Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Elita :: Historia e familjes se patriotit kolonjar, Sali Butka
Postuar nga: Albo

Elita Historia e panjohur e Plakut tė Butkės, kolonjarit trim dhe tė mėnēur qė bashkėpunoi me Petro Nini Luarasin dhe luftoi me armė nė dorė duke mbrojtur Shqipėrinė e Jugut

Sali Butka, patrioti i famshėm qė mbrojti qeverinė e Ismail Qemalit

Dashnor Kaloēi

Njė nga ato familje tė mėdha tė Jugut tė Shqipėrisė e cila ka nxjerrė burra tė shquar qė kanė lėnė emėr dhe gjurmė nė historinė e vėndit tonė, ėshtė dhe familja Butka e Kolonjės, pėr tė cilėn ka shkruar njė nga librat e tij tė parė, ("Plaku i Butkės") edhe shkrimtari e politikani i njohur, Sabri Godo. Ajo familje e madhe me origjinė tė hershme nga Frashėri i Pėrmetit, ėshtė e njohur mė sė shumti prej patriotit tė madh, Sali Butkės, dhe tė birit tė tij, profesor Safet Butkės, njėrit prej eksponentėve kryesorė tė ēetave nacionaliste tė Ballit Kombėtar, gjatė viteve 1943-44, tė cilin regjimi komunist i Enver Hoxhės pėr afro gjysėm shekulli me rradhė, e shpalli tradhėtar dhe e sulmoi me tė gjitha mjetet propagandistike qė dispononte. Lidhur me tė kaluarėn dhe historinė e kėsaj familje, si dhe burrat e shquar qė dolėn prej asaj dere tė madhe, na njeh me dėshmitė e tij, njė nga pinjollėt e saj, 65-vjeēari Uran Butka, ish-deputet, publicist dhe politikan i njohur, i cili ėshtė marrė gjatė edhe me studimin e asaj pjesė tė historisė sė Shqipėrisė tė shtrėmbėruar nga komunistėt dhe historinė e panjohur tė krerėve tė nacionalizmit shqiptar.

