Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerzit qeverisen me kollaj me ane te veseve te tyre se sa me ane te virtyteve te tyre.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Feja :: Gjithe njerezimi lavderon Shenjtoren Shqiptare
Postuar nga: Albo

Feja "Hyu vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".

Sot, mbarė bota ndjek ceremoninė e lumnimit tė Nėnės Terezė, shenjtores shqiptare

Nėnė Tereza, rruga drejt Hyjnisė

"Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit"

800 mijė vetė nė sheshin San Pietro nė Romė

Vatikani po pėrfundon pėrgatitjet pėr Lumturimin nga Papa Gjon Pali II tė Nėnė Terezės, njė ceremoni qė pritet tė jetė e jashtėzakonshme pėr nga pjesėmarrja. Grupe besimtarėsh vazhdojnė tė mbėrrijnė dhe punėtorėt e Vatikanit po pėrfundojnė rregullimin e ambienteve pėrreth sheshit tė Shėn Pjetrit pėr kėtė ngjarje, qė ėshtė pika kulminante e festimeve tė 25-vjetorit tė pontifikatit tė Gjon Palit II. Ceremonia mund tė thyejė gjithashtu rekordin e personave pjesėmarrės nė Lumturim, me pelegrinėt qė priten ta ēojnė nė mbi 800 000 shifrėn e pjesėmarėsve, sipas prefectures sė policisė sė kryeqytetit italian dhe organizatorėve. Ajo pritet tė kalojė numrin e pelegrinėve qė morėn pjesė nė Lumturimin nė 2002 tė Padre Pios, njė shenjt italian qė ka qenė objekt i njė veneracioni tė madh popullor dhe tė priftit spanjoll, Josemaria Escriva de Balagues, themelues i institucionit tė fuqishėm katolik Opus Dei, me dy ngjarjet qė mblodhėn secila 250 000 -300 000 njerėz. Lumturimi i murgeshės me origjinė shqiptare, fituese e Ēmitit Nobel pėr Paqen nė vitin 1979 duket tė jetė njė proces qė ka njohur shumė rekorde deri tani. Procesi i Lumturimit ishte veēanėrisht i shpejtė: ai filloi nė vitin 1999, vetėm dy vjet pas vdekjes nė vitin 1997 tė Nėnė Terezės, nė saj tė njė vendimi tė papės qė i mundėsoi tė shkurtonte afatin e zakonshėm prej pesė vjetėsh, duke pėrfunduar brenda katėr vjetėsh. Dhjetra mijėra besimtarė do tė ndjekin ceremoninė nga larg nė saj tė gjashtė ekraneve gjigandė tė vendosur pranė Vatikanit, ndėrsa miliona spektatorė nga 48 vende nė mbarė botėn, do tė shikojnė Lumturimin e transmetuar nga 77 kanale televizive. Ceremonia e Lumturimit, ku do tė marrin pjesė personalitete nga e gjithė bota, do tė fillojė nė orėn 08:00 dhe do tė zgjasė rreth tre orė. Rreth 80% e pelegrinėve janė italianė, ata tė huaj vijnė nga Europa, SHBA e disa mijėra nga India. Priten delegacione zyrtare nga India dhe Shqipėria, vendlindja e Nėnė Terezės. Janė tė shumtė politikanėt dhe autoritetet e institucioneve italiane, mes tė cilėve kryebashkiaku i Romės, Walter Veltroni. Mėsohet se sektori i parė, ai mė i afėrt me altarin e sheshit San Pietro, do tė jetė i rezervuar pėr misionarėt vullnetarė dhe 2 mijė tė varfėr, kryesisht romanė, shoqėruar nga qindra murgesha. Motėr Nirmala, aktualisht nė krye tė Misionareve tė bamirėsisė, do tė drekojė me "clochards" menjėherė pas ceremonisė nė sallėn Paolo VI, nė Vatikan.

Njerėz nga e gjithė bota nė "Maratonėn e Popujve" nė Tiranė

Lumturimi i Nėnė Terezės mblodhi dje nė sheshin "Nėnė Tereza" nė Tiranė mbi 200 artistė nga vendi dhe bota, si dhe qindra qytetarėve. Grupe popullore nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Greqia dhe Serbia organizuan njė koncert me kėtė rast. I ftuari special i kėtij koncerti ishte njė grup muzikor nga India. Koncerti "Shenjtorja jonė". Sot, nė ditėn e lumturimit e Nėnė Terezės do tė organizohet aktiviteti "Maratona e popujve". I konceptuar si njė manifestim vrapimi masiv, nė kėtė maratonė do tė marrin pjesė mė shumė se 200 maratonistė nga disa shtete nė garėn 21 km e 700 metra, 500 tė rinj pėr garėn 7 km dhe 1500 fėmijė nė njė garė tė shkurtėr simbolike.

Tė premten ėshtė pėruruar nė Tiranė memoriali kushtuar Nėnė Terezės, i cili ėshtė vendosur nė hollin e Muzeut Historik Kombėtar, ka nė qendėr njė njė relief tė Nėnė Terezės nė bronx, dy ikona nė ar, njė ikonė qė paraqet figurėn e Nėnė Terezės si misionare humaniste dhe tjetra Gonxhe Bojaxhiun nė moshėn 16-vjeēare veshur me kostumin kombėtar shqiptar tė Prizrenit.

Gjithashtu tė premten nė mbrėmje nė sheshin e Katedrales sė Shėn Palit u mbajt njė mbrėmje gala, ku merrinin pjesė emra tė njohur tė muzikes sė lehtė dhe klasike shqiptare.



