit te Dukagjinit per nje njesi republikane autonome, deri ne shkeputje, ne pajtim me Karten e Atlantikut.

Pa dyshim qe alternativa e pare ishte pa te ardhme kurse e dyta premtonte diēka. Te paren e ndoqen nacionalistet qe krijuan Lidhjen e Dyte te Prizrenit me 16 shtator 1943, lidhje e cila nuk pati e nuk mund te kishte kurrfare perspektive pozitive ne kuadrin e teatrit te luftimeve ne Europe. Te dyten e ndoqen elementet e majte, te udhehequr nga komunistet e Kosoves te cilet ishin, ne pjesen me te madhe te tyre, te grupit (b), domethene me shume atdhetare se internacionaliste. Merita e njeheresh zgjuarsia politike e organizatoreve te Konferences se Bujanit qendron ne faktin se ata e kuptuan, ne momentin e dhene, fundvitin e 1943-it, se per te ardhmen e shqiptareve kishte mbetur vetem nje shteg fare i ngushte qe duhej kapur pa vonese, ndryshe do te vinte nje humbje e sigurt. Ne njefare menyre, Konferenca e Bujanit ishte nje perpjekje per te ndrequr diēka nga humbja tragjike e Mukjes

Ne Mukje u be nje marreveshje ndermjet komunisteve e nacionalisteve per te shpetuar Shqiperine, marreveshje qe u prish nga Enver Hoxha. Ne Bujan u arrit nje marreveshje ndermjet komunisteve nacionaliste e patrioteve te tjere shqiptare dhe nacional-komunisteve serbo-malazeze per respektimin e te drejtave te popullit te Kosoves e te Rrafshit te Dukagjinit pas lufte, te drejta qe shkonin deri tek shtetformimi dhe shkeputja nga Jugosllavia e Versajes, marreveshje qe u prish nga Millovan Gjilasi, me urdher te Titos. Ne vjeshte te vitit 1943 kosovaret ishin ne ankth. Atyre pak u interesonin ideologjite apo partite politike. Ata kerkonin nje zgjidhje per fatin e tyre qe ngjante teper i murrme. Shembull bindes per kete eshte rasti i vellezerve Dajēi. Rasimi, kapiten i Mbreterise Shqiptare, akademist, ishte pjesemarres ne Lidhjen e Dyte te Prizrenit qe synonte mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ripushtimi serb. Ate e vrane serbet e PKJ-se. Megjithe dhimbjen per humbjen e te vellait, Enver Dajēi, vetem dy dite pas vrasjes se Rasimit, duke gjykuar se e vetmja mundesi shpetimi ishte aderimi ne koalicionin e madh antifashist, mori pjese ne Konferencen e Bujanit si delegat i Gjakoves. Pak a shume i tille ishte qendrimi edhe i shumices se kosovareve te cilet, ndonese gjate viteve 1941-1944 qene pozicionuar pergjithesisht djathtas, ardhjen e brigadave partizane shqiptare e priten me entusiazem e brohoritje vetem per arsyen e thjeshte se ata luftetare, ndonese me yll te kuq ne balle, nuk qene serbe por shqiptare.