Kush ishte Safet Butka

Pėrveē patriotit tė madh, Sali Butkės, i njohur ndryshe si Plaku i Butkės, i cili u njoh dhe u nderua edhe nga Monarkia e Zogut dhe regjimi komunist i Enver Hoxhės, duke zėnė njė vėnd tė nderuar nė Historinė e Shqipėrisė, njė prej burrave tė tjerė qė dolėn nga dera e famėshme e Butkės, ka qenė edhe i biri i tij, Safeti, arsimtari i njohur i viteve '30 dhe eksponenti i famshėm nacionalist i Ballit Kombėtar, emri i tė cilit vazhdon edhe sot tė ngjallė polemika tė mėdha nė dy kampet kundėrshtare tė pėrbėrė prej politikanėve dhe historianėve shqiptarė tė njohur si tė majtė e tė djathtė. Safet Butka u lind mė dhjetė gusht tė vitit 1901 dhe ai ishte djali i pestė i Sali Butkės, i cili kishte dhe gjashtė fėmijė tė tjėrė: Qenamin, Iljazin, Ganiun, Muharremin, Xhaferrin dhe Naxhijen. Nga tė gjashtė fėmijėt e Sali Butkės, plakut tė famshėm qė kishte marrė nė mbrojtje, mėsuesin e parė tė shqipes, Petro Ninin, dhe qė shkruante poezi e lexonte veprat e patriotėve tė Rilindjes, vetėm Safeti pati mundėsinė qė tė shkollohej jashtė shtetit. Kėshtu pas mbarimit tė mėsimeve tė para tė fillores nė vėndlindjen e tij, nė vitin 1917, Safet Butka shkoi pėr studime nė Austri, ku u regjistrua dhe mbaroi me nota shumė tė mira, shkollėn e mesme nė qytetin e Lincit. Gjatė asaj kohe qė ai studjoi nė atė qytet, mori me vete edhe djalin e xhaxhait tė tij, Qemal Butkėn, (arkitektin e famshėm qė ka projektuar ndėrtesat e rrugėt kryesore tė Tiranės nė vitet e Monarkisė dhe qė ka ushtruar zanatin e tij pėr vite me rradhė deri nė Neė York) babai i tė cilit, Myftari, kishte vdekur nė Vlorė nė vitin 1914. Pas mbarimit tė liceut nė Linc, Safeti ndoqi studimet e larta universitare pėr Filozofi nė qytetin e Gracit, ku u diplomua me rezultate tė larta nė vitin 1928. Gjatė asaj kohe qė studjoi nė atė qytet, Safeti mori pjesė dhe ishte njė nga themeluesit e organizatorėt e shoqėrisė studentore "Albania" me qėndėr nė Vienė dhe e revistave prestigjoze "Djalėria" e Minerva", tė cilat botoheshin asokohe nga studentėt shqiptarė qė studjonin nė Austri. Ashtu si i jati i tij, Saliu i cili shkruante vjersha dhe kishte si idhull e shėnjt tė tij, Naim Frashėrin, edhe Safeti ishte i dhėnė i tėri pas poetit tė madh frashėrlli duke mos i hequr kurrė nga dora librat e tij. Nisur nga pasioni i madh qė kishte pėr Naimin, nė atė kohė Safeti botoi pėrmbledhjen "Naim Frashėri, vjershėtori dhe edukatori kombėtar" ndėrsa studimin e tij pėr jetėn dhe veprėn e poetit tė madh, tė titulluar "Naim Frashėri njė shėmbull, njė udhėheqės dhe njė ideal pėr djalėrinė shqiptare", e botoi si libėr mė vete nė vitin 1925. Pas afro 11 vjet studimesh nė Austri, Safet Butka u kthye nė Shqipėri nė vitin 1928 dhe fillimisht u emėrua si profesor nė Liceun francez tė Korēės. Nė vitin 1929, Safeti u martua me Hatixhe Lubonjėn, vajzėn e patriotit tė njohur, Ramiz Lubonjės, i cili ishte vrarė qė nė vitin 1911 nga turqit, nė bashkėpunim me Dalan bej Qafzezin. Atė ditė qė ishte vrarė, Ramiz, e shoqja e tij, Reko, duke mos e duruar dot dhimbjen e madhe, helmoi veten duke lėnė si amanet qė ta varrosnin nė njė varr me tė shoqin.

Historia e familjes Butka, nga Saliu tek vėllezėrit e djemtė e tij qė u vranė nė luftė me turqit e grekėt

