Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eh. S`kam pare akoma asnje qe te doje virtytin me teper se sa bukurine e trupit.
--- Confucius

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Letersi :: Botohen romanet e ndaluar te Petro Markos pas 40 vjetesh
Postuar nga: Albo

Letersi Pėr historinė e dashurisė sė Ramize Gjebresė dhe Zaho Kokės, atėkohė nuk guxonte tė fliste kurrkush. Tė gjithė i trembeshin hijes sė saj. E megjithėkėtė, Petro Marko, e shkroi atė libėr pėr ta botuar pikėrisht atėherė, nė vitet gjashtėdhjetė… Nuk dihet ku e gjeti kurajon shkrimtari i njohur. Dihet veē fakti se libri i tij shumė shpejt u kthye nė karton, sapo doli nė qarkullim

Ramize Gjebrea e Zaho Koka, tė dashuruarit nė romanin e viteve “60

Vjen “Stina” e ndaluar e Markos

Pse u zhduk libri me historitė e luftės



Admirina Peēi

Diku rreth viteve “64-“65, Petro Marko, shkroi njė roman tė guximshėm. Duke e ditur shumė mirė se lidhjet dashurore mes partizanėve dėnoheshin rėndė dhe ishin krejt tė ndaluara, ai futi nė romanin e tij lidhjen tabu tė dy partizanėve.

Madje i mbronte dhe e konsideronte kėtė lidhje fisnike dhe tė bukur. E pėr mė tepėr, ai e dinte se rrezikonte me personazhet qė kishte zgjedhur. Pėr historinė e dashurisė sė Ramize Gjebresė dhe Zaho Kokės, atėkohė nuk guxonte tė fliste kurrkush. Tė gjithė i trembeshin hijes sė saj. E megjithėkėtė, Petro Marko, e shkroi atė libėr pėr ta botuar pikėrisht atėherė, nė vitet gjashtėdhjetė… Nuk dihet ku e gjeti kurajon shkrimtari i njohur. Dihet veē fakti se libri i tij shumė shpejt u kthye nė karton, sapo doli nė qarkullim. “Stina e armėve” u zhduk njėherė e mirė, tė gjithė kopjet qė ishin nė librari, nė magazina e kudo tjetėr. Mbetėn vetėm shėnimet e shkrimtarit nė studion e tij tė punės, tė cilat fjetėn gjatė nėpėr sirtare.

Pas dyzet vjetėsh

Pas 40 vitesh, ato shėnime me shkrimin karakteristik tė Petro Markos, janė shfletuar dhe hedhur nė kompjuter. Tashmė romani i dikurshėm ėshtė “ngritur sėrish nė kėmbė” dhe sapo ka dalė nga botimi. Nė 460 faqet e tij gjallojnė personazhe e histori tė hershme, herė maleve nė sulme partizanėsh, herė rrugicave tė fshehta nėpėr mbledhje ilegale, herė nė qelitė e burgjeve… Redaktori i kėtij libri, Loredan Bubani thotė se, “dashuria e dy pjesėmarrėsve nė radhėt e partizanėve ishte e dėnueshme, deri me dėnim kapital. Por njė shkrimtar si Petro Marko, nė atė periudhė guxon ta trajtojė me shumė dashamirėsi, dashurinė e dy partizanėve, tė mbajė anėn e tyre dhe tė mbrojė kėtė dashuri. Sigurisht, pėr atė kohė ishte njė guxim i tepruar”. Redaktori Bubani thotė se nė libėr kėto personazhe vijnė me pseudonimet e luftės Besa dhe Vetėtima. “Mė bėri pėrshtypje njė ditė, ndėrsa po punonim, kur njė koleg nė punė hasi ndėr fletė, dy emrat e personazheve. Janė Besa dhe Vetėtima, mė kujtohet hisotria”, rrėfen Bubani reagimin e njė prej lexuesve tė hershėm tė kėtij romani. Bubani thotė se ėshtė punuar mbi dorėshkrimet e Petro Markos, duke shmangur kėsisoj edhe ndonjė redaktim tė pavend tė asaj kohe, siē kishte ndodhur me “Natėn e Ustikės”, ku ishte ndryshuar i gjithė fati i personazheve, historia e plotė e tė cilėve erdhi nė ribotimin e tij me titull “Njė natė dhe dy agime”.

“Stina e armėve”

Romani nis me periudhėn e pushtimit fashist, ku ata qė e quajnė veten fitimtarė (pushtuesit italianė) jepen nė njė moment humbjeje. Ata po varrosin njė nga drejtuesit e tyre. Ndėrsa nėpėr rrugėt e Vlorės ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarėve. Kalohet mė pas nė jetėn e ēetave qė luftonin nė mal, nė jetėn partizane, dashuritė qė mund tė lindnin etj. Dhe tė gjitha kėto, Petro Marko i pėrshkruan me realizėm, duke realizuar personazhe tė skalitura, ku nuk mungon humori i hollė e mjeshtėror. Kjo skalitje nuk bėhet pėrmės pėrshkrimeve, por pėrmes dialogut dhe veprimeve, gjė qė ėshtė karakteristikė e Petro Markos. Dhe nė fund, pėrfundimi qė nxjerr lexuesi ėshtė i padiskutueshėm, ėshtė krejt i qartė dhe i paimponuar. Interesante duket nė kėtė roman fundi i historisė sė dy tė dashuruarve. Jo pa qėllim, Petro Marko, nuk i jep tė qarta rrethanat e vrasjes sė Besės, duke e lėnė evazive kėtė ngjarje. Pas vdekjes sė partizanes edhe Vetėtima vdes. Ai dėshpėrohet pėr humbjen e saj, e nė kėto kushte sulet nė beteja dhe nė fund ai vritet. Si shumė vepra tė tjera tė Petro Markos edhe ky roman ėshtė shkruar pėr tė kapėrcyer kohėn e shkrimit, ai ėshtė njė roman qė jeton nė kohė.