Zemėr e madhe sa pesė kontinente

Nga zanafilla nė veprat e fundit tė bamirėsisė: njė jetė duke ndjekur tė varfrit e botės

1910

Mė 26 gusht Anjeza Gonxha Bojaxhiu, Nėna e ardhshme Terezė, lind nga njė familje shqiptare nė Shkup, Maqedoni. I ati, Nikolla, i diplomuar nė farmaci, vdes kur ajo ishte 7 vjeē. Rritet me tė vėllanė dhe motrėn e tė ėmėn Drane.1928. Nė moshėn 18 vjeē kėrkon tė pranohet nga murgeshat e Loretos, qė punonin nė Bengala, rajon verilindor i Indisė nė afėrsi tė Kalkutės.

1929

Nis pėrtėrimi nė Darjeeling, nėnė kėmbėt e Himalajas.

1931

Nė fund tė pėrtėrimit, mė 24 maj, merr vlerėsimin maksimal. Pastaj dėrgohet nė Entally, lagje e Kalkutės, pėr tė dhėnė mėsim. Ndėrron emrin civil Anjezė nė atė fetar Terezė, emri i karmelitanes sė Lisieux-it qė Papa e ka shpallur tė shenjtė vetėm 4 vjet mė parė.

1943

Gjatė luftės sė Dytė Botėrore, nė Bengali bie zija e bukės. Nėnė Tereza i kėrkon kreut tė kongregacionit dhe arqipeshkvit tė Kalkutės, monsignor Perrier, tė lėrė manastirin e t'u pėrkushtohet tė varfėrve. Merr njė refuzim tė prerė. Por Perrier, pak kohė mė pas, mendohet dhe pyet Papėn.

1948

Mė 18 gusht mbėrrin nė Romė pėrgjigjja e Papa Pio XII. Ai ėshtė dakord: Nėnė Tereza mund tė braktisė manastirin e Entally pėr tė jetuar me tė varfėrit. Peshkopi i komunikon direktivėn e parė: "Ajo ėshtė nė provė pėr njė vit". Nėse nuk ndjen tė vazhdojė mund tė kthehet nė manastir. Nėnė Tereza lė rrobėn e zezė e murgeshave tė Loretos pėr tė veshur sarin e bardhė, si gratė e varfra tė Indisė.

1949

Mė 19 mars vjen Subashini Das, vajza e parė e vendosur tė ndjekė Nėnė Terezėn. Nė 1997, vit i vdekjes sė saj, u bėnė rreth 4 mijė, aktive nė 123 vende.

1953

Mijėra njerėz, ēdo vit, vdesin nėrpėr rrugėt e Kaluktės. Nėnė tereza inaguron Nirmal Hriday, "Vendin e zemrave tė pastra". Pas 20 viteve tė para tė aktivitetit, bilanci: 27 mijė tė sėmurėt e mikėpritur, 14 mijė tė cilėve tė shėruar e tė risjellė nė jetė.

1958

Njė ėndėrr bėhet realitet: nėnė Tereza arrin tė transferojė lebrozėt jashtė qytetit nė njė vend tė gjelbėr, me ndėrtesa tė ndėrtuara pėr ta dhe familjarėt. Vendi quhet Titagarh, Qyteti i paqes. Sot kėtu janė 600 familje lebrozėsh.

1965

Mė 1 shkurt Nėnė terezės i vjen njė dekret i firmosur nga Papa: Paolo VI i jep aprovimin e vet Misionereve tė Bamirėsisė (duke u bėrė drejtuesi i tyre kryesor nė vend tė arqipeshkvit tė Kalkutės). Motrat hapin misionin e tyre tė parė jashtė vendit, nė Cocorote, nė Venezuelė.

1968

Me kėrkesė direkte tė Paolo VI murgeshat e Nėnė Terezės hapin njė qendėr tė tyre nė Romė.

1973

Qendrat shtohen nė tė gjithė botėn. Janė 600, tė pėrhapura nė 5 kontinente.

1975

Nė numrin e fundit tė dhjetorit tė sė pėrjavshmes amerikane "Time" i kushtohet kopertina nėėn Terezės. Titulli: "Shenjtorėt e gjallė". Po kėtė vit flitet pėr herė tė parė pėr tė nė OKB.

1979

Merr ēmimin Nobel pėr paqe. Nė Oslo i kėrkon tė ftuarėve tė heqin dorė nga banketi qė duhet tė mbyllė festėn "sepse nuk mund tė hajė drekė gėzueshėm ndėrsa tė varfrit vdesin urie". I plotėsohet dėshira.

1985

Mė 26 tetor OKB realizon njė dokumentar pėr nder tė saj.

1986

Papa Wojtyla fluturon nė Indi. Mė 3 shkurt hyn nė Nirmal Hriday tė Kaluktės duke i dhėnė dorėn Nėnė Terezės. Nė orėn e drekės vesh njė grembiul e bashkė me tė i jep pėr tė ngrėnė tė sėmurėve.

1989

Atak zemre. Nėnė tereza qėndron pėr mė shumė se dy muaj nė spital.

1997

Nė mars Papa pranon dorėheqjen e saj pėr arsye shėndetėsore. Misionaret zgjedhin njė motėr tjetėr nė krye, motrėn Nimala. Mė 5 shtator, nė 21.30, vdes nė Shtėpi nėna e Kalkutės. Qeveria indiane organizon pėr tė njė ceremoni mortore shtetėrore.

Shenim: Per me teper informacion, vizitoni kete teme te vecante ne forumin shqiptar, duke klikuar ketu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.