Patrioti i madh Sali Butka, i njohur ndryshe si Plaku i Butkės, i cili u lind nė vitin 1852 nė fshatin Butkė tė Kolonjės, ka qenė njė nga udhėheqėsit e famshėm dhe luftėtarėt e shquar tė lėvizjes kombėtare shqiptare qė luftuan me armė nė dorė nė krye tė ēetave atdhetare gjatė ēerekut tė parė tė shek XX-tė. Origjina e familjes Butka ėshtė nga fshati Frashėr i Pėrmetit dhe tė parėt e tij, tė cilėt janė njohur me mbiemėrin Aliēkaj, ishin shpėrngulur nga trojet e tyre aty rreth vitit 1630 dhe u vendosėn nė Butkė tė Kolonjės. Babai i Saliut,Tahiri, i cili ėshtė njohur si njė burrė i urtė dhe atdhetar i madh, gjatė gjithė jetės sė tij ai u mor me administrimin e pronave tė familjes dhe rritjen e edukimin e pesė fėmijėve tė tij: Saliut, Selmanit, Myftarit, Sabires dhe Hedijes. Saliu i cili ishte mė i madhi i fėmijėve, qė nė moshė fare te re lexonte veprat e rilindasve dhe librat e tyre nuk i hiqte kurrė nga dora. Aty nga dekadat e fundit tė shekullit tė XIX, Sali Butka u lidh ngushtė dhe bashkėpunoi pėr shumė kohė me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atė pėr ngritjen e shkollės sė parė shqipe nė Kolonjė. Saliu, sė bashku me Nasuf Bej Novoselėn, ishin dy njerėzit qė e morėn nė mbrojtje Petro Ninin nga armiqtė e kundėrshatėrt e tij qė e kercėnonin vazhdimisht pėr tė eleminuar fizikisht. Pas mbylljes sė shkollave shqipe nga qeveria turke, gjė e cila u bė me ndėrhyrjen e Patriarkanės greke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinė e tyre pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe tė shkrurar, duke menduar se vetėm prej sa mund tė zgjohej ndėrgjegjia kombėtare. Asokohe, Sali Butka filloi tė sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat mė pas i pėrhapte nė krahinat e Kolonjės, Korēės e Pėrmetit. Nė atė kohė Saliu filloi tė shkruante vjershat e para me temė patriotike tė cila mė pas u bėnė kėngė popullore shumė tė njohura dhe ai mori emėr duke u bėrė njė poet shumė popullor. Nga poezitė e shumta qė kishte shkruar, Sali pėrzgjodhi e botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha, tė cilat i titulloi "Ndjenja pėr Atdheun". Nė vitin 1905, me nismėn e Bajo Topullit, nė qytetin e Manastirit u themelua Komiteti "Pėr lirinė e Shqipėrisė", i cili organizoi ēetat e para patriotike. Sali Butka ishte njė nga bashėkthemeluesit e atij komiteti dhe anėtar i tij. Ai bėri njė punė tė madhe pėr krijimin e degėve tė kėtij komiteti pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė armatosur kundėr pushtimit osman. Nė dhjetor tė vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetė nė fshatin Butkė, nė shtėpinė e Sali Butkės, ku u formua ēeta e parė kombėtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes sė armatosur. Nė kėtė ēetė, me komandant Sali Butkėn, bėnin pjesė edhe patriotė tė tjerė si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Pituli etj. Nė vitin 1907, ēeta e Sali Butkės dhe ajo e Ēerēiz Topullit e Mihal Gramenos, organizuan njė aksion tė pėrbashkėt pėr vrasjen Dhespotit grek, Fotit, i cili konsiderohej si njė nga armiqtė mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Pas atij aksioni, qeveria turke e futi nė burg Sali Butkėn dhe i dogji shtėpitė nė fshatin Butkė. Mė pas Porta e Lartė vuri Dajlan Bej Qafzezin, veglėn e saj nė Kolonjė, pėr tė vrarė vėllanė e Saliut, Selman Butkėn. Dajlan Beu e vrau Selmanin, teksa ai ishte duke lėruar me parmendė nė tokat e tija. Nė vitin 1910, Sali Butka sė bashku me 