Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka mos tė duash pėr vete, mos ia qit vėllait
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Kolegji zgjedhor: Te perseriten zgjedhjet ne Tirane
Postuar nga: Albo

Lajme Kolegji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit vendos shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne qytetin e Tiranes per 130 qendra votimi, nga 346 qendra ne te gjithe kryeqytetin. Rreth 130 mije zgjedhes, brenda dhjetorit do te votojne serish per te zgjedhur mes Edi Rames dhe Spartak Ngjeles. Reagon Nano: "Gjyqtaret, te korruptuar". Per Berishen: "Ishte vetem fitorja e pare"

Qytetaret e Tiranes do t'u drejtohen perseri kutive te votimit per te zgjedhur Kryetarin e ri te Bashkise brenda muajit dhjetor. Kolegji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit vendosi dje te rrezoje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili pak dite me pare shpalli fitues Edi Ramen, dhe te shpalle te pavlefshme zgjedhjet vendore ne rreth 130 qendra votimi, nga 346 qendra qe ka ne Kryeqytet. Nje gjysemfitore per betejen e kandidatit demokrat Spartak Ngjela, ndersa shifrat ofrojne nje beteje te rihapur per kryeqytetin.

"Per bashkine e Tiranes ne disa qendra ka pasur parregullsi te atilla, te cilat i bejne zgjedhjet te pavlefshme. Prandaj, bazuar ne nenin 117 a dhe 174 a,b te Kodit te ri Zgjedhor vendosem ndryshimin e vendimit te KQZ-se dhe shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne qytetin e Tiranes per 130 qendra votimi", u shpreh dje Kryetari i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtari Bashkim Dede. Keshtu, kjo perseritje votimesh, qe behet gati ne nje te treten e qendrave qe ka Tirana, ndikon seriozisht ne rezultatin e shpallur nga KQZ-ja, i cili tashme, mund edhe te kthehet ne favor te kandidatit te Partise Demokratike, Spartak Ngjela. Ne te 346 qendrat e votimit te 11 njesive vendore te Tiranes kane votuar rreth 432 mije e 400 zgjedhes, ndersa me vendimin e djeshem per perseritje votimesh do t'u drejtohen kutive te votimit per te dyten here rradhazi, rreth 130 mije kryeqytetas.

Vendimin e dhene nga gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor, kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela e ka cilesuar si mjaft pozitiv, por, te pjesshem, pasi sipas tij nese procesi i votimit do te shpallej i pavlefshem per gjysmat e qendrave te votimit, do te perseritej i gjithe procesi i votimit, "si ne cdo vend normal". "Betejen gjyqesore per parregullsite ne listat e votimit do ta coj deri ne Gjykaten Kushtetuese", theksoi ai. Nderkaq, nga ana tjeter, Kryetari i PS-se per degen e Tiranes, Musa Ulqini, ka reaguar ashper ndaj vendimit dhe te gjitha parregullsite qe jane verejtur ne 130 qendrat e votimit ku do te perseriten zgjedhjet per kryetar bashkie, sipas tij, jane bere qellimisht nga komisioneret e PD-se, te cilet kane pasur shumicen ne KZQV. "Kaq mund te beje opozita, nuk mund te djege institucionet. Megjithate une kam besim te plote se qytetaret e Kryeqytetit do ta perballojne kete sfide. Une di qe politika e vetme qe ka djegur rezultatin ne 130 qendra votimi eshte absolutisht qendrimi antiligjor i komisionereve te PD-se, te cilet jane urdheruar, qe politikisht ta djegin rezultatin duke demtuar procesin", deklaroi Ulqini, menjehere pas dhenies se vendimit. Nderkohe, vendimi i KQZ-se i shpallur rreth dy jave me pare, pikerisht nje muaj pas votimeve te 12 tetorit, nxirrte fitues kandidatin socialist, Edi Rama me rreth 68 mije vota ne favor te tij, afersisht 22 mije vota me teper se rivali, avokati Ngjela. Per te mberritur deri ketu, KQZ-ja per mese dy jave trajtoi procesverbalet dhe tabelat e rezultateve te te gjitha qendrave te votimit te Tiranes ne disa mbledhje "maratone" te saj, ku kane qene te pranishem edhe anetaret e KZQV-se se Tiranes, te cilen nuk kishin mundur te nxirrnin nje fitues te tyren. Keta te fundit, ashtu si edhe pothuajse te gjithe anetaret e te 384 KZQV-ve te vendit, u kritikuan mjaft ashper edhe nga perfaqesuesit e huaj te OSBE-se dhe ODIHR-it ne Shqiperi, te cilet vleresuan mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne diten e votimit, por e quajten turp procesin paszgjedhor, sidomos per Tiranen.

Renato KALEMI

Thane

MUSA ULQINI, Kryetar i PS-se per degen Tirane:

"Te gjitha parregullsite, te cilat jane shenuar nga Kolegji, jane parregullesi ne ato qendra votimi ku ne mazhorance kane qene komisioneret e PD-se. Kaq mund te beje opozita, nuk mund te djege institucionet. Megjithate une kam besim te plote se qytetaret e Kryeqytetit do ta perballojne kete sfide. Une di, qe politika e vetme qe ka djegur rezultatin ne 130 qendra votimi, eshte absolutisht qendrimi antiligjor i komisionereve te PD, te cilet jane urdheruar qe politikisht ta djegin rezultatin, duke demtuar procesin".

SPARTAK NGJELA, Kandidat i PD-se per Bashkine e Tiranes:

"Ky vendim eshte pozitiv, por i pjesshem. Nese procesi i votimit do te shpallej i pavlefshem per gjysmat e qendrave te votimit, ne cdo vend normal do te perseritej i gjithe procesi i votimit. Betejen gjyqesore per parregullsite ne listat e votimit do ta coj deri ne Gjykaten Kushtetuese".

Rezultati per Tiranen i shpallur nga KQZ

KANDIDATI SUBJEKTI VOTA PERQINDJE

EDI RAMA PS 68.575 57.77 %

SPARTAK NGJELA PD+PR+PBL 45.917 38.68 %

KRESHNIK COLLAKU PDR 1.094 0.92 %

ROBERT PAPA PLL 800 0.67 %

SUBJEKTI VOTA PERQINDJE

PS 55.262 48.09 %

PD 44.846 39.03 %

PSD 2.547 2.22 %

PR 1.781 1.55 %

PDR 1.607 1.40 %

PAD 1.364 1.19 %

PDS 1.247 1.09 %

PLL 1.057 0.92 %

Qendra votimi ne Tirane 346 gjithsej

Numri i plote i zgjedhesve 432.444 votues

Numri i Njesive Vendore (KZQV) 11

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.