Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E verteta eshte aq e erresuar ne keto kohe, dhe genjeshtra aq e mirevendosur,saqe, po nuk e deshe te verteten , zor se do ta njihnim.
--- Blaise Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Gjuha :: Daja, shqiptari qė ēoi shqipen nė Suedi
Postuar nga: Skampa

Gjuha Sadulla Zendeli Daja gjatė 30 viteve qėndrim nė Suedi ka ngritur shkollėn e parė shqipe, ka qenė veprimtar pėr ēėshtjen shqiptare dhe ka hartuar dy fjalorė vėllimorė suedisht – shqip.


Ai ka dėshirė ta thėrrasėsh “Daja”, madje shumica e njerėzve e njohin me kėtė emėr. Por pavarėsisht “pseudonimit”, i cili e bėn tė ndihet ca mė i madh nė moshė, ai kėrkon tė jetė gjithnjė i ri, madje kėtė ia thotė gjithnjė vetes para pasqyrės. Prej mė shumė se 30 vjetėsh, Sadulla Zendeli Daja jeton nė Suedi dhe pa frikė mund tė thuash se ėshtė shqiptari mė i njohur atje. I ndodhur nė Tiranė pėr Panairin e Librit “Tirana 2003”, Zendeli pranon tė bėjė tė njohur pėr publikun shqiptar, aktivitetin e tij nė vendin e largėt dhe projektet mė tė afėrta. Daja ėshtė themeluesi i tė pares shkollė shqipe nė Suedi dhe hartuesi i dy fjalorėve suedisht-shqip. Ndonėse atje jetojnė mė shumė se 40 mijė shqiptarė, askujt mė parė nuk i kishte shkuar ndėr mend tė hartonte njė fjalor dygjuhėsh, i cili do tė sillte njė ndihmė tė ndėrsjelltė, si pėr emigrantėt, ashtu edhe pėr vendasit, sidomos studiuesit dhe albanologėt. Kėshtu nė vitin 1994, Sadulla Zendeli, harton tė parin fjalor suedisht-shqip, me njė volum prej 17 mijė fjalėsh, pėrzgjedhur prej njė fondi tė pėrbėrė nga 23 mijė fjalė.

Sipas tij, realizimi i kėtij fjalori u bė i mundur nėpėrmjet sponsorizimit tė shtetit suedez, nė veēanti tė Entit pėr Shkollimin e Suedisė, pranė Ministrisė sė Kulturės. Duke qenė i vetmi hartues, Daja tregon se i ėshtė dashur tė punojė pėr njė periudhe kohore 4-vjeēare, ndėrkohė qė nuk mund tė mohojė edhe ndihmėn qė i kanė dhėnė albanologu suedez Ulmar Qvick dhe redaktorja Zvetllana Mihali. Momentalisht ai ėshtė duke pėrfunduar fjalorin e dytė suedisht-shqip, por kėtė here bėhet fjalė pėr njė volum mė tė madh fjalėsh. “Ky fjalor do tė dalė prej botimit nė muajin dhjetor. Ai do tė ketė 28 500 fjalė, tė pėrzgjedhura prej njė fondi me 54 mijė fjalė. Ēdo fjalė ėshtė dhėnė e plotė nė rrafshin kuptimor, sinonimik, antonimik, etj”, - shpjegon Daja, duke shtuar se ky botim gjithashtu do tė jetė i pajisur edhe me 33 faqe ku janė paraqitur fotografi tematike nga fusha tė ndryshme tė jetės, si familja, kuzhina, orenditė, shėndeti, arsimimi, etj. pėr tė gjithė ata qė do tė marrin nė duar kėtė botim, nė njė pėrbledhje tė shkurtėr do tė pėrshkruhet historia e gjuhės shqipe, si dhe njė informacion mbi dialektet e saj. Ky fjalor do tė botohet edhe nė Shqipėri nga Shtėpia Botuese “Toena”, duke u ardhur nė ndihmė studiuesve shqiptarė.

Ishte 5 marsi i vitit 1975, kur Sadulla Zendeli Daja, hapi tė parėn shkollė shqipe nė qytetin Nybro, nė krahinėn e Smolandit tė Suedisė. Nxėnėsit e pare numėroheshin vetėm 12, ndėrsa sot, ata mund tė jenė 15-18 mijė. “Para vitit 1975, nxėnėsit shqiptarė shkolloheshin nė shkollat serbe, edhe pse ata mund tė mos dinin asnjė fjalė serbisht. Mu duk e udhės qė tė bėja diēka pėr bashkėkombasit e mi, kėshtu qė vendosa tė hap njė shkollė shqipe. Por mė parė ngre njė komision, i cili provoi domosdoshmėrinė e ngritjes sė kėsaj shkolle, duke testuar nxėnėsit qė mėsonin nė shkollat serbe”, - tregon Daja, duke shtuar se vetėm pasi u pa qė njė numėr i madh fėmijėsh flisnin shqip, u lejua hapja e shkollės. Tashmė qė kanė kaluar gati 30 vjet qė atėherė, numri i shkollave shqipe, ėshtė shtuar shumė. Sipas Dajės, thuajse ēdo krahinė suedeze, ka nga njė shkollė shqipe. “Kur u hap shkolla, unė isha i vetėm ndėrsa tani, nė tė gjithė Suedinė numėrohen 400 arsimtarė, qė japin mėsim nė shkollat shqipe dhe qė paguhen nga shteti suedez”, - tregon ai. Tepėr i apasionuar pas mėsimdhėnies, Daja ka hartuar edhe njė gramatikė pėr gjuhėn shqipe, e cila u shėrben nxėnėsve, duke filluar qė nga klasa e parė nė tė nėntėn, si dhe njė fletore pune tė titulluar “Gjuha jonė”, pėr fėmijėt parashkollorė, deri nė klasėn e tretė.

Ndonėse regjimi i egėr i Rankoviēit vuante grahmat e fundit, situata nė Kosovė, ishte ende tepėr e tensionuar. Gostivarasit i duhej tė zgjidhte mes bashkėpunimit me regjimin, kundėr bashkėkombasve tė vet, ose tė largohej. Nga mesi i viteve ’60, Sadulla Zendeli, punonte si llogaritar nė kompaninė hekurudhore tė Gostivarit dhe duke qenė nė njė pozicion tė tillė, nuk e kishte tė vėshtirė tė merrte trenin e tė shkonte ku tė donte. “Preva njė biletė, mora trenin dhe arrita nė Upsala, njė qytet i madh studentor. Sapo u vendosa aty, nisa t’i futem studimeve. Fillova studimet pėr filozofi dhe mė pas u specializova nė degėn e bibliotekave”, - tregon Daja, i cili pėr rreth 8 vjet ka qenė drejtor biblioteke. “Fillimisht mendova tė mos merrem me politikė, por mė pas kam punuar pėr ēėshtjen Shqiptare nė Kosovė dhe Maqedoni”, - thotė ai, duke treguar se pėr 28 vjet rresht ka qenė njė nga aktivistėt dhe organizatorėt kryesorė tė demostratave paqėsore nė Suedi.

Pėr mė shumė se 20 vjet, emri i tij ishte nė listėn e zezė dhe ishte e pamundur qė ai tė kthehej nė vendin e lindjes. Por edhe nė Suedi nuk ishte mė tepėr i sigurtė. Ai tregon se agjentura e UDB-sė, atje ishte edhe mė e sofistikuar dhe e keqja mund tė vinte nė ēdo moment. “Pėr shkak tė veprimtarisė sime, nė ēdo moment ndihesha i rrezikuar dhe nėn shėnjestėr, kėshtu qė mė duhej tė tregohesha shumė i kujdesshėm nė ēdo veprim timin”, - thotė ai. Vetėm nė vitin 2000, pas luftės, ai ka mundur tė shkelė nė Kosovė. “Kthehesha nga Suedia dhe qė larg m’u shfaq Kosova. Ishte njė moment tepėr emocionues dhe nuk mund t’i mbaja lotėt”, - shprehet kosovari, ndėrsa sytė i lėngėzohen edhe kėtė ēast kur kujton zbritjen me makinė nė Qafėn e Qarrit ndėrsa radio e makinės transmetonte informacion nga Radio “Kosova e Lirė”. Tani qė gjendja nė Kosovė ėshtė normale, ai ka mundėsi ta vizitojė mė shpesh atdheun e tij. “Nė shtėpi kam njė biblotekė tė pasur me rreth 5 mijė tituj, e cila ka kushtuar mbi 300 mijė korona. Dėshira ime ėshtė qė ta dhuroj nė Kosovė, ose Tiranė, pėr tė shėrbyer sado pak me kėtė pasuri qė unė disponoj”.

Shekulli
05/11/2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.