2500 kolonjarė, mori pjesė nė mitingun e madh tė shkronjave shqipe qė u organizua nė qytetin e Korēės. Lidhur me kėtė ngjarje tė shėnuar, patrioti i madh Mihal Grameno, nė shkurtin e vitit 1910, nė gazetėn "Lidhja Orthodhokse", midis tė tjerash shkruante: "Gjithė qyteti, burra e gra, kishin dalė pėr tė pritur kolonjarėt, qė ēuditėn botėn me taktikėn e tyre".Nė atė kohė Sali Butka, ishte njė nga patriotėt shqiptarė qė nėnshkruan protestėn kundėr Portės sė Lartė, duke kundėrshtuar pėrdorimin e gėrmave arabe. Nė fillim tė vitit 1911, nė Kolonjė u krijua Komiteti Kryengritės me nė krye Sali Butkėn, si dhe vėllanė e tij, Myftar Butka, e Ganiun, tė birin e tij, tė cilėt u bėnė krahė tė fuqishėm duke e ndjekur kudo nga pas Plakun e Butkės. Nė mars tė vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mėrgimi dhe shkoi nė fshatin Butkė duke qėndruar disa ditė nė ēetėn e Kolonjėse cila udhėhiqej nga Sali Butka. Me qėllim qė tė zgjerohej lėvizja kryengritėse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vėllanė e tij, Myftarin, djalin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, pėr tė formuar njė ēetė mė vete nė Fushė tė Korēės, e cila u bė e njohur nė luftėn e Orman-Ēifligut, ku mbetėn tė vrarė gjashtė pjestarė tė saj tė cilėt mė pas u shpallėn dėshmorė tė atdheut. Nė maj tė vitit 1912 Sali Butka mori pjesė nė kuvendin e Pejės, i cili mori vendime pėr fillimin e kryengritjes kundėr Turqisė. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkė me Tajar Tetovėn, organizuan nė fshatin Frashėr njė mbledhje tė madhe, ku morėn pjesė krerėt kryesorė tė ēetave e kryengritėse tė Shqipėrisė sė Jugut. Gjatė rrugės pėr tė shkuar nė atė mbledhje, ēetės sė Sali Butkės, i zunė pritė forcat turke dhe nė grykėn e Rrungajės, mbeti i vrarė, djali i dytė Sali Butkės, Iljazi, i cili mė pas u shpall dėshmor i atdheut. Thuhet se kur mori vesh vrasjen e tė birit, Plaku i Butkės u shpreh: "Hallall Shqipėrisė"dhe mė pas shkroi elegjinė "Vajtim pėr Iljaz Butkėn". Nė krye tė forcave tė bashkuara kryengritėse, Sali Butka ēliroi Ersekėn dhe mė pas, bashkė me ēetat e Spiro Ballkamenit e tė Kajo Babjenit nė gushtin e vitit 1912, ato ēliruan Korēėn. Lidhur me kėtė ngjarje, gazeta "Koha" e datės 19 gusht tė vitit 1912, midis tė tjerash, shkruante: "Nė ballė tė ēetės sė dytė ishte kapedani dhe trimi i Shqipėrisė, i dėgjuari patriot Sali Butka, burrė i thjeshtė shqiptar dhe me gjithė zemėr mėmėdhetar" .
Nė nėntorin e vitit 1912, Sali Butka e pėrshėndeti ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Ismail Qemali. Nė atė kohė ai organizoi mbrojtjen e shtetit tė ri shqiptar nga sulmet e ushtrisė greke dhe lėvizja e andartėve grekė qė vepronin nė jug tė vėndit. Lidhur me kėtė, nė atė kohė gazeta "Liri e Shqipėrisė",midis tė tjerash shkruante: "Sali Butka ka zhveshur pallėn dhe po bėn luftra tė rrepta. Ai po lufton me grekėt nga ana e Naselishtės dhe nga an' e Korēės dhe po tregon trimėrinė e tij si nė kohė tė Skėnderbeut". Duke parė kontributin e madh nė mbrojtjen e krahinave tė Jugut dhe Qeverisė sė Vlorės, Kryeministri Ismail Qemali e thėrriti Sali Butkėn nė Vlorė dhe e priti atė pėrzemėrsisht. Plaku i famshėm i Butkės u takua aty edhe me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj dhe Qeveria e Vlorės e ngarkoi atė qė tė mbronte Vlorėn nga vėrshimi i taboreve turke tė Xhavit Pashės. Forcat e Sali Butkės zunė frontin tek Ura e Mifolit dhe e penguan Xhavit Pashėn tė zinte Vlorėn.