Per Konferencen e Bujanit, platformen e saj, debatet qe u zhvilluan, vendimet qe u moren ne te, jehonen qe pati ne Kosove e jashte saj dhe rendesine historike te ngjarjes, eshte folur shume. Do te desha te citoj vetem disa ide dhe opinione te studiuesve te ndryshem nga Kosova e Shqiperia Perendimore lidhur me ate eveniment historik i cili mbeti ne hije per pothuaj 50 vjet ne republikat perkatese komuniste te Shqiperise e te Jugosllavise. Prof. Dr. Kristaq Prifti pohon: Nga pikepamja kushtetuese Kosova qysh me 31 Dhjetor 1943 e deri 2 Janar 1944, me rezoluten e Konferences se Bujanit, qe shpallur boterisht tokė e pavarur. Akademik Fehmi Agani nenvizonte: Konferenca e Bujanit dhe vendimet e saj shprehin nje realitet kombetar dhe politik te Kosoves, nje vullnet dhe nje drejtim politik te saj. E me tutje: Konferenca e Bujanit pati guximin te shprehte se populli shqiptar i Kosoves nuk e donte skllaverine naziste, por as kthimin ne te vjetren sepse Jugosllavia e Versajes ishte vendi i shtypjes nacionale, sociale e politike te shqiptareve dhe se shqiptaret donin liri te plote dhe te drejte per vetevendosje. Dr. Zekeria Cana thekson: Konferenca e Bujanit nderkaq shenonte edhe nje perpjekje tjeter te madhe, por edhe te fundit, per te gjetur zgjidhje me ane te luftes se perbashket antihitleriane ne krah te aleateve, prandaj ketu qendron avantazhi i saj. Se fundi, Prof. Sami Repishti kujton: Pikesynimi ka qene organizimi i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit si nje entitet politik e ushtarak, i dalluar me organet e veta te pushtetit, keshtu qe ne mbarim te luftes te jete nje njesi e pavarur dhe si rrjedhim te fitoje te drejten e vetevendosjes.

Rendesia e Konferences se Bujanit duhet pare, njeheresh, edhe ne raport me politiken rajonale te fuqive te medha te koalicionit antifashist. Dihet qe fqinjet tane, Greqia e Jugosllavia, kane qene historikisht te perkedhelurat e Britanise se Madhe e Frances. Gjate Luftes se Dyte Boterore, me aktivizimin e fuqishem te komunisteve ne te dy vendet e lartpermendura, ato fituan edhe nje mbrojtes te ri, BRSS, qe aspironte daljen ne Mesdhe nepermjet territoreve sllave e greke. Ndonese nder te parat viktima te agresionit fashist ne Europe, Shqiperia kundrohej prej fqinjeve te saj si nje plaēke qe duhej ndare per te shperblyer ndihmesėn sllavo-greke ne luften kunder ushtrive italo-gjermane. Duke shfrytezuar lidhjet e vjetra miqesore, greket dhe jugosllavet u perpoqen ta defaktorizonin Shqiperine dhe shtetin shqiptar nga ēdo lloj drafti te pasluftes, madje duke e konsideruar si shtet humbes, aleat i boshtit. Sigurisht, nje ndihmese te madhe ne kete drejtim dhane edhe vete komunistet shqiptare.

Nese do te zbatohej marreveshja e Mukjes, faktori shqiptar do te ishte shume me i fuqishem dhe pas lufte Qeveria Shqiptare nuk do te ishte e detyruar i lepihej Jugosllavise per ēdo gje e per gjithshka. Mirepo ngjarjet rodhen ashtu siē u projektuan nga emisaret jugosllave prane udheheqjes se PKSH-se. Drejtuesit komuniste te Shqiperise Perendimore as qe e vinin ujin ne zjarr per Kosoven dhe ata ishin te gatshem per ia lene ate Jugosllavise. E djathta, ne Shqiperi e ne Kosove, ndiehej disi e detyruar ndaj gjermaneve qe njohen nje shtet shqiptar, ndonese me trupa te huaja brenda tij, me kufij te zmadhuar kundrejt Shqiperise se Londres, fakt qe e bente ate te djathte te mos ishte shume e prirur per u hedhur ne lufte kunder tyre, aq me teper kur ne qarqet diplomatike britanike flitej hapur per ndryshime kufijsh te shtetit shqiptar pas lufte ne dobi te fqinjeve. Ne te tilla rrethana, e majta kosovare mbetej e vetmja force qe mund te bente diēka per te mbrojtur Kosoven nga ripushtimi serb dhe ne te njejten kohe, per te demonstruar aleancen dhe bashkepunimin e saj te ngushte me aleatet e medhenj anglo-sovjeto-amerikane. Dhe pavaresisht nga hedhja poshte e vendimeve te Bujanit nga PKJ, veprimtaria e ndermarre ishte nje investim i rendesishem per te ardhmen pasi provoi se shqiptaret e donin demokracine dhe lirine e tyre dhe qene gati te sakrifikonin per te. Jashte ēdo dyshimi, kjo nisme e ndermarre nga shqiptaret e Kosoves do te zbuste disi qendrimin refraktar te aleateve perendimore qe kishin bere pjeserisht te vetat pretendimet kembengulese greke se Shqiperia kishte qene nje vend agresor.

