Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Muzika :: Festivali i kenges ne RTSH, nje zhgenjim i madh
Postuar nga: Albo

Muzika Festivali i kėngės, njė bllof i RTSH, ekskluzive nga edicioni i 42-tė

Braktisja dhe shtėrzimet e fundit tė Pali Kukes


Dhurata Hamzai

U ngjitėn mbrėmė nė skenėn e Pallatit tė kongreseve, 15 kėngė konkurruese tė natės sė dytė sė festivalit tė 42 tė kėngės nė radiotelevizion. Regjisori i kėtij festivali sipas pėrshkrimit figurativ qė i bėri punės sė tij, po shtėrzon mes mundimesh e dhimbjesh pėr ta mbajtur nė jetė kėtė aktivitet me rėndėsi kombėtare. Vizioni i tij ėshtė qė ta afrojė sa mė shumė me publikun kėngėn qė ajo tė ruajė emocionin e krijuar nė vite, por duket qartė se institucionet shtetėrore si RTSH dhe MKSRS interesohen shumė pak pėr kėtė festival dhe fatin e artistėve qė kanė mbajtur gjallė dinjitetin e festivalit kombėtar tė kėngės.

Zėrat mė tė njohur si kompozitori i mė shumė se 14 edicioneve Shpėtim Saraēi e bashkėshortja e tij kėgėtarja Mira Konēi kanė braktisur festivalin. Kanė qenė me fat nė kėtė rast vetėm talentet e "Etheve tė sė premtes" tė cilėt kanė udhėtuar qė nga ai edicion me regjisorin Pali Kuke drejt e nė njė festival tė pėrmasave tė mėdhaja. Shqetėsimi i madh pėr teknikėn muzikore i drejtorit artistik Alfred Kaēinari, pėrjekjet e mundimshme tė Kukes pėr tė ndezur zjarrin e skenės, prononcimet e shou-men-it tė spektakleve Adi Krastės qė do braktisė pėrfundimisht prezantimin e kėtij festivali pėr t'iu drejtuar mė pas gazetarisė, janė shenjat e njė braktisjeje gjigante.

Por megjithatė me humor dhe shfaqje baleti duke mbajtur pranė edhe publikun pėr tė votuar, regjisori Kuke ka gjetur, edhe pse i vetmuar, njė vizion tė ri edhe pėr kėtė edicion.

Pas kėsaj ē'do tė bėhet mė tej me festivalin, prezantuesit, regjisorėt e drejtuesit e radiotelevizionit qė e kanė thesarin e tyre kėtė veprimtari?! - Tė gjitha kėto do tė tregohen nė intervistat e mėposhtme tė marra nga vetė organizatorėt e kėtij festivali.

Me ēfarė strukturash tė reja do tė vijė njė edicion i ri pėr vitin 2004. A do tė endet ky festival mes zhgėnjimit tė Saraēit pėr pėrfaqėsimin e fituesve nė njė festival europian apo mes figuracionit tė Kukes qė tė lė tė kuptosh se sa kujdes duhet pėr njė fėmijė tė porsalindur, siē duhet trajtuar, sipas tij, ēdo edicion i kėtij festivali.



Flet per "Tema" Adi Krasta: Nuk do tė prezantoj mė

Kritikat e mia mė tė egra pėr festivalin

Zoti Krasta keni deklaruar se nuk do tė merrni pjesė herė tjetėr nė festiaval. Cili ėshtė shkaku?

Po ju ku e dėgjuat?!... Nata e parė e festivalit ėshtė traumatike pėr prezentatorin. Festivali vetė e ka kėtė ngarkesė. Thatė se cili ėshtė shkaku. Dėgjo, unė e kam thėnė edhe njėherė tjetėr se nuk do tė drejtoj mė festivale, dhe nė fakt realisht e pata vendosur se nuk do tė drejtoja mė. E pata konsideruar misionin e tij tė mbyllur. Festivalet janė skena tė shkėlqyera por ato unė nuk i gjej tė pėrshatshme pėr prezentatorėt qė janė tė pėrgatitur pėr kėta lloj programesh ciklike, duhet njė lloj kantilen pėr festivalin, duhet njė lloj pompoziteti. Mua nuk mė shkon, kėtė pėrshtypje kam.