Historia e panjohur e Plakut tė Butkės, patriotit tė shquar nga Kolonja pėr trimėrinė e tė cilit, shkruan gazeta "Koha" e Mihal Gramens dhe ajo italiane "Corriere della Puglia"

Sali Butka, patrioti i madh qė hoqi syrin pa narkozė nė Itali


Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohem me historinė e familjes sė madhe kolonjare Butka dhe tė parit tė saj, Sali Butkės, njėrit prej patriotėve mė tė shquar tė Shqipėrisė sė Jugut, i cili luftoi me armė nė dorė nė krye tė ēetave vullnetare gjatė dy dekadave tė para tė shekullit tė kaluar. Plaku i famshėm Sali Butka, u lind nė vitin 1852 nė fshatin Butkė tė Kolonjės ku tė parėt e tij ishin vendosur qė nė vitin 1630, pasi ishin shpėrngulur nga Frashėri i Pėrmetit ku njiheshin me mbiemėrin Aliēkaj. Nė vitet 1870-80, Sali Butka mori nė mbrojtje mėsuesin e parė tė shkollės shqipe, Petro Nini Luarasin, i cili kėrcėnohej nga Patriarkana greke dhe e ndihmoi atė pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Pas mbylljes sė shkollave shqipe nga qeveria turke, Sali Butka sillte fshehurazi libra shqip nga Manastiri dhe Selaniku dhe i shpėrndante ato nė Korēė, Kolonjė dhe Pėrmet. Nė vitin 1905, ai ishte njė nga bashkėthemeluesit e Komitetit tė pėr Lirinė e Shqipėrisė, i cili u formua nė Manastir me nismėn e Bajo Topullit Nė vitin 1911, gjatė njė pėrpjekje me turqit, Saliut iu vra djali i dytė, Iljazi,pėr tė cilin ai shkroi njė elegji. Pasi nė gushtin e vitit 1912 nė krye tė forcave kryengritėse, Plaku i Butkės ēliroi Korēėn e Pogradecin, nė nėntorin e atij viti ai u thėrrit nė Vlorė nga Ismail Qemali dhe u ngarkua me mbrojtjen e territoreve tė shtetit tė ri shqiptar nga sulmet e andartėve grekė qė vepronin nė jug tė vėndit.


Safeti, reformator i arsimit

Nga viti 1928 qė u kthye nė Shqipėri e deri nė shtatorin e vitit 1942, djali i patriotit tė famshėm, Sali Butka, Safeti, shėrbeu si arsimtar nė disa nga gjimnazet e vėndit si nė Liceun e Korēės, nė Instutin Tregtar tė Vlorės dhe nė Normalen e Gjirokastrės, ku ishte dhe drejtor i saj. Lidhur me kėtė periudhė kohe, i biri i tij, 63-vjeēari Uran Butka, dėshmon: "Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut e deri nė vitin 1942, babai ynė, Safet Butka dha njė kontribut tė madh nė reformimin e arsimit shqiptar dhe pėr kėtė gjė ai ėshtė cilėsuar "Pestaloci" i Shqipėrisė. Gjatė kohės qė sherbente si drejtor i Normales sė Gjirokastrės, ai e ktheu atė nė njė shkollė pedagogjike model pėr tė gjitha shkollat e tjera. Si kryetar i shoqatės dhe i klubit tė parė tė arsimtarėve nė Shqipėri, ai inicoi dhe organizoi njė sėrė aktivitetesh patriotike dhe kulturore, si: vendosjen e pllakės pėrkujtimore tek Rrapi i Mashkullorės nė kujtim tė dėshmorėve tė ēetės sė Ēerēiz Topullit, realizoi memorialin e Koto Hoxhit dhe pėrkujtimin e figurave tė tjera tė shquara si: Hoxhė Tahsini, Bajo Topulli etj. Po kėshtu, Safeti u bė njė nga nismėtarėt qė sollėn eshtrat e Naim Frashėrit nė atdhe. Gjatė viteve '30, ai bashkėpunoi ngushtė me Ministrin e Arsimit, Mirash Ivanajn, duke punuar pėr reformimin e shkollės shqiptare. Krahas kėsaj, Safeti u muar edhe me studime pedagogjike, shoqėrore dhe filozofike dhe botoi mjaft shkrime problemore nė shtypin e asaj kohe si: "Pėr tė nesėrmen shqiptare", "Pėr zhvillimin e gjuhės", "Mbi edukatėn kombėtare", "Po shqiptarizmit dhe Perėndimit" etj. Por kulmin si edukator nė shėrbim tė brezit tė ri, ai e arriti gjatė kohės qė punonte si drejtor i Gjimnazit Shtetėror tė Tiranės, ku iu priu intelektualėve dhe studentėve nė demostratave tė para antifashiste nė prag tė pushtimit tė vėndit, nė ditėt e para tė prillit 1939. Nė ato ditė Safeti u bė njė nga organizatorėt kryesorė tė manifestimeve studentore tė cilat nxitėn urrejtjen dhe rezistencėn ndaj pushtuesėve italianė qė priteshin pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Po kėshtu ai ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė demonstratės antifashiste tė 28 nėntorit tė vitit 1939 nė qytetin e Tiranės dhe pėr atė shkak ai u arrestua nga autoritetet italiane dhe pasi u burgos nė Tiranė, mė pas u ineternua nė ishullin e Ventotenes nė Itali, ku u mbajt i izoluar pėr tre vjet me rradhė sė bashku me ajkėn e intelektualėve shqiptarė antifashistė, si: Selman Riza, Abaz Ermenji, Masar Shehu, Zef Mala etj, tė cilėt kishin organizuar e frymėzuar demostratat e para kundėr pushtuesėve italianė", shpreht Uran Butka pėr babanė e tij, Safetin, lidhur me periudhėn afro pesėmbėdhjetėvjeēare qė ai shėrbeu si pedagog dhe drejtor nė disa nga gjimnazet e vėndit.