“Stina e armėve”

Roman: 460 faqe
Autor: Petro Marko
Botues: ”Omsca-1”
Ēmimi: 800 lekė
Botim i plotė
Viti: 2003


Botimi i hershėm i “64

Petro Marko e mbaroi “Stinėn e armėve” nė gusht tė vitit 1964. Ai e dinte se historitė qė kishte shkruar nė librin e tij nuk ishin dhe aq tė pėlqyeshme pėr diktaturėn. E shkroi romanin me dy personazhet e njohura, duke i fshehur pas pseudonimeve qė ata mbanin nė luftė. Sigurisht nė qarqet e shkrimtarėve dhe tė njerėzve qė kontrollonin ēdo libėr dihej se ata personazhe ishin Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka. Edhe qėndrimi qė mbante shkrimtari ndaj dashurisė sė ndaluar mes partizanevė, ishte i dėnueshėm. Kėsisoj nuk kaluan veēse disa javė dhe libri u shpall “i ndaluar”. Pėrnjėherėsh e kthyen nė karton dhe e zhdukėn nga qarkullimi. Ndėrsa shkrimtarit nuk i mbetej gjė tjetėr veēse tė jetonte hidhėrimin e tij dhe t’i gėzohej faktit se romani i tij nuk ishte shkruar vetėm pėr ato vite. Ai mund tė jetonte shumė mė gjatė se diktatura


Dashuria e pėrgojuar e dy partizanėve
Historia Zahos dhe Ramize Gjebresė


Njė histori dashurie mes dy partizanėve nė kohėn e luftės u shndėrrua nė tragjedi. Atėherė kur dashuria nė radhėt e partizanėve ishte e ndaluar, dy tė rinj, Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka, guxuan tė dalin mbi tabutė e kohės. Historia e tyre ėshtė rrėfyer nė gazetėn “Panorama” pėrmes kujtimeve tė Sofokli Lazrit, i cili ishte shoqėruesi i Ramizesė. Atėkohė, ajo, njė ish-nxėnėse e Institutit Femėror “Nėna Mbretėreshė”, qė pėrkrahu lėvizjen antifashiste qė nė fillimin e saj, kishte vendosur tė propagandonte te gratė e zonės sė Bregut pikėpamjet e saj lidhur me kėtė lėvizje. Baza provizore e Ramizesė ishte shtėpia e njė shoqes sė saj tė shkollės. Prej andej, ajo nėn shoqėrinė e Lazrit, partizan nė ēetėn e Bregut, niset pėr tė kryer detyrat qė i ishin ngarkuar nga drejtuesit e lėvizjes. E veshur hijshėm dhe tepėr simpatike, Ramize Gjebrea takohet me Zaho Kokėn, qė ishte njė nga djemtė mė tė guximshėm tė asaj zone dhe, atėherė ishte dhe drejtues i formacionit luftarak. Koka nuk kishte pranuar tė shkonte ushtar nė kohėn e pushtimit italian dhe kėshtu qė vendosi tė dilte malit. Atėherė ai u bė njė njeri i njohur i zonės, pasi pikėsėpari binte nė sy trimėria e tij. Me krijimin e formacioneve luftarake partizane, Zaho Koka u emėrua komandant i batalionit tė tretė, inkuadruar ky nė Brigadėn e Pestė Sulmuese. Miqėsia mes tyre u forcua gjatė operacionit tė dimrit, kur forcat partizane u vunė nė vėshtitėsi nga pushtuesit. Vėshtirėsitė i bashkuan edhe mė shumė dy tė rinjtė. Mentalitetet e kohės, paragjykuan miqėsinė mes Ramizesė dhe Zaho Kokės. Shpejt u sajua njė gjyq partizan, para tė cilit vajza nuk pranoi asgjė nga ato qė e akuzonin. Fundi do tė ishte tragjik pėr tė. Shokėt e brigadės e vunė nė shėnjestrėn e armėve, tė cilat mė parė i kishin drejtuar kundėr pushtuesit tė huaj. Ramizenė e ekzekutuan. E nga ana tjetėr fati e ndihmoi pėrkohėsisht Zaho Kokėn, por edhe ai mė pas do tė binte heroikisht nė njė pėrballje me gjermanėt. Ajo qė ndodhi me dy tė rinjtė partizanė do tė diskutohej pėr njė kohė tė gjatė mes drejtuesve tė luftės. Megjithatė, gjithēka kishte pėrfunduar dhe asgjė nuk mund tė riparohej. Nako Spiru, ish i fejuari i Gjebresė, e ka dėnuar veprimin e shokėve tė tij tė luftės, madje ai i kritikoi ashpėr sjelljet e tyre prapanike dhe i bėnte pėrgjegjės pėr vdekjen e Ramizesė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.