Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė tė jetė arti, pėrveē se njė mėnyrė e tė parit tė gjėrave?
--- Thomas Berger(1924)shkrimtar amerikan

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: Europa i kthen shpinėn Shqipėrisė nga ky skandal.
Postuar nga: Isli

Lajme Europarlamentaret shprehen skeptike per hapjen e negociatave pas perfaqesimit te turpshem te Tiranes zyrtare
Ne dy dite politikanet shqiptare lane shije shume te keqe ne qendren e BE


Kush fitoi nga takimi qe u zhvillua ne seline e Parlamentit Europian ne Bruksel? Kesaj pyetjeje mund t'i jepet nj-_-_igje kategorike: nuk fitoi as pozita dhe as opozita. Por eshte e sigurt se ajo qe humbi eshte Shqiperia. Kjo mbledhje jo vetem qe nuk e afroi asnje hap Shqiperine me Bashkimin Europian, por ndofta beri te kunderten. Por njekohesisht edhe shpresat qe kishte vene opozita apo pozita nuk u permbushen. Komisioni i puneve te jashtme te PE
nuk mbeshteti kerkesen e opozites per zgjedhje te reja ose qeveri me baze te gjere. Njekohesisht ai i kerkoi pozites qe presidenti i ardhshem te zgjidhet me konsensus. Pasi Komisioni i Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian ishte i mendimit se Partia Socialiste dhe aleatet e saj i kane fituar votat per te qeverisur, por jo per te zgjedhur edhe presidentin, sepse fitorja e tyre u
zmadhua gjate parregullsive te verejtura pas turit te pare te zgjedhjeve. I vetmi hap perpara ishte deklarata e kryetarit te partise demokratike, Sali Berishes se opozita do te hyje ne parlament kur te kthehet nga Brukseli. Por njeri nga europarlamentaret, Johanes Swoboda, u shpreh me trishtim, se edhe nese opozita hyn ne Kuvend, me kete gjuhe qe po flitet sot ne Parlamentin Europian, as qe mund te presesh se hyrja e opozites do te sjelle dicka te mire per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia sot, situate per te cilen Komisioni i Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian beri fajtor si PD-ne, ashtu edhe PS-ne. Kjo ishte atmosfera, sjelljet dhe rezultatet e takimit te zhvilluar ne seline e Parlamentit Europian ne Bruksel.

Me c'sy e surrat zbritet prape ne Shqiperi?! Me c'fjale e nojma do te prrallisni serish?! A ka ndokush prej jush pak cipe e turp, apo gjaku u eshte bere leng-pushteti?! Si nuk po e kuptoni (apo nuk doni ta pranoni) se pervecse na late pa buke, pa uje, pa drita, tani na moret dhe te vetmen gje pas se ciles ishim kapur me thonj e dhembe per shume shekuj, erzin.
Atje ne Bruksel, nuk ju moren vetem juve neper kembe, por ne njefare menyre moren te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret, sepse tek e fundit jemi ne qe ju kemi zgjedhur. Por a e meritoni ju levizjen e '90?! A e meritoni ju '92?! A e meritoni ju '97? A e meritoni ju 2001?! A meritoni ju, qe shpresa jone te varet po nga ju?! A e keni pyetur ndonjehere veten para pasqyres, teksa shikoni ato barqe te fryra dhe gushe te varura, kush isha dhe kush jam. Cfare i keni bere ju ketij vendi dhe cfare doni t'i beni akoma?
Askujt nuk do t'i interesojne shpjegimet tuaja. Si gjithmone ju do t'ia hidhni fajin njeri-tjetrin. Keni per te dale nga kjo gjendje shoku, ku ju hodhi grushti i 24 janarit, perderisa prapa do te vazhdojne t'ju ndjekin disa tufa njerezish te paforma e te patrajta. Dhe ju do te haheni prape si qente per te marre pushtetin, per te mjele edhe ate pak qumesht te tharte qe ka mbetur ne Shqiperi.
Per asnje cast ju nuk treguat se mund te reflektoni. Ashtu sic iket te ndare, ashtu dhe erdhet, gjysma- gjysma. Disa per te rinisur punet atje ku i lane, disa mbeten andej dhe per pak, per ndonje takim me shume, per ndonje ankim me shume, per ndonje therrime me shume. E perse? Per te treguar se c'dreq njerezish u ka rastisur te kene prane europianeve dhe se c'shejtaner kane zgjedhur keta dreq njerezish per t'i perfaqesuar. Secili nga keta shejtane na rrokanisi koken se do te na fuse apo integroje ne Europe. E c'na duhet? Kaq larg Europes qenkemi ne, sa te na e premtojne keta shejtan-dreqer. E nese dhe kjo eshte e vertete, me breke te grisura e syte palare kishin ndermend ta realizonin. Ne djall le te veje integrimi juaj. Kush e do t'i ulet ne tavoline nje lypes? Askush. Te gjithe i hedhin ndonje lek dhe degdisin tutje (kjo ne rastin me te mire). Keshtu ndodhi edhe atje. Dhe ua bene mire. Dhe na e bene mire. Keta jemi. Dhe keshtu kemi per te mbetur perderisa presim me durim asketi qe "ata tanet" te ndryshojne.
Ndoshta ka ardhur koha qe te mendohet seriozisht, se perpara se te hedhim syte matane detit, te shohim me perparesi keta 28 mije metra katrore qe jane kthyer ne nje hambar te madh me pleh.
Mar nga gazeta Koha Jone.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.