Lirimi nga Ventotene

Pasi qėndroi pėr tre vjet i internuar nė ishujt e Italisė, nė gushtin e vitit 1942, Safet Butka u lirua qė andej dhe u kthye nė Shqipėri, duke u vendosur pranė shtėpisė sė babait tė tij, Saliut nė Butkė tė Kolonjės, ku kishte lėnė bashkėshorten, Hatixhe Lubonjėn, me katėr fėmijėt: Saliun, Iljazin, Uranin dhe Teftėn. Para se tė shkonte nė vėndėlindjen e tij, Safeti qėndroi disa ditė nė Tiranė ku u takua dhe bisedoi gjatė me, Mit'hat Frashėrin, tė cilit pasi i tregoi peripecitė e gjata tė internimit nė Itali, i tha se do tė kthehej nė Butkėn e tij pėr t'u ēmallur me fėmijėt qė e prisnin dhe pėr tė vazhduar luftėn qė kishte nisurqė nė shtatė prillin e vitit 1939.


Kush ishte Plaku i famshėm i Butkės qė mbrojti Shqipėrinė e Jugut nga synimet shoviniste tė fqinjėve dhe si u nderua ai nga Mbreti Zog dhe Enver Hoxha

Kur taboret e shpartalluara tė Xhavit Pashės u nisėn drejt Shqipėrisė juglindore, Sali Butka me forcat e tij u nis drejt Skraparit, Korēės dhe Kolonjės pėr t'i ēliruar ato nga ushtritė greke. Beteja e parė e rėndėsishme u bė nė Qafėn e Martės (Ostrovicė) ku u vra trimi Nasi Qafzezi, tė cilin Sali Butka e kishte si djalin e tij, ndaj shkroi elegjinė e njohur "Trimit Nasi Spiro Butka". Nė atė kohė Themistokli Gėrmenji i shkruante Qeverisė sė Vlorės: "Luani i Kolonjės, Sali Butka, na pret nė Skrapar". Forcat e Sali Butkės ēliruan Panaritin, Trebickėn, Treskėn, Stratobėrdhėn, Selenicėn etj. Nė Shkėmbin e Qesarakės u bė njė luftė e ashpėr, ku ushtritė greke u thyen dhe nisėn tėrheqjen. Kėtu u shquan sidomos komandantėt Dilaver Lubonja, Qamil Panariti dhe Gani Butka, komandanti mė i ri i ēetave tė Sali Butkės. Ēetat e Sali Butkės ēliruan Kolonjėn dhe Korēėn, por Konferenca e Londrės e ndėshkoi Shqipėrinė. Fuqitė e mėdha e copėtuan atė, duke lėnė jashtė Kosovėn, Ēamėrinė e vise tė tjera shqiptare. Shqipėria e cunguar u vu nėn protektoratin europian dhe u soll nė Shqipėri princ Vidi. Nė atė kohė, kundėr shtetit tė ri shqiptar, Esat Toptani nxiti kryengritjen e Haxhi Qamilit, i cili i vuri zjarrin Shqipėrisė dhe vrau patriotėt mė nė zė tė vendit. Kryengritėsit me flamurin turk nė dorė pushtuan pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė dhe arritėn deri nė Pogradec, ku u ndalėn nga batalioni i Kolonjės i komanduar nga Izet Zavalani dhe Gani Butka. Nė betejėn e Pogradecit qė u zhvillua mė 2 korrik 1914, u vranė Gani Butka dhe Zalo Prodani, tė cilėt luftuan heroikisht. Vėllai i