Nė valėn e thashethemeve pėr famėn tuaj si shoumen, kur bėjnė njė krahasim midis Adi Krastės dhe Ardit Gjebresė thuhet se "Adi Krasta ka njė prirje mė shumė pėr gazetarinė". Ėshtė e vėrtetė kjo?

Nuk e di nėse thuhet ky thashethem apo jo, por unė vetė gjatė gjithė ekzistencės sime kam qenė nė kontakt me Radiotelevizionin, kam qenė njė gazetar prodhues. Unė kam bėrė vazhdimisht programe nė radio pėr gjithēka. Kam bėrė programe televizive shou, shumė gjėra qė ne kemi mundur tė kuptojmė diēka mes komunikimit njerėzor thjesht pėr ndonjė njoftim pėr ndonjė kėngė, apo pėr ndonjė balet, etj., etj., domethėnė unė jo vetėm i jam drejtuar kėshtu gazetarisė, por kam pėrshtypjen se jam ulur kėmbėkryq nė gazetari. Kjo ėshtė mėnyra e tė ekzistuarit tim.

Megjithatė me emrin e madh festival, duket se regjisori Pali Kuke, jua ka prishur mendjen.

Ē'do tė thoshit nėse ju vetė do tė prezantonit njė spektakėl! Ah, Pali kėtė herė ma kėrkoi nė mėnyrė eksplicite qė unė ta drejtoja festivalin, edhe pse ai e dinte se unė nuk doja.

Ēfarė ju premtoi pėr kėtė?

(Qesh). Jo nuk mė premtoi, ma kėrkoi nė emėr tė miqėsisė dhe ėshtė njė konstante shumė e fortė, kur dikush ta kėrkon nė emėr tė miqėsisė. Sepse edhe unė i kėrkoj ndere nė emėr tė miqėsisė atij dhe ai ėshtė shumė i gatshėm qė tė vėrė veten nė sakrificė dhe ta plotėsojė dėshirėn time dhe nuk do tė ishte normale qė unė t'i bėja naze.

Ishte Zerina Kuke qė po ju pėrkėdhelte mė shumė nė ditėt e festivalit, e bėtė kėtė sakrificė mė shumė pėr tė?

Po miqėsia ime mė e madhe nė nė tė vėrtetė ėshtė me Zerinėn. Unė jam shoku i saj. Nė tė vėrtetė Pali ka qėndruar shumė larg ndaj meje dhe unė dhe pėr njė kohė kam qenė larg ndaj Palit, por me kalimin e viteve ne po bashkėpunojmė dhe kemi zbuluar njė miqėsi tė mirė me njėri-tjetrin.

Atėhere pse keni vendosur tė kaloni plotėsisht nė profesionin e gazetarisė?

Po gazetaria ėshtė njė mėnyrė tė shprehuri, njė hulumtim, ėshtė njė mėnyrė e tė shprehurit tė vetes, ėshtė tė marrėsh seriozisht njė ngjarje njerėzore, tė analizosh, tė jesh i pavarur etj., por mė shumė pėr mua gazetaria ėshtė njė mėnyrė pėr tė transmetuar njė mesazh, apo njė informacion, nga ngjarja, nėpėrmjet teje duke dhėnė njė mesazh, njė opinion tė pavarur.

Atėhere po t'ishit njė gazetar, ēfarė do t'i kishit kritikuar kėtij festivali?

Kėtij festivali do t'i kisha kritikuar ashpėrsisht mosmarrjen vesh tė reparteve me njėri-tjetrin. Kėtij festivali do t'i kisha kritikuar egėrsisht faktin qė njė institucion si Radiotelevizioni shqiptar e trajton produktin e vet mė tė madh, sikur tė ishte i njerkės. Kėtij festivali do t'i kisha kritikuar pamundėsinė pėr tė dhėnė mė tė mirėn nė skenė. Kėtij festivali do t'i kisha kritikuar faktin qė e ka lėnė jetim Pali Kuken, qė ai vetė tė vdesė pėr ta zgjidhur personalisht gjjthēka qė do tė duhej tė zgjidhej nė grup, me anė tė njė solidariteti artistik. Kėtij festivali do t'i kisha kritikuar me forcė qė ka njė drejtor ekzekutiv i cili nuk ėshtė dukur absolutisht as edhe njeherė tė vetme gjatė gjithė kohės pregatitore tė kėtij programi.

Quhet?

As emrin nuk ia dimė. . .

