Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe tė jesh i bardhė si bora, nuk i shpėton gojės sė keqe
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Shqiptarėt e Greqisė qė pėrbėjnė historinė e saj
Postuar nga: Skampa

Histori Popullsia shqiptare qė jeton sot nė shtetin e ri grek ndahet nė dy grupe: nė ata qė quhen arvanitas dhe nė ata qė quhen shqipėtarė, qė grekėt i quajnė allvani dhe kanė ardhur nė Greqi pas pushtimit osman. Tė paktė janė njerėzit tė cilėt dinė historinė e vėrtetė tė arvanitėve dhe zonat nė Greqi qė banohen nga popullata qė flasin gjuhėn arbėrore ose shqipe.


Nė kėtė studim do tė pėrmendim disa nga figurat mė tė shquara tė revolucionit grek tė 1821, qė ishin shqiptar, disa kryeministra tė Greqisė, qė kishin gjak shqiptari dhe shumė figura tė njohura tė kulturės greke qė ishin arvanitas. Janė zbuluar se nė Greqi gjenden mbi 600 katunde qė flasin nė vatėr gjuhėn shqipe ose arvanitika, ku ndahen nė dy grupe. Ata qė quhen arvanitas dhe janė vendas njihen qė nė kohėn antike dhe janė nė rreth 450 katunde, ndersa shqiptarėt qė grekėt i thėrrasin allvani dhe qė kanė ardhur nė Greqi mbas pushtimit osman ndodhen nė mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet qė janė banuar dhe banohen nga elementi qė flet nė vatėr gjuhėn shqipe ndodhen nė zonėn e Epirit, nė Thrakė, nė ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi (Morea) etj. Studiues qė janė marrė me zbulimin e katundeve qė flitet gjuha shqipe janė arvanitas.

STUDIUESIT E HUAJ PĖR ARVANITASIT
Arvanitasit e Greqisė, sipas disa studimeve tė huaja dhe shqiptare, janė njohur nė Greqi rreth shekullit 4-7. Por i kėtij mendimi nuk janė dhe shumė historianė apo studiues tė ndryshėm. Tė cilėt mendojnė se rrėnjėt shqiptare nė Greqi janė mė tė hershme, qė nė kohėn antike. Pėr kėtė vėrtetim ekzistojnė shumė dokumente historike, kėngėt, emrat e perėndive tė Olimbit, emrat e qyteteve tė lashta tė Greqisė, qė shpjegohen vetėm nė gjuhėn shqipe ose arvanitase. Emri arvanitas rrjedh nga fjala ARBAN dhe fjala ARBAN rrjedh nga fjala ar+ban = arbėrės, njeri qė punon tokėn. Shqiptarėt parahistorik quheshin nga njerėzit e letėrsisė dhe diturisė Ilir dhe mė vonė Alban. Kurse kėta Ilirė, dhe Alban, vetėquhen pellazgjė, arvanitas, dhe shqiptarė dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrė nuk e kanė quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani.

Pėr herė tė parė u quajt Albani nga gjeografi i lashtė Klaud Ptolemeu (90-160 p.e.s.) territori midis Durrėsit dhe Dibrės, dhe kjo popullsi u quajt albanian. Bota perėndimore vazhdoi tė pėrdorte emėrtimin ALBANIA, gjatė perjudhės 150-vjeēare tė kryqėzatave (1096-1208), ku Durrėsi u bė porti kryesor dhe rruga Egnatia u bė shtegu kryesor pėrmes Shqipnisė Qendrore, qė tė nxirrte nė Kostandinopojė (Stamboll) dhe mė tutje nė Lindje. Nė fillim tė shekullit XII, normanėt nė kėngėn e Rolandit nė gjuhėn frėnge e quanin krahinėn nga Durrėsi nė Vlorė ALBANIA. Por atėhere pse arvanitasit nuk e quajnė veten e tyre shqiptar ose alban, por vetėquhen arvanitas...!? Emri shqiptar njihet rreth vitit 1400 e.s. dhe kėshtu arvanitasit e Greqisė dhe Azisė sė Vogėl gjithmonė janė quajtur arvanitas dhe arnaut. Dhe tė gjithė ata arbėreshė, qė u larguan mbas vdekjes sė Skėnderbeut e quajnė veten shqiptar. Ndoshta emėrtimi arvanitas duhet tė jetė mė i vjetėr se emri Ilir, dhe ėshtė vėrtetuar se ėshtė mė i vjetėr se emri Alban. Sepse po tė shohim qytetet e vjetra pellazgjike, ato janė ndėrtuar pranė lumenjve, duke qenė afėr tokave pjellore, pra arbėrės. Tė gjithė qytetet e Shqipėrisė vėrejmė qė janė tė ndėrtuara pranė lumenjve.