Saliut, Gani Butka mori nėntė plagė por nuk u thye e luftoi gjer nė frymėn e fundit tė shpirtit. Nė atė beteje u vranė edhe 60 kolonjarė tė tjerė tė cilėt luftuan pėr tė mbrojtur shtetin shqiptar. (Nė vitet qė pasuan, Gani Butka dhe Zalo Prodani u shpallėn dėshmorė tė atdheut) Kur delegacioni me Themistokli Gėrmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan pėr ta ngushėlluar Saliun, ky, ndonėse i dėshpėruar pėr vdekjen e tė birit 23 vjeēar, u tha: "Tė rrojė Shqipėria". Ai hapi defterin e vjershave dhe i shkroi tė birit njė kėngė, "Malet e Gramozit qajnė". tė cilėn e kėndojnė edhe sot e kėsaj dite banorėt e Kolonjės, Pėrmetit, Korēės, Skraparit, Dangėllisė e Beratit. Nė vitin 1914 kur Shqipėria u bė shesh betejash i ushtrive tė Fuqive tė Mėdha, Sali Butka bashkė me mijėra refugjatė tė Kolonjės u hodh nė Vlorė dhe u sistemua nė ullishtet e saj. Nė fund tė vitit 1914, Saliu shkoi nė Itali pėr tė operuar syrin e plagosur nė betejėn e Nikolicės kundėr grekėve (1914) ku u shqua nipi i tij, Hysen Nikolica. Nė spitalin e Barit, ai nuk pranoi t'a nxirrnin syrin e plagosur me narkozė madje nuk pranoi as ta lidhnin. "Jam shqiptar" tha ai dhe qėndroi pa u tutur kur i nxorrėn syrin dhe i vunė njė tė qelqtė nė vend tė tij. Gazeta "Corriere della Puglia" shkruante atė ditė se njė shqiptar e kishte nxjerrė syrin pa narkozė. Gazeta "Koha" e Mihal Gramenos midis tė tjerash shkruante: "Atė ditė tė mos e harrojmė kurrė! Vanė gjithė atdhetarėt ta ngushėllojnė, kur Sali Butka na thotė: Mos kini frikė o vėllezėr, qė mbeta me njė sy, se nuk do ta turpėroj Shqipėrinė, se kundėr armiqve s'ka pėr tė shkuar kot asnjė plumb. Jo syri, por le tė shuhem me gjithēka vetėm Shqipėria tė rrojė!". Kur ushtritė franceze qė kishin okupuar Korēėn dhe qarkun e saj, mbėshtesnin kėrkesat e Venizellosit pėr Shqipėrinė e Jugut, Sali Butka, nė krye tė forcave tė tij, dha kushtrimin pėr ta shpėtuar atė dhe u nis drejt Korēės. Nė Voskopojė, ku ndodhej njė kompani franceze dhe njė forcė e konsiderueshme ushtarėsh grekė, forcat e Sali Butkės u ndaluan tė ngrenė flamurin shqiptar. Sali Butka i dėrgoi Pleqėsisė sė Voskopojės kėtė letėr: "Sipas vendimti tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, Gjirokastra dhe Korēa i mbeten Shqipėrisė". Prandaj, si kryetar i ēetave shqiptare, po vij ta marr nė dorėzim me shpresė se ju do tė mirėprisni ardhjen tonė aty…" Sali Butka (komandant i ēetave shqiptare) Pas kundėrshtimit tė forcave greke, Saliu e