E keni mbushur skenėn e festivalit me batuta humoristike nga Gagaēi. A nuk mund tė kishte njė gjetje tjetėr. Nuk tė duket humori pak banal?

Pyetja qė bėni ėshtė shumė e saktė, por kam pėrshtypjen se operohet me nėnkuptime banale, por mė duket i shėndetshėm. Unė e kam kėtė pėrvojė edhe tek BBC ku humoristi duket mė pak i pasjellshėm se tek Salsano "gagaēi", por marr atė qė do tė thotė... varet si merret... ju mund tė keni tė drejtė.


Nė fillim thatė se festivali ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe serioz, ndėrsa nga ana tjetėr duket sikur "mėkohet" ose ushqehet me serum me detaje tė njė spektakli?

Unė kam pėrshtypjen se vetė koha ka evoluar. Unė jam njė prezentator festivali dhe jam shumė i largėt qė me konceptimin e tij dhe me sjelljen e tij nė skenė, nė kėtė mes hyjnė regjisori, vizioni i tij dhe organizatorėt e festivalit, tė cilėt sa pėr tė dhėnė mend janė jashtėzakonisht. Por jetojmė nė vitin 2003, por edhe po ta trajtosh vetėm si konkurrim ai do tė ishte i thatė, prandaj ka lindur nevoja e veshjes me skenat e njė spektakli.

Dhe ju zbuluat "gagaēin" pėr ta veshur mirė festivalin?!

Zbulimi i Gagaēit ka qenė krejt i rastėsishėm nė edicionin e "Etheve tė sė premtes mbrėma". Dhe kam pėrshtypjen se pėr Salsanon vetė ka qenė njė zbulim shumė interesant qė ai mund tė jetė njė gagaē shumė i mirė nė kėtė drejtim interpretativ. Ēdo gjė tjetėr ėshtė pėrpunuar pėr tė arritur elemente artistike nė kėtė gagaēėri.



Shpėtim Saraēi: pjesėmarrja nė Festivalin Europian, njė gėnjeshtėr e madhe

Braktisa festivalin se nuk paguhet krijimtaria ime

Pse ju, kompozitori i pėrhershėm i festivaleve dhe fitues i ēmimeve tė para, nuk merrni pjesė nė kėtė edicion... as ju dhe as bashkėshortja juaj, kėngėtarja fituese e ēmimit tė parė Mira Konēi?!

Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė, vitin e kaluar kam qenė pjesėmarrės edhe tek festivali edhe nė Televizionin shqiptar, dhe duke menduar se kam marrė pjesė kaq shpesh, vendosa tė bėj njė pauzė.

Ju ėshtė dukur si privilegj i padrejtė oferta e vazhdueshme nė kėtė festival?

Jo, nuk ėshtė aty fjala. Thjesht unė medoj se njė pauzė ėshtė e nevojshme.

Cili ėshtė mendimi i juaj pėr edicionin e 42-tė? Ēfarė perspektive ka, ēfarė arritje shėnon mė tepėr?

Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė gjithė kjo tymnajė qė ka vite, ėshtė njė gėnjeshtėr e vazhdueshme, - qė fituesit do tė marrin pjesė nė Festivalin europian, jam unė i pari qė nuk e besoj kėtė. Fatkeqėsisht ne jemi mėsuar qė tė shohim gjithmonė figura drejtorėsh qė dalin nėpėr televizione, nėpėr media tė ndryshme dhe bėjnė deklarata tė tilla si kjo qė pėrmenda dhe nuk ka kush t'ua heqi veshin dhe t'u thotė qė ti e the kėtė, pse nuk e realizove kėtė. Unė kam dėgjuar kėtu e tre vite tė shkuara qė kėnga e festivalit tė Radiotelevizionit shqiptar duhet tė shkonte nė Festivalin europian. Kjo ėshtė ėshtė pėrgjegjėsia e drejtuesve. Apo ēfarė ėshtė kėtė unė nuk e di, por unė di tė kuptoj shumė mirė se kėngėtarėt kanė nevojė pėr t'u stimuluar. Kanė nevojė qė tė kenė mundėsira qė tė integrohen normalisht nė Europė dhe tė mos mendojmė qė nė Europė tė integrohemi jo vetėm me ekonomi etj., por tė integrohemi edhe me art, kulturė e sport e mė the e tė thashė.

Thuhet kėtu nė mjedisin e kėtij festivali se ky edicion ėshtė lėnė pa mbėshtetje nga ana e Radiotelevizionit, ėshtė lėnė si i njerkės dėgjoj shprehimisht. Cili ėshtė mendimi juaj?

Tė them tė drejtėn unė nuk kam informacione tė plota se cila ėshtė marrėdhėnia e Radiotelevizionit shqiptar pėrgjithėsisht me festivalin, por mė mirė do tė pėrdor njė gjuhė mė tė sigurt pėr tė treguar diēka qė di, atė tė shifrave qė ne tė mos mbajmė sė fundi qėndrime tė prera ndaj drejtuesve apo institucioneve, faktet flasin mė tepėr. Unė mendoj se ka ardhur koha tė ndryshojė koncepti, nė qoftė se pėr buxhetin e festivalit ndahen 200 milionė lekė tė vjetra, ėshtė krejtėsisht absurde qė 21 milion tė shfrytėzohen vetėm pėr krijimtarinė. Duhet ta dijė mirė gjithė publiku qė pėr ēmimin e parė tė festivalit luhen vetėm tre milion lekė tė vjetra. Ėshtė komplet qesharake, biles biles mund tė them se ėshtė tragjike, kur kėto tre milion lekė tė vjetra llogariten duke u hequr tvsh-ja, dhe pėrveē kėsaj ndahen nė katėr pjesė, ku katėr pjesėt janė kėgėtari, kompozitori, autori i tekstit dhe anunēatori.

Dhe ēmimet qė janė fituar janė ndarė rregullisht nė katėr pjesė?

Po dhe akoma mė qeshrake ėshtė kur kėnga fituese kėndohet nga dy tre kėngėtarė. Dhe ne gjithmonė jemi mėsuar ta pranojmė kėtė fakt, ta tolerojmė. Unė mendoj se tashmė i ka ardhė fundi kėsaj metode. Unė di qė nė San Remo qė nė kohė tė vjetra, ose nė festivale cilėsore qė dėgjoj andej kėtej, di qė fituesi i San Remos tė paktėn siguronte jetėn pėr njė vit. Mendoje se sa mund tė sigurohet jeta pėr njė vit kėtu me 300-400 mijė lekė tė vjetra qė mund tė marrė fituesi i kėngės dhe mendoni se ē'korrupsion mund tė bėhet pėr tė korruptuar juritė. Pėr tė ushqyer thashethemet se ēfarė po korruptojnė e kė po korruptojnė, kjo ėshtė qesharake. Unė mendoj se kėnga fituese e Radiotelevizionit shqiptar duhet tė marrė minimalisht sa njė futbollist kur fiton nė njė ekip qė merr edhe 10 mijė dollarė. Kėtu mendoj se prezenca dhe puna e Radiotelevizionit ėshtė nė njė hendek total.

Pas kėsaj qė folėt pėr vlerėsimin e kėngės sa kujdes ėshtė bėrė nga Radiotelevizioni shqiptar pėr kompozimin qė ėshtė veēanėrisht njė krijimtari?

Pėr kėtė pjesė veēanėrisht nė Radiotelevizionin shqiptar ėshtė bėrė kujdes. Si me thėnė ėshtė importi mė i fuqishėm i muzikės sė lehtė shqiptare. Janė 42 e ca vite festival. Unė pėr vete kam 14 vite qė marr pjesė.

Pėrmendėt nė kėtė rast vite tė gjata pune dhe shifra shpėrblimi, me sa duket Shpėtim Saraēi nuk do tė bėjė mė art falas?

Art falas, jo unė tani mendoj se njeriu shumė gjėra s'duhet t'i bėjė falas. Ka momente qė njeriu vetė gjykon dhe mendon se duhet tė bėjė njė bamirėsi, por qė tė vazhdosh tė krijosh dhe t'i falėsh Radiotelevizionit shqiptar njė krijimtari tė tėrė qė nė fund tė fundit as qė e ēan kokėn pėr ty...

A e keni ju si familje artistėsh tė njohur M.Konēi e Sh.Saraēi njė projekt pėr njė koncert recital qė mund t'ju dhurojė tė ardhura?