Dihet qe, ne ate kohe, asnjera nga fuqite e medha antifashiste nuk ishte per ndarjen e Kosoves nga Jugosllavia. Mirepo shpesh, nga studiues historiane te periudhes moniste te Diktatures se Enver Hoxhes, merrej ky qendrim si i ngurte dhe i vendosur nje here e pergjithmone, ne dem te interesave tona kombetare. Mirepo historia moderne provon se qendrimet politike te shteteve, te medha apo te vogla qofshin ato, jane ne varesi te koniunkturave politike dhe ne situata te reja evoluojne ne pershtatje me to. Nese komunistet shqiptare do te kuptonin se Amerika dhe Anglia ishin perfundimisht te vendosura kunder komunizmit, atehere ata edhe mund te sakrifikonin diēka nga idete e tyre per te shpetuar kombin nga fatkeqesia. Ate qe beri Tito me 1948 mund ta bente fare mire Shqiperia me 1945, por sigurisht jo pas flakjes tutje te akordit historik te Mukjes, heshtjes se plote dhe komprometuese ndaj Konferences se Bujanit dhe perqafimit vellazeror me Mugoshet e Miladinet. Nje komb i bashkuar shqiptar, me nje prirje te qarte te shprehur properendimore, do te ndryshonte shumeēka ne politiken anglo-amerikane ndaj Shqiperise. Mirepo ne vend te saj, Tirana zyrtare ndoqi rrugen e armiqesise se skajshme ndaj tyre duke preferuar nje lidhje krejt te panatyrshme me sllavet. Pra ne, jo vetem qe nuk beme asgje per te ndikuar sadopak ne ndryshimin e qendrimit antishqiptar te aleateve perendimore, por perkundrazi, investuam shume per u prishur perfundimisht me ta.

Ate qe nuk e bene komunistet e Shqiperise se vjeter per Kosoven, u perpoqen ta bejne, me aq sa ua lejonin rrethanat tejet te pafavorshme, komunistet dhe te majtet e Kosoves. Dhe perpjekja e tyre nuk shkoi kot ndonese rezoluta e Bujanit pati vetem tre muaj jete. Ne pergjithesi, ngjarje te tilla historike siē eshte Konferenca e Bujanit nuk mund te anashkalohen edhe sikur ne momentin e ndodhjes te jene te pasuksesshme. Me dashje apo pa dashje asaj qene te detyruar u referohen edhe serbet here pas here, qofte edhe terthorazi. Nderkohe, ne ditet e sotme, kur diskutohet per pavaresine e Kosoves, referencat per vendimet e Konferences se Bujanit, si deshmi e perpjekjeve te vazhdueshme te popullit te Kosoves per liri e veteqeverisje, jane te nje rendesie te jashtezakonshme. Ato perbejne ate investimin e domosdoshem historik te nje kombi qe gjate shume shekujve ka luftuar per lirine e tij por duke qene origjinal dhe i pangjashem me askend, rralle ka arritur ta gezoje ate liri. Bujani eshte njeri nga ata gure kilometrike teper te ndritshem qe shenon rrugen e gjate e te mundimshme drejt fitores se pavaresise se Kosoves.

Skender Shkupi
Bota Sot, 20 12 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.