rrethoi Voskopojėn, por nuk veproi se kishte hallin e popullsisė sė pafajshme shqiptare. Kur andartet grekė nisėn luftėn, Sali Butka i hapi rrugėn popullsisė sė qytetit qė tė shkonte nė Korēė dhe luftoi nga njėra anė me andartėt grekė dhe nga ana tjetėr me kriminelėt e plaēkitėsit shqiptarė. Tė nesėrmen Sali Butka me forcat e tij qė arrinin nė 1500 veta rrethoi Korēėn. Nė krah tė tij ishte edhe ēeta e Themistokli Gėrmenjit me 22 vetė. Kėta dy kapedanė bėnė planet e marrjes sė Korēės nga duart e francezėve. Tė rrethuar si nė njė darė, francezėt kėrkuan bisedime. Themistokliu shkoi nė Korēė, ndėrsa Sali Butka qėndroi me ushtritė e tij nė rrethinat e qytetit. Ndėrsa bisedimet e Themistokliut me autoritetet franceze po zvariteshin, Sali Butka u dėrgoi atyre kėrkesat shqiptare prej 14 pikash pėr vetėqeverisjen e Kazasė sė Korēės nga ana e autoriteteve shqiptare. Nėn presionin e brendshėm dhe sidomos atė ushtarak tė forcave tė Sali Butkės, autoritetet franceze e shpallėn "Vetqeverisjen e Kazasė sė Korēės me gjithė rrethet nga autoritetet shqiptare". Sali Butka mori nga komandanti francez i Qarkut tė Korēės, Koloneli Dekoen, njė letėr ku thuhej: "Zotit Sali Butka. Shpallja e vetqeverisjes sė Korēės nga administrata shqiptare, ishte njė fitore e forcave kombėtare dhe nė mėnyrė tė veēantė e Sali Butkės". Po kjo punė nuk vazhdoi gjatė. Nė fund tė luftės, autoritetet franceze e kthyen fletėn, arrestuan Themistokli Gėrmenji dhe e pushkatuan nė Selanik si dhe u pėrgatitėn t'ja dorėzojnė Korēėn Greqisė. Atėhere Sali Butka mblodhi forcat qė arriti nė 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korēėn, pėrsėri, i dėrgoi komandantit tė forcave franceze njė ultimatum. Plaku i famshėm i Butkės mbrojti jo vetėm Korēėn, por tė gjithė Shqipėrinė Juglindore nga synimet e sulmet e shovinistėve grekė. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe qė mori Plaku i Butkės gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore, nė 1920 ai u zgjodh dhe mori pjesė si delegat i Korēės nė Kongresin e Lushnjės. Ai mbėshti shtetin e ri shqiptar tė dalė nga ai Kongresi dhe deri sa ndėrroi jetė nė vitin 1938, ai u vlerėsua dhe u nderua nga regjimi monarkik i Zogut si njė patriot i madh qė kishte luftuar me armė nė dorė pėr Shqipėrinė. Po kėshtu edhe regjimi komunist i Enver Hoxhės e vlersoi dhe e nderoi Plakun e Butkės, duke i dhėnė vėndin qė i takonte nė Historinė e Shqipėrisė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.