Nė gjuhėn greke, arbanėt quhen arvanitas, sepse grekėr B e lexojnė V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisė sė Vogėl i quajnė arnaut, qė rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks tė Stambollit (Kostandinopojės) dhe tė Egjiptit quhen “romei” ose “greēi”. Megjithėse ndryshimet ndėrmjet arvanitasve tė Greqisė, arbėreshėve tė Italisė, Zarės, Ukrainės, Korsikės dhe arbėrve tė Prishtinės, Tiranės, Ulqinit, Tetovės nė mėnyrėn e tė menduarit, tė shprehurit dhe tė ndjenjave, ne jemi vllezėr tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė kombit tė sotėm Shqiptar qė kemi rruajtur tė gjalla pas kaq shumė shekuj lufte dhe vėshtirėsish traditat tona tė vjetra Shqiptare duke mbajtur tė gjalla lidhjet shpirtėrore ndėrmjet njėri-tjetrit dhe zemrės Arbėri. Studime nė drejtim tė arvanitasve tė Greqisė janė shumė tė pakta, pėrveē disa studiuesve seriozė tė Prishtinės dhe pak tė Tiranės, pėr tė mos thėnė aspak. Akademikėt shqiptar nuk janė marrė shumė me arvanitėt, kėshtu sot na mungojnė shumė materiale me vlera tė mėdha historike pėr kombin shqiptar.

ARKIVAT DHE LIBRA TĖ AUTORĖVE GREKĖ PĖR ARVANITASIT
Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetėra vjeēarė mė pare mbizotėronte pikėpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitėt, pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre, qė kanė kontribuar pėr krijimin e shtetit tė ri grek. Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas, pra shqiptar, duke i quajtuar tradhtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi. Kėshtu, ata politikanė dhe historianė grekė, qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.

ARVANITASIT HERONJ DHE KRYEMINISTRA TĖ GREQISĖ SĖ RE
Ėshtė fakt qė tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heronjtė e Revolucionit tė 1821, ishin arvanitė ose shqiptarė. Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821, pėrveē qė ishin pjesa dėrrmuese e popullit grek nė periudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitėt ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė toleronte poshtrimet e skllavėrisė. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arvanitasve tė Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arvanitasve tė ishujve tė Hidrės, Specas dhe Psaron. Populli arban ose shqiptar nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė. Arbanėt janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė ruajtėn edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikėn, vallet dhe kėngėn popullore tė tyre.

Mė 1647, konsulli i Francės nė Athinė, Zhan Kird, vėrtetoi se “Komitat e periferisė tė Athinės, Atiki aq edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė”. Arbani ose shqiptari, kudo ku luftoi nė Ballkan, u nderua pėr heroizmin e tij nė Revolucionin e Aleksandėr Ipsilantit nė Moldavo-Vllahi. Arbanėt luftuan tre shekuj mė parė pėr lirinė e Qipros me nė krye arvanitin poet Manoli Blesi, qė ky poet pėrmendė nė poezitė e tij tė gjithė arvanitėt e tjerė qė luftuan nė rrethimin e Lefkosisė. Arbanėt kudo qė u ndodhėn, largė zemrės sė atdheut amė Shqipni, nuk e harruan atė. Mė 1854, Teodor Griva me njė bashkim tė madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan nė drejtim pėr ēlirimin e Shqipnisė, por qė ky marshim dėshtoi me ndėrhyrjen dashakeqe tė fuqive perėndimore dhe nė veēanti tė Francės. Mė 1901-1907, gjeneral Riēoti Garibaldi, djali i heroit kombėtar tė Italisė, Xhuzepe Garibaldi, me rreth 1000 arbėreshė, dėshironte tė zbarkonte nė brigjet e Shqipnisė pėr ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por kėto pėrpjekje dėshtuan si pasojė e ndėrhyrjes sė shteteve perėndimore.