Projektet janė gjithmonė tė hapura, por problemi i artistėve shqiptarė ėshtė varfėria. Njerėzit ndoshta mendojnė se ėshtė e thjeshtė tė dalėsh tre minuta nė skenė, por anjėherė se dinė se sa djersė derdhet pėr tė realizuar ato minuta. Asnjėherė nuk e dinė se sa emocione shkatėrrohen asnjėherė nuk e dinė se sa ditė harxhohen pėr atė punė dhe unė mendoj se ka ardhur koha qė jo vetėm unė por tė gjithė artistėt tė rivlerėsohen.

3. Flet Pali Kuke, festivali, vera nė bodrumin e RTSH-sė

Kuke, lehona e festivalit: Mė kanė plasur ujėrat

Sa ju kanė ndihmuar institucionet shtetėrore RTV dhe MKRS nė kėtė aktivitet tė madh kombėtar?

Kanė qenė nė krye tė kėtij aktiviteti gjigant, duke u nisur qė nga fondet, 200 milion lekė tė vjetra, fond i konsiderueshėm ky, mė kupton, goxha! Ndėrsa se sa ka ndihmuar MKRS nuk e di se nuk na kanė ardhur akoma "ndihmat e saj", por Radiotelevizioni shqiptar "e ka margaritarin e ēmuar".

Me sa pamė nė ditėn e parė tė festivalit, Pali Kuke duket "i vetėm e trim nė luftė". Do ta braktisėsh, apo do tė rrish nė frontin e vėshtirė tė festivalit kombėtar tė kėngės?

Unė po tė ishte pėr ta braktisur, do ta kisha braktisur qė dje nė ditėn e parė para festivaliy pra.

Pse nuk ju ndihmuan, ka pasur gjėra qė nuk shkojnė?

Jo, po siē ndodh kėtu nė Shqipėri, ka shumė puseta pa kapak si kjo qė ėshtė kėtu nė rrugė dhe mund tė biesh direkt e tė thyesh kokėn. Por ndoshta kėshtu ėshtė festivali, prandaj kemi ankth e emocion, sepse edhe njė gjė e vogėl, njė kapak pusete nė qoftė se s'vihet mirė nė rrugė, mund tė na shkatonte disfatė.

Si e kaluat dje "kapakun e pusetės"?

Mendoj se e kaluam me sukses dhe mendoj se ishte njė spektakėl qė u duatrokit.

Po ju thatė se megjithatė dje do ta kishit braktisur?

Apo thashė, por ja qė dje gjithė gjėrat kanė shkuar vaj dhe mua nuk mė ndodhi gjė. Sepse pėr mua festivali ėshtė si ai bodrumi ku mbahet vera qė ka ēdo shtėpi nėse e prodhon vetė. E pėr mua bodrumi i Radiotelevizionit pasurohet me myshk, me ingrasi, me errėsirė qė vera tė bėhet akoma mė e mirė. Pra duhen tė gjitha kushtet qė vera tė bėhet mė e mirė nga viti nė vit.

Dukeni e nevrikosur, me sa duket me ketė vizion i keni hapur punė vetes.

Jo vetėm qė i kam hapur punė vetes, por kam vendosur qė megjithatė gjithmonė tė punoj.

Dhe tani qė jeni kaq i lodhur e nervoz thoni se punėt shkojnė mirė, po sikur t'ju servirja kritikat qė kam dėgjuar pėr festivalin tuaj?

Unė kam mė shumė kritika se ti. Qė kur e polla, unė kam hipur nė kaluē mė pėrpara dhe mė plasėn ujėrat e gjakrat... Festivali im ėshtė si ai fėmija fillimisht i gjakosur qė e kapin nga kėmbėt, e pastrojnė mė vonė, por puna ėshtė a qan ai me tė gjitha mushkėritė dhe pas kėsaj thuhet se puna shkon shumė mirė.

Dhe ju e krahasoni festivalin me njė fėmijė?

Jo me njė fėmijė, por me njė foshnje qė sapo lind aty nė skenė.

Ėshtė ky njė mllef i shprehur pas lodhjes suaj tė madhe nė kėto ditė?

Jo, po mundohem tė flas me sa mė shumė figuracion pėr t'i dhėnė festivalit ngjyrime sa mė tė bukura, qė tė kuptohet se ēfarė ėshtė ky festival e se duhet tė jetojė. Tė lutem shkruaji kėshtu fjalėt e mia e jo t'i deformosh. Kur them qė festivali ėshtė bodrumi ku mbahet vera e njė institucioni nuk mund tė them figurė mė tė bukur se kaq...


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.