Disa nga shqiptarėt ose arvanitė heronjė tė kryengritjes tė 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura) Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla) Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Me tė drejtė, poeti ynė kombėtar Naim Frashėri do t“u kėndonte shqiptarve heronjė tė kryengritjes greke tė 1821.

KURORĖZUAN MBRETIN E GREQISĖ OTHON
Shqiptarve u takoi nderi mė i lartė qė t“i sjellin kurorėn e Greqisė mbretit tė saj, Othon, sepse tė tre anėtarėt e komisionit qė u dėrguan ishin shqiptarė, Andrea Miauli, Marko Boēari dhe Dhimitėr Plaputa. Kryengritja greke e 1821 ėshtė vepėr nė tė vėrtetė e arvanitėve. Bile shteti, qė u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorėve flisnin nė Greqi gjuhėn shqipe. Ka qenė fama shqiptare qė i ka detyruar grekėt e sotėm tė pranojnė fustanellėn shqiptare si kostumin e tyre kombėtar. Pėr nder tė trimėrisė tė heronjve shqiptarė, grekėrit morėn kostumin kombėtar shqiptar qė vishej nga Kosova e deri nė Poleponezi dhe e bėnė tė tyrin. Mirėpo, grekėrit e deformuan kėtė veshje tė bukur, qė vishej nga kombi i Arbėrit, duke shtuar palėt e fustanit nga 60 nė 200 palė. Nė xhaketė, nė mengėt e lira, shqiptarėt nuk i fusin krahėt, ndėrsa grekėt i fusin ato. Fustanella shqiptare ėshtė e gjatė deri 10 cm poshtė gjurit, ndėrsa grekėrit e shkurtojnė sa mė shumė, sa mbulon vetėm prapanicėn. Arvanitėt, kėta luftėtarė trima, heronjė tė Revolucionit tė 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit tė ri grek, qė drejtuan Greqinė drejtė ndėrtimit tė jetės evropiane.

KRYEMINISTRA DHE MINISTRA TĖ RĖNDĖSISHĖM
Nė vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmonė nga vartėsia e Fanarit tė Stambollit. Kur arvaniti Dhimitėr Vulgari ishte kryeministėr i Greqisė, u bė e mundur bashkimi i shtatė ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr t“u bashkuar me Greqinė. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte President i Greqisė (1925-1926) u arritėn shumė marrėveshje tė rėndėsishme nė fushėn e politikės dhe kulturės me Shqipėrinė. Mė 1926, arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministrit tė Jashtėm dhe i Kulturės greke mė 1997-2000, me tė njėjtin emėr Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisė mė 1925-1926, bėri njė deklaratė zyrtare para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarė qė jetonte nė Greqi dhe nuk i gjykonte mė shqiptarėt muhamedanė popullsi turke. Dhe se teza qė ortodoksit shqiptarė janė grekė, qė ėshtė pėrkrahur deri mė sot nga ne, ėshtė e gabuar dhe ėshtė hedhur poshtė nga tė gjithė ne. Pasi ajo mori tė tatėpjetėn dhe arriti pikėn qė s“mbante mė, mora masat e duhura dhe shpėrndava tė gjitha shoqėritė ‘vorioepiriote, qė mėshironin skaje mė ekstreme tė kėtij mentaliteti tė sėmurė”. Kjo pjesė e deklaratės sė ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926, Teodor Pangallo, nė Lidhjen e Kombeve, ėshtė botuar nė periudhėn e provokimeve tė gushtit 1949, nė gazetėn “Akropolis” dhe ėshtė ribotuar nė vitin 1974, nė librin “Pėrmbledhje e Teodor Pangallo” vėllimi i dytė 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pangallos marrėdhėnit midis dy shteteve gjatė viteve 1925-1926 ishin mė tė mirat e deritanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjve, shumė djem shqiptarė studiuan falas nė shkollat e Athinės, bashkėpunimi tregtar ishte i suksesshėm etj. Arvanitas tė tjerė qė u bėnė kryeministra tė Greqisė kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitėr Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandėr Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandėr Diomidi, Kiēo Xhavella etj.

NDĖRTUESIT DHE THEMELUESIT E AKADEMISĖ SĖ ATHINĖS
Pėr krijimin e shtetit tė ri grek, shqiptarėt ose arvanitėt kanė kontribuar nė tė gjitha drejtimet pėr ecurinė pėrpara tė Greqisė. Arvanitėt ishin profesorėt e parė qė themeluan Akademinė e Athinės. Dhe investuesi i ndėrtesės sė Akademisė sė Athinės ishte shqiptar. Qė nė vitet e para tė Revolucionit tė 1821, luftėtarėt e lirisė kishin dėshirė tė themelonin Akademinė, sepse besonin se arma mė e fuqishme ndėr tė gjitha ishte ndriēimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalė arsimimi. U bėnė shumė pėrpjekje pėr tė hapur Akademinė, por dėshtuan. Vetėm nė vitin 1926, ministri i atėhershėm i Arsimit, Dhimitėr Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdhėresat Kryesore mė 18 mars 1925 dhe bėhej realitet Akademia e Athinės me pamjen e brendshme dhe misionin e sotėm. Ndėrtesa, ku strehohet Akademia, ka njė histori interesante, sepse ndėrtesa u financua nga njė shqiptar prej Voskopoje.

Mė 1856, tregtari tepėr i pasur nga Voskopoja e Korēės, nė Vjenė tė Austrisė, Simon Sina, dėshironte t“i bėnte njė dhuratė tė madhe Greqisė, brenda nė Athinė. Simon Sina, ishte djali i Gjergj Sinės, ish-konsull i Pėrgjithshėm nė vitin 1834 i qeverisė greke nė Austri. Familja Sina ishin me origjinė nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korēės, por qė andej ishin ngulur nė Voskopojė dhe mė vonė u vendosėn nė Vjenė. Sinajt u morėn nė fillim me zhvillimin e tregtisė midis Austrisė dhe Perandorisė Otomane. Mė vonė themeluan fabrika tė penjėve dhe tė stofave tė pambukta. Themeluan Bankėn Kombėtare tė Austrisė. Familja Sina bėnė shumė dhurata bamirėsie, midis tė cilave urėn e varur tė Budapestit, e cila kushtoi atėherė 500 mijė stėrlina angleze. Gjergj Sina ishte nėnpresident i Bankės Austriake, president i shoqėrisė sė hekurudhave nė Austri, pronar tokash nė Austri, Bohemi, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janė dekoruar nga qeveritė ruse, turke, greke pėr bamirėsitė e tyre nė kėto vende. Gjergj Sina vdiq mė 18 maj 1856. Kėshtu qė, djali tij, Simon Sina ndoqi gjurmėt e tė atit, duke bėrė edhe ky dhurata tė mėdha bamirėsie.

Sinajt nuk harruan kurrė atdheun e tyre Shqipėrinė. Ata dėrguan shumė bij shqiptarėsh me bursa nė Universitetet e Evropės. Mė 1859, filluan punimet e para, mė 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lėnė trashėgimtar vetėm dy vajza dhe nė bazė tė testamentit tė tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprėn gruaja e tij, Ifigjenia Sina mė 1885. Kėshtu, hapja e Akademisė sė Athinės u detyrohet pra dy arvanitasve tė vėrtetė, Teodor Pangallo qė ishte atėherė nė brendėsi tė punimeve dhe arvaniti tjetėr Dhimitri Egjiniti qė ishte atėherė ministėr i Arsimit. Disa nga akademikėt qė ishin arvanitas janė: Dhimitėr Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandėr Diomidhi, Maksim Miēopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea...

Arben Llalla
Ligjėruar nė Universtitetin e Tetovės
Panorama, 14